ADIL FETAHU: SERBËT DHE SHQIPTARËT JANË â€œTË GJYKUAR” TË MERRËN VESH DHE TË BASHKËJETOJNË?

Prishtinë, 16 korrik 2018:
• Kështu u tha në Konferencën Ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – në cilën rrugë më tutje”, që u mbajt në Beograd (10 korrik 2018)
• Ivica Daçiqi shprazi tërë arsenalin e politikës dhe diplomacisë serbe kundër Kosovës,
• Mustafa Nano ishte më i paskrupullt ndaj Kosovës e Luginës së Preshevës, se sa Daçi
qi

Me inisiativën e Agjensionit “Tanjug” dhe bashkorganizim me ATSh-në, më 10 korri 2018, u mbajt në Beograd Konferenca Ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – në cilën rrugë më tutje”, në të cilën, për marrëdhëniet midis dy popujve, rrethanat historike, politike e ndërkombëtare që përcaktojnë tash këto marrëdhënie, dhe në ç’drejtim mund të zhvillohen ato në të ardhmen,- folën njohës të këtyre marrëdhënieve nga të dy palët. Në Konferencë, përveç shqiptarëve e serbëve, morën pjesë edhe Eduard Kukan, deputet në Parlamentin e Europës, dhe Bodo Veber, nga Këshilli i Berlinit për Politikë dhe Demokraci, ambasadori i Italisë në Beograd, Karlo Lo Kasho, etj. Hapjen e Konferencës, me fjalët e tyre përshëndetëse e bënë drejtoresha e Agjensionit “Tanjug”, Branka Gjokiq, dhe drejtoresha e ATSh-së, Armela Krasniqi, ndërsa fjalën e hyrjes e paraqiti ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Konferenca u zhvillua në dy panele, para dhe pasdreke, në të cilën folën shumë pjesëmarrës.
Fjala përshëndetëse e Armela Krasniqit
Drejtoresha e Agjensionit te Lajmeve te Shqipërisë (ATSh-së), Armela Krasniqi, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rolin e rëndësishëm të agjensioneve dhe mediave të të dy shteteve që kanë sot për përhapjen e të vërtetës në marredhëniet midis dy popujve dhe dy vendeve. Janë krijuar kushtet që Serbia dhe Shqipëria të bisedojnë për të gjitha çështjet që i ndajnë dhe ato që pritën nga procesi i Berlinit, tha zonja Krasniqi. Përkundër rritjes së këmbimit tregtar dhe turizmit, mes dy vendeve edhe më tutje ka shumë paragjykime e bariera në të dy anët. Roli i mediave është që ato bariera e paragjykime t’i thyejmë një nga një, duke treguar të vërtetën e cila mund të verifikohet lehtë. Këta dy popuj kanë të ngjajshme shumë tradita dhe mikpritje të njëjtë.

– Mustafa Nano –

Duke përgatitur fjalën time të përshëndetjes, kam hasur në një shkrim të gazetave shqiptare të vitit 2012, në të cilin ishte një vlerësim i gabuar, përse në Tiranë i është lejuar një serbi të shesë bërxolla dhe çebapa. Sot është një ndjenjë, sikur ka kaluar një shekull prej atij shkrimi, që tash është zëvendësuar me shkrimet për atraksionet turistike, artin, kulturën dhe investimet e shumta, të cilat kanë të ardhme në të dy vendet. Sot në Shqipëri veprojnë 100 afaristë serbë, ndërsa shumë faristë shqiptarë vijnë në Serbi për të gjetur partnerë. Prandaj, të dy vendet nuk duhet t’i ndajnë problemet e ditës, por t’i bashkojë perspektiva evropian. Të bëjmë që fëmijët tanë të mos i ndajnë kufijtë dhe kujtimet; nuk them ta harrojmë historinë, veçse ardhmëria është në paqe, në bashkëpunim dhe në gjeneratën e re, për të cilën kam besim se do të punojë më mirë. Gjithçka që bëjmë tash, duhet të shikojë kah e ardhmja, e jo kah e kaluara, përfundoi fjalën e saj përshëndetëse, znj. Armela Krasniqi, të cilën e Daçiqi e përshëndeti dorëpërdore, me një përulje karakteristike të një lajkeji, veçsa nuk ra në gjunjë para saj.
