Bukuresht, 08. 07. 2013 – Në vitin 1991, në Shqiperi mitingjet hapeshin dhe mbylleshin me thirrjet – ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Këtu nuk kihej parasysh përkatsia gjeografike e vëndit tonë, por ajo politike. Mbas kësaj shprehje u fshehën shumë tendenca të nënshtrimit politik duke fetishizuar çdo gjë që vinte nga hapësira e Europës perëndimore. Çeku i bardhë i hedhur nëpër mitingje nga Gramoz Pashko, u bë bazë nisje për shkatërrimin e ekonomisë kombëtare – të trashëguar. Klasa politike shqiptare arriti të eliminonte gati plotësisht interesin kombëtar në orientimin e saj politik, duke ruajtur në retorikë vetëm disa shprehje populiste mbi bashkimin kombëtar pa asnjë rrjedhojë në aktivitetin e përditshëm. Kjo retorikë u theksua mjaft vitin e kaluar si prelud për fushatës zgjedhore, por pa efekte kushtetuese apo ligjore.
Kosova në debutin e saj të independencës adoptoi gati të njëtën skemë. Sytë e politikanëve u fiksuan në drejtim të Europës. Edhe drita e diellit filloi të vinte vetëm nga ana e Brukselit. Ekonomia kosovare kaloi të njëjtën terapi të “shok-ut”, duke eleminuar plotësisht faktorët e brëndshëm të zhvillimit dhe duke u orientuar nga ndihmat e huaja. Rezultati erdhi vetvetiu – varfëri e pashoq e popullsisë shqiptare. Interesat amerikano-gjermane dolën prioritare, mbi interesat kombëtare. Manipulimi arriti kulmin kur interesat amerikano-gjermane u konsideruan si interesa tona kombëtare, pra u hoq dallimi ndërmjet këtyre dy lloj interesave. Nëpër shkrime të ndryshme kam lexuar akuza absurde, se nëse je kundër politikës amerikane, apo europiane, je antishqiptar, pasi ke prekur interesin tonë kombëtar. Bile dhe më keq, të akuzojnë se bën lojën e sërbit, pra del direkt tradhëtar.
Marveshja e 19 prillit 2013 ishte rrjedhoj jo vetëm e presionit të huaj, por në rradh të parë e predispozicionit të qeverisë shqiptare për këtë kompromis aq pak të dëshiruar nga populli. Tani është krijuar një front i gjërë politikanësh kundër çdo rezistence për ruajtjen e pavarësisë kombëtare. Gjuha e diplomatëve të huaj u ashpërsua mjaft, por kuptohet që kjo ishte për tu dhënë kurajo politikanëve tanë që filluan të përdridhen para zëmërimit popullor. Të panënshtruarit në litar – kjo është domethënia e kësaj fushate, që si piksynim ka të thyej Vetvendosjen dhe në radhë të parë Albin Kurtin e pabindur, që për Thaçin &Co është burimi i gjithë shqetësimeve qeveritare. Motivi i konfliktit mes nesh dhe ndërkombëtarëve është mosnënshtrimi i duhur, por ky konflikt tash është bërë i brëndshëm mes nesh. Qeveria thotë të nënshtrohemi sa të mundemi, ndërsa Albini nuk po don me pranu, dhe pas tij, sipas tyre dhe të tjerët.
Pra armiku kryesor po përcaktohet Albin Kurti. Karakteristik për Albinin është formulimi i qartë i ideve dhe komunikimi i tyre në një gjuhë tejet popullore. Shprehjet janë koncize, jo fort të gjata dhe shumë domethënëse. Ajo që e bën atë një politikan cilësor është thelbi i qëndrimit të tij politik, të cilin në mënyrë tërësore e përmbledh emërtimi i lëvizjes dhe partisë që ai drejton – Vetvendosja. Kjo konsiderohet si rebelim i pashëmbullt, i papranueshëm për BE-në. Struktura e Europës së Bashkuar mbështetet në çedimin gradual të sovranitetit, por Kosova akoma se ka shiju sovranitetin e saj prandaj s’ka se çfarë të transferojë. Ashton ja kërkon këtë Sërbisë që ti transferoj asaj dhe sovranitetin e Kosovës. Pastaj kur bëhet fjalë për gjys-sovraniteti, emra të tilla partish si Vetvendosje në parlamentin Kosovar, janë plotësisht jashtë kontekstit pan-europian dhe orientimit të politikës pan-sovrane, prandaj duhen eleminu. Këtë don Thaçi, po kështu po don dhe zonja Ashton.
Më habit nganjëhere kthjelltësia e mendimeve të Albinit, por nga ana tjetër më bën përshtypje të madhe dhe mënyra se si ai i transmeton ato masës së madhe të popullit. Zgjedhja jo e rastit e problematikës të cilën ai trajton, si dhe e momentit, tregon për një përvojë dhe pjekuri të madhe politike. Mos negocimi i principeve të vetvendosjes dhe palëkundshmëria e tij përpara presionit ndërkombëtar i rrit atij mbështetjen popullore në mënyrë të padiskutueshme. Kryeneçësia, krenaria, trimëria, guximi, janë tiparet tona të trashëguara dhe shumë familjare për çdo shqiptar, ndërsa servilizmi, ulja e kurrizit para të huajve, që sot ka hyrë në mod për klasën politike shqiptare, ndjell përbuzje në popull. Pra në një ndeshje direkte të ardhme zgjedhore në Kosovë, Vetvendosja do hyj me një bagazh tashmë të njohur dhe një përparsi ndaj forcave të tjera politike, të cilat në një far mase konsiderohen si bashkpuntore dhe mbështetëse nënrogoz të politikës Thaçiane. Qeveri që po transferon sovranitetin imagjinar të Kosovës.
Shikoni sa qartë e përmbledh Albini idenë e qëndrimit politik sovran:
“Unë mendoj se faktori ndërkombëtar nuk na prin, ata na ndjekin dhe na mbështesin në varësi të reagimeve tona”.
Ky përkufizim është plotësisht i kundërt me shprehjet se – qingji i but pi nga dy nëna, ose, nëna i jep qumësht më tepër fëmijës që qan. Këtu, në këto shprehje “pragmatiste”, kemi të bëjmë me qëndrime pasive, aspak aktive në politikën tonë kombëtare, e cila po bëhet ndërkombëtare krejt. Politika kombëtare aktive është atëhere kur në plan të parë vihet interesi jonë kombëtar dhe mbi këtë bazë ajo përcakton dhe kufijt e negociatave me të huajt. Nëse bën të kundërtën, atëhere vijnë ata dhe na bëhen zot në sofrën tonë, bile dhe na mësojnë si të qëndrojmë, këmbëkryq apo me këmb të shtrira. Kur tja vësh kufirin ke thana (thot populli), atëhere dhe të huajt të respektojnë si zot shtëpie, dhe nuk guxojnë me të ndërhy.
Pra varet nga reagimi ynë si do na trajtojnë ndërkombëtarët. Thaçit ja kanë pirë lëngun parakohe dhe e përdorin si duan. Sërbi, në këto bisedime, nuk ka problemin me ne, ai po negocion me Ashtonin për interesat e Brukselit dhe jo të Kosovës. Pra aty skicohet Kosova si e don Brukseli atë dhe jo si e duan shqiptarët. Pasi bien ata të dy dakord, i thonë Thaçit ta firmosi, bile më tepër, dhe ta miratoj në kuvënd vendimin e Ashton-Daçiç-it. Në këto kushte, reagimi i tyre ndaj protestave të VV-së dhe Albinit, më duket fare normal, llogjik. Anormal më duket reagimi i disa politikanë apo gazetarë shqiptarë si dhe votimi i marrveshjes në Kuvënd nga disa parti që nuk janë të mazhorancës, por sillen si të tilla.
Të mbrosh interesat e vëndit tënd nuk është ideollogji as e majtë dhe as e djathtë, është një qëndrim që vjen si rezultat i edukimit, është rezultat i përceptimit të identitetit shqiptar, është mentalitet i trashëguar nga luftrat e gjata shekullore për liri. Pamvarsia dhe sovraniteti mbi tokën shqiptare janë dy të drejta të pamohueshme të popullit tonë të fituara me gjak dhe jo me servilizëm.