ABAS FEJZULLAHI: PROFESOR REXHEP KRYEZIU I NDERUAR NDËR BREZA NGA BREZNA E OPOJËS

Bern, 9 korrik 2020: Katundi Brezne ndër breza ka edhe histori të bujshme dhe shumë interesante si katund që shtrihet në hapësirën e disa kodrinave, kryesisht me livadhe të mrekullueshme dhe hapësira tjera më të pakta për tokë punuese për drithra buke për shkak të lartësisë dhe klimës malore si në tërë krahinën e Opojës, ku bënë pjesë edhe Brezna si katund bukur i madh, me shtëpi dykatëshe kryesisht të ndërtuara bukur nga guri e dru pishe.
Sipëri katundit shtrihet mali Korritnik ndërsa poshtë katundit shtrihet liqeni i bukur i Breznës, që i jep pamje të mrekullueshme jo vetëm katundit por tërë asaj hapësire, që vendoret e quajn Likeni i Breznes.
Në anën e djathtë në hapësirën gjeografike shtrihet Pashtriku poshtë nënë te, katundet e trevës së Hasit të thatë pranë Prizrenit e që shtrihen deri afër qytetit të Gjakovë.

Rexhep Kryeziu lindi më 1937 në Brezne, katund i njohur në krahinën e Opojës jo vetëm për bukurit natyrore por edhe për mikëpritje dhe bujari për të huaj e miqësi në kohë dhe rretha të ndryshme. Mjaftë i pasur me trashëgimi kulturore dhe historike në kohë dhe hapësirë.
Mësimet fillestare i mori në vendlindje në Breznen e mrekullueshme. Për Rexhep Kryeziun si nxënës, ja se çfarë shkruan mësuesi i tij në librin e tij të kujtimeve gjatë shërbimit si mësues nga Frytori (Shtatori) i viti 1947 deri në mbarimin e vitit shkollor 1949 :
Mësuesi i Popullit GANI DEMIR RATKOCERI, në librin e tij: “KUJTIME BALLAFAQIME ME JETËN” faqe 26-27

“…Kaluan pushimet dhe u ktheva në shkollë. Menjëherë me fillimin e semestrit të dytë erdhi inspektori i arsimit Rrahim Hoxha. Nuk u ndjeva më aq i friksuar si herën e parë, pasi kisha fituar përvojë e guxim dhe kisha kaluar edhe dy inspektime me sukses. Por inspektori më bëri me dije që në fillim se nuk kishte ardhur për inspektim, por për disa punë tjera.
-Me qenë se nxënësit e klasës së tretë janë shumë dhe të rritur e me mësime shkojnë shumë mirë, t’ i kalojmë në klasën e katërtë e t’ i çojmë në fshatin Buçaj, pasi janë dy mësues dhe kanë pak nxënës. Kurse ata nxënës që janë shumë mirë me mësime në klasë të dytë t’i kalojmë në klasën e tretë.
Ashtu vepruam. Inspektori më kërkoi edhe emrin e nxënësit më të mirë që ta dërgonim me bursë në Prizren se ishte hapur një gjimnaz i veçantë me nxënësit më të mirë të Kosovës, me një program të veçantë ku të kishin mundësi të kalonin nga dy klasë në vit. Në Prizren dërgova Rexhep Kryeziun, djalin e kryetarit të këshillit, se qe një djalë i zgjuar dhe shumë mirë me mësime. Edhe në Prizren u dallua midis shokëve. Lidhur me këtë dua të tregoj për një episod: Më 1995 u takova rastësisht në Tiranë me kryetarin e shoqatës “Familja ndihmon familjen”. Ai më tregoi se e kishte pasur shok …Rexhepin, i cili kishte mbaruar fakultetin filozofik dhe kishte shërbyer si inspektor arsimi duke kontribuar edhe për zhvillimin e kulturës në krahinës e Opojës. Por ishte sëmur nga kanceri dhe kishte vdekur. Ky lajm më tronditi mjaft. “
Në vijim Foto dok.nga libri i autorit Gani Demiri Ratkoceri – Mësues i Popullit me titull:
“KUJTIME BALLAFAQIM ME JETËN” Tiranë 2000.
(*** Shënim plotësues, bashkëbiseduesi në Tiranë me mësuesin Gani Demiri-Ratkoceri lidhur
me Rexhep Kryeziun, është vet autori i këtij shkrimi)

Për të shkruar në hollësi e thellësi për Rexhep Kryeziun, vendlindjen e tij Breznen e mrekullueshme, veprimtarinë atdhetare dhe për jetëshkrimin e tij, don kohë e përkushtim dhe do të ishte vërtetë një histori në vete, por me këtë rast nderimi e përkujtimi, po paraqesim vetëm sipërfaqsisht disa të dhëna për jetën dhe veprën e të nderuarit Profesor Rexhep Kryeziut.
Rexhep Kryeziu, pas mbarimit të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm në vendlindje, mbaroi po ashtu me sukses gjimnazin me program të veçantë në Prizren dhe shkollën e mësuesisë. Regjistrohet në Fakultetin e shkencave natyrore drejtimin e Gjeografisë ku dhe merr titullin Pofesor për lëndën e Gjeografisë.
Ka krye kurse të muzikës, nga se ishte dashamirës i përkushtuar i traditës dhe trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe i artit muzikor e folklorit shqiptarë në veçanti, që ishte trashëguar brez pas brezi me të gjitha pasuritë e begatshme të folklorit në krahinën e Opojës pra edhe në vet Breznen, me këngë e valle dhe veshje kombëtare njësoj si krahina e Lumes, apo siç thonë vendasit kanë të njejtën veshje kombëtare veshje Lumjançe.
Profesor Rexhep Kryeziu, me përkushtim e dashuri ushtroj detyrën si mësimdhënës, në saje të aftësive organizative dhe besimit nga ana e kolektivit, ushtroj detyrën e drejtorit në Shkollën Fillore të Bellobradit në Llapushnik, deri në fund të muajt Brymor (Nëntor) të vitit 1968, ku pas Kundërshtimeve (Demostratave) që ndodhën fillimisht në Prizren e pakë ditë më vonë dhe në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës, kah fundi i muajt Brymor (Nëntor) ku vazhduan edhe në disa qytete në Maqedoni, kryesisht në Tetovë me kërkesën që Kosova të jetë Republikë e barabart si republikat e tjera në Jugosllavi.
Komiteti Qendror i LK të Serbisë dhe i Jugosllavisë, jo vetëm që s’pranonin kërkesat e studentëve dhe popullit shqiptarë në Kosovë, por morën vendime dhe qëndrime të ashpra ndëshkuese dhe filluan ti jetësojnë ato në Kosovë që aso kohe quhej Kosovë e Metohi.
Masat ndëshkuese që i mori pushteti aso kohe kryesisht ishin: Dalllimet (diferencimet) fillimisht nëpër kolektivet punuese dhe institucionet kryesisht arsimore dhe të tjera, për ata që ishin në shënjestër të pushtetit e në veçanti nënë syrin e UDB-së ku pati largim nga vendet e punës në veçanti nga arsimi, pati edhe arrestime, keqtrajtime, vrasje, burgosje dhe denime për organizatorët me shumë vite burgimi.
Edhe në komunën e Dragashit këto masa ndëshkuese u jetësuan me largimin e Rexhep Kryeziut nga detyra e Drejtorit në SH.F.të Bellobradit në Llapushnik dhe largimit tim (autorit të këtij shkrimi përkujtimor) si mësimdhënës pranë SH.F “ 29 Nandori” aso kohe në Bresanë, pasi që sipas vlerësimeve të aktiveve të LK si në kolektivet e shkollave në rrethe të urdhëruara nga komitetet e LK të Kuvendeve komunale si në Dragash e Prizren, nga ku jepeshin urdhëra për të larguar nga puna e dënuar nacionalistët dhe iridentistët shqiptarë që janë të vendosur në të drejtën e tyre që Kosova të jetë Republikë e barabart si republikat tjera Jugosllave. Më i zëshmi në Bresanë e në tërë Opojën dhe në nivel të komunës së Dragashit ishte Nazif Neziri nga fshati Kuk, ofiçar i gjendjes civile në Bresanë, por i njohur në tërë Opojen me emrin SHEF, si keqbërës dhe bashkëpunëtor i ngushtë UDB-së në atë kohë që është një histori në vete për veprimtarinë e tij keqbërëse në popull në krahinën e Opojës.

Më vonë ishte mësimdhënës i gjeografisë në Shkollën Normale të Mësuesisë në Prizren ku pas pakë vitesh përsëri e larguan nga arsimi si të pa përshtatshëm siç thuahej e shkruhej aso kohe nga vlerësimet e LK (moralo-politikisht i pa përshtatshëm) për të gjithë ata mësimdhënës që kishin rënë ndeshë me qëndrimet e LK dhe vlerësoheshin se janë përkrahës apo organizator për jetësimin e Kosovës Republikë apo edhe për Bashkimin Kombëtar
U punësua si inspektor arsimor pranë Kuvendit komunal në Prizren ku dha mbështetjen kryesore në hapjen e shkollave shqipe në fshatrat me popullësi shqiptare, por me gjuhë të humbur amtare, që në popull njifen me emrin Torbesh, nga rrethanat dhe kushtet historike në të kaluarën kanë humbur gjuhën shqipe dhe në familje flasin gjuhën sllave dhe shkollimin po në atë gjuhë siç ishte Mushnikova në grykën e Zhupës së Sreckës, Gërnçari dhe Skorobishti që shtrihen në anën e djathtë të rrugës për në Suharekë në shpatijet e bukura malore. Për këtë përkrahje përsëri ra në sy dhe largohet edhe nga ky vend i punës dhe pastaj deri në ndërrimin e jetës punoi në Arkivin e qytetit si arkivist ku drejtor kishte serbin një pjanec A. Krunisllavin.
Me këtë punë ishte tejet i kënaqur nga se merrte pjesë për çdo vitë në seminare të Arkivistëve si në Zarë dhe në Beograd e arkiva tjera ku siç më tregonte ka pasur rast të shef dokumente me rëndësi të veçantë dhe thonte:
‘Se më shumë ka përfituar nga kjo punë në Arkivë njohuri me të dhëna me rëndësi historike, se me pas kryer disa fakultete tjera.’ Unë e falënderoi sepse në vazhdimësi më njoftonte për gjëra interesante dhe më sillte literaturë nga biblioteka kishtare e Shkollës për popa në Prizren e njohur edhe në Serbi BOGOSLLAVIA, ku vetem si arkivist kishte çasje në këtë bibliotekë. Më kujtohet Libri Jeta Kishtare–Cerkveni Zhivot ku mes tjerash shkruante në hollësi për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për Ramadan Zakokun që vrau në mes ditë në Marash telegrafistin grek dhe për Rrust Kabashin e ngjarje të asaj kohe që nuk i gjeje në literaturën në gjuhën shqipe…
Është themelues dhe drejtues i SHKA “ Xhevdet Doda” ku me shumë sukses vite me rradhë me programet e shfaqura kudo në Prizren, me Rrethinë, në Kosovë e Shqipëri është mirëpritur dhe ka lënë mbresa të pa harrua tek shikuesi në përgjithësi dhe artdashësit në veçanti.
Në Prizrenin e bukur dhe historik, me 7 korrtor (Korrik) 1985 nga një sëmurje e rëndë u nda nga jeta Profesor Rexhep Kryeziu, në moshën 48 vjeçare. Tani me rastin e 45 vjetorit të kalimit në amshim, përmes këtij shkrimi po e përkujtoj me mall e dashuri shokun e bashkëveprimtarin e të njëjtit profesion që me përkushtim ishte shembull për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura