Prishtinë, 13 qershor 2017: “Vatra“ e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi dhe zhdukja! Shoqëria panshqiptare “Vatra” u themelua si federatë e disa shoqërive shqiptare, të cilat vepronin në ShBA, si bie fjala Shoqëria “Malli për Memëdhenë”, “Besa-Besë”, “Flamuri i Krujës”, “Dallëndyshja” etj. U formua (më 28 prill 1912), ndëra njohja zyrtare dhe licenca e themelimit iu dha nga shteti Masaçusets më 13 qershor 1912. Nuk ishte e lehtë të bashkoheshin e të shkriheshin shoqëritë shqiptare në një shoqëri, sepse shqiptarët janë individualistë të mëdhenjë, që nuk e durojnë as hijen e vet, dhe vështirë pranojnë ta “humbin” subjektivitetin e krijuar. Por, falë mençurisë së intelektualëve të forte, siç ishin Konica, Noli, Floqi, Tromara, Kotta etj, u arrit të akordohen e bashkohen, rreth nje „Vatre“.
Shoqëria “Vatra” u bë strumbullari i mërgatës shqiptare në Amerikë, që i shërbeu jo vetem asaj mergate, por edhe atdheut, shtetit e kombit shqiptar. Në krye të “Vatrës” e të organit të saj “Dielli”, prinë e vepruan shumë atdhetarë dhe intelektualë të shquar, si Petro Nini Luarasi, Sotir Peci, Fan Noli, Faik Konica, Kostandin Çekrezi, Kristo Floqi, Mirko Adams, Paskal Aleksi, etj. Shoqëria “Vatra” dhe gazeta “Dielli”, bënë më të mirën e mundshme për çështjen kombëtare dhe për shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi dhe zhdukja totale, që i kanosej prej monarkive fqinje dhe pazarllëqeve që bënte diplomacia ndërkombërtare pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Fushata historike e “Vatrës” për shpëtimin e Shqipërisë u intensifikua sidomos prej vitit 1917, kur edhe Amerika hyri në luftë. Atëherë, fushata e “Vatres” u hap (qershor 1917) me moton e paharruar të vargjeve të Nolit: “Mbahu neno, mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë” , q[ ishin refreni i poezise „Jepni p[r N[n[n“. Dhe, vërtetë, djemtë shqiptar[ në Amerikë bënë çmos, pa kursye asgjë për kauzën shqiptare. Falë atyre “djemëve”, çështja shqiptare fitoi përkrahjen dhe mbrojtjen e Amerikës. Vet Fan Noli, në vitin 1917 u takua me presidentin e ShBA-ve, W.Wilson, nga i cili k[rkoi mbrojtje, dhe mori garancione se do ta mbrojë pavarësinë e Shqipërisë, nd[rsa premtimin e realizoi n[ Konferenc[n e Paqes, n[ Paris (1919-1920), p[rmes programit t[ paqes bot[rore, t[ quajtur „14 pikat e Wilsonit“ (8 janar 1918). N[ at[ Program theksohej qart[ se „n[se s’do t[ ketë drejtësi për të tjer[t, s’do t[ ket[ as p[r ne“. N[ pik[n 11 t[ Programit, nd[r t[ tjera thuhej: „…marr[dh[niet e disa shteteve ballkanike nd[rmjet tyre t[ vendosen me negociata miq[sore, n[ saje t[ vijave t[ vendosura historikisht dhe t[ p[rkat[sis[ komb[tare, e t[ sigurohen garanci nd[rkomb[tare t[ pavar[sis[ politike dhe ekonomike si dhe integriteti territorial i disa shtteve ballkanike“. Kurse n[ pik[n 14 parashihej „themelimi i nj[ asosciacioni t[ kombeve, me qëllim që të sigurohen garancione për politik[n, pavar[sin[ dhe integritetin territorial nj[soj si p[r shtetet e m[dha ashtu edhe p[r shtetet e vogla“. N[ baz[ t[ k[saj pike u themelua Lidhja e Kombeve, an[tare e s[ cil[s u b[ edhe Shqip[ria m[ 17 dhjetor 1920), p[rs[ri n[ saje t[ p[rkrahjes amerikane dhe angazhimit t[ „Vatres“ e miqve t[ saj.
