Pashtriku.org, 16. 02. 2014 – Fallsiteti shqiptar në vdekje është më i rëndë se vetë vdekja. Të njejtin fat patën të gjithë artistët më të mirë që ikën nga kjo jetë dhe të tjerë që do të shkojne… I “kujtojmë i vlersojmë” pasi i kemi shtyrë, i kemi vrarë përsëgjalli, i kemi keqtrajtuar dhe ditën e vdekjes, shkojmë për të përfituar dhe nga vdekja! Makabritet, Kanibalizëm, Fallsitet që vjen nga gjithë kultura e jonë hipokrite, mitit të gënjeshtrës dhe vlerësimit të antivlerave.
Kjo është arsyeja që artistët e vërtetë nuk pajtohen me këtë gjendje për sa kohë jetojnë dhe duan të ikin të vetëm dhe në të përtejmen jetë.
Jamarbër Marko (1951 – 2010)
Jamarbër (Madu) Marko (*) , është tipiku i artistit, i pa kompromis dhe me vdekjen. E la testamentin e jetës dhe vdekjes ashtu siç mund ta linte vetëm ai, me 4 rreshta… Ashtu si i ati Petro që la me amanet – mos t’i bënin ceromoni varrimi dhe nuk donte njeri në funeralin e tij, pasi e dinte se ata që e kishin damkosur, luftuar përçmuar, do vinin të jargaviteshin jo për dhimbjen e humbjes së artistit, po për ta përdorur dhe në vdekje. Madu shkroi pikërisht për këtë, këto vargje ku thotë:
se gjatë gjithë jetës ishte vetja dhe në vdekje duhet të shkonte vetë dhe ashtu shkoj.
Në udhë hapi do jetë imi
Në jetë fryma do jetë imja
Sa dëshirë
Në vdekje lulet t’i shpija vetë.
* * *
Me Nabucco-n e Verdit doja ta shoqëroja këtë shënim timin, pasi e donte shumë…Duke shkruar për Vaçen, më erdhën në mendje këto vargje prekëse, ku poeti i la në letër përpara se të largohej në përjetësinë e tij hyjnore.
– Autorja ëshët opinioniste kritike. Ka kryer Akademinë e Arteve dhe Kritikën e Artit mezzosoprano në Tiranë, ndërsa Masterin në Itali.
___________________
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
(*) Jamarbër Marko është i biri i shkrimtarit Petro Marko dhe piktores Safo Marko. Ka lindur në Tiranë më 1951 dhe u nda nga jeta më 4 shtator 2010. Jamarbër Marko kishte trashëguar shpirtin artistik të prindërve. Pas përfundimit të studimeve për gazetari në vitin 1975 filloi edhe përndjekja e tij nga regjimi për mendimet që shfaqte kundër diktatures duke e burgosur në Spaç të Mirditës për të përfunduar me pas si punëtor krahu!! Jamarbëri është autor i disa botimeve në poezi dhe i shumë poezive, poemave dhe artikujve të botuara në mediat e ndryshme të vendit.
“Kur iki, nuk kthehem më…”
Kjo është fjalia e fundit që tha Jamarbër Markoja (1951-2010), biri i shkrimtarit Petro Marko, mesnatën e së shtunës, pak para se ora të lajmëronte fillimin e ditës së re. E motra, Arianita, e kish pyetur sesi donte që ta titullonte vëllimin tjetër me poezi të pabotuara, që ajo i ruan në disa blloqe. Pasi i dha përgjigjen e mësipërme, mbylli sytë dhe i dha fund lëngatës 4 mujore, në apartamentin që ndodhet në bulevardin “Zogu I”, aty ku kanë jetuar gjithë jetën Markot! (sh.b)