KMDLNJ: 49 VIKTIMA SHQIPTARE TË OLIVER IVANOVIQIT!

Prishtinë, 19 janar 2018: Ditë më parë nga persona të pa – njohur u ekzekutua ish lideri i sërbëve të veriut dhe i dënuari për krime lufte, Oliver Ivanoviq.
Ekzekutimi shumë profesional u krye para hyrjes në selinë e partisë që drejtohej nga Oliver Ivanoviq. Ekzekutimi u bë në mënyrë shumë profesionale, pa lënë gjurmë dhe pa prani të dëshmitarëve. Pas këtij ekzekutimi shumë profesional filloi një luftë e adresimit të kryerësve të mundshëm të këtij krimi ku Serbia këmbëngulë se këtë krim e kanë bërë shqiptrarët për të shtrirë autoritetin në veri , me dërgmin e Policisë së Kosovës apo ushtrisë së Kosovës e cila as që ekziston. Për opinionin e gjërë Oliver Ivanoviq është portretizuar si politikan i matur, që është kundër ndarjes së Kosovës dhe me të cilin mund dhe duhet të bashkëpunohet.
Për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut nuk ka pasur asnjë mëdyshje për të kaluarën e tij kriminale dhe për përgjegjësinë komanduese për krime lufte ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, boshnjakë dhe turq.

Në këtë kontekst , Q. R e KMDLNj –së në Mitrovicë , së bashku me zyrën në Prishtinë ka mbledhur informacione që bindshëm dhe pamohueshëm e vërtetojnë përgjegjësinë për krime lufte të Oliver Ivanoviqit duke e denoncuar publikisht për këto krime sikur edhe duke bërë kallëzime penale kundër tij e që nuk janë marrë fare parasysh nga UNMIK në ndërkohë që autoritetet vendore nuk kanë pasur asnjë kompetencë.
KMDLNj e ka akuzuar Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve gjatë luftës si dhe vrasjen e 10 shqiptarëve , pas përfundimit të luftës. Për ta sqaruar opinionin për rolin e Oliver Ivanoviqit me këto krime KMDLNj ofron këto dëshmi që i ka dorëzuar në prokurori të UNMIK –ut dhe EULEX – it.
Më datë 14.04.1999, Oliver Ivanoviq , i uniformuar si polic rezervistë dhe me përgjegjësi komanduese në Rrugën e Kovaqëve ka urdhëruar vrasjen e 31 civlëve shqiptarë.
Më datë 16.04.1999 po në të njejtën cilësi dhe përgjegjësi , te Ura e Gjakut ka urdhëruar vrasjen e 8 shqiptarëve.
Më 3 dhe 4 .02.2000, eskadronet vrastare paramilitare dhe policore serbe të udhëhequra nga Rojat e Urës ku Oliver Ivanoviq ka qenë figura qendrore kanë vrarë 10 civilë shqiptarë dhe me dhunë kanë shpërngulur 1564 familje , me 11.364 anëtarë, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë shqiptarë por ka pasur edhe pjesëtarë të pakicës boshnjake dhe turke.
Para se të ekzekutohej Oliver Ivanoviq ka qenë i sulmuar 3 herë nga persona të panjohur e që nuk janë zbuluar kurrë.
Herën e parë i është vënë flaka veturës së Oliver Ivanoviqit.
Herën e dytë është sulmuar me bombë duke e hedhur në oborrin e shtëpisë kurse,
Herën e tretë është gjuajtur me armë zjarri.
Pas denoncimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë për krime lufte të Oliver Ivanoviqit, me 23.04.2013, koordinatori i Q. R të KMDLNj –së në Mitrovicë, z. Halit Barani është ftuar në EULEX dhe ka dhënë deklaratë dhe ka ofruar prova pas së cilës është arrestuar Oliver Ivanoviq i cili , pastaj, nga Gjykata Themelore u dënua me 9 vite burg dhe pas një presioni të madh të Serbisë dhe mbase me ndonjë marrëveshje politike rasti u kthye në rishqyrtim , me vendim të Gjykatës së Apelit.
Pas ekzekutimit të Oliver Ivanoviqit u përhap një dezinformatë se vetura e tipit Opel Astra është gjetur e djegur në Lagjen e Boshnjakëve, e banuar me shqiptarë kurse, në të vërtetë , vetura u gjetë në Lagjen 7 Shtator që shpie në drejtim të Zveçanit.
Për KMDLNj –në është shumë me rëndësi të zbulohen dhe të sillen para drejtësisë kryerësit e këtij krimi në mënyrë që të hiqen dilemat dhe spekulimet sikur edhe të zbardhen motivet e këtij krimi.
Për KMDLNj –në është jashtëzakonisht shqetësues fakti për mosndjeshmërinë ndaj 49 të viktimave dhe familjeve të tyre, për të shpërngulurit me dhunë të cilët asnjëherë nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre nga Oliver Ivanoviq dhe paramilitarët tjerë.
Për KMDLNj –në është i papranueshëm propozimi që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të marrë pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe evokimi i kujtimeve për pirje kafe me të në kohën kur ndaj Oliver Ivanoviqit ishin bërë publike akuzat për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë.
Në këtë konteks KMDLNj kërkon drejtësi për viktimat, në rastin konkret për 49 viktimat shqiptare sikurse edhe për të gjitha viktimat tjera ndaj të cilëve nuk është përmbushur drejtësia pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore, bindjeve politike, statusit shoqëror dhe tjera si dhe përgjegjësisë ndaj të gjithë atyre që planifikuan, zbatuan, kryen dhe nuk penguan krimet për shkak të shkeljeve të ligjeve të luftës, gjithashtu pa bërë dallime në baza etnike, fetare, gjinore, statusit shoqëro, bindjeve politike etj. Thjeshtë, KMDLNj kërkon drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kriminelët.
Oliver Ivanoviq nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete kriminale dhe KMDLNj ka denoncuar me fakte edhe persona të tjerë të cilët do të duhej të trajtohen nga Gjykata Speciale.
Amnestimi dhe glorifikimi i figurës së Oliver Ivanoviqit që po portretizohet si personazh pozitiv dhe si viktimë krijon mundësi që edhe të tjerët , kriminelët e tyre t’i paraqesin si heronjë e që për KMDLNj është e papranueshme, e pamoralshme dhe e dënueshme.
Oliver Ivanoviq, gjatë luftës ka qenë udhëheqës i policisë rezerviste të Serbisë që ka kryer shumë masakra anëkënd Kosovës kurse pas luftës ka qenë njëri ndër themeluesit e Rojave të Urës apo paramilitari vrasës i Dolce Vitas.
Këto janë fakte që KMDLNj i ka mbështetur me deklarata të të mbijetuarve të masakrave që i ka bërë Oliver Ivanoviq, me policët që i ka komanduar edhe paramilitarët e Serbisë , pas përfundimit të luftës.
Nëse tregohemi të mëshirshëm ndaj kriminelëve atëherë po i vrasim viktimat për herë të dytë dhe po e përligjim mosndëshkueshmërinëe cila do të inkurajojë ata që edhe në të ardhmën planifikojnë të bëjnë krime lufte apo krime kundër njerëzimit!
Prishtinë, 18 janar 2018
Shërbimi për Informim i KMDLNJ’së

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura