ABDULLAH PRAPASHTICA: ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE PËRFUNDON VETËM ME BASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET

(Prishtinë, 19. 07. 2012) – Kohëve të fundit u fol shumë për “përfundimin” e mbikëqyrjes së pavarësisë së Republikës se Kosovës nga ana e Brukselit. Në vazhdim mund t´a shohim se a është ky paralajmërim i vërtetë apo një mashtrim i ri optik!
Çelësi për të qenë një popull i lirë, i pavarur dhe sovran është:
– e drejta e tij në vetëvendosje me të tëra segmentet e fatit të vet. Vendi i ynë mund të bëhet shtet i lirë, i pavarur e sovran vetëm;
– kur e ka Ushtrinë Kombëtare Shqiptare (UKSH) që garanton integritetin e sovranitetin në tërë hapësirën e vet territoriale;
– kur e ka Kushtetutën e vet të miratuar nga populli në referendum;
– kur populli mundet me e zgjedh dhe me shkarkua udhëheqjen e vet;
– kur e ka paranë dhe ekonominë nacionale të pavarur nga vendet tjera dhe
– kur mundet të udhëheqë politikën e jashtme në mënyre të pavarur.
Vetëm një vend i cili i plotëson këto kritere elementare mundet të jetë shtet i pavarur dhe i barabartë me shtetet tjera.

Pra, përmbyllja e pavarësisë nuk është farsë vetëm nëse për bazë e ka të drejtën e popullit në vetëvendosje, përmes referendumit për të gjitha kriteret e lartë përmendura.
Kjo do të thotë se nga Shtatori i vitit 2012 Republika e Kosovës nuk mundet të hynë në fazën e pavarësisë së plotë, sepse nuk ju ka lejua nga ana e Brukselit të plotëson as njërin nga kriteret elementare për krijimin e shteteve të pavarura e sovrane. Përkundrazi Brukseli nuk e heq sundimin e vet diktatorial ushtarak-policor dhe civil, të drejtë për së drejtë nga Kosova, pa e sigurua plotësisht që Republika e Kosovës nuk ka me u bë kurrë shtet sovran dhe pa u sigurua që kurrë të mos lejohet bashkimi me shtetin Amë Shqipërinë.

………………………………………….

CILAT JANË PRAPASKENAT E BASHKIMIT EUROPIAN?!

*   *   *

The European Union – the New Soviet Union?

………………………………….

David Icke – Agenda i porijeklo Europske Unije

…………………………………….

Na Rubu Znanosti (21.09.2009) David Icke o EU 1.dio

—————————————-

Vetëm kur Brukseli të sigurohet se në pushtetin afatgjatë e ka instaluar agjenturën e vet dhe vetëm kur të krijohet një gjendje lufte e armiqësie mes Shqipërisë e Kosovës, ka mundësi që Brukseli të heq dorë nga sundimi e vet diktatorial ushtarak-policor e civil nga Kosova dhe që sundimin e vet kolonial t´a vazhdoi përmes marionetave të veta që e zbatojnë me përpikëri Planin (antishqiptar e shkombëtarizues) të Ahtisarit.
Me gjasë aktualisht ka arritur puna deri aty sa nga ana e BE të sigurohet pushteti afatgjatë i marionetave dhe inicimi i konfliktit mes Shqipërisë e Kosovës dhe për këtë arsye tani po flitet mbi “përmbylljen e mbikëqyrjes se pavarësisë”!
E tërë kjo fushatë e Brukselit rreth integrimeve në Organizatën e Bashkimit Evropian të kujton kohën e pas LDB dhe agjitacionin e Moskës të Stalinit për integrim në Bashkimin Sovjetik dhe në Traktatin e Varshavës. Ose fushata e BE është edhe me identike me fushatat e Beogradit të Titos për anëtarësimin në Bllokun e të pa Inkuadruarve të vendeve që nuk ishin në blloqet e NATO-s dhe Varshavës, e që Jugosllavia i shfrytëzonte për interesa të veta politike e ekonomike përmes të politikës së vet neokolonialiste. Me këto politika reduktohej e kufizohej sovraniteti i shteteve tjera duke i shndërruar ato në koloni të tyre.
Bashkimi Sovjetik edhe Blloku Jugosllav i të Painkuadruarve edhe Bashkimi Evropian kanë të përbashkët qëndrimin ndaj kombit shqiptar, sepse të gjithë ata bashkë nuk lejuan e nuk po lejojnë integrimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike brenda një shteti të vet. Derisa Republikës së Kosovës ia ndalojnë me Kushtetutat e tyre bashkimin me shtetin Amë Shqipërinë, Kosovës i imponojnë integrime rajonale me Ballkanin Perëndimor apo me Organizatën e BE – si koloni e tyre.
VËLLEZËRIT QË NUK SILLEN MES VETI VËLLAZËRISHT BËHEN ARMIQ!
Mu tani BE përmes të marionetave të veta, si Behxhet Pacolli e Mimoza Kusari e mbron Pronarin Grek të çimentos në Hanin e Elezit dhe pamundëson hyrjen e çimentos nga Shqipëria në Kosovë. BE qëndron edhe pas përjashtimit të Emin Gërbeshit i cili e inicoi këtë çështje. Shih lojërat e ndyra rreth vazhdimit ilegal të mandatit të presidentes të emëruar me dhunë nga diplomacia e huaj, që është po në këtë funksion. Mos të harrojmë se përmes marionetave të BE të tipit si Behxhet Pacolli e Mimoza Kusari në Tiranë u pamundësua plasimi i prodhimeve bujqësore të Kosovës në tregun e Shqipërisë, por për prodhimet greke nuk pat pengesa në Tiranë. Pra, konflikti mes Tiranës e Prishtinës është programuar në Bruksel! Kjo është politika kolonialiste e BE!
BE e dinë mirë se vëllezërit që nuk sillen mes veti vëllazërisht bëhen armiq! Prandaj, duhet kuptuar se pas këtij skenari qëndron qëllimi i Brukselit që mes Kosovës dhe Shqipërisë të nxitet një luftë e armiqësi si mes dy Koreve. Kur të hyn Shqipëria dhe Kosova në luftë mes veti, BE ju shet armatim dy palëve, sikur që ju ka shit armë edhe Iranit e Irakut kur ata luftonin mes veti. Gati që të gjitha luftërat në mes shteteve myslimane janë nxitur përmes të agjentëve të rekrutuar gjatë studimeve në vendet e BE. Kështu është zgjeruar tregu i shitjes se prodhimeve të BE që nga armatimi e deri te veshmbathja.
Kur kemi fjalën te vendet myslimane, mu pse Athina e Beogradi e kanë bindur Brukselin se shqiptaret janë mysliman, BE edhe nuk po i len shqiptarët të krijojnë shtetin e vet të bashkuar, të pavarur e sovran, por i lan të ndarë në 6 shtete. Njësoj si po vepron BE me Bosnjën.
Aristrokacia e Evropës kanë harruar se në të kaluarën Shqiptarët u lan nga mbretëritë e Evropës në mëshirën e perandorisë turke dhe se ata, jo pse u binden islamit, por për të shpëtuar ekzistencën biologjike konvertuan në islam.
Edhe pse feja e shqiptarit nuk është as islami as krishterimi, por feja e shqiptarit është shqiptaria, përsëri, Aristrokacia evropiane i detyroi shqiptarët të përdorin islamin nën mbretninë serbe dhe marksizmin nën diktaturën e titos si barrikada për të mbrojtur kombin e vet nga shkombëtarizimi e asimilimi nga republikat sllave të ish Jugosllavisë.
Pra, nëse shqiptarëve ju rrezikohet ekzistenca biologjike si komb, nuk është çudi që përsëri të përdorin islamin, marksizmin apo ndonjë ideologji tjetër për mbrojtjen e kombit të vet nga rreziqet aktuale të degradimit e dekadencës e degjenerimit kulturor e morale që erdhi te ne me BE, pas 1999. Me ketë desha të beje me dije se shqiptaret kurrë nuk e kanë vuar popullin e vet në shërbim të verbër as të islamit, as të krishterimit dhe as në shërbim të verbër marksizmit, por këto ideologji i ka përdor si mjete për mbrojtje të ekzistencës biologjike të kombit te vet. Ideologjitë e huaj nuk ishin kurrë qellim, por gjithmonë ishin vetëm mjet për mbrojtje të kombit.
IDEOLOGJITË E HUAJA NUK ISHIN KURRË QËLLIM, POR GJITHMONË ISHIN VETËM MJET PËR MBROJTJE TË KOMBIT
Sërish Atdheu dhe Kombi i ynë tani po ballafaqohet me këtë rrezik të ri dhe ai duhet të gjen mënyrën për mbrojtjen e ekzistencës se vet nga asimilimi e zhdukja e tij si komb. Në këtë gjendje amoral ka qenë Populli i Iranit në kohën e sundimit të Sheh Reza Pahallavit, kur Irani ka qenë vend i njohur për turizëm erotik për kodoshët e horrat pasanik nga vendet e Evropës.
Tani Vendi ynë po bëhet vend i njohur për turizëm erotik për kodoshët e horrat pasanik nga vendet e Evropës. Vendi ynë i copëtuar në 6 shtete, është bërë Eldorado për shpëlarjen e parave të ndyra dhe për pasurimin e paligjshëm. Ku ka para të mëdha të fituara pa djersë dhe femra të detyruara ta shesin moralin e vet, aty grumbullohen të gjithë kriminelët e Evropës. Kjo është edhe arsye pse BE nuk lejoi shpalljen e pavarësisë të Republikës së Kosovës që 13 vjet, dhe as që ka me lejuar që Republikës së Kosovës të pavarësohet edhe 300 vjet tjera.
Pra, Republikës së Kosovës nuk po i ndërpritet mbikëqyrja e pavarësisë, por ajo po e ndryshon emrin me “integrime” nën sundimin e BE për gjithmonë! Por, përgjithmonë nuk ka mundur të qëndroi as Perandoria Osmane, as perandoria e ish Bashkimit Sovjetik e as ajo e Jugosllavëve. Andaj për gjithmonë nuk mundet të qëndroi as Perandoria Globaliste e Bashkimi Evropian!
ATA QË LINDIN PARA KOHE JANË LOKOMOTIVAT E NDRYSHIMEVE
Është traditë te shqiptarët që kur të lindë një fëmijë të thuhet urata: “…ishalla i ngjan kohës…”! E kam vra mendjen për ta kuptuar domethënien e kësaj urate dhe kam ardhur në përfundim se janë disa fëmijë që nuk i ngjan kohës.
Ata ndahen në ata që lindin mbrapa kohës dhe ata vuajnë sepse merren nëpër këmbë nga moshatarët e vet. Por, ata që lindin mbrapa kohës kurrë nuk bëhen pengesë për ecjen e shoqërisë përpara.
Disa që lindin para kohës, dhe që nuk i ngjajnë kohës, ata duan ta ndryshojnë botën ku kanë lindur për të mirë. Bota fiton shumë nga ata, sepse ata janë lokomotiva të përparimit. Por, ata për vete jetën e kalojnë më shumë në ferr se sa në dritë. Si për shembull Adem Demaçi dhe shokët si ai!
Ata vuajnë edhe më shumë, sepse bashkëmoshatarët e tyre i kuptojnë me shumë vonesë vizionet e tyre. Jetojnë më keçë ata që lindin mbrapa kohës, por nuk kanë vuajtje shpirtërore shumë. Ndërsa ata qe kanë lindur para kohe kanë shumë vuajtje shpirtërore, sepse me vizionin e tyre i shohin fatkeqësitë dhe nuk munden ti ndalin. I shohin zgjedhjet për dalje nga situatat të vështira dhe nuk kanë përkrahje e tjerëve për realizimin e tyre.
Jetojnë më së miri ata që i ngjajnë kohës sepse ata i përshtaten kohës ku jetojnë. Por, kohët mund të jenë ndonjëherë shumë të këqija. Mirëpo, përderisa ata për vete jetojnë mirë, nuk bëjnë as gjë për ndryshimin e kohës se keqe. Me që nuk duan ta prishin qetësinë e vet, ata nuk dëshirojnë të ndryshojnë rrjedhat e historisë fare!
Prandaj uroj që për vendin tim të lindin sa më shumë njerëz para kohe. Edhe pse ata vet nuk jetojnë mirë, me veprat e veta i sjellin shume përparime Kombit dhe Atdheut të vet! Vetëm ata i ndryshojnë rrjedhat e historisë!
Me këtë desha të them se Kombi dhe Atdheu ynë ka nevojë për njerëz që nuk u ngjan kohës dhe nuk pajtohen me te! Dhe që i prijnë vendit drejt bashkimit kombëtar, sepse pa bashkim kombëtar mes shqiptarëve nuk ka as bashkim të Shqipërisë. Pa bashkim të Shqipërisë nuk ka as liri, as pavarësi dhe as sovranitet kombëtar. Sa bukur që tingëllojnë vargjet poetike: “…Nuk ka fe as nuk ka parti që përçanë shqiptarinë…” ,apo “… thuaja rini këngës që të vlon në gji, thuaja asaj kënge që bashkon Shqipërinë…”! Kjo mund të tingëllon në romantizëm, por është një realitet që po e jetojmë dhe që do ta gëzojmë. Natyrisht nëse për ketë të ardhme punojmë. Që të lindim, që të jetojmë dhe që të vdesim shqip! Shqipëria do të bëhet!

…………………………………..

(VIDEO’ILUSTRIMET I PËRZGJODHI PASHTRIKU.ORG)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura