(Pashtriku.org, 06. 05. 2012) – Jo që na shashtrisi përcaktimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, për zgjedhjen e Llazar Elenovskit (*) për ambasador (të Maqedonisë në selinë e NATO’s në Bruksel – poltësim i SH.B), ngase një gjë e tillë edhe është pritur pas sa e sa gjërave të tjera më të dëmshme. Por ajo që besoj se ka ngjallur neverinë e secilit shqiptar, por (lexo: do duhej) edhe secilit anëtar të BDI-së, është deklarata e Abdylak(q)imit, se në të ardhmen mund të befasohemi me anëtarësimin e Llazos në BDI, partinë shqiptare, e cila mëton se ka dalur nga kryengritja shqiptare e vitit 2001, këtu në Maqedoni.
___________________________________
ME PROPOZIM TE BDI-se LLAZAR ELENOVSKI AMBASADOR NE BELGJIKE!
____________________________________
Shtrohet pyetja se vallë si do të ndiheshin dëshmorët e vitit 2001 dhe viktimat e rëna gjatë po atij viti, por edhe më pas, sikur të ishin gjallë? A thua u ka shkuar në mend se si ndihen familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës me këtë përcaktim tuajin për ambasador për këtë njeri?
Deri kur do manipuloni me popullatën shqiptare, duke keqpërdorur legjitimitetin që iu dha ju në zgjedhjet e fundit?
Me të vërtetë parashtroj pyetjen se si ndjehen anëtarësia e BDI-së, ajo pjesë që ka elan dhe krenari shqiptare, kur të kuptojë se Llazar Elenovski do antarsohet në BDI, parti kjo e cila do të pasurohet me një anëtar të ri, e që qenka edhe nip shqipar, por që me gjasa do të duhej të ndikojë në largimin e njëqind anëtarëve të tjerë.
E Llazoja, i cili doli se na qenka nip shqiptar (e kënaqën shqiptarët që pretendojnë se janë të vërtetë, e ku më Llazoja) pritet së shpejti të na aderojë në par(t)inë integriste, për 10 vjetorin e formimit të kësaj partie, ku edhe ky Llazoja do ti bashkohet karvanit të Komandant Vencos në Koçani dhe disa të tjerëve në Prilep, Shtip dhe Strumicë.
Llazar Elenovski – ish’Ministër i Mrojtjes, tani me propozim të BDI-s, Ambasador i Maqedonisë në Selinë e NATO-s në Bruksel!
_______________________________
Paj ky është bashkim vëllazërimi integrues. Na rrahin, na poshtërojnë, na i vrasin bijtë më të mirë, na degradojnë në çdo aspekt, na varfërojnë ditë e më shumë, e politikanët tanë aktual në qeveri përcaktohen për Llazon, të na përfaqësojë si ambasador, e bile edhe të anëtarësohet në nënë njerkë parti..
Pres të dëgjojë nga ndonjë anëtar i partisë shqiptare në pushtet, po edhe nga ndonjë i cili është pjesë e organigramës së kësaj partie, se si do arsyetohen për “kontributin” e tyre në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, se si do dalin nëpër varreza të vendosin kurora me lule (lexo: eh, sikur ndonjë dëshmorë t`i kapte për këmbe në shenjë mllefi për antipolitikën dhe servilosjen ekstreme ndaj VMRO-së), se si do përdorin refrenin e bezdisshëm për Skëndërbeun dhe luftën e 2001, të cilën e devalvuan skajshmërisht deri në alienim të thelbit të saj, se si do ta arsyetojnë apostazinë e tyre brenda natës nga çlirimtarë në dezertorë dhe në shërbëtorë të politikës antishqiptare.
Do pres, po deri sa?
Shpresoj deri në zgjedhjet e ardhshmë (lexo: që mund të jenë të parakohshme), kur refrenet shordhuese patetike do të marrin njëherë e përgjithmonë fund, duke u dënuar kjo politikë antishqiptare, përbuzëse, si dhe skajshmërisht e dëmshme.
Populli din të bëjë vezir, por ai do të dijë të bëjë edhe rezil. E rezillëkut tuaj do u vije fundi, ngase jo që e tepruat me këtë veprim të fundit si dhe me veprimet e njëpasnjëshme serike, por edhe po tentoni ta justifikoni paturpësinë e juaj. Nuk është shumë fatkeqësi e keqja, fatkeqësi është justifikimi i saj.
– Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt.
_____________________
(*) Llazar Elenovski – ish’Ministër i Mrojtjes dhe ish’drejtues i Unionit Social Demokrat të Maqedonisë. Ai jep dorëheqje nga kreu i USDM’s – pas humbjes në zgjedhjet e 5 qershorit 2011. Elenovski duket se është ambasador i parë maqedonas, që propozohet nga një parti shqiptare (BDI) dhe ky propozim miratohet unanimisht në qeverinë e Nikolla Gruevksit! (Kryeredaktori i pashtriku.org)
SHIKONI VIDEON!
____________________________________________
(ILUSTRIMET I PERGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)