ADEM DEMAҪI: FILOZOFIA E JETËS (II)

(Pashtriku.org, 04. 02. 2013) – VETËDIJA NJERËZORE – Vetëdija njerëzore është dija e përvetësuat për atë se si lumturia si fatkeqësia e individit janë pjesë të pandashme nga lumturia ose fatkeqësia e gjithë njerëzimit. Në fillim ishin njerëzit të cilët kishin vetëm një qëllim: si të mbijetonin në natyrën e egër, të ashpër dhe të pamëshirshme. Ata në ato kohë, jo fort moti, nuk ishin të ndarë, as në kombe e kombësi, as në fe e besime, as në klasa e kasta, as në shtete e perandori. Në rrugën e vet të gjatë e të stërmundimshme, njeriu kaloi nëpër tëhuajsime të shumta e të llojllojshme derisa erdhi, më në fund koha që ,, përsëri, t’i kthehet esencës së vet njerëzore e shpirtërore. Vetëdija njerëzore është hyrje në shkallën më të lartë të vetëdijes, në vetëdijen shpirtërore, ose në vetëdijen kuantike, në vetëdijen që na bashkon me Zotin.
VETËDIJA KUANTIKE
Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetëm e njeh. Njeriu dijen vetëm e zbulon duke u përleshur me problemet e jetës, ose duke bërë hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu është. Dija vetvetiu ekziston. Dija është e pranueshme për gjithmonë në gjithësinë tonë. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetëm e zbuloi elektricitetin që tashmë ishte që është dhe do të jetë përgjithmonë në gjithësinë tonë. Njeriu nuk e shpiku , por vetëm e zbuloi magnetizmin që ishte, është dhe do të jetë prore në gjithësinë tonë. Këngët, meloditë, ose kompozimet magjepsëse që ne dëgjojmë me kënaqësi përditë, nuk janë trilluar e as nuk janë shpikur nga askush. Ato këngë, melodi e kompozime vetëm janë zbuluar, ose vetëm zbulohen nga muziktarët dhe kompozitorët e talentuar. Ata me talentin e tyre të falur nga natyra kanë qenë ose janë njerëz të privilegjuar. Ata duke përqendruar vëmendjen e tyre dëgjojnë e përjetojnë ato këngë, melodi e kompozime. Ato me anën e zërit ose të instrumentit përkatës e përcjellin ato këngë, melodi e kompozime deri te veshi ynë. Edhe ne, nga ana jonë marrim nga ato këngë, melodi a kompozime aq sa kemi kapacitet për të marrë. E njëjta gjë vlen edhe për poetët, për poezinë e tyre dhe për ne si lexues e përjetues. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shkencëtarët, për shkencat dhe për ne si konsumatorë të shkencave përkatëse. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë artistët, për të gjithë artet dhe për ne si përjetues të tyre. Pra, ne vetëm zbulojmë, njohim e përjetojmë urtinë, dijen, inteligjencën ose mençurinë e pafund të gjithësisë sonë. Mirëpo, sado që të përpiqemi dhe sado që të përparojmë, ne kurrë nuk do të mund të zbulojë e njohim krejt urtinë, dijen, inteligjencën ose mençurinë e gjithësisë sonë. Ne do ta zbulojmë e do ta njohim vetëm një pjesë të saj. Sepse ne jemi vetëm një pjesë e parëndësishme e gjithësisë sonë të pafund, sepse në jemi vetëm një embrion i Zotit. Vetëm Zoti ose absoluti i di të gjitha.b Dhe t’i dish të gjitha do të thotë të dish çfarë ka ndodhur, çfarë po ndodhë dhe çfarë do të ndodhë? Në rrugën e përparimit të vet të gjatë e të mundimshme drejt vetëdijes shpirtërore ose kuantike, njeriu ka ngjitur shumë shkallë të vetëdijes. Varësisht nga ajo se çfarë sasie të dijes ka akumuluar dhe ka përvetësuar, atë shkallë të vetëdijes edhe ka arritur. Nga të gjitha qeniet e njohura të gjithësisë sonë, vetëm njeriu është i dashuri i Zotit, vetëm njeriu është më i privilegjuari i absolutit. Njeriu është mrekullia e gjithësisë, sepse vetëm ky është i vetëdijshëm për kualitetet, ose cilësitë e veta gjeniale. Njeriu është i pajisur me një sistem të përsosur nervor që ia bën të mundur të funksionojë si njësi e organizuar në vete dhe njëkohësisht si pjesë e pandashme e universit të organizuar. Ky privilegj ia bëri të mundur njeriut që të merret me njohjen, hulumtimin, gjurmimin dhe zbulimin e vetvetes dhe të gjithësisë njëkohësisht. Historia e filozofisë njerëzore është përplot me filozofë e me vepra që janë marrë e që merren më njohjen, hulumtimin, gjurmimin e zbulimin e njeriut e të universit. Ne do të ndalemi vetëm në tri shkallë thelbësore dhe themelore të mendjes dinamike njerëzore e cila na solli deri te vetëdija kuantike.