N[ Konferenc[n e Paqes, presidenti Wilson u distancua nga Memorandumi (28 qershorit 1919) sipas të cilit, Anglia dhe Franca e neglizhonin njohjen e pavar[sis[ s[ Shqipëris[ nga Konferenca e Ambasador[ve n[ Lond[r (1913), dhe lejonin cop[timin e saj. Me rastin e largimit nga Konferenca dhe kthimit për në Washington, presidenti Wilson i kishte lënë delegacionit të tij udhëzime t[ vecanta se si t[ vepronte p[r c[shtjet e pazgjidhura. Nga anija me t[ cil[n po kthehej p[r n[ Washington, m[ 30 qershor, i kishte dërguar sekretarit amerikan për punë t[ jashtme, Rober Lansing, telegram me k[t[ p[rmbajtje: „Para se t[ largohesha kisha nd[rmend t’ju shprehja ju dhe koleg[ve t[ mi t[ tjer[ interesimin tim t[ thell[ p[r t[ ardhm[n e Shqip[ris[. Kam frik[ se ndoshta, n[ morin[ e c[shtjeve, nuk do t’u japin t[ drejtave t[ saj (t[ Shqip[ris[, (a.f.) r[nd[sin[ dhe konsiderat[n e duhur dhe ato do t[ lihen n[ harres[. Ju lutem, t[ jeni shum[ i v[mendsh[m n[ lidhe me to”, porosiste presidenti Wilson.
Ishte ndikimi i “Vatres” q[ presidenti amerikan e shp[toi Shqipërinë. Ajo mobilizoi, organizoi dhe vuri në lëvizje e veprim të gjitha forcat intelektuale e material të patriotëve shqiptarë në funksion e dobi të shtetit të tyre. Kontributi i saj ishte vendimtar që mbrojti Shqipërinë nga copëtimi dhe zhdukja. Kryeministri grek Elefterios Venizellos, pas Konferencës së Paqes kishte deklarua: “Vatra” ma mori nga dora Vorio Epirin”!
Në këtë përvjetor (të 105-të) të themelimit dhe veprimit, i kujtojmë me shumë respekt e pietet të gjithë ata patriotë të “Vatrës”, të cilët u angazhuan me mish e me shpirtë e dhanë gjithçka prej vetes dhe kontribuan për shpëtimin e Shqipërisë. Poashtu, i kujtojmë, u jemi mirënjohës e falënderuar përjetë edhe të gjithë miqve të shqiptarëve, të cilët u angazhuan për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime, prej presidentit Wilson, deri te presidentët Bush e Klinton, dhe personaliteteve tjera të shquara.
Një meritë të posaçme për afirmimin e punës së “Vatres” dhe sensibilizimin e kauz[s tone ka gazeta më e vjetër shqiptare, organ i Shoqërisë “Vatra”, gazeta “Dielli”, që prej themelimit të saj (1909), e cila ishte krah i fortë e zëdhënëse e “Vatres” dhe aspiratave e të drejtave shqiptare, jo vetëm në mërgatë, por më tepër në Atdhe. Rrezet e “Diellit” ndiçuan e ngrohen jo vetëm mërgimtarët tanë atje, por gjithë shqiptarët kudo që ishin. I kujtojmë me shumë respekt botuesit, menaxherët, redaktorët, bahkëpunëtorët e gazetës, prej të parit deri më sot. Urojmë, që “Dielli” i “Vatres” gjithmonë të përhape dritë e ngrohtësi e të mos perëndojë kurrë!
Urime 105-vjetori Federat[s Panshqiptare “Vatra” e vatranëve t[ gjith[ koh[s, dhe gazet[s „Diellit“ e personelit te saj, prej numrit te par[ deri m[ sot e tutje!
Adil FETAHU – ([email protected])