Fjala e hyrëse e Daçiqit
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, pionieri i devotshëm i kryekriminelit S.Millosheviq, Ivica Daçiq, mbjati fjalën e hapjes së Konferencës. Në fjalën e tij, ai shprazi gjithë arsenalin e miteve dhe gënjeshtrave e gjysëm të vërtetave të historisë dhe aktualitetit të politikës dhe diplomacisë serbe për Kosovën. Ai tha se marrëdhëniet ndërkombëtare sot janë të ngarkuara me temën e Kosovës. Secili prej nesh (serbëve) në një mënyrë është i lidhur me Kosovën; unë jam lindur në Prizren, ku dikur ka qenë selia e shtetit serb, ndërsa tash atje jetojnë vetëm disa dhjetra serbë. Për të eliminuar shkaqet e problemeve në marrëdhëniet midis Serbëve e Shqiptarëve, Serbia konsideron se dialogu është imperativ i zgjidhjes së problemeve. Daçiqi foli gjerë e gjatë për dialogun e brendshëm në Serbi, për bisedimet në Bruksel, për kompromiset që duhet të arrihën, për rrugën e integrimit në BE, për nevojën e marrëveshjës me “Bashkësinë e Shqiptarëve” (me këtë terminologji Daçiqi mohon shtetin e Kosovës, por Kosovën e sheh si një “bashkësi e vogël” e shqiptarëve, me të cilët duhet të arrijë njëfar marrëveshje, siç i përshtatet Serbisë!). Për dallim prej disa partnerëve tanë në Perëndim, ne nuk nuk e kosniderojmë Kosovën e Metohinë si çështje të përfunduar, por se vetëm përmes dialogut mund të arrihet zgjidhja, prandaj procesi i bisedimeve nuk ka alternativeë. Prishtina po mendon se gjithçka është zgjidhur dhe nuk po tregon impulse për kompromis, theksoi Daçiq. Por, ne besojmë se mund të arrijmë kompromis, pa akte të njëanshme. Rreth Kosovës janë dy qëndrime: njeni, se Kosova është e pavarur, dhe tjetri, se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa jeta është diku në mes. Çështja e Kosovës është çështje territori, e jo çështje e të drejtave demokratike,tha Daçiq, duke vlerësuar se Kosovën e karakterizon jostabiliteti politik.
Deputeti i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, në fjalën e tij theksoi se marëdhëniet e mira midis Shqipërisë e Serbisë, ndikojnë pozitivisht në tërë Ballkanin, kurse problemet midiis këtyre dy vendeve shkaktojnë probleme në tërë rajonin.Prandaj ne në Bruksel marrëdhëniet midis Serbisë e Shqipërisë i përceptojmë në kontekst rajonal.