ÇFARË JANË KUANTET?
Kuantet janë aq të vogla e të imta saqë ato as nuk mund të shihen, as nuk mund të preken, as nuk mund të dëgjohen, as nuk mund të shijohen, as nuk mund të nuhaten. Ato as nuk mund të kapen, as nuk mund të maten, as nuk und të përcaktohen, as nuk mund të parashikohen, me asfare instrumentesh as sot as kurrë në të ardhmen. As në aparatet e posaçëm që i quajnë akceleratorë e ku zhvillohen shpejtësi fantastike e me anën e të cilëve eksperimentohet me atomet, nuk kapen as kuantet. Aty mbeten vetëm gjurmët e tyre të cilat edhe mund të fotografohen. Por veprat e kuanteve mund të mund të shihen në çdo hap. Pa vënien në jetë të veprimit të kuanteve nuk do të kishim as transistorë, as televizorë, as fakse, as kompjuterë, as makinën për larjen e rrobave, as makinën për larjen e enëve, as aparatin me mikro-valët dhe asnjë instrument elektronik. Pa vënien në jetë të veprimit të kuanteve nuk do ta kishim as luftën e amerikaneve dhe të NATO-s mbi qiellin e Kosovës e të Serbisë.
Kjo është vetëm përfitimi teknik nga zbulimi i kuanteve, por përfundimisht më i madh është se me zbulimin e kuanteve përfundoi epoka e besëtytnisë materialiste të njerëzimit dhe filloi epoka e vetëdijes kuantike të njerëzimit, të gjithë fizikantët e botës pajtohen se realiteti fizik, materialist, përmbajtjesor, në esencën e vet, në thelbin e vet është joreal, jofizik, jomaterial dhe jopërmbajtjesor. Shqisat tona për shkak se ato përbëhen nga atomet, molekulat, qelizat dhe indet nuk janë të zojat ose të afta që të shpërthejnë realitetin materialist, prandaj dhe ne realitetin fizik e shohim dhe e përjetojmë kështu si e shohim. Vetëm mendimi ynë që është vetëm një impuls kuantik, është i zoti ose i aftë që të tejkalojë nivelin e rremë fizik ose atomik dhe të depërtojë në esencën kuantike ose në realitetin e vërtetë të ekzistencës kozmike. Bie fjala derisa drita udhëton me shpejtësi fantastike përtej treqind mijë kilometrash në sekondë, mendimi ynë, për më pak se një sekondë arrin përtej teheve të gjithësisë – në asgjësi! Derisa për dritën ka barriera që nuk mund të kalohen ose të tejkalohen, për mendimin tonë nuk ka barriera as materiale, as kohore e as hapësinore.
Vetëdija kuantike nënkupton unitetin e shpirtit, të mendjes dhe të trupit si pjesë ose si vazhdim të botës fizike. Kjo rrjedh nga fakti se në fund të fundit esenca e shpirtit, mendjes dhe e trupit të njeriut janë një, janë kuantet, janë energji e informatat. Shpirti i njeriut është pjesë e pandashme e shpirtit kozmik, ose embrion i shpirtit të Zotit. Ndërkaq, trupi i njeriut sipas asaj që dihet deri më sot, përbëhet nga njëzet e dy elemente të ndryshëm që ekzistojnë në pjesën fizike të gjithësisë. Për shembull, trupi i njeriut është i përbërë 75 % nga uji dhe 25 % nga elementë të tjerë si karboni, azoti, hekuri, bakri, plumbi, zinku, mangani, magneziumi, ari, argjendi, etj. Uji, e dini të gjithë se përbëhet nga pikat, kurse pikat përbëhen nga molekulat, ndërsa molekulat e ujit përbëhen nga dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen. Ja ku arritëm te esenca e çështjes. Nga zbulimet e deritanishme e pamë se atomet përbëhen nga protonet, neutronet (përveç atomit të hidrogjenit i cili nuk e ka neutronin) e elektronet. Deri tash brenda atomit janë zbuluar edhe njëzet e dy grimca – valë. Nga të gjitha këto del e qartë se esenca e materies fizike është jomateria, se esenca e përmbajtjes së botës fizike është jopërmbajtja. Dhe këto grimca-valë jomateriale e jopërmbajtë- sore, por që, megjithatë ekzistojnë dhe janë të ngarkuara me energji e informata janë kuantet. Edhe mendimi i njeriut është njësi kuantike.
Fakti se ne me shqisat tona nuk mund të konstatojmë ekzistimin e kuanteve nuk e mohon të vërtetën për ekzistimin e kuanteve. Njeriu bie fjala, me veshët e vet byk mund t’i dëgjojë disa zëra të cilët qeni me veshët e vet i dëgjon. Njeriu me hundën e vet nuk mund të nuhasë ato çka mundet qeni. Lakuriqi i natës orientohet në hapësirë falë sistemit të ultrazërit me të cilin është i pajisur, kurse njeriu nuk e ka këtë mundësi. Ato që sheh macja në errësirë njehur nuk i sheh dot, sepse syri i maces është i pajisur me fosfor, kurse syri i njeriut është pa të. Gjarpërinjtë që sytë i kanë të pajisur me rrezet ultra të kuqe, shohin edhe natën. Njeriu nuk i ka rrezet ultra të kuqe dhe prandaj nuk mund të shohë natën. Askush nuk e ka pa gravitetin, mirëpo të gjithë besojnë se grabiteti ekziston sepse ne të gjithë e përjetojmë veprimin e grabiteti. Edhe veprimi i kuanteve shihet, dëgjohet e përjetohen në çdo moment në jetën tonë. Telefoni celular, transistori, faksi, kompjuteri, televizori e shumë e shumë pajime tjera elektronike punojnë vetëm falë kuanteve. Nëse këtë dije dhe këtë të vërtetë e kemi përvetësuar, e kemi asimiluar dhe e kemi metabolizuar, atëherë jemi të përshkuar nga vetëdija kuantike. Njeriu me vetëdije kuantike e shikon dhe e përjeton, në rend të para, vetveten, trupin e vet, jo nga niveli materialist i shqisave të veta, por me mendjen e vet dinamike, e përjeton veten e vet nga niveli kuantik.
Nga ky nivel, njeriu me vetëdije kuantike sheh vetveten dhe të tjerët, botën bimore, shtazore e botën fizike si një tub tërë, si një fushë të pafund, të përbashkuar kuantesh. Njeriu me vetëdije stabile kuantike, që një herë e përgjithmonë të lirohet nga burgu i vetmisë. Ai e kupton se vetëm në dukje është i vetmuar dhe i ndryshëm nga të tjerët, por në thelb ai është krejtësisht si të tjerët. Ai e ka të qartë se vetëm për shkak të pamundësisë së shqisave të veta e sheh veten si të ndarë nga të tjerët, kurse në thelb ai është krejtësisht i bashkuar me të tjerët. Ai e ka plotësisht të artë se ekzistenca e tij, në nivel atomik, molekular, qelizor, indor e organik është e përkohshme, kurse në nivel kuantik, ekzistenca e tij është e amshueshme.
Njeriu me vetëdije të kristalizuar kuantike dallimet racore, kombëtare, fetare, kulturore midis njerëzve i përjeton si forma të panumërta zhvillimore e qarkulluese që zbukurojnë dhe pasurojnë jetën e çdo individi. Këto dallime midis njerëzve, njeriu me vetëdije kuantike nuk i përjeton si shkaqe për konflikte, por si arsye dhe mundësi të pakufishme për shkëmbim dhe bashkëpunim. Njeriu me vetëdije kuantike, duke pasur para sysh këto që thamë, lirohet një herë e përgjithmonë nga barra e frikës prej vdekjes. Frika nga vdekja është barra më e rëndë që bartin njerëzit që nuk arrijnë të shpërthejnë realitetin fizik, por mbeten robër të pesë shqisave të veta.
SI TË LIROHEMI NGA FRIKA E VDEKJES?
Ata që udhëhiqen nga mendja e kufizuar materialiste nuk mendojnë për veten e tyre se çka janë, por se çka kanë. Me mendjen e tyre të kufizuar ata nuk mund të depërtojnë deri te qendra e tyre e brendshme referuese-shpirti, por mashtrohen pas objekteve, gjësendeve dhe dukurive të ndryshme jashtë tyre dhe rreth e rrotull vetes së tyre. Ata nuk mund të identifikohen me esencën e tyre të amshueshme – shpirtin, por identifikohen me dukjen e tyre të jashtme dhe me rolet e tyre të përkohshme që luajnë midis objekteve e njerëzve në natyrë e në shoqëri. Mbisundimi në mendjen e individëve, të këtyre roleve, maskave, perdeve, parzmoreve, lustrave ose në përgjithësi insistimi në dukjen e vet të jashtme, ua bën të pamundur që të arrijnë në esencën e unit të tyre të vërtetë – shpirtin. Në këtë mënyrë ata shkarin unin e tyre të rremë, në egon e pafat. Egot, duke qenë në rolet e tyre me maskat e tyre dhe me perdet e lustrat e tyre të ndarë nga të tjerët, bien në mosbesim e në frikë ndaj gjithë të tjerëve. Ata veten e tyre e përjetojnë si pjesë e shfaqje të pandashme fizike të Zotit. Ata dashammirin e vet më të madh, por si një forcë të cilës duhet t’i ruhen, t’i bëjnë lajka dhe nëse munden edhe ta mashtrojnë.
Ata frikohen se do të mplaken edhe plaken. Ata frikohen se do të sëmuren edhe sëmuren. Ata frikohen nga varfëria dhe mbeten të varfër me gjithë pasurinë e tyre eventuale. Ata, frike e vdekjes i përcjell kudo, prandaj ata dyshojnë në të gjithë. Prandaj, ata kërkojnë prova lojaliteti dhe besnikërie nga të gjithë. Prandaj, ata përpiqen për të imponuar, për të forcuar e për të zgjeruar pushtetin e vet mbi të tjerët. Prandaj, për ata jeta është barrë, jeta është dënim, jeta është mërzi, shqetësim, dëshpërim e zhgënjim. Prandaj, ata jepen pas të gjitha gjërave të frenuara që praktikohen në shoqëri, vetëm e vetëm për të harrura brengën përcjellëse të frikës nga vdekja.
Frika nga vdekja dhe të gjitha ato mendime e ndjenja të këqija që e përcjellin trupin e ngarkuar të njeriut, shkaktojnë procese të panumërta, negative bio-kimike, të cilat përfundojnë me sëmundje të ndryshme. Frika nga vdekja dhe frika nga humbja e objekteve që posedojmë, e posteve që mbajnë, bëhet shkaktare për konflikte të panevojshme dhe për luftëra të përgjakshme. Shkurt frika nga vdekja është shkaktari më i madh i të gjitha fatkeqësive të njeriut.
Frika ta shtang trupin, ta ngrinë gjakun, t’i ngatërron mendimet dhe ta nxinë jetën. Për njeriu n me vetëdije kuantike të gjitha këto frika e ankthe janë të pakuptim, të tepërta dhe qesharake. Për njeriun me mendje dinamike ose me vetëdije kuantike vdekje nuk ka, Ka vetëm lëvizje, qarkullim, udhëtim, Ka vetëm ndërrim dhe lartësim të formave të zhvillimit, ka vetëm përsosje të jetës. Mirëpo, përse gjithë kjo frikë te njerëzit e thjeshtë, nga diçka që nuk ekziston? Sepse te ata nuk ekziston dija e vërtetë e duhur që ta kuptojnë e të jenë të bindur se ata janë duke vdekur e duke lindur në çdo moment. Sepse, ata nuk e kanë dijen e vërtetë e duhur që ta flakin tej rolet e tyre të përkohshme të cilat i kanë vënë në konflikt me të gjithë. Ata nuk kanë dije e vetëdije të mjaftueshme që të lirohen nga maskat, nga parzmoret, nga perdet dhe lustrat e tyre, brenda të cilave janë vetë burgosur. Ata nuk kanë dije e vetëdije yë mjaftueshme që të kridhen në esencën e tyre shpirtërore e ta përjetojnë vetveten si pjesë të amshueshme të gjithësisë së amshueshme.
Për të kuptuar më qartë se si mund të duket gjendja e njeriut në tejkohësi, në natyrshmëri të plotë, pa rolet, maskat e parzmoret e egos, shkencëtarët dhe filozofët ofrojnë një përjetim nga jeta jonë e përditshme. Megjithëse shumë e shkurtër, gjithsej disa sekonda, në gjendjen orgastike harron kohën, flakë tek egon e vet dhe sillet në mënyre krejtësisht të natyrshme. Nga dija e vetëdija e njeriut varte që jetën e vet ta përjetojë në këtë mënyrë jo vetëm për disa sekonda dhe jo vetëm gjatë aktit seksual. Francezët thonë për orgazmën se ai është një vdekje e vogël. Pra, një vdekje e vogël kur njeriu jeton jetën e vërtetë. Nëse, pra, njeriu përqafon vdekjen si domosdoshmëri e lindjes ose si një kalim në pavdekësi, atëherë ai nuk ka arsye që të frikohet nga vdekja. Për njeriun me vetëdije kaustike, të gjitha këto frika e ankthe janë të pakuptim dhe qesharake, sepse ai jeton në bindje të plotë se ka vetëm lëvizje, qarkullim, përsosje dhe ndërrim formash të ekzistencës. Njeriu me këtë vetëdije të shumtën e herës, edhe kur është shlirë edhe kur është në shtrëngesë, është i hareshëm.
KËNAQËSIA
Njeriu kënaqet kur dëgjon një muzikë tërheqëse, kur shikon një pamje të bukur, kur gjendet në një shoqëri të këndshme, kur nuhat një lule erë dehëse ose kur han një ushqim të shijshëm etj.
GËZIMI
Njeriu gëzohet kur shënon një sukses në jetë, kur arrin një përparim në profesion, kur nderohet me ndonjë mirënjohje të dëshiruar, kur takon ndonjë mik ose mikeshë të dashur, kur fiton ndonjë pasuri të madhe, kur dëgjon për ndonjë fitore të dëshiruar e për shumë e shumë raste të këtilla.
LUMTURIA
Por, të gjitha këto që thamë nuk mjaftojnë që njeriu të jetë i lumtur, sepse të gjitha këto janë përjetime të kalueshme dhe të shumtën e herës mund të jenë të pamjaftueshme për të. Lumturia është një përjetim shumë më i qëndrueshëm, më i thellë dhe më i gjerë. Lumturia është pajtimi dhe pranimi, në mënyrë të qetë, pa detyrim, por vetëm më mendjen tonë dinamike, i të gjitha paradokseve të jetës që na rrethojnë.
Ç’JANË PARADOKSET?
Paradokset janë të gjithë ata faktorë e ato dukuri që rrinë dhe mund të ekzistojnë vetëm bashkë, ndonëse mendja e kufizuar e njeriut as nuk e kupton, as nuk e pranon një fakt të tillë. Për shembull kënaqësia e pakënaqësia, gëzimi e dëshpërimi, lumturia e fatkeqësia, dija e padija, errësira e drita, e mira dhe e keqja, kujtesa e harresa, frika e guximi, lindja e vdekja, etj. Të gjitha këto ekzistojnë e rrinë bashkë. Ose, shpesh herë edhe i ndërrojnë vendet e tyre, por asnjëra syresh nuk mund të eliminohet. Sepse, nëse eliminojmë njërën prej tyre kemi eliminuar edhe tjetrën. Sepse, pa pakënaqësi s’ka kënaqësi, pa dëshpërim s’ka gëzim, pa fatkeqësi s’ka as fat, pa mërzi s’ka as lumturi, pa padije s’ka as dije, pa errësirë s’ka as dritë, pa të keqen s’mund të jetë as e mira, pa harresë s’ka as kutesh, pa frikë s’ka as guxim, pa shëmti s’ka as bukuri, pa qyqani s’ka as burrëri, pa vdekje s’ka as s’mund të ketë lindje. Ai që paradokset që e rrethojnë i kupton, i pranon dhe pajtohet me ta, pa kundërshtim dhe në mënyrë të qetë, ai është njeri i lumtur.
Kurse ai që bën të kundërtën, ai tërë jetën e kalon në mërzi. Mirëpo, hareja është edhe më shumë se kënaqësia, gëzimi e lumturia bashkë. Kur njeriu është edhe i kënaqur edhe i gëzuar edhe i lumtur për të vetmin fakt se është, se ekziston dhe se e kupton jetën , me të gjitha anët e saj pozitive e negative, si një dhuratë me vlerë të paçmueshme, atëherë njeriu është i hareshëm. Njeriu i hareshëm, për egoistët ose për njerëzit me mendje të kufizuar nuk është aspak serioz dhe madje nuk është as “tamam“! Të gjitha kanë dëgjuar për Nastradinin e anektodave. Kur bënte mot i bukur ai gëzohej. Por, edhe kur bënte mot i lig ai, prapë gëzohej. “Po tash, kur bën mot i lig, përse gëzohesh, Nastradin?“ e pyetnin. “Tash gëzohem sepse pas motit të lig prapë do të vijë mot i bukur”. Njeriu i hareshëm i do të gjitha. Njeriu i hareshëm u gëzohet të gjithëve dhe të gjithave që ka jeta. Njeriu i hareshëm dashurinë dhe gëzimin e vet as nuk ua imponon as nuk ua mohon të tjerëve. Njeriu i hareshëm vetëm rrezaton gëzim e dashuri, sikurse dielli që rrezaton dritë e nxehtësi. Ato i merr kush do, ato i refuzon kush nuk i do.
KULMI I VETËDIJES KUANTIKE
Kur shikuesi me anën e vetëdijes së vet kaustike bashkëdyzohet me një pamje të bukur ai atëherë shndërrohet në pamjen e bukur. Kur dëgjuesi me vetëdijen e vet bashkëdyzohet me ndonjë muzike frymëzuese, ai atëherë shndërrohet në atë muzike. Kulmi ui vetëdijes kauntike arrihet kur njeriu bashkëdyzohet me gjithësinë ose me Zotin.
KUSH ËSHTË ZOTI?
Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije, as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.
Zoti është edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet. Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet. Në të vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm, sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja ka të kundërtën e vet. Nuk duhet ngatërruar të kaluarën me të tashmen, sepse e kundërta e së kaluarës është e ardhmja. Vetëm e tashmja është e amshueshme, e pazëvendësueshme dhe e pakundërshtueshme. Sepse, Vetëm Zoti, shpirti e energji – informatat janë të pazëvendësueshëm, të pakundërshtueshëm. Të tjerat shkojnë e vijnë e ndryshojnë vazhdimisht. Zoti është i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm, sepse Zoti është absolut me dije e me forcë. Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje, ose manifestime të Zotit. Edhe ne njerëzit jemi pjesë e shpirtit të pakufishëm të Zotit, jemi pjesa e fundit dhe përfundimtare e mençurisë së Zotit.Gjuha e Zotit është heshtja, por zëdhënësja e tij kryesore është Muzika. Forca e Zotit është dashuria, sepse burimi përfundimtar dhe zemra e të gjitha krijimeve është dashuria. Sepse dashuria është ajo që i mban bashkë protonet dhe elektronet, si edhe sa e sa grimca-valë brenda atomit. Dashuria është ajo që mban atomet e bashkuar brenda molekulës. Dashuria është ajo që mban në harmoni sistemin tonë diellor, dashuria është ajo që mban në harmoni tërë gjithësinë. Dashuria është forca mbi të gjitha forcat, dashuria është Zoti vetë.
Ç’ËSHTË FORCA?
Forca është organizimi në aksion, organizimi në veprim, organizimi në krijim ose në shkatërrim.
Ç’ËSHTË ORGANIZIMI?
Ne, këtu, nuk do të merremi me organizimin ën përgjithësi, sepse kjo do të ishte një temë shumë e gjerë, por do të merremi vetëm me organizimin që ka të bëjë me njeriun si krijesë të vetëdijshme. Organizimi është një rregullim i atillë në të cilin është i përcaktuar në mënyrë të përpiktë roli i njeriut dhe rendi i saktë i veprimeve të tij gjatë këtij roli. Nëse në organizim përfshihen dy a më shumë njerëz, atëherë ky bashkim shndërrohet në organizatë.
Ç’ËSHTË ORGANIZATA?
Organizata është një bashkim brenda të cilit është e përcaktuar qartë se kush është udhëheqës e kush i udhëhequr, kush jep urdhëra e kush i zbaton urdhrat, kush cakton detyra e kush i zbaton detyrat. Organizimi është forca e domosdoshme lëvizëse që ndërron realitetin shoqëror e fizik. Cilësia e shkaka e organizimit varet drejtpërdrejt nga cilësia e shkalla e dijes dhe e vetëdijes së atyre që organizohen. Zakonisht, popujt ose bashkësitë në nivel të ulët të organizimit, herët ose vonë janë bërë ose bëhen viktimë të popujve me nivel më të lartë të organizimit. Organizimi është i domosdoshëm në të gjitha fushat e jetës së njeriut. Në duhet t’ia fillojmë që nga organizimi personal, pastaj t’ia fillojmë organizimit brenda familjes, ta vazhdojmë me organizimin e lagjes, të fshatit, të rajoneve e qyteteve, të vetë qytetarëve e ta përfundojmë me organizimin e përgjithshëm të gjithë qytetarëve. Organizimi që të frymëzohet nga vetë të organizuarit është më i suksesshme dhe ka cilësinë më të lartë.
ORGANIZIMI INDIVIDUAL
Individi i caktuar në rastin më të thjeshtë, ka qëllim për të mbijetuar. Ai për të kryer rolin e vet të mbijetesës duhet të merret me renditjen e veprimeve ose aksioneve të veta për të arritur qëllimin e vet. Nga sasia e dijes dhe nga shkalla e cilësia e vetëdijes së tij varet edhe renditja frytdhënëse e veprimeve të tij. Veprimet duhet të jenë sa më adekuate. Sa më adekuatë të jenë ato që kërkojnë sa më pak mundim, sa më pak kohë dhe që japin rezultate më cilësore dhe më ta larta. Veprimet e mundimshme shpenzojnë energjinë kot dhe shkaktojnë lodhje. Prandaj, renditja e veprimeve ka rol vendim,tar ën kursimin e energjisë, evitimin e lodhjes, kursimin e kohës dhe arritje e rezultateve cilësore e të shumta. Individi i cili përveç mbijetimit ka edhe ndonjë qëllim tjetër më të qartë në jetën e vet, ka nevojë edhe për evitimin e bjerrjes së energjisë e kohës së vet në konfliktet midis mendjes, shpirtit e trupit të vet si dhe në konfliktet me individët tjerë.
ORGANIZIMI KOLEKTIV
Sa i takon organizatës ku janë të bashkuar dy a më shumë individë gjërat komplikohen shumë. Sa i takon kësaj shkalle më të lartë të organizimit deri ë sot shqiptarët janë treguar fort të dobët. Për një organizim në shkallë organizate nevojitet një sasi edhe më e madhe e dijes, një shkallë edhe më e lartë e vetëdijes. Sepse, për t’u organizuar në shkallë organizate duhet të përcaktohen kriteret e organizimit. Varësisht nga qëllimi që duhet të arrihet duhet të përcaktohet edhe kriteri i organizimit. Meqë ne, shqiptarët, në këto momente historike, kemi probleme ende të pazgjidhura politike, ne na intereson, para se gjithash organizimi politik. Gjatë historisë sonë të gjatë në robëri e nënshtrim kemi përjetuar të gjitha organizimet politike, përveç organizimit demokratik.
DIKTATURA
Diktatura është një rregullim i atillë i një shoqërie ose kolektivi ku imponimi me dhunë i pushtetit të një individi ose të një grupi njerëzish mbi kolektivin e caktuar, është karakteristikë kryesore. Diktatori vetëm dikton ose urdhëron. Ai ka vetëm të drejta pa kurrfarë obligimesh. Ai nuk i përgjigjet askujt dhe vepron vetëm sipas interesit të tij dhe të grupit të tij. Interesi i diktatorit është që të përfshijë nën pushtetin e vet edhe anëtarin e fundit të kolektivit të caktuar. Mjeti kryesor i pushteti të diktatorit është dhuna e pakufishme. Forma më e keqe e diktaturës është totalitarizmi.
TOTALITARIZMI
Totalitarizmi është ai lloj i diktaturës kur pushtetin total d.m.th. pushtetin e plotë mbi një shoqëri ose kolektivitet e mban diktatori. Diktatori në këtë organizim kontrollon jo v etëm mjetet e dhunës, ushtrinë e policinë, por ai e kontrollon e dikton edhe ekonominë, bankat, mjetet e informimit, arsimin, kulturën, artet, shkencat, sportet. Diktatori madje mundohet të ndërhyjë dhe të vendosë edhe se kush me kënd duhet të martohet. Diktatura komuniste e diktatura fashiste janë dy format më ekstreme të totalitarizmit. Një formë pak më e butë e diktaturës është autoritarizmi.
AUTORITARIZMI
Në këtë organizim diktatori paraqitet në një formë më të maskuar. Ai nuk e imponon pushtetin e vet mbi të tjerët vetëm me forcën e dhunës, por edhe me forcën e autoritetit të vet. Ai arrin që pushtetin e vet ta maskojë me do farë votimesh të goditura. Ai me disa lëshime të vogla e të parëndësishme që ua bën qytetarëve arrin që ata t’i zbusë e t’i bëjë për vete. Pastaj, me disa privilegje e ryshfete të ndryshme, diktatori arrin që të bëjë për vete një pjesë të inteligjencës e cila me shkrimet e me veprat e veta “artistike“ e “shkencore“ mundohet ta pajisë atë me veti të atilla që ky të bëhet i dashur dhe i çmuar nga qytetarët e thjeshtë dhe të fitojë autoritetin moral. Ky autoritet ia bën të mundur diktatorit që ky em pak të shërbehet me mjetet e dhunës dhe me shumë me mjetet e demagogjisë. Prandaj, njerëzit e paditur e të thjeshtë, shpesh herë, nga dashuria e marrë, diktatorit i thonë “plaku”, “shpëtimtari“, “daja“, “baba“, “pejgamberi“!
DREJT DEMOKRACISË
Tash jemi duke përjetuar një lloj të posaçëm të demokracisë. Si ka treguar përvoja e gjithë botës dhe sipas përvojës sonë të hidhur, organizim më të mirë dhe më të drejt politik se sa demokracia ende nuk është zbuluar. Për këtë shumica dërmuese e shqiptarëve nuk ka dilema. Mirëpo ne ende nuk po mund të pajtohemi se bë bazë të cilit kriter duhet të rreshtohemi dhe bë bazë të cilit kriter duhet ta formojmë konusin e udhëheqjes sonë politike. Në bazë të përvojës, dijes, guximit, vetëmohimit, aftësisë profesioniste, forcës, pasurisë, ndershmërisë ose bukurisë?! Në bazë të kritereve të akraballëkut, të krahinorizmit, në bazë të interesave tona afatshkurtra apo atyre afatgjata? A duhet të përcaktohemi që të rreshtohemi pas udhëheqësve që kërkojnë përgjegjësi, disiplinë, angazhim, vetëmohim, punë këmbëngulëse, korrektësi e vizion gjithë njerëzor, apo do të rreshtohemi pas atyre që nuk e kërkojnë as njërën as tjetrën, por parapëlqejnë rehatinë, komoditetin, msheftësinë, mospërgje gjësinë, provincializmin, improvizimet dhe murdarllëkun?
Kriteret e vlerësimit e të përcaktimit lidhur me rreshtimin tonë politik janë fort të rëndësishme, sepse është tejet e rëndësishme se kë do ta kemi për udhëheqës, se kë do ta kemi për dirigjent. Deri ëm tash, ne, kemi mbledhur një përvojë të hidhur, jo të vogël, për t’u bindur se sa i rëndësishëm është roli i udhëheqësit në organizatat tona politike. Është bërë modë që të thuhet se institucionet dhe ligjet i zgjidhin të gjitha problemet. Mirëpo, harrohet se institucionet nuk funksionojnë pa njerëz kompetentë. Institucionet nuk funksionojnë si duhet me njerëz të paaftë. Argumentet për këtë në hapësirën tonë shqiptarë, në hapësirën ballkanike e botërore kemi s atë duam. Prandaj, çështja se kush do të jetë ose do të zgjidhet për udhëheqës të cilitdo institucioni përkatës gjithkund në botë, ka rëndësi fort të madhe. Kurse, për ne sot kush do të na udhëheqë në çdo sektor ka rëndësi thelbësore dhe jetësore. Mirëpo, kjo vetëdije kolektive politike ndër shqiptarët, edhe pse po ecën me hapa të shpejtë, ende nuk ka arritur masën e vet kritike sa të ketë forcë që të na nxjerrë nga amullia e çorganizimit.
Porsa të arrihet shkalla e duhur e vetëdijes kolektive politike për të zbatuar kriteret objektive e cilësore në organizimin dhe rreshtimin tonë politik, populli ynë do të pushojë të jetë objekt i politikës botërore, sepse ai menjëherë do të shndërrohet në subjekt aktiv në arenën politike ndërkombëtare. Prandaj, për të arritur këtë duhet të mësojmë fort dhe me zell të madh nga përvoja jonë e hidhur dhe nga përvoja pozitive e botës.
DIJA, VETËDIJA E ORGANIZIMI
Dija e gjithanshme, esenciale deh dinamike; vetëdija e lartë kombëtare, qytetare dhe njerëzore; e vetorganizimi i përsosur-ja tri shkallët e domosdoshme, ja tri mjetet e domosdoshme, ja tri kushtet e domosdoshmërisë, ja tri forcat e domosdoshme drejt lirisë politike shumë partiake e parlamentare, drejt demokracisë së vërtetë e humane, drejt ekonomisë së lirë të tregut dhe drejt lumturisë njerëzore.
TRI KUSHTET KRYESORE TË LUMTURISË
Për lumturinë kemi thënë më lart se është vetëdija, urtia e aftësia për t’u pajtuar ën mënyrë të qetë dhe pa detyrim me të gjitha paradokset e jetës që na rrethojnë. Mirëpo, për të arritur vetëdijen, urtinë e aftësinë që hapin rrugën drejt lumturisë njerëzit duhet t’i gëzojnë tri kushtet më të mëdha jetësore.
LIRIA 

Kushti i parë më i madh për të arritur lumturinë e vërtetë është liria. Pa liri jeta s’ka kuptim, sepse robëria është frenuese e ecjes përpara, frenuese e lëvizjes, qarkullimit, zhvillimit, përsosjes e pajisjes më dije të vërtetë e të gjithanshme.
PASURIA OSE KAMJA
Kushti i dytë më i madh për të arritur lumturinë është pasuria ose kamja. Jeta në pasuri e kamje krijon e ofron mundësi të domosdoshme e të mjaftueshme që të gjithë pa përjashtim, të zbulojnë, të zhvillojnë, të lulëzojnë e të realizojnë prirjet e talentet e tyre për të mirën e vetvetes, për të mirën e të dashurve të tyre e për të mirën e gjithë njerëzimit.
VETËDIJA KUANTIKE-BESIMI NË ZOTIN
Kushti i tret më i madh për të arritur lumturinë është vetëdija kaustike ose besimi bë Zotin. Edhe për vetëdijen kuantike kemi folur më lart. Kjo vetëdije na e bën të mundur që të udhëhiqemi nga mendja dinamike me anë e së cilës i tejkalojmë të gjitha pengesat, ndasitë, dallimet dhe barrierat midis njerëzve dhe midis botës shpirtërore e fizike. Vetëdija kuantike na liron përfun-dimisht nga burgu e ferri i besëtytnisë materialiste. Vetëdija kuantike na liron një herë e përgjithmonë nga barra e frikës nga vdekja, na bashkon me energjinë kozmike, na bashkon me mendjen kozmike dhe na kthen në esencën tonë shpirtërore. Jo vetëdije na bën që të kuptojmë se jemi pjesë e pandashme e shpirtit të Zotit dhe se jemi shfaqje fizike e dashurisë së Zotit. Për këto tri kushte kryesore për të arritur lumturinë e vërtetë vlen të flijohemi pa hezitim. (F u n d)

© Pashtriku.org, 21 tetor 2008

********************************************************

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura