Prishtinë, 27. 08. 2013 – Disa të dhëna për veprimtarinë politike të shkrimtarit të shquar dhe priftit Fan Noli. Njeriu që u lind në Turqi, u quajt si turk nga shumë shqiptarë, por që i urrente shumë ata. Njeriu i padëshiruar nga perëndimorët dhe amerikanët. Njeriu që e shpiu Shqipërinë drejt antarësimit në Lidhjen e Kombeve, antarësim ky që i’u kthye si njëri nga dështimet më të mëdha në jetë. Njeriu që krijoi lidhje të mira me figura të mëdha të kombit shqiptarë, e më pas i bëri armiqë për punët e pushtetit, ku asnjëherë nuk bëri përpjekje për bashkimin e trojeve shqiptare, sepse kishte lidhje jo të këqija me fqinjët. Njeriu që vrau politikisht Bajram Currin, përpara se ta vriste fizikisht Ahmet Zogu. Njeriu që kishte shumë njerëz afër, dhe po të njejtit në fund e quajtën tradhëtar !
Ishte data 16 qershor 1924, kur Fan Noli me short vrime u zgjodh kryeministër i Shqipërisë përballë Sami Bej Vrionit. Qysh në fillim qeveria e Fan Nolit i kishte keq punët me shtetet perëndimore, sepse ajo nuk u njoh thuajse nga askush. Më problematikja doli të jetë Britania e Madhe, ku me ngulm kërkonte zgjedhje të reja me dëshirën e popullit. Edhe pse Noli u takua me Benito Musolinin për ti kërkuar njohje, ҫdo gjë shkoi kot dhe për këtë i’u drejtua Moskës, ku u premtoi sovjetikëve njohjen e tyre nga vendi i tij.
Fan S. Noli (1882 – 1965)
Fan Noli në punën e qeverisë së tij ishte i ashpër, duke filluar me gjyqet. Ai dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, Ilaz Vironin e Shefqet Verlacin, pa e menduar fare se i pari nga këta, me ndihmën e jugosllavёve në krye me Pashiqin, do ta kthente qeverinë nën pronësinë e tij, e që ajo kohë e njeh si “Triumfi i legalitetit”. Noli nuk rezistoi fare, madje nuk kishte as me ҫka të rezistonte, por së bashku me shumicën e kabinetit të tij, i’a mbathi për në Itali. Në fund të disa mbledhjeve të tij ai u tha disa bashkëpuntorëve të tij se kishin bërë shumë gabime, dhe kjo ishte arsya pse ai hoqi mustaqet dhe mjekrrën e tij, si shenjë solidariteti për borxhin ndaj Shqipërisë.
Edhe pse dikur armik i tij, Ahmet Zogu pati në fund raporte normale me Nolin duke i dërguar edhe ndihma. Siç kujton edhe ish miku i tij Faik Konica, Zogu i shkeli që të dytë, duke bërë këtë të fundit edhe punonjës të vetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për aq sa propaganduan dhe manipuluan me krerët e popullit shqiptarë, xhonturqit nuk qëndruan edhe aq gjatë mbi shqiptarët, por ndoqën një politik tejet të dëmshme në raport me shqiptarët. Pas luftrave që i bënë shqiptarët në ballafaqim me ta, Greqia nuk ndejti duarthatë, por shfaqi ambiciet e saj që i kishte qysh prej krijimit të planit “Megali Idea“, ku kësaj radhe synonte aneksimin e Epirit.
Edhe disa nga emrat më me nam të asaj kohe bashkëpunuan me Greqinë, ndër ta edhe Fan Noli. Ai i dërgonte letra Lisimakos Kaftanzoglut duke i premtuar punën për afrimimin greko-shqiptar. Këtë afrimim e quante si një rëndësi të madhe për popullin ballkanas. Siç na kujton ish drejtori institutit të Studimeve Ballkanike Vasilis Kondis: Saherë që temë e dialogimeve ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve ishte bashkpunimi, grekët i mprehnin thikat për ta coptuar shqipërinë. Gjithashtu Noli shprehte simpatinë për shtetin Grek ku shprehte dëshirë që çështja e tyre të rregullohet miqësisht sepse kjo krijon mardhënie të mira ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.
Noli besonte në prejardhjen e njejtë të shqiptarëve me grekët. Ai në veprat e tij na tregon që ekzistojnë shumë ngjajshmëri dhe lidhje ndërmjet këtyre dy racave, dhe pse jo edhe një bashkim interesash ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu i’u jep merita grekëve, duke i faleminderuar për kulturën e tyre, që ishte shkak i ndjenjës sonë kombëtare. Veprimtaria e tij u lidh shumë me grekët, mirpo ai pati edhe konflike me ta, gjegjësisht me kishën greke për autoqefalinë e kishës shqiptare. Mbështetjen e kërkoi tek kisha Ruse. Këtu duhet të ripërsëritim dhe të përmendim që në fillimin e punës si kryeministër ai hasi në probleme të mëdha si rezultat i mos njohjeve nga shtetet perëndimore dhe pas kësaj ai i’u drejtua Bashkimit Sovjetik, duke kërkuar mbështetje dhe duke tentuar për lidhje të mardhënieve diplomatike. Moskën do ta vizitonte edhe pas veprimtarisë politike, atëkohë kur u largua nga Shqipëria, ku do të qëndrontë plot 5 vite.
Noli në fund morri një vizë gjashtë mujore me mjaftë vështirësi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u bënë plot 10 vite ku qëndroi për herë të fundit në këtë shtet. Kthimi i Nolit u komentua shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse dihej që Noli ishte i lidhur me qarqe majtiste nga Moska. Robert Austin në librin e tij “Shtigjet e panjohura drejt Fan Nolit”, Nolin e quan një prosovjetikë e së bashku me të edhe të gjithë përkrahësit e tij të cilët kishin prirje për komunizmin. Ai gjithashtu revolucionin e Fan Nolit e përshkruan si imtim të revolucionit Bolshevik dhe marshimit fashist mbi Romë.
Krijimi i “KONARES” u bë nga përkrahësit e Fan Nolit në mërgim, ku edhe vet qëndori në kry të saj, e dihet që Konare-ja i dha hov të madhë depërtimit komunist në shqipëri.
Kthimin e Nolit nuk e mirëpritën mirë amerikanët dhe shqiptarët atje. Shqiptarët nëpërmjet artikujve të shumtë që i botonin në gazetën “Dielli”, që njeriun kryesorë kishte Faik Konicën, Nolin e quanin si njeri që nuk e do Shqipërinë, që nuk beson as kombësin e as fenë, dhe si një njeri psikopat.
Gjithashtu edhe një numër i madhë i gazetave dhe agjensish amerikane të lajmeve shpërndanë artikuj se njëri nga komunistët më aktivë evropian erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbërriti organizatori i kuq etj etj. Ndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës William Richards Castle dhe ish ambassador në Japoni, si një antikomunist i zjarrtë që ishte, kundërshtoi me ngulm kthimin e Fan Nolit në Amerikë. Fan Nolin e quante si një vezë të keqe dhe nuk ka pikë dyshimi që është një komunist kokë e dhëmbë.
Në fund Nolin e quajtën tradhtar edhe bashkpuntorët më të ngushtë të tij në Amerikë, sepse ai kishte marrë disa ndihma nga Mberi Zog, të cilin e kishtë armik për shumë vite.
– Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё Universitetin e Prishtinёs.
Kontakti me autorin: [email protected]
——————-
Literatura e shfrytëzuar :
1. Robert Austin “Shtigjet e panjohura drejt Fan Nolit”.
2. Fan Noli “Vepra” (1,2,3,4,5,6).
3. Blendi Fevziu “100 vjet”.
4. Ilir Ikonomi “Faik Konica – Jeta në Uashington”.
5. Hysamedin Feraj “Skicë e mendimit politik shqiptar”.