Zvicër, 02. 06. 2013 – Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – (“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA” – VASO PASHË SHKODRANI) – Që ta dimë se prej kur përdoret emri “shqiptar”, duhet të shërbehemi edhe me greqishten, ku disa mendimtarë na thonë se kemi “dy Ajaksë”. Ne po shërbehemi me këtë rast me Niko Stylos, i cili është i dhënë t`u futet shpjegimit të fjalëve të vjetra, deri më sot. Njëra nga këto vepra të tij, është vepra, “Etruskishte-Toskërishte” .
Në këtë vepër, të përkthyer në shqip, faqe 216, emrin “Ajaks” e kemi të lidhur me Ajaks Telamonin (Ajas Telamonios), që dihet se është i lidhur me emrin Ari, që të dhënë në origjinal prej të folmes dialektore shqipe avranitase do të kishim “Shkipia t`Ari” (Shqipja t`Ari), nga e cila emri Ari është edhe sot shqip dhe prej të folmes avranitasve do të thotë “i artë”. Siç na thotë Niko Stylos, këtë fjalë e kemi të bashkuar që prej antikitetit të lashtë, siç i thonë “që përpara”, me një fjalë të vetme, “shqipitarë”, e cila ka këtë domethënie të tillë për ata që vetëquhen shqiptarë. Emri “Aris” është Aresi, pra Oineu.
Siç dihet prej nesh që moti, grekët janë falsifikatorë të emrave tanë, i kanë marrur prej nesh, e kanë vjedhur historinë dhe i “shesin” për të vetat. Ata i kanë falsifikuar në radhë të parë emrat, mitet dhe historinë, që sot quhen “greke” , pa e studiuar etimologjinë e këtyre emrave, e cila, e thënë me plotë fjalën troç, është rrenë klluqe. Emërtimi “çam” apo “çamët” e ka prejardhjen prej avranitases. Ajo është nxjerrur prej thënies avranitase “çati” (çau) dhe “çam”, d.m.th. “çarësi”, ai që çanë apo që është i pari, pra “I Pari”, që do të thotë “prijësi”. Emri më i vjetër është “Paris”, nga “I Pari”, të cilin “grekët” e kanë falsifikuar në “Apollodori”, pra që është “Athama”. Athama është emër jonik. Edhe ai do të thotë “I Pari i provuar”.
I Pari-Paris-Aleksandër
I Pari, i mirënjohuri Paris, u quajt “Aleksandër”, se ai nuk ishte emër, por titull. Avranitasit besonin në shpirtin e përjetshëm të shqipes. Kokat e shqipeve ishin karakteristikë e ritmit të zbukurimit argolik, ku qyteti i lashtë dhe me i rëndësishëm, Argo, gjendej në Epir dhe lagej nga Joni. Të gjithë avranitët e Greqisë e përdornin vetemërtimin e tyre Arbër apo Arban.
Një provë të shpjegimit të emrit “Aleksandër” e bën edhe Sylejman Lokaj, sipas të cilit ndërtohet në tri fjalë përbërëse, ALEK-SA-DRO, njeri që s`ka dro= frikë, që përshkruan një veti të tij hyjnore. Ishte më shumë një titull, se sa një emër. Arnautët sipas turqishtes dhe avranitasit sipas greqishtes janë shqiptarë dhe njerëz të kulluar, të arave të vaditura me ujë të bollshëm apo të sjellur me tunellle të nëndheshme. Shqiptarët e përbënin rreth 86% të popullsisë, deri në shekullin e XIII, XIV e XV, kur filllon me të madhe “regjistrimi” i popullsisë sipas besimit fetar. Ortodoksët shqiptarë, që kanë qenë të varur prej juridiksionit fetar të Fanarit në Konstandinopojë, nuk kanë pasur një kishë autoqefale dhe të pastërt nga nacionalizmi greko-madh. Atje kanë figuruar gjithmonë si Roum në regjistrat turq.
Në këtë kuptim të fjalës greke kemi mitin për Athinanë, të nxjerrur prej fjalës avranitase “AI THE”, që do të thotë “I pari i provuar”. Do me thënë “ai thotë”, pra që ligjëron, që i mëson të tjerët. Athinaja del se është shpikëse e shkrimit, që në bashkim me Alkmenën, do të thotë “I Pari i Atit”, nga “AI ATË”, dmth. nga babai. Evro-përëndimorët Atin e kanë bërë “ajaks”, ndërsa grekët “Aias”, sipas të njëjtit shkrim origjinal avranitas (arbëror).
Athina-E thëna me shkrimin e saj
Lagja më e vjetër e Athinës është themeluar prej arbëro-iliro-pellazgëve, pra shqiptarëve. Nëpërmjet greqishtes e ka marrë emrin Athina, kryeqyteti i Greqisë. Ndër të gjithë emrat që i thonë Athinës, është edhe “E thëna”. Ajo shihet kudo e vizatuar të shumtën me degën e ullirit, apo një dafinë dhe shënimet e alfabetit, krahas rrobave të ushtarake dhe helmetës.
Emri “Aias” (Ajaks) nuk është prekur që në shkrimet e hershme, pra në mitologjinë greke dhe cenzura greke kështu e ka cenzuruar edhe në veprat e saj të para, prej emrit “Aikac” dhe “Aikaç”, që përdorej për shpjegimin e shqiponjës mbretërore te arbërit, apo avranitasit prej greqishtes.
Nëse nisemi prej etimologjisë, në dialektin jugor shqiptar çam “Kac” dhe dialektin verior “Kaç”, do të thonë “kecër”, dhe në numrin njëjës “kec”. Pra, emri “AIKAC” apo “AIKAҪ”, do me thënë “ngrënës kecash”, që ka kuptimin e shqiponjës mbretërore.
Po kështu ka ardhur deri te emërtimi “Alban”, i cili e ka prejardhjen nga “Alpanu”, “i pari lënë vela”, nga “A L PANU” (LË PANU, lë vela).
Meqë grekët e traskriptojnë germën e vjetër në “v” ndërsa latinët “b”, kemi emrin ALLVANOS dhe ALBAN (greqisht dhe latinisht), që mund të marrin kështu prijësin e fisit të shqiptarëve. Meqë ky është “i ati i Oineut”, pra në origjinal Arisi, në dialektin e gjuhës shqipe avranitase. Të njëtin e quajmë EPIUR, në avranitase, nga i cili e muar emrin vendi i tyre, Epiri.
Skifteri-prejardhja e shqiptarëve
Prandaj, mund të themi se epirotët janë shqiptarë, ndërsa gjuha shqipe është epirotase. Në fakt, këtë mund ta kuptojmë nga emrat e më vonshëm. Po e marrim “Fjalorin latino-epirotas” të Frang Bardhit, të botuar në Romë më 1635, i cili, gjuhën shqipe e quan gjuhë epirotase, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë së sotme, e përmend edhe gjeografi dhe matematikani aleksindras Ptolomeu (100-160 p. K.). Shqiptarët e Alba Longa (të Shqipërisë së largët), Diodori na informon se ishin më të vjetër se latinët. Ata, në vitet e Romës së vjetër jetoni së bashku dhe kishin të drejtën e martesave (krushqive). Këta shqiptarë të Alba Longas në bibliografinë gjermane i gjëjmë me emertimin etruskë. Etruskët (Tirenët) e lashtë i thonë Laran shkabës, , pra Skyfterit, në gjuhën letrare shqipe d.m.th. Skifterit, pra shqiponjës. Kjo ishte koha kur materniteti qe mundur nga paterniteti. Skifteri është mashkull, ndërsa shqiponja është femër. Nga kjo quhet “laran”, sepse është me kokë të bardhë. Si një përëndi të vjetër arbër, Arin, të cilin grekët e quajnë Ares, e gjëjmë në shfaqje shumë të lashta, të simbolizuar me shqiponjën.
Në këto kompozime të lashta, pranë Arit dallojmë kryqin e thyer (kryqi hyjnor), që na lë të mendojmë se Ari është pionier i linjës së shkrimit hieroglifik kretan, të përgaditur nga gjyshi i tij, Tireni, të cilat nuk kanë qenë ende shkronja, por vizatime apo piktura. Ky është shkrimi i lashtë evropian, të ashtuquajturat pellazgjike. Kryqin e thyer (kryqin ëngjëllor) e huazon vetë Hitleri, duke aluduar se do të ndjekë hapat e lashtë të Arit , prej të cilit rrjedhin arianët, që tentohet të shpjegohet me lekurën e artë dhe flokët bjondë. Mbiemërzimi nuk i referohet ngjyrës dhe lëkurës, që nuk është tepër e bardhë, por trëndafil i zbehtë dhe e praruar, nganjëherë me prirje drejtë të të zeshkëve. Arianët u përkasin këtij soji të lashtë të shqiptarëve dhe ilirëve. Etimoni i tyre edhe sot shpjegohet me fjalët ilirishte-shqipe: ar-i= ar dhe arë= të korra të bollshme, elb, grurë, etj. Ai e shpreh ngjyrën e flokëve verdhamë dhe ngjyrën e artë të lëkurës dhe verdhimin e të korrave, grurit, prej të cilave nxirrej buka e përditshme, aq e nevojshme për jetën.
Pellazgët-shqiptarët antikë
Prej tyre është përëndesha e parë pellazge “Dhé-mitra”, dhe sot i thonë nënës “mëmë” që i lindë fëmijët nga mitra, në toskëritshte. Nga kjo fjalë rrjedh në këtë dialekt “mëmëdheu”, ndërsa në gegërishte, që gegët janë të tërhjekur apo të shtrirë në sistemet malore të Shqipërisë dhe Kosovës, i thonë “atdhe” mëmëdheut, dhe amës “nanë”.
Fjala “gegë” e ka prejardhjen nga fjala avranitase gajdhuriqët, ndërsa fjala “toskë” e ka prejardhjen nga fjala avranitase gurunadhët, simbol i të cilëve është derri i egër. Në këtë lidhje e ngatërron Niko Stylos emërtimin alban/gegë, ku “albanët” vlenë edhe për toskët, sepse është sikur arbër.
Toskët janë me shprehje të prejardhjes femërore, ndërsa gegët janë me shpjehje mashkullore. Që prej fillimit i kemi të dytë së bashku (toskët dhe gegët), që e duan dhe e çmojmë njëri tjetrin, pa lënë asnjë lloj përçamjesh dhe të bashkuar përgjithmonë. Ndër shqiptaret flitet se ata i kanë në flamur të dy kokat e shqiponjës së bashku. Ky është shpjegimi i dytë për këtë gjë.
Por, ti kthehemi njëherë shpjegimit të arianëve. Edhe ata janë pellazgo-ilirë, pra janë shqiptarë. Ata kanë pushtuar treva të Evropës dhe të Azisë, por nuk ndryshojnë nga të gjithë ilirët. Fjala borë, bora (boreanë) është e bardhë. Boreanë vjen nga fjala shqipe, borë. Shqiptarët, kurdoherë kanë mbajtur plisin e bardhë. Vetëm me këtë plis e kanë shkruar e komentuar “Biblën” , në kohën e Nuhit/Noas, që edhe sot e ka kuptimin e “dëborës”, që njësohet me bradhësinë, me dritën e bardhë e të përhapur, me dëlirësinë e zemrave . Kësisoji, boreanët, pra që e quajnë veten shqiptarë, janë më të vjetrit “bijë të dritës”, janë bijë të përëndisë, ilir, të lirë, burra mendjelartë, që mund të pushtojnë me shikimin e tyre të fuqishëm e të ndritshëm krejtë rrjedhën e historisë së njerëzimit.
Në Egjipt, kishin shkuar prej Ilirisë, prej Epirit; në Palestinë; në Lindjen e afërt e në Anadollin e gjërë dhe nëpër rajone të shumta të botës. Kudo kemi gjetur barazime me ilirët. Yllirët=ilirët, e paraqesin yllin dhe diellin kudo dhe e flasin të njëjten gjuhë sikurse të gjithë pellazgët= gjuhen shqipe. Le të mbahet në mend ky barazim nga gjenealogjia: Ilir=Hitit=Trojan=Etrusk (Tirren), më pas =Romak.
Nuha duke u lutur. Të tjerët dhe vajat me rroba shqiptare. Në kokë, Plisi i bardhë.
Nuk ka shpjegim më të mirë për shqiptarët se sa kanë qenë ilirë edhe ata. Prej pellazgëve të lashtë e kanë prejarrjen. Diellin, yjet dhe Hënen i kishin simbole të vetat. Për këtë gjë Gaius Plinius Sekundus, në thotë tekstualisht se “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e parë e morën nga Ilirët”. Është e kotë që thuhet se “nuk ka pasardhës të tyre”, siç insiston pseudoshkenca e të ashtuquajturve “shkencëtar”. Nuk ka dyshim se shqiptarët janë pasardhës të iliro-pellazgëve. E flitshin të njëtën gjuhë, me gjithë dallimet e vogla dialektore=gjuhën shqipe.
Gaius Plinius Sekundus
Vinça, është një kulturë e madhe parahistorike e Evropës. Ai është kështu vendbanimi më famshëm Neolit në Evropë, i gjetur 14 km larg Beogradit të sotëm, aty ku takohen lagunat e Danubit dhe Beloçicës, që daton 45-35 shekuj para Krishtit. Vinça është fenomen që e pasqyron zenitin e kulturës së Neolitit në Evropë dhe e njihte mirë përpunimin e metaleve.
Kjo kulturë e posaçme dhe e shenjtë u krijua në 40 shekujt para ardhjes së krishtërimit në këto anë, me krijimtarinë artisike të Evropës së Mesme dhe Juglindore. Shkronjat e shkrimit të vjetër evropian, gjatë mijëvjeçarit të VI dhe V p.e.s. janë gjetur aty, që zbardhin qytetërimin e vjetër evropian (Old Europë) që filloi në mijëvjeçarin e shtatë p. K. dhe u shua rreth 3500 viteve p.K. Pra, Kultura e Vinçës është shumë më vjetër se gërmimet në Lindjen e Afërt, Azi e Afrikë dhe serbët nuk kanë gjasa të përvetësojnë këtë kulturë. Ata do të jetojnë në këto toka të zapuara vite më parë, gjatë ngritjes së fundit të Perandorisë Bizantine dhe shpartallimit të mbramë të saj.
Shkrimi i Vinçës
Por, nuk po merremi njëherë me serbët, po merremi me “vëllezërit” e tyre-grekët. Dhe do të marrim një citat të Edison L. Clark, nga vepra “Racat e Turqisë Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet”, New Jork, Brodway, 1878, në të cilën ai thotë: “Shqiptarët, arnautët siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët- banorët e shkëmbijve, siç e quajnë ata veten, banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Përëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë) së Jugut… Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinjë, por të një gjaku që flisnin dialekte të ndryshme të njëjtës gjuhë”. Kjo gjë është e qartë. Nuk ka nevojë tjetër…
Sofizmi, i ashtuquajturi helen, ka qenë gjithmonë kryesore për grekët. Ai është arsyetim i rremë dhe kuptohet si “art” i arsyetimit mashtrues. Sofistët kanë qenë mjeshtër të filozofisë dhe retorikës e politikës greke, në qytetet greke, përfshirë Azinë e vogël e Italinë jugore. Mbi të gjitha, ajo nxiti dhe e zhvilloi artin oratorik (gojëtarinë), krahas dramartugjisë (Euripidi) dhe histo-riografisë (Tuqididi). Të gënjesh bukur sa të përfitosh me oratorinë e fjalës dhe të marrësh symbylltas të urtët dhe të pasherrët, madje t`i dërgosh në vdekje dhe në vorr pa pikë shpirti ata që besojnë moti në hyjnoren e atit të tyre, pellazgëve, është veti e paskupullt, e pashpirt dhe dalluese e greko-filëve. Këta mikroaziatikë deformuan edhe unitetin moral të popullsisë së Greqisë, unitet të cilin deri në këtë kohë e jipnin për shembull arbanitët-shqiptarët e Epirit. Shqiptarët, prej mija vjetësh janë i vetmi popull autokton i Greqisë, madje që nga parahistoria.
Në periudhën e Perandorisë Bizantine, krahas thyerjes e “vetvrasjes” së greqishtes së vjetër, që në fakt do të ringjallte iliro-shqiptarët, pra arbërorët, kanë qenë sadopak të “okupuar” nga sofizmi i ri grekë. Në kokë të kësaj Perandorie kanë qenë shqiptarët, grekët e rinj dhe serbët, duke marë me vete edhe bullgarët. Pra, qemë të përzier nga periudha e fundit e Perandorisë Bizantine. Ajo kishte ardhur në fund dhe neve na vardiseshin në të gjitha anët tashmë armiqtë e shumtë. Kur nuk mundej të na zhdukte i pari (grekët e fanariotët), i thërrisnin në Patrikanën e Stambollit dhe nëpër patrikanat e shpërndara të perandorisë për ti dënuar, kryesisht me vdekje, me kastrim, me shthurje, qoftë kjo edhe nëna apo babai e kushdo qoftë tjetër. Mbi kurriz na i lëshonin pa pushuar të ashtuquajturit serbë dhe sllavo-bullgarë, bashkë me osmanlinjtë. Këta ishin të 4 armiqtë tanë të përbetuar. Ballkani ishte përleshja jonë më e madhe. Grekët ishin nga brenda dhe tentonin të merrnin timonin e qeverisjes. Serbët dhe bullgarët u përpoqëm t`i kemi në lidhje martesore, ndonëse luftonim me ta për vdekje; në luftëra të pashpresë, deri në vdekje apo deri në çmenduri. U deshën edhe 500 vjetë të “kalojmë” me luftë të pandërprerë “natën” e madhe të robërisë së Perandorisë Osmane. Osmanët ishin ata që komandonin nga koka. Rusët, sllavët dhe serbo-grekët i konsideronin osmanlinjtë apo Turqinë “aleatin” e tyre kundër nesh.
Deformimin moral të popullit grek na e përcakton më mirë Aristidh Kola, kur thotë: “…importimi në Greqi i çdo elementi filozofiko-politik oriental, dhe pagëzimi i tij si “grek”, nëpërmjet … bizantit. Filozofia e Karagjozit dhe Haxha-vatit është bërë filozofi zyrtare, mësohet që në foshnjëri, aty ku mëhohet Homeri, madje këngët turko-exhevite të buzukut dhe bajlamasë me amanet e tyre, janë bërë arsimi ynë mzukor kombëtar… Ajo që ka thënë Herodoti se historia deri në epokën e tij, nuk mund të ishte asgjë tjetër, veçse një ndër-luftim i vazhdueshëm midis Greqisë dhe Orientit, midis frymës së qytetërimit grek dhe atij oriental, përbën një të vërtetë edhe sot.”
Ëndra e madhe antishqiptare grekofile lidhet me mundin e madh grek për t`a ngritur me çdo kusht “shtetin” grek dhe Kishën Greke. Mega-Idheja greke lidhet me nxjerrjen nga varri të “perandorisë” që nuk ka qenë tyre por “shitet” në formën e një “Hellade” të stërmadhe, jo të drejtuar nga Stambolli, por nga Athina, e cila nuk është hiç më pak se makth i madh i Kishës Ortodokse Greke dhe një ëndërr halucinacioneve të saj.
Perandoria Bizantine në kohën e shëlqimit të saj nuk ka qenë asnjëherë helene, në kuptimin e kombit që e drejtonte, por si e tillë ajo ka qenë vetëm shqiptare. Perandorët, gjeneralët dhe të gjithë drejtuesit të kësaj perandorie kanë qenë iliro-dardano-shqiptarë dhe nuk ka pasur asnjë helenë, madje, vetë fanariotët, rrjedhin nga shtresat e pasura aristokrate të shqiptarëve me “kulturë” helene të Konstantinopojës. Perandoria Bizantine ka qenë “helene” vetën nga gjuha zyrtare helene që e përdorte.
Kishat Ortodokse Greke ta kujtojnë sot inkuizicionin e kishës katolike. Ato të kthejnë me mija vjetë në errësirën e madhe sa u përket mjeteve të tyre dhe metodave antinjerëzore, sidomos në përvetësimin me çdo kusht të pjesë së denjë të Epirit jugor, dhe nëse kanë ende mjete spekulative në disponim të marrin përsëri Epirin verior. Ata duhet të kthenin të gjitha mitet, legjendat, heronjtë, eposet, dhe çdo gjëje që kanë trashënguar nga kjo zonë e lavdishme e Epirit, madje edhe të emrave të veçantë, të vendit, të përëndive, të njerëzve, që do të tingëllonin sa më shumë “grekë”, e të gënjenin në njëmijë forma.
Të parët, u “kthyen” të bardhët, pra arianët. Arianët ka qenë fis pellazgo-ilir i Epirit. Greko-helenët nuk kanë turp nga asgjë: gënjeshtrat e shumta; imoraliteti; nga jeta e shthurur deri në kundërshtim me ligjet e Zotit; dhe vetë “zotat” i kthyen në lavire, pra edhe Zeusi bënte dashuriçka me secilën që t`a zinte, madje me vajzat e veta, apo “shndërrohej në mjellmë”, për t`a shpërdarë nëpër lumë spermën e vet që “lindin djemë” gratë e ndryshme.
Nuk patën turp të thonë, se “të parët tanë qenë nga Epiri”. “Këtu është rrënja e jonë. Hellenët kanë ardhur nga veriu. Dorianët kanë ardhur nga veriu. Ne jemi racë e pastërt ariane!” E të zinjtë grekë, ezmerët dhe larashët, kush ishin ata?! A ishin “arianë” nga Epiri, apo i ka nxirrë “dielli”?!…
Në krahasim me “burrat e Veriut” të Greqisë së sotme, si banorë të vendeve tropikale, që kanë ngjyrë të qeltë, bjond, pra të Epirit, bijtë e Kadmit (Kamit) kanë çehre të zeshket dhe dallojnë prej tyre. “Kam”, në hebraishte do të thotë “ngrohtësi”, ndërsa “kemi” do të thotë “tokë e zeshkët”. Shikoje librin e Louis Beonlew, me të gjitha shjegimet që jep atje, që mund të kuptohen…
Epiri është vatra e qytetërimit të fuqishëm pellazg dhe një origjinë e tillë i fisnikëron. Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve, shënon Hesiodi, që në shekullin e VIII p.e.s. në poemën e tij “Carmina”. Dodona është qendër kulturore, shpirtërore dhe qytetërore, më e lashta dhe me kulturë të lashtë në të gjithë trevën e lashtë të Gadishullit Ballkanik (të quajtur kështu nga sjelljet e pakicave turke prej Turkmenistanit, sepse më parë është quajtur Gadishulli Ilirik , ndërsa në antikën e hershme, siudhjesa dhe kontinenti është quajtur Hemi ). Epiri është vendlindja e Zeusit, Orakullit të Dodonës, që grekët e shëmtojnë me gënjeshtrat e veta.
Ilirët e vjetër duke sakrifikuar një dash.
Gruni simbol i Dhé-mitrës. Plisi i bardhë dhe rrobat shqiptare
Zeusi është i njohur si Zaa (Zâ) dhe Zee (Zê) apo si Zoot (Zot) , të cilat kanë shpjegime në të gjitha folmet dialektore shqiptare. Amfiteatri i Dodonës në Epir, tërësisht i banuar me pellazgët, pra shqiptarët, është më i madhi në botën antike Teatri i gurtë i Dodonës i kishte më shumë se 20’000 vende, më i madh se ai i Athinës me 17’000 vende dhe i Epidaurit, me 14’000 vende. Kryeqyteti i Pirro Molosit, Ambrakia, kishte dy teatro dhe 1015 shtatore. Shëtitorja e Antigonesë ishte 6 metra e gjërë dhe një kilometër e gjatë. Vetëm një popull i qytetëruar mund të shëtiste një shëtitore të tillë 2300 e më tëpër vite më parë. Njëzetë e dy muaj më parë, në Dodonë, është përdorur një kalendar për 10 muaj, si kalendari i Bunimës, më i vjetri qytet në Molosi. Ne, më mirë e njohim kalendarin e Jul Cesarit, që ishte një pinjol i racës dardanë dhe pellazge, që kishte poashtu 10 muaj.
Dardania e lashtë përfshinë pothuajse tërë Serbinë e sotme. Dardania dhe Epiri janë trevat më të famshme të pellazgo-iliro-shqiptarëve. Aty mbështetet bota e jonë shpirtërore dhe kombëtare. Ato janë trevat më të pasura të të gjithë Gadishulllit Ilirik. Prej nesh janë përcjellur nëpër tërë Evropën xehet e saj më të vlershme. Nuk do ta harrojmë kësaj radhe edhe Vinçën, e cila është në Dardaninë e vjetër, 4500 deri në 3500 p.e.s…
Ne jemi SHQIPTAR. Shpërbërja e jonë do të shpërbëjë tërë Evropën. Kush nuk e njeh gjuhën e parë iliro-pellazge, SHQIPEN, nuk na njeh as ne dhe as veten e tyre. Ne për ta kemi qenë kurdoherë barbarë, njerëz me bishta, e çka të duash. Ata, në pasqyrën e jetës, e kanë parë veten e tyre. Ashtu u dukej atyre të ishin ne. Në kemi qenë të pafjalë, të mundur e të shtypur. Ne ishim shembull i besimit të Zotit të madh dhe flasim gjuhën e tij, gjuhën shqipe…
——————
[1] Niko Stylos, “Etruskishte-Toskërishte”, West Print, përkthimi shqip, Prishtinë 2010.
[2] po kjo vepër, faqe 217.
[3] e njëjta vepër, faqe 205.
[4] Shikoni veprat voluninoze për mitologjinë, si psh. Wilhelm Vollmer, “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider & Helma Marx, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Scott C. Littleton”Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003, etj. etj.
[5] vepër e cituar e Niko Stylos, faqe 213.
[6] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e Avranitasve…”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 74.
[7] po aty, e njëta faqe.
[8] po aty, faqe 75.
[9] po aty, faqe 77.
[10] Sylejman Lokaj, “Mitologjia-dëshmi e parë e gjuhës shqipe”, dorëshkrim i pabotuar, e dhënë për konsultim.
[11] Niko Stylos, vepra e cituar, faqe 67.
[12] Besnik Imeri, “Epiri-një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 154-155.
[13] Mit`hat Frashërit, “La population de l`Epire”, Sofje 1915, cituar sipas veprës së B. Imerit, faqe 157.
[14]po aty, faqe 144.
[15] vepra e Niko Stylos, “Etruskishte-Toskërishte”, faqe 213.
[16] po aty, faqe 216.
[17] po aty, faqe 239.
[18] po aty, faqe 240.
[19] po aty, e njëjta faqe, 240.
[20] Nika Stylos, “Historia e shenjtë avranitase”. faqe 143.
[21] Unë kam hequr keq për t`ia dhënë këtë emër djalit tim të parë, Skifterit, sepse në Spitalin e Gjakovës dhe në Komunën e Gjakovës ishin të zhytur thellë nën ideologjinë serbo-jugosllave. Madje, kishte edhe mjek serbë.
[22] Niko Stylos, e njëjta vepër, faqe 144.
[23] Xhuzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 9
[24] po aty, e njëta faqe.
[25] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e avranitasve”, faqe 227.
[26] shiko shkrimin e Ilir Kontit, “Bibla u shkruajt në shqip”, http://albserver.com, 12. maj 2013
[27]Xhuzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, faqe 9.
[28] shiko artikullin Fatbardha Demit “Hëna dhe dielli, simbole kultike në dy kokat e shqiponjës pellazge”, i cili më është dërguar me e-mail, të botuar më pas në https://pashtriku.org.
[29] Xhuzepe Katapano, po aty, faqe 58.
[30] cituar nga AD 23-August 25, AD 79.
[31] Fahri Xharra, “Antika e mohuar/shkrime të zgjedhura”, Filoziofia Urbane, Prishtinë 2013, faqe 6-7.
[32] Niko Stylos, “Historia e shenjtë avranitase…”, faqe 145.
[33] cituar prej veprës së Besnik Imerit, faqe 158.
[34] Pasho Baku, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011, faqe 851.
[35] Aristidh Kola, “Gjuha e përëndive” faqe 20, e cituar nga Besnik Imeri, ajo vepër, faqe 163-164.
[36] Besnik Imeri, vepra e cekur, faqe 239.
[37] Louis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 308.
[38] Hesiodi, “Carmina”, nga verpra “Homer et Hesiodi, Lipsia in aedidibus”, B.G. Teubneri 1913
[39] shiko shpjegimet e mija, në shkrimet e mëparshme.
[40] shiko Besnik Imerin, në veprën e cituar, faqe 7 dhe 14
[41] Georg F. Williams, “Shqiptarët”, Argeta-LMG, Tiranë 2003, cituar sipas veprës së Dhimitri Pilikës, “Origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 447.
[42] Besnik Imeri, vepra e cituar, faqe 243.
[43] Dhimitri Pilika, vepra e cituar, faqe 27 dhe 165.
[44] Besnik Imeri, po ajo vepër, e njëta faqe dhe 244.