ISA MULAJ: TRILLIMI DHE GËNJESHTRA NGA KOSOVA QË ALARMOJ DEPARTAMENTIN AMERIKAN TË SHTETIT!

Prishtinë, 02. 09. 2013 – Duket sikur Departamenti Amerikan i Shtetit – DASh (është fjala për Ministrinë e Punëve të Jashtme të SHBA-së) u ka dhënë dritën e gjelbër shumë diplomatëve të tij të merren me veprimtari të paligjshme në shtetet e ndryshme, duke filluar nga rrjeti i spiunazhit dhe terrorizmit kibernetik (përgjimin e e-mailave), ndërhyrja aktive në punët e qeverive, burgjet sekrete, eliminimin e atyre të cilin ata e shohin si “disidentë”, e deri te huliganizmi i drejtpërdrejtë në publik nga ana e vetë ambasadorëve. Nëse kjo është apo nuk është politikë zyrtare e DASh-it, provat nxjerrin dëshmi të paqarta ose të dyshimta. Megjithatë, dëshmi më domethënëse mbeten rastet kur DASh-i reagon me zemërim në mbrojtjen e trillimeve dhe gënjeshtrave të ambasadorëve të tij, dhe mbetet i heshtur ndaj ambasadorëve të caktuar të cilët gjejnë vdekjen për arsye thuajse të pakuptimta.
Ambasadori i SHBA-së në Libi, John Christopher Stevens, u vra nga një turmë libiane më 11 shtator 2012 së bashku me tre zyrtarë të CIA-s. Ndryshe nga kolegët e tij në Kosovë, të cilët dalin jashtë ambasade për provokim të qëllimshëm të publikut, z. Stevens vdiq në konsullatën e tij në Bengazi. Arsyeja prapa vrasjes së tij ishte një film i prodhuar në SHBA nga Sam Bacile (emër i rrejshëm i një kopti nga Egjipti) me të cilin tallte profetin islamik Muhamed. DASh vazhdon të qëndroj i heshtur për vdekjen e tij, dhe mund ta ketë mendimin: “Kujt i ha palla për atë amerindian (ambasadori Stevens ishte ameriandian), ne kemi qenë duke i çrrënjosur ata që 400 vite “?
Ndryshe nga Libia ku ambasadorët amerikanë marrin vdekjen e papritur pa asnjë shqetësim të duhur nga ana e DASh-it, në Kosovë, ambasadorët si Tracey Jacobson, dalin të provokojnë publikun, shpikin ngjarjet, dhe raportojnë në Uashington për kinse pasiguri në punën e tyre në Kosovë. Përgjigja nga DASh-i ishte e menjëhershme. Ai e thirri ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismaili, për t’ia shprehur zemërimin kundër tij pse Qeveria e Kosovës nuk ishte duke i ofruar më shumë siguri ambasadores së SHBA-së në Kosovë. Ky veprim nga DASh-i është marrë pasi ambasadorja Jacobson kishte postuar në Twitter një foto të veten duke treguar dorën e djathtë me një njollë të kuqe afër bërrylit, të cilën ajo e raportoj si plagë e shkaktuar në rrugën për në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gjersa kalonte afër turmës së protestuesve prapa një hyrje që dukej si qorrsokak. Hyrja zyrtare në Kuvend ishte e spastruar dhe e sigurt, por zonja Jacobson zgjodhi atë nga prapa për të provokuar turmën, ndoshta për t’ia ulur popullaritetin Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për t’ia rritur kompetencat milicisë së Hashim Thaçit të veproj më dhunshëm kundër protestuesve. Të gjitha incizimet në dispozicion në atë mëngjes tregojnë se ajo eci afër turmës pa e prekur askush.

Një filmim mund të shihni me kujdes këtu:
Hyrja e Jacobson në Kuvend e paprekur nga demonstruesit!!!

dhe tjetri me pamje shumë më të afërt ku ajo u duket se ecë krejtësisht e paprekur, me përjashtim se vetë e vë dorën e djathtë tek muri i betoni, gjendet këtu: 

Shikoni me kujdes: Ambasadorja amerikane duke hyrë në Kuvend (Gazeta Tribuna)

Zonja Jacobson është me pulovër të kaltër dhe pantallona të zeza. Është e pazakonshme se si ambasadorja turret drejt turmës së protestuesve. 
Në fakt, fotografia e saj me dorë të zhveshur pranë murit ishte bërë rreth 10 kilometra larg ndërtesës së Kuvendit ose vendit të ngjarjes në mëngjes, në të njëjtën ditë në mbrëmje (më 27 qershor, 2013) brenda hotelit Emerald (atje te HiB Petroli), që gjendet në të djathtë nga rruga Prishtinë për në Shkup. Nëse njolla e kuqe në dorën e saj ishte shkaktuar nga pickimi i mushkonjës (sivjet ka pasur shumë mushkonja, anza dhe grejza), e ngjyrosur me karminin e saj të buzëve, apo ajo vetë e ka vëzhgatur dorën për muri, askush nuk është i interesuar për hetime të mëtejshme pasi nuk i bënë përshtypje kujt, pa marrë parasysh se fotografia të cilën ajo e postoj, e kishte alarmuar Uashingtonin.
Të nesërmen kur zonja Jacobson e kishte postuar këtë trillim në Twitter, shumica e mediave shqiptare nxituan si të çmendur për t’i dhënë publicitet masiv asaj fotografie. Megjithatë, jo të gjithë shqiptarët e Kosovës janë trullana siç do të dëshironte ambasadorja për t’i përdorur si eksperiment. Edhe pse shumë prej njerëzve e hodhën poshtë pretendimin e zonjës Jacobson si një gënjeshtër të turpshme, një burrë nga hoteli në atë natë, ishte i paduruar të përballojë propagandën mediatike, i cili përveç që ishte i pranishëm, na e siguroj rrugën deri te fotografia e dytë e zonjës Jacobson të bërë brenda disa minutash në oborrin e hotelit. Këto fotografi janë të vërteta, si ajo që ambasadorja e ka postuar në Twitter, ashtu edhe fotografia e dytë me një femër shqiptare të cilën ambasadorja nuk e postoj ndokund.
Një vështrim dhe krahasim të dy fotografive e keni më poshtë. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka të drejtën e autorit të tyre, njëra prej të cilave është bërë publike nga ambasadorja, ndërsa tjetra jo, por ne po shkelim të drejtën e autorit për ta sqaruar të vërtetën. Të dy fotografitë janë bashkangjitur veç e veç, ashtu që ju të keni mundësi t’i analizoni më mirë dhe të nxirrni vlerësimin tuaj. Zonja Jacobson që nga akreditimi i saj në Kosovë si ambasadore e SHBA-së, është duke luajtur rolin e një dele të zezë. Ajo është bërë si rrugë me therra dhe kafshatë që s’po kapërdihet. Trillimet e saj janë banale dhe provokative. Ajo po vepron si në atë anekdotën kur qengji nga poshtë ia turbullonte ujin ujkut atje lartë. Se kë e kishte për qëllim ta diskreditoj dhe kë ta mbroj me këtë trillim, nuk e di.

Shikoni këto dy fotografi të bëa në mbrëmjen e 27 qershorit 2013,

brenda hotelit Emerald dhe në oborrin e këtij hoteli!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura