Afrim Morina: Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt / Skenari i rrezikshëm për ndarjen e tokave shqiptare!

Prishtinë, 15 prill 2021: I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Shefshtabi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, për angazhimin tuaj, me shkrime analitike shkencore për ndriqimin e “betejës” së Koshares. Ju keni dhënë sinjale bukur me peshë, për fatin e Shqipërisë e shqiptarëve, që është lujatur e po luhet me “betejen” e Kosharës dhe, duke u përpjekur që ta ndiçoni edhe më tepër, keni veçuar dy “margaritarë”, që në këtë analizë do të mundohem t’i zbërthej.
Vitin e kaluar jeni munduar të shpjegoni gjithë ajo që ndodhi në Koshare, por, si duket, ose nuk i kanë lexuar analizat profesionale ushtarake Tuajat, ose duan për t’i ndenjur besnikë sajesës së tyre, që gjithë operacini “Shigjeta” të shpërfillet dhe të zëvendësohet me “betejen” e Koshares. Mua nuk më befason deklarimi i komandantëve të Kosharës, por tragjikja është, se po heshtin komandantët e operacionit “Shigjeta”(!) Kjo edhe po e ngrin lart “moralin” te pala tjetër dhe pranimin e të tjerëve, se me të vërtetë, vetëm aty është luftuar.
Në shkrimin tuaj të fundit “Një sqarim i detyruar për luftimin në Koshare”, ju bëni pyetje të shumëta, por që tashmë ju keni dhënë përgjegje, por mos pritni të merrni përgjegje nga pala tjetër, e as nga bashkëluftarët e Tu.

Sa më shumë që kalojnë vitet, gjërat po dalin në shesh gjithnjë e më tepër mbi të vërtetën e politikës Rugovjane dhe Qeverisë në egzit, të Bujar Bukoshit, edhe pse ata, nuk e kanë thënë asnjëherë, por varësit e tyre dalin hapur, siç i keni marrë si shembuj ilustrime mendimet e z. Rustem Berisha dhe z. Anton Çunit.
Për lexuesit po bëjë një zbërthim logjik, shkencor e ushtarak nga këndi politik, për të parë një të vërtetë sesa ka qenë e rrezikuar jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria londoneze, që do të thotë, sesa kanë qenë të rrezikuar shqiptarët në ndërrimin e dy shekujve XX dhe XXI. Citojmë ““Në situatën e pashpresë, kur popullsia e kësaj ane (brenda në Kosovë) mund të ishte tashmë jo vetëm pre e luftimeve intensive të ushtrisë serbe, por edhe e terrenit të papërshtatshëm dhe të minuar në rajonin e gjerë të Bjeshkëve të Nëmura, si kalim i vetëm i mundshëm për evakuim. Këto ishin rrethanat që edhe më shumë e lidhën motivin dhe idenë tonë për një luftë nga kufiri e deri në çlirim, tek luftëtarët, konkretisht tek ne si ushtarakë që drejtonim këtë brigadë.” Rustem Berisha
Çfarë na thotë me këtë mendim politik e aspak ushtarak ky “Komandant” i Kosharës!?
E para, ne nuk mund të luftonim me Serbinë, sepse ajo mund ta rrafshonte gjithë Kosovën për dy orë nga Nishi, propagandaë kjo që ishte artikuluar edhe nga vetë Rugova. Pra, nuk duhej ndërmarrë veprime çlirimtare nga populli, por të pritnim rezultatet e politikës rugoviste.
E dyta, duhej zbrazur Kosova, pasi kishim hyrë në këtë “avanturë” pa i pyetur disa oficerë të shtatmadhorisë Jugosllave para se të bllokohej kufiri nga minat serbe. Nga frika se me të vërtetë është ndërmarrë një veprim i tillë nga forcat ushtarake serbo malazeze këta zotëri oficerë dorzojnë armët, municionet si dhe spitalin ushtarak në Zonën Operative të Dukagjinit, të cilët i udhëhiqte Tahir Zemaj, për të kaluar nëpër Mal të Zi, (Bah!) në territorin e Shqipërisë londineze, me moto: të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet!
E treta, më e “çmuara”, se duhej përgatitur një luftë nga kufiri i Shqipërisë londineze!? Logjikë i thonë kësaj, madje edhe strategji ushtarake, që ta vinin në pikëpyetje edhe Shqipërinë londineze(?!)
Pse dhe si? Do të parashtroni ju pyetjen. Për të dhënë përgjegje, po citojmë edhe mendimin e Shefit të Shtabit të forcave që bënë “betejën” e Koshares, z.Anton Qunit: ”Kur jam paraqit për herë të parë në një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, në dhomën operative, ka qenë në mur një hartë,- kjo ka ndodh në fillim të korrikut 1998, – e cila ishte mbuluar me një stof. E shpalosa. Aty pashë se dikush kishte parapa një ndërhyrje strategjike që të kishte hapje të kufijve, në Qafë të Prushit, Qafë të Morinës… E kemