RAGIP SHALA: ‘DIALOGU ARTISTIK’!

Zvicër, 13 shkurt 2019: Në raportet Kosovë – Serbi , sa i përket dialogut kanë dominuar dy forma dialogu: teknik dhe politik. I pari dialog teknik njihet në mes Murat Gjakës dhe principatës serbe gjatë dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga krahina e Toplicës më 1877. Pastaj është pasuar nga Azem Bejta gjatë lëvizjes kaçake në mes dy luftrave botërore. Derisa M. Gjaka ka dialoguar për pronat dhe shtëpinë e tij, A. Bejta ka dialoguar përtej pragut, ka dialoguar për tri fshatrat të ,,Arbërisë së vogël‘’. I pari dialog politik për çështjen e Kosovës ka ndodh në ujdhesën Vis të Dalmacisë në Gushtë 1944. Atje përfaqësuesit e SH.P. UNÇ të Shqipërisë në krye me Ramadan Çitakun i kanë kërkuar Titos, Rankoviqit dhe Gjillasit vetëvendosje për Kosovën?!
Edhepas përfundimit të LDB ka pasuar dialog politik për çështjen e vetëvendosjes së Kosovës sipas rezolutës së Konferencës së Bujanit në mes Titos dhe Enver Hoxhës në Beograd 1946. Pastaj në Moskë në mes Stalinit dhe Kardelit, si dhe Stalinit e Enver Hoxhës. Pas luftës Çlirimtare të UÇK-së, përkundër terrorit shtetërorë serb ndaj Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi ka ,,zbrit‘’ në dialog teknik që ka rezultuar me kontrabandim të kishave dhe manastireve paleokristiane arbërore në objekte kulti ortodokse serbe ?! Kurse si kryevepër e dialogut teknik konsiderohet Fusnota, Asociacioni, Demarkacioni si dhe Gjykata Speciale për ta ,,shpërlarë‘’ luftën e UÇK-së ?!
Meqë është konsumuar dialogu teknik, tani radhën e ka dialogu politik. Për këtë lloj dialogu, tregun politik në Kosovë e përbëjnë dy rreshtime politike:
– Lëvizja ,,jo violente‘’ dhe
– Lëvizja klandestine ?!
Sipas Lëvizjes ,,jo violente‘’, që përbëhet nga struktura të ish LKJ-së, të konvertuar në ,,demokrat‘’, çështja e Kosovës si problem politik në raport me Serbinë zë fillë me suprimimin e Autonomisë së Kosovës në Mars 1989?! Sipas Lëvizjes Klandestine zezona mbi Kosovën daton që nga okupimi serb i Kosovës më 1912, këtë rreshtim e përbëjnë kryesisht struktura të lëvizjes klandestine të gjeneratave të ndryshme. Meqë lëvizja ,,jo violente‘’ ka zotëruar hapësirën mediatike, prandaj ka arrit të kultivoi opinione masive që zezona mbi Kosovën ka rënë në ,,ngritjen‘’ e Millosheviqit?! Nën influencën e lëvizjes ,,jo violente‘’ është ,,indoktrinuar‘’ një numër jo i vogël i lëvizjes klandestine për vetëm zezonën Millosheviqiane, duke ,,tradhtuar‘’ zezonën Titiste, Rankoviqiste etj. Nga rrethanat politike, ekonomike të Kosovës jo vetëm gjatë RSFJ-së, dhe mbretërisë SKS, por dhe më tej, çështja e raporteve Kosovë – Serbi kalon përtej ,,kryqëzimit‘’ Millosheviqian, si e tillë është çështje tre dimenzionale, i pa përcaktuar në kohë, por i përcaktuar në hapësirë. Thelbin e çështjes së raporteve Kosovë – Serbi e përbëjnë konfrontimet permanente jo vetëm në regjimin e Millosheviqit, por regjimin Titos dhe Rankoviqit, Pashiqit, Obranoviqit etj. Çështje konfrontimesh permanente në raportët Kosovë-Serbi, përmban konfrontime politike, ekonomike, juridike, diplomatike , gjeopolitike, religjioze, historike, ushtarake etj.

Konfrontimet Politike
Që nga mesjeta e hershme, nga invadimi i fiseve sllave në gadishullin Ilirik konfrontimet politike nuk kanë pushuar deri në ditë tona. Thelbin e konfrontimit politik me Serbinë e përbën ,,Serbia hyjnore‘’ ku priftërinjtë ortodoks përmes liturgjisë mitike kanë demonizuar shqiptarët si një popull ,,jo qiellorë‘’ që duhej shfarosur?! Mbase themelet e terrorizmit shtetëror serb ndaj Kosovës qëndrojnë tek KOS-si. Prandaj janë hartuar projekte dhe memorandume si: Naqertanja, Platëforma politike për Kosovën, Memorandumi i ASHA serbe, Patkoi etj, që kanë rezultuar me përndjekje, shpërngulje të dhunshme, mizori, vrasje masive, terror shtetërore me përmasa gjenocidi. Gjatë tëre Shek. 19 dhe 20, raportet Kosovë – Serbi karakterizohen me tensione politike, të projekteve nacional shoveniste dhe hegjemoniste serbomadhe ndaj Kosovës.
Konfrontimet Ekonomike
Thelbin e konfliktit ekonomik në raportet Kosovë – Serbi e përbën eksploatimi kolonial serb në pasurit natyrale të Kosovës. Shpronësimi dhe përndjekja e 600 fshatrave nga krahina e Toplices, «reformat agrare» gjat mbretërisë SKS, shtetëzimi i pronave gjate RSFJ-së, plaçkitjet para dhe gjatë luftës së fundit etj. Serbia me projekte të ndryshme ekonomike e ka privuar popullin shqiptar në qeverisje me pasuritë e saja nëntokësore e mbi tokësore. Prandaj për këto fakte çështja ekonomike e Kosovës përbën një çështje Koloniale.
Konfrontimet Diplomatike
Konfliktet permanente politiko – ushtarake Kosovë – Serbi, kanë ndikuar që Kosova si subjekt ndërkombëtar të trajtohet nga diplomacia e fuqive të mëdha . Prandaj Kosova ka parakaluar nëpër korridoret diplomatike evropiane që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës, Konferenca e Parisit, Konferenca e Bujanit, Komisioni i Badinterit, Konferenca e Rambujesë etj. Pavarësisht nëse është vendos drejt apo jo ndaj Kosovës, subjektiviteti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës përfshin një period kohore 121 vjeçare (1878 – 1999).
Konfrontimet Juridike
Kosova si vazhdimësi e Dardanisë antike, historikisht përbënë një entitet të veçantë juridiko-politik. Mbretëri në Dardani, Prefekturë në Perandorinë Rromake, Vilajet gjatë perandorisë Osmane, Krahinë gjate RSFJ. Përkundër entitetit juridiko – politik, çështja e konfliktit juridik Kosovë – Serbi ka të të bëjë me juridiksionin serb, për ta paraqitur Kosovën si pronësi absolutë serbe . Pikërisht shkaku i juridiksionit diskriminus serb , çështja e Kosovës ka rezultuar me rezoluta në Parlamentin evropian , në Kongresin Amerikan dhe së fundmi në GjND.
Konfrontimet Gjeopolitike
Konfrontimi gjeopolitik Kosovë – Serbi, konsiston në pozitën gjeografike të Kosovës si një udhëkryq në mes të lindjes dhe perendimit, si dhe rreshtimet politike në drejtime të kundërta, përkrah kualicioneve nderkombëtare. Që nga Beteja e Dytë e Kosovës 1448, pastaj kryengritjet e shumta antiosmane, kahjet gjeopolitike Kosovë – Serbi i karakterizon vazaliteti serb ndaj Stambollit, dhe perpjekjet shqiptare për kualicione perendimore kundër okupimit otoman. Kahjet e ndryshme gjeopolitike në arenën nderkombtare i karakterizon edhe gjatë shekullit 19 dhe 20. Pranvera Republikane e 81-tës krahas Solidarnostit Polak, Kosovën e ka rreshtuar përkrah kualicionit perendomorë. Aleanca pansllaviste në mes Beogradit dhe Moskës, ka ngujuar Serbinë në kursin gjeopolitik lindor. Mbase këto rreshtime gjeopolitike me pole të kundërta ka kulmuar me aleancë politiko – ushtarake në mes UÇK-së dhe NATO–s ?!
Konfrontimet Relegjioze
Nyjën e tëre konfrontimeve shqiptare – serbe, përkatësisht Kosovë – Serbi e përbënë çështja relegjioze, konkretisht objektët e kultit relegjioz?! Derisa shqiptarët i përkasin tre relegjionëve monoteiste ortodokse, katolike dhe islame, serbët i përkasin vetëm relegjionit ortodoks. Shqiptarët janë të parët ndër popujt evropian që kanë kaluar nga politeizmi në monoteizëm, gjegjsisht në krishterizëm gjat shekullit 2 E. Re. Invadimi sllave në gadishullin Ilirik, ështe invadim fisesh barbare paganiste që u konvertuan në krishterizem në kishat paleokristiane Arbërore. Islamizimi i popullit shqiptar gjatë mesjetës së vonë i ka hapur shtigje sllavëve të zaptonin kishat dhe manastiret arbërore. Konfrontimi religjioz ka kulmuar gjatë luftës çlirimtare të UÇK, ushtria vrastare serbe ka rrafshuar për tokë mëse 1000 Xhamia, kurse kishave dhe manastirëve ortodokse nuk u është thyer as edhe një xham nga luftëtarët e UÇK –së.
Konfrontimi Historik
Tërë konfrontimet politike, ekonomike, juridike, ushtarake etj., janë në një vazhdimësi historike në mes popullit shqiptar autokton dhe invaduesve barabar sllav. Historia e raportëve Kosovë – Serbi, është histori konfrontimesh për token, për ujin, për qiellin, për diellin, histori zaptim tokash me dhunë, histori përndjekjeje, shkatrrim, histori gjenocidi fizik, kulturorë, gjuhësor ndaj Kosovës. Historiagrafia serbe për Kosovën është histori e fallsifikuar, e ndertuar mbi mite, si e tillë Kosovën e paraqet si, tokë e shenjtë’ serbe, si ,,djepi serb‘’ etj. Faktet historike janë të pa mohushme që dëshmojn se Kosova është Dardani, dhe kursesi ,Jerusalemi’ serb. Historia serbe në ballkan zë fill nga Shekulli 10 ?! Kurse historia e Kosovës zë fill që nga mbretëria e Dardanisë.
Konfrontimet Luftarake
Kosova përbën një fenomen të veçantë mbijetese përballë terrorit shtetrorë serb, fushatave ushtarake dhe policore serbe. Që nga viti 1878 deri më 1999, çështja e konfrontimëve luftarake e veçon me vrasje masive, shkatërrim, gjenocid ndaj civilëve shqiptarë. Gjatë tërë kësaj periudhe 120 vjeçare, ushtria serbe veçohët për ushtrinë më gjakatare, më vrastare në evropë?! Fushatat ushtarake dhe policore të programuara dhe komanduara nga krerët fetar e shtetror serb, janë fushata okupimi dhe kolonizimi ndaj Kosovës.
Kundërvënja e armatosur e luftëtarëve shqiptarë, është kundërvënje vullnetarësh me armatime modeste, kundërvenje guerilësh nga Lëvizja Kaçake në mes Dy Luftrave botërore, deri të kundërvënja e UÇK–së. Tërë përpjekjet shqiptare për kundërvënje luftarake ndaj terrorizmit shtetëror serb, janë përpjekje çlirimtare, kundër okupimit dhe kolonizimit serb, dhe si e tillë përbënë një luftë të drejtë të bazuar me të gjitha ligjet ndërkombëtare.
Përfundim
Çështja e relacioneve Kosovë – Serbi, është çështje konfrontimesh komplekse mëse 120 vjeçare, që nga viti 1878 deri 1999, është çështje terrori shtetëror serb me përmasa gjenocidi, është çështje okupimi dhe kolonizimi ndaj Kosovës. Prandaj shpallja e pavarësië së Kosovës është krejt e natyrshme dhe e ligjshme e konfirmuar edhe nga GJND–ja. Dialogu Kosovë – Serbi për një marrëveshje historike duhet të rezultoi me një marrëveshje të drejtë dhe paqësore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura