Pashtriku.org, 01. 03. 2014 – (Një stdim në dorëshkrim i veprimtarit Halil Alidema) – Me keqardhje mund të them, se përkundër asaj që populli i Kosovës me vlerat e larta të rezistencës dhe qëndrueshmërisë stoike ndaj rrebesheve të çmendura sllave, me shekuj iu ka bërë ballë, pa i lëvizur gurët nga themelet e etnosit të vet, tani sikur është lodhur nga ky durim që po zgjatë pa fund dhe sikur është përgatitur dhe pajtuar për të duruar edhe më tej. Për të vuajtur tani po përgatitet për tu shndërruar në lypsarë, në hajnë e nesër do të kthehet edhe në kriminel!
Unë pyes pjesën më të shëndoshë të popullit të Kosovës dhe trojeve tjera etnike:
– Cila është politika që e solli këtë katandi mbi këtë popull dhe a duhet edhe më tej të heshtim për hir të asaj apo këtij dhe deri në shkatrrim ta lëm që edhe më thellë të thellohet e keqja mbi popullin Shqiptarë?
– Cila është rruga për ta nxjerr nga kjo çoroditje këtë popull?
Mendoj, edhe pse të gjakosur vetëm lufta na shpëton.
Kosova e pushtuar barbarisht ka një peshë robëruese dhe stërngarkesë psikologjike e cila po ndikon në mënyrë shkatërruese tek qenja e kombit Shqiptar që nuk e ka pasur ndonjëherë në historinë e saj. Ajo sot bën një rrezistencë të llahtarshme për jetë a vdekje, një përpjekje për të gjalluar prej ditës në ditë, ashtu hermetikisht e pushtuar po mbijeton për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Duke drithëruar kurreshtar se netët e tmerrit po shtohen, ndërsa e nesërmja do të jetë nata e thikave të gjata, nata e Bartolomeut.
Shqipëria e animuar po i lanë borxhet e vetëvetes, të një shfrimi psiqik dhe të një shkatërrimi ekonomik të vetëvetes, duke u munduar për të nxjerrë këmbët nga mjerimi i trashëguar po kacafytet me prapaskenat që po i kurdisin fqinjët dhe ata që me fanatizëm ende po e ruajnë nostalgjinë për të kaluarën. Nga kjo trysni politika e drejtë dhe konstruktive është shndërruar në faktorë bazë të thashethemeve.
Shumë shtete të botës kanë hartuar kushtetutat e veta edhe para një shekulli të cilat qëndrojnë të paprekshme edhe sot e kësaj dite, pavarësisht nga sistemi shoqëror. Për Shqiptarët e hapësirës së Ballkanit nga kronistët e huaj u shkrua se me 1444 në Lezhë u formuan dhe u themeluan elementet e para të shtetit Shqiptarë, por qeverisja e shtetit bëhej pa kushtetutë, ndërsa më vonë nga forcat Osmane u shkatërrua shtetësia Shqiptare.
Mendimtari i kohës Lekë Dukagjini hartoi Kushtetutën e parë Shqipëtare me të cilën qeverisej bota Shqiptare në hapsirën e Ballkanit, por shtetësia Shqiptare mungonte. Kjo kushtetutë e shkruar gati para pesëqind vjetëve ndoshta edhe mund të quhet kushtetuta e parë në botë.
Një komb i madh si Iliria, sado që ndër kohëra të jetë ndarë apo zvogëluar nuk mund të vdes dhe të shuhet në tokën e vet dhe kurrë nuk do të bëj vetëvrasje në shtratin e varreve të baballarëve. Rruga e qëndresës për të mbijetuar ky komb ka qenë e ndershme, por e dëmshme për vetëveten, sepse gjithnjë për të realizuar qëllimin nacional kemi zgjedhur rrugën paqësore, jo vetëm të strategjisë, por edhe të taktikës.
Nëse nuk jetësohet sovraniteti i popullit Shqiptarë në të gjitha trojet etnike nën ish Jugosllavi atëhere opcionet e statuseve speciale, vilajeteve e autonomive kulturore, u ka vdekur nëna qysh në vitin 1981, sepse askush nuk mund të shkelë mbi gjakun e atyre që ranë pavarsisht nga kalkulimet të kujdo qofshin ato.
Nëse do të ndodhte të humbim shanset e fitoreve të cilat ende i kemi ne duart tona, faji do t’i mbetet nacionalizmit Shqiptar, sepse kurrnjëherë gjatë historisë nuk hartoi një program të mirëfilltë Panshqiptarë, kurrnjëherë gjatë historisë nuk krijoi një organizëm nacional irredentist, të qëndrueshëm dhe operativ deri në bashkim.
Nacionalisti i mirëfillt nuk njeh kufijë të ndarë të një etniteti, përderisa nacionalja e tij është e ndarë në pesë shtete. Politika e zgjidhjes së çështjes nacionale me metoda dhe dialog paqësor është nostalgji e shpresave të humbura dhe eufori foshnjërake e programeve partiake që bëjnë zhurmë vetëm për marrjen e pushtetit, andaj edhe bëjnë politikë anti nacionale. Populli Shqiptar asnjëherë nuk mundi të krijoi shtet të tërësishëm nacional në etnitetin e tij autokton. E kemi humbur këtë verdikt të sovranitetit nacional, sepse gjithnjë kemi qenë në politik për opcione paqësore, opcion i cili asnjëherë askund në botë nuk e zgjidhi çështjen nacionale.
Gjenerata të tëra u edukuan me ndjenjën e urrejtjes nacionaliste kundër sistemeve brenda shtetërore për shkak se na mungoi edukimi i nacionalizmit me përkushtim nacional, siç ishin dhe janë ata nacionalist që luftuan gjatë historisë së lashtë të popullit Shqiptar, për Kosovën, për Ҫamërinë, për Shqiptarët e Maqedonisë, për trojet etnike të ndara.
Politika Shqiptare duhet të krijoi koncepte të reja bashkëkohore, me një vizion të ri Shqiptarë të çliruar tërsisht nga konvencionalizmi dhe rekuizitat e vjetra të modeleve Ballkanike, por duke u perpjekur drejtpërdrejtë në konsolidimin e çështjes kombëtare Shqiptare në hapësirën e Ballkanit, por gjithnjë duke e vështruar sfondin e veprimtarisë politike të gjithanshme dhe intenzive të Europës dhe SHBA’së për kodet e pa njohura të politikës së tyre për shtetet e Ballkanit. Politika Shqiptare duhet t’i mënjanohet politikës me intervale, epizodike, ngase zgjidhja e çështjes Kombëtare kërkon profesionalizëm politik, kohë me përkushtim të vazhdueshëm dhe asnjëherë duke iu mos nënshtruar rregullave të lojërave të kujdo qofshin ato, miqve apo të armiqëve.
Në bazë të konventës së Gjenevës, në bazë të deklaratës së Moskvës të vitit 1943, krimet kundër paqës në Kosovë kanë filluar që nga viti 1912. Prej asaj kohe Shqiptarëve nuk u është garantuar jeta, liria, prona, bashkimi politik dhe arsimi kulturorë. Dhe kështu me thikë në fyt mbi Shqiptarët, përmes terrorit ushtarako policorë, tërë një populli, Serbia ia ka dedikuar aparteidin e tipit të Afrikës jugore.
Diplomacia Shqiptare sot, gjindet në rrethana identike në mes të luftës dhe paqës sikurse me 1913. Diplomacia Shqiptare sot për të qenë në rrjedhat e ngjarjeve politike të plota duhet me diagnoza të sakta të kuptojë se kah po shkojnë dilemat rreth politikës Ballkanike, situatës politike kombëtare Shqiptare e cila po përsëritet dhe është aktualizuar si në kohën e Bizmarkut, Dizraelit dhe Andrashit. Këto dilema thuase me reagensa të njejta kanë mbetur dhe vazhdimisht po përsëriten në dëm të kombit Shqiptar, e sidomos për trojet etnike të okupuara.
Europa, në rend të parë, politikën e vetëvendosjes në lansimin e rendit të ri Botërore, don ta konvertojë dhe ta mbyll nëpër muzeumet e historisë. Në vend të atij drejtimi diplomatik militarist që pat lindur me 1919, bota e civilizuar sot don të aplikoi një rend të ri, duke instrumentalizuar çdo gjë që politikën univerzale për të drejtat e njeriut dhe të njerzimit në përgjithësi t’i kodifikoj si normë të rendit të ri.
Diplomacia jonë duhet të mësoj edhe në thërmiat politike, pa u friguar nga kritikat të kujdo qofshin ato, duhet të mësoj se çka është metapsikoza në ndërrime rrapide, sistemore e shoqërore, se me to duhet të ndërroj edhe botëkuptimi politik, fjalori diplomatik dhe të dij cilat janë pasojat e trashëguara.
Duke qenë stoik në skllavëri, gabimi krenarë i diplomatëve shqiptarë është vet nënshtrimi i tyre, sepse kanë mbetur duke u shetitur si kalorës me shpatë të thyer e të ndryshkur, që një ditë së bashku të mbeten në muzeun e moshës.
Europa zotëri, nuk na ka falur asnjëherë asgjë, përkundrazi ajo gjithnjë na ka marrë dhe ua ka dhënë të tjerëve, edhe sot po ajo Europë është. Diplomacia Shqiptare sot duhet të jetë pjekuria e diturisë kombëtare dhe veprimtarinë e vet politike duhet ta përsos në një shkallë të lartë, sepse ajo është barometri përgjegjës i çështjes gjithkombëtare. Një intelegjencë e një shoqërie e cila punoi e veproi dhe sundoi pesëdhjetë vite dhe ishte në shërbim të sllavëve dhe e privilegjuar nga ai pushtet, për të shtypur, sunduar, burgosur dhe persekutuar popullin e vet, ajo falimentoi e turpëruar dhe nuk mund të angazhohet apo ta udhëheq një tjetër shoqëri, një rend shoqëror, me koncepte të reja sistemore, pasi që si rjedhojë, na përsëriten dështimet dhe historia e dështimeve.
Epo të mohosh pjesën më të shëndoshë të popullit tënd, të degradosh ata që edhe sot po e vuajnë me lëkurë, më rëndë se çdo kush tjetër, historia të hakmirret dhe vreri të shkarkohet si gjithnjë mbi popullin e pafajshëm.
Rezistenca jonë duhet të jetë aktive dhe provokuese e jo paqësore dhe pasive, sepse pa dashje jep si rezultat gjunjëzimin. Duhet dalluar rezistencën vetëorganizuese civile nga ajo institucionale egzekutive.
Paqja është e mirë, dialogu është i preferuar dhe i domosdoshëm, por paqja nën okupim është përralla e ujkut dhe qengjit; Dialogu diplomatik pa rezultate është bisedë kurtoazie.
Shqiptarët u çarmatosën vetë nga të gjitha armët e sulmit; mbrojtja, durimi, dialogu, rezistenca paqësore, janë armë e qyqarëve; ideja është e mirë, qëllimi është manipulativ dhe monopolist.
I mjerë është ai popull që i nevoiten heronjtë, njëherit i mjerë është ai popull që i mohon, i largon dhe për së gjalli i varrosë hëronjtë dhe liderët e vërtetë.
Populli Shqiptar kurrë nuk ka jetuar në paqe dhe qetësi politike ekonomike dhe shpirtërore. Ky shqetësim i përhershëm i ka krijuar te gjeneratat e këtij shekulli neuroza dhe trauma të rënda shpirtërore, ka bërë që ky popull të jetë i q`ekulibruar dhe i destabilizuar në jetën e përditshme si dhe në organizimin politik e Kombëtar. Robëria e gjatë dhe frika e përhershme krijon tek njerëzit psikologjinë inferiore dhe logjikën e robit të dëgjueshëm, kjo kategori njerëzish posa të arij një liri të rrejshme bëhet euforike dhe kalon në shfrenim egocentrik.
Arti i politikës vjen në kundërshtim me logjikën, sepse rezultatet e realizimit të interesave politike varen dhe mbështeten gjithnjë në prapavinë e forcës.
Shqiptarët dhe Kosova nuk duhet haruar se ishin të parët që u ngritën kundër robërisë Komuniste (1981) për liri dhe demokraci. Jugosllavia – Serbia burgosi mbi gjashtëqindmijë Shqiptarë, vrau me qindra studentë, gra, fëmijë, na përdhunoi pragun e shtëpisë, të cilën masakër e bën edhe sot.
Për t’i lëvizur gurët e Kosovës dhe etnosit Shqiptarë të Ballkanit, duhet shumë Ohajo e Dejtona dhe Bona, pak Pariza dhe Londra por më parë duhet të pajtohen Prishtina dhe Tirana.
Nuk e kuptoj pse ne Shqiptarët i frigohemi luftës, kur nga lufta ne mund të humbim vetëm Robërinë.
“DEMOKRACIA, MBROHET ME LIGJE – LIRIA FITOHET DHE MBROHET ME LUFTË”.