TE NËNËLOKJA E UÇK-së, NËNË STANA!

Vizitë

Te Nënëlokja e UÇK-së, NËNË STANA!
BRUS – lagjja Peshter

Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam sot Nënëloken e UÇK-së, Nënë Stanen dhe bijtë e saj, bashkëluftëtarët tanë: Fatmirin, Viktorin e Filipin, bijtë dhe bijat e tyre, nipat dhe mbesat e tyre, disa prej të cilëve kishin ardhë enkas nga Kroacia, për të na dëshiruar mirëseardhje.

Bashkë me ne ishte edhe Famullitari i Kishës në Peshter, z.Dom Shtjefën Doda e Motra e Nderit, znj. Hana Nikollaj.

Në këtë vizitë të bukur familjare, sot, me ne, te Nënë Stana, Nënë e 8 djemve dhe tri vajzave, te kjo pasardhëse dinjitoze e Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezës, ishin edhe bashkëluftëtarët tanë, Ejup Gashi e Naser Ahmeti.

Në këtë shtëpi, bazë e luftës së UÇK-se, sot na kanë pritur shumica e pjestarëve të kësaj familjeje të lavdishme shqiptare, të cilët përveç kontributit me pushkë në dorë, kanë pritë e përcjell qindra luftëtarë të lirisë, por edhe të plagosur, siç ishin Rrahman Dina( dëshmor i kombit) e Afrim Myrtaj – luftëtar emblematik i UÇK-së.

Kjo është Familja e madhe patriotike e atdhedashëse e Ndue dhe Stanë Gashit, që dhanë gjithçka nga zemra e tyre bujare, për qindra luftëtarë të lirisë të UÇK-së, duke i pritur e përcjellur, me bukë e krip e zemër, deri në përfundimin e luftës dhe çlirimin e Kosovës dardane nga barbaria e mizoria serbe.

Me këto veprime heroike e sakrifica mbinjerëzore, ishin plotësisht të vetëdijshëm se, do ta rrezikonin çdo anëtar të familjes së vet, e që do të martirizoheshin komplet Familja, në stilin Adem Jasharian, por e zgjodhën rrugën e dhimbjes, të nderit e të krenarisë kombëtare, për të mbetë përgjithmonë e nderuar dhe e respektuar, deri në përulje, nga populli ynë i shumëvuajtur e liridashës.
E dashura Nëna Stanë, Ty dhe Familjes tënde të lavdishme, përjetësisht të jemi falënderues për kontributin e madh dhënë lirisë së Kosovës e Bashkimit Kombëtar!

Urime dhe Gëzuar Krishtlindjet!

Shkruan: Nusret PLLANA

Prishtinë, 22 dhjetor 2024,

Total
0
Shares
1 comments
  1. OUUU, NËNËLOKE E UÇK-SË-NËNË STANA; HEEEJ, GJENËTOKË E UÇK-SË-GJENË ZANA! PO KJO NËNË MADHËSHTORE
    E USHTRISË ÇLIRIMTARE MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE; ËSHTË SI NJË ZANË MALI NGA TROJET TONA NËN PLOJET MË ZEZONA; QË EDHE ATËHERË KUR FASHIZMI KANIBALË, KASTROFALË, NËN TERRORIZËM EDHE THERRORIZËM OUH, GJERË NË HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALË, MË ETNOCIDALE, TERË E GJERË MASAKRA E KASAPRA NGA GRUPE HORE TURPË, QË PËR SHKATËRRIMIN EDHE SHPARTALLIMIN, TË TERË E GJERË POPULL KOMBIT PELLAZGO ILIRO O, MBARË SHQIPTARISË EDHE, NË MOMENTI QË TERË VENDIN E TERË KONTINETIN DHE TERË GLOBIN ORE LOBIN EDHE O HEEEJ, KOMBIN TONË, SI ZOT PËRJETË MOT, QË GJËJA TERË E KANË ASMILUAR DHE VARRËZIMI SHTRUAR ËH, NËNSHTRUAR DHE, PËRZENË ME DHUNË E PËRDHUNË, MË MARRSHIM PA KTHIM PËR MËRGIM, NGA BOTË SKLLOTA MË BIZARE AH, QË KËTA KANIBALË, NUK PO NGOPËN AHIII ME GJAK DHE PRAG TË MBARË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARISË; PORSE QË PO NA DALKA NGA I MADHI ZOT, PO NA I FALKA SI NËNË STANË PORSI ZANE MALI, MË RIGUFUAR, TRIUMFUAR LARTË E ZJARRTË, NGA IDEALI, QË TË I DALIM ZOT SI PËRJETË E MOT, TERË TROJEVE NËN PLOJEVE, QË TË I LINDIM DHE TË I RILINDIM, QË TË I RRITIM DHE TË I RISHTDRITIM, QË TË ARRIMË DHE QË TË IA MBËRRIMË, ME 8 DJEM SHQIPE MALI E 3 VAJZA SHQIPE MALI E IDEALI; DHE TË ARRIMË EDHE TË IA MBËRRIMË RILINDJEN DHE RINGRITJEN LEGJENDË HEJ, KRYLEGJENDË UÇK-SË ÇLIRIMTARE, FITIMTARE, DUKE ARRITUR DHE IA MBËRRITUR OUUU, RIÇLIRIMIN, RILIRIMIN DHE RITRASHËGIMIN EDHE RIATDHESIMIN PËLLEMBË PËR PËLLEMBË OUUU, KËMBË PËR KËMBË TERË DHE GJERË HEEEJ,
    TË I DALIM ZOT, SI PËR JETËMOT, PËR RIKTHIMIN DHE RIHIMIN OUUU, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRPKA VËRRISË O HEEEJ, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË! QË PO NA THËRRASIN EDHE NA PËLCASIN, MU PËRGJEGJA OUH, NGA GRANDEMA OUUU, GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; OUUUH HEEEJ, GJERGJA MË ADEMA!!!.
    TË FALA REFUGJATË TË LUFTËS NGA KOSOVA, PËRZENË ME DHUNË E PËRDHUNË QË NA PËRZUNË NGA ATDHEU; TERË TËRBIM, PËR TË HUMBUR O, SHKRUMBUR NË MERGIM, PA KTHIM GJERË NË AMSHIM; NGA BOTË KOTA AH, SKLLOTA MË BIZARE; A NA, GOLGOTA SHQIPTARE; SI DIKUR KUR NGA DHUNA QË BARTNIM EDHE KRYQIN OH, MBI SHQPINË, SIKUR OUUUH, TERË EDHE GJERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË; OUH, MBARË SHQIPTARINË!!
    TANI DO TA GËZOJMË PAVARËSINË, LIRINË DHE DEMOKRACINË MBARË KOMBËTARE OUUU, MBARË SHQIPTARE!!.
    MANI NEW JERSEY USA 26 DHJETOR 2024 1:12PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura