Rrugëtimi femrës shqiptare përgjatë historisë ka shënuar ngjarje të lavdishme guximi e trimërie, nderi dhe besnikërie si në luftën heroike kundër pushtuesve lakmitar të tokave shqiptare, njashtu edhe patriarkalizmit që tradicionalisht dominoi në familjet tona. Fjala ‘patriark’ buron nga greqishtja që do të thotë se ‘mashkulli e mbisundon femrën’ apo ‘mashkulli më i vjetër e mbisundon mashkullin më të ri’, parim ky i shoqërive patriarkale që me fanatizëm e ruajtën pozitën nënshtruese të gruas. Rusoo mendonte se familjet që ‘sundohen’ nga burrat nuk janë fenomene të natyrshme. Femra apo ‘gjysma e llojit njerëzor’ siç thoshte Sami Frashëri që në fillet e hershme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore padrejtësisht u nëpërkëmb dhe gjykua si mëkatare apo qenie që sjell vetëm ligësi.
Të gjitha femrat janë ‘Eva’, thuhej në mesjetë. Kështu është gjykuar edhe nga interpretuesit e besimeve fetare, edhe pse teoritë e tyre, të të dy gjinitë i vlerësuan si qenie të barabarta para Zotit. Platoni femrën dhe mashkullin e cilësonte me ‘ndjeshmëri dhe guxim të njëjtë’. Përderisa Aristoteli mendonte se ‘femra ishte e parealizuar aq sa edhe shumë meshkuj rreth tij’.
Kufizimi i parë i femrës filloi me ndarjen e punës në shoqëri apo me lindjen e industrisë. Paragjykimi se ‘femra nga natyra është e lindur për amvisni’ zë fill pikërisht nga ndarja e punës, stereotipa këto që dal nga dal u rrënjëzuan në të gjitha shoqëritë. Gjithçka do marrë kahe pozitive në kohën e renesancës apo epokën e kalimit nga feudalizmi në kapitalizëm, kohë kjo e ndryshimeve të mëdha dhe e pozicionimit të fuqishëm të femrës për të drejtat e veta. Revolucioni Francez më 1789 do të shënoj një hap përpara të drejtave për femrën, përderisa Deklarata e Olympe De Gouges për të drejtat e femrës dhe qytetares më 1791i fuqizoi ato. Kjo Deklaratë po ashtu ishte edhe kundërpërgjigje ndaj deklaratës për meshkuj realizuar më 1789 ku emri femër as që figuronte.
Lëvizja për të drejtat e femrës nëpër botë, e njohur si lëvizje feministe shënon disa etapa zhvillimi dhe filloi më 1848, duke u angazhuar kryesisht për të drejtën e femrës për arsimim. Edhe në Shqipërinë e kësaj kohe zë fill Lëvizja e parë e femrës shqiptare sidomos pas hapjes së shkollës së parë shqipe për vajza në Korçë më 1891nga Sevasti Qiriazi. Përderisa periudha e dytë e lëvizjes feministe u angazhua për mbrojtjen sociale të femrës (këtu hyn edhe kujdesi shëndetësor) dhe vazhdon nga 1918 deri më 1968. Regjimi komunist në këtë kohë si kudo, edhe në Shqipëri, nëpërmjet zhdukjes së klasave predikonte edhe zhdukjen e pabarazisë gjinore.
E femra shqiptare në Kosovë ishte në qendër të organizimit të Lëvizjes Kombëtare për çlirim e bashkim kombëtar. Periudha e tretë e lëvizjes feministe vazhdon nga viti 1968 e deri më sot, me kujdesin e veçantë ndaj mbrojtjes së femrës nga diskriminimi, akt ky që cenon të drejtën e shprehjes së dhuntive apo talentit të femrës në dobi të shoqërisë. Zhvillimet e mëtejme i hodhën poshtë stereotipat që i ngarkonin fajin ‘kapacitetit të limituar’ apo ‘biologjisë së femrës’ për pozitën e rënduar në shoqëri. Gjithashtu u vërtetua se nga natyra femra ishte më e zhvilluar dhe kontrolluar, dhe kjo falë vend-ndodhjes së parandjenjës që tek femrat qëndron në hemisferën e djathtë të trurit, dedikuar kryesisht për njohjen e bashkë-njerëzve. Ja, pra pse nuk thuhet kot se ‘krijimtaritë më të mira fillojnë dhe përfundojnë me emrin femër’.
Se kjo qëndron, t’i kujtojmë vetëm disa nga emra të njohura si: strategen Teutë e Kleopatrën diplomate, kryeministren izraelite Gold Meir e shkenctarën Marie Curie, Elena Gjikën e Nënë Terezën, Ellen Jonson e Hilary Clinton, e shumë e shumë personalitete tjera që me veprimtarinë e tyre i kontribuuan mbar njerëzimit. Përkundër të gjithave, diskriminimi ndaj femrës fuqishëm është ndjerë e vazhdon edhe sot, sidomos në fushën e politikës. Kjo shpjegohet nëpërmjet të drejtës së votës që për femrën në Evropë (edhe SHBA), për herë të parë u praktikua tek pas Luftës së I botërore. Përderisa femra në Ballkanin Perëndimor ka votuar vetëm pas Luftës së II Botërore. Në dokumentet themeltare të Organizatave Ndërkombëtare u mbështetën të drejtat për femrën si në OKB që do të shërbejnë edhe si bazë për të drejtat e njeriut ku do në botë. U realizuan edhe disa konventa të një pas njëshme për të drejtat e femrës si ajo e KB më 1979 (CEDAW), që parashikon eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit.
Megjithatë në Ballkanin Perëndimor vetëm me fitoren e demokracisë në vitet e ’90 do të filloj etapa e re e avancimit të barazisë gjinore. Doemos demokracia është mundësi më shumë e politikave për mundësi të barabarta (sot kusht për integrim në BE). Përderisa partitë politike në demokraci vlerësohen si ‘portiere të rëndësishme’ për avancimit e femrës në politikë. E për fat të keq sot partitë janë pengueset kryesore për avancimin e femrës në politikë, kur dihet tani më se në të gjitha partitë e botës vendimet i merr kryetari me rrethin e ngusht të tij.
Demokracia bashkëkohore vendosi edhe mekanizmin shtesë për promovimin e femrës në politikë siç është kuota, edhe pse kuota është cilësuar si kategorizim i femrës në ‘grup social’ apo favorizim i femrave me më pak aftësi politike. Personalisht mendoj se arritja në pozita politike nëpërmjet kuotës është cenim i dinjitetit dhe krenarisë femër. Se femra vazhdon të jetë e diskriminuar në politikë më mirë na e shpjegojnë partitë politike të dominuar nga meshkujt si dhe mungesa e femrës në hierarkinë udhëheqëse. Edhe në Francë më 2001 ishte aprovuar ligji për avancimin e femrës në të gjitha organet politike, por megjithatë partitë politike më mirë pranuan gjobitjen se sa respektimin e kuotës që parashikonte përbërjen e Parlamentit me 50% femra.
Ky segregacion tregon qartë ‘ecjen e pandalshme’ të patriarkalizmit apo mungesën e mekanizmave adekuat për ta stopuar atë. E po të krahasojmë injorimin që i bëhet femrës në politikën shqiptare sot, me hapësirën që ajo pati në aktivitetin intelektual, politik e ushtarak për lirinë kombëtare do të pasqyrojmë nënçmimin e thellë të vlerave të larta tanimë të renditura në faqet e lavdishme të historisë kombëtare. Femra shqiptare çdo here është rreshtua përballë sakrificës për liri dhe përparim kombëtare, si nënë, intelektuale, organizatore, ushtarake e stratege, prandaj duhet çmuar, respektuar dhe dëgjuar zëri i saj edhe sot. Gjithësesi angazhimi i femrës në politikë krijon një politikë më paqësore, të moralshme, e më të ndërgjegjshme, ama më parë i duhet lejuar ajo!
Prishtinë,13. 01. 2011
* ) Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY, Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Postime të Lidhura
LUFTA NË LINDJE TË UKRAINËS DHE NDËRHYRJA E RUSISË – VITI 2014
LUFTA NË LINDJE TË UKRAINËS DHE NDËRHYRJA E RUSISË – VITI 2014 Nga Xhelal Zejneli, Shkup 11 Mars…
SHERADIN BERISHA: ALBIN, HASHIM THAҪI DHE ISA MUSTAFA DUHEN NDALUR FIZIKISHT, PËR TA NDALUR RICIKLIMIN E TYRE NË PUSHTET!
Pashtriku.org, 28. 08. 2015: “Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke…
ILJASA SALIHU: SELVER JASHARI DHE SHQIPËRIM ARIFI, VIKTIMA TË POLITIKANËVE MATUFË!
Kumanovë, 15 mars 2017: Selver Jashari se ishte atdhetar i vërtetë e morëm vesh plotësisht pasi ai e…
LUFTA PËR TOKËZEMRËN E EUROPËS!
LUFTA PËR TOKËZEMRËN E EUROPËS! Nga Sheradin Berisha, Facebook 23.12.2022 Në vitin 2023 lufta në Ukrainë pritet të…
Excellent article. I definitely love this site. Thanks!
My webpage :: Lavon
Hello there, I do believe your web site may be having internet browser compatibility problems.
When I take a look at your website in Safari, it
looks fine however, when opening in I.E., it has some overlapping issues.
I merel wanted to give you a quick heads up! Other than that, great website!
Feel free to surf to my web page – Noelia
I have been browsing online greater than three hours as of late, but I by no means discovered any attention-grabbing article like yours. It is lovely price sufficient for me. In my opinion, if all website owners and bloggers made just right content material as you probably did, the web can be a lot more useful than ever before.
My webpage :: http://www.oople.com/forums/member.php?u=236649