Më i drejtëpërdrejt për sa i përket çështjes së Kosovës ishte Bodo Veber, nga Këshilli i Bërlinit për Politikën e Demokratizimit. Ai tha, mjerisht, ka kaluar koha për zgjidhjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës përmes kompromisit. Theksoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, midis Shqiptarëve dhe Serbëve, nuk do të shkojë përmes përballimit të shoqërisë serbe me të kaluarën, por me realitetin. Kosova ka ikur nga Serbia dhe në dialog nuk do të zgjidhet me kompromis, është i bindur Veber, duke shtuar se në bisedimet e mëhershme Serbia e ka lëshuar shansën për të arritur zgjidhje me kompromis, që ishte e mundur në vitin 2011 apo 2013. Ai kritikoi politikën serbe, që tri dekada e ka instrumentalizuar çështjën e Kosovës dhe tash po e mashtron opinionin se mund ta kthejë procesin në rrugën e kompromisit. Duke pranuar realitetin, Serbia nuk mund ta fitojë Kosovën, por mund të fitojë që të mos mbetet edhe më tutje shtet i papërfunduar, konsideron Veber. Tregimi për pajtimin historik midis (këtyre) dy popujve, paraqet (vetëm) keqpërdorim, me qëllim që ndarjes së Kosovës. Sipas Veberit, zgjidhja e marrëdhënieve serbo-shqiptare nuk bëhet përmes rrugës Tiranë – Beograd, por në pjesëm më të madhe përmes zgjidhjes së marrëdhënieve Beograd – Prishtinë. Veber vlerësoi se duhet të bëhet një kthesë lidhur me Bashkësinë e Komunave Serbe, jo për atë se kush do ta qeverisë territorin, por si do ta qeverisë. Pa një kthesë në të menduarit, duhet thënë se me dialogun e deritashëm Shqiptarët e Kosovës kanë fituar më së paku, ndërsa Serbia më së shumti, por Serbët e Kosovës pothuajse asgjë, konsideron Bodo Veber. Çështja e autonomisë po shtrohet gabimisht, ngase autonomia e Republika Sërpska ka treguar se nuk iu ka sjellur asgjë Serbëve në Bosnje-Hercegovinë, pasi atje kemi një situateë kur të rinjët e Foçës nuk mund ta kalojnë kufirin me Serbinë, dhe kjo jo se e kanë të ndaluar, por për shkaqe ekonomike dhe sociale. Veber kritikoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që po aktron babain e kombit shqiptar. Rama duhet të ketë nxjerrë mësim nga historia e afërme e Serbisë, se të aktrosh rolin e babait të kombit është një koncept i keq, ngase fundi-fundit, babai nuk do ta pësojë, por fëmijët. Duhet të respektohen kufijtë dhe brënda atyre kufijve duhet t’iu ndihmohet njerëze. Heqja si babai i të gjithë Shqiptarëve, është e dëmshme për vet popullin Shqiptar. Veber, gjithashtu, e vlerësoi të dhembshëm vendimin e BE-së për shtyrjen e fillimit të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe tha se BE-ja nuk do të zhbëhet, veçse do të ndryshhojë, ndërsa procesi i zgjërimit është i pandalshëm.
Ambasadori i Italisë në Beograd, Karlo Lo Kasho, potencoi rolin vendimtar që kanë Shqipëria dhe Serbia për stabilitetin e rajonit.
Në panelin e padrekës folën edhe shumë pjesëmarrës të Konferencës: Ardian Haçkaj nga Instituti i Tiranës për Zhvillim dhe Bashkëpunim , Stefan Surliq nga Fakulteti i Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit, Momçillo Pavlloviq, nga Instituti i Beogradit për Historinë Bashkëkohore, Komesarja e Serbisë për Barazi, Brankica Jankoviq, Rigels Halili, nga Instituti i Historisë, në Universitetin e Varshavës; Dushan Janjiq, kryetar i Fondit për Marrëdhënie Etnike, Beograd, Piro Misha, nga Instituti për Dialog dhe Komunikim, nga Tirana, Sonja Liht, nga Fondi i Beogradit për Ekskluzivitet Politik; Mustafa Nano, gazetar nga Shqipëria, etj.
Nga të gjitha fjalimet, fjala e Mustafa Nanos ishte më e paskrupullt dhe më komprometuese për Kosovën dhe Shqiptarët këndej kufirit të shtetit shqiptar. Madje ishte më e paskrupullt edhe se fjala e Daçiqit. Dhe për t’u bindur, ju lexues të nderuar, këtu po e reprodukojmë në tërësi fjalën e tij, siç e ka dhënë Tanjugu në komunikatën e gjërë nga puna e Konferencës.
Mustafa Nano: Serbët dhe Shqiptarët të mos flasin ekskluzivisht për Kosovën!
Mustafa Nano, i njohur për diskutimet e tij destruktive, si një mondialist e internacionalist planetar, ishte shtrirë në një kolltuk dhe bënte me duar, sikur po i jepte tonin Konferencës dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, apo të marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe, në favor të pales serbe. Ai që në fillim fjalës së tij kishte një porosi dhe u shpreh, se biseda midis Serbëve e Shqiptarëve (ai Serbët i përmendë para Shqiptarëve!), duhet të kthehet e riorientohet nga Kosova, në tema tjera, sepse ky është çelësi i bashkëpunimit të dy popujve shumë të ngjajshëm (!), për të ardhmën e tyre. Duke u fokusuar vetëm për Kosovën, do të mbetemi të lidhur me zinxhir e sferë që na mbanë në vend. Ajo që më bënë optimist është që ta kthejmë diskutimin në drejtim tjetër. E dimë se ekziston problemi lidhur me Kosovën dhe se ai duhet të zgjidhet, por nëse fokusohemi së tepërmi në te, do të mbetemi peng i diskutimit dhe asgjë nuk do të rrijmë. Nano tha se nuk pajtohet me mendimin e disa panelistëve, të cilët potencuan se ekzistojnë mjaft dallime midis dy popujve, duke shtuar se ai në Beograd ndihet si në shtëpi të vet. Mirë ndihem, poqese e harrojmë çështjen e Kosovës. Zoti Bodo Veber dhe unë kemi diçka të përbashkët: të dy e duam Serbinë, dhe kjo nuk është shaka. Konsideroj se mënyra si i po mendon Serbia, është shumë e afërt me mua dhe asgjë nuk është aqë e ndryshme në pikëpamjen e shikimit serb dhe shqiptar ndaj botës, Në këtë do duhej të fokusohemi, porositi Nano. Ai shtoi se një emission që po e udhëheqë, e ka emërtuar”Provokacija”, që është fjalë serbe, dhe me këtë ka dashur të përcjellë porosinë, se asnjë serb nuk është i huaj në Shqipëri, por se ekzistojnë marrëdënie miqësore. Shumëkush ka bërë pyetje, se si kam mundur ta zgjedh atë fjalë. Por, shikuar në përgjithësi ajo është pranuar dhe nuk ka shkaktuar ndonjë gjë të madhe. Nano tha se ka përvoja të mira edhe me gazetarët serbë, siç është Zoran Panoviq nga gazeta “Danas”, me të cilin qe disa muaj po këmben shkrime, qëndrime të popullit Shqiptar dhe atij Serbë, ndonëse disa prej kolegëve i kanë thënë se kjo është e pamundur. Ajo që na ndanë është çështja e Kosovës dhe asgjë tjetër, komunikimet tona po zhvillohen shkëlqyeshëm dhe jemi të vendosur të fokusohemi, jo vetëm në çështjen e Kosovës, por dhe të kritikojmë gjërat e kqija në të dy shtetet. Nano kritikoi qëndrimet e atyre njerëzve të cilët konsiderojnë se bashkëpunimi midis gazetarëve të të dy vendeve nuk është i mirë, dhe porositi t’i hapim mendjet tona, të jemi shpirtëgjërë, ndërsa kryetari i Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministri shqiptar, Rama, duhet t’i përkrahin pakicat kombëtare në Serbi e në Shqipëri, që ato të ndjehen si pjesë e shtetit në të cilin jetojnë, edhe duke ruajtur identitetin e vet. Rama duhet t’iu thotë: Ju jeni pjesë e Serbisë, integrohuni sepse jeni pjesë e botës serbe,- porositi dhe iu trego shqiptarëve Nano, me tërë gërmazin e tij, në Konferencën Ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – në cilën rrugë më tutje”?!
Në atë Konferencë nuk morën pjesë shqiparët e Kosovës, Maqedonise, Malit te Zi, thuase ata nuk jane pjesë e Kombit Shqiptar, edhepse bëhej fjalë për marrëdhëniet midis dy kombeve (Shqiptar e Serb), e jo vetëm midis dy shteteve.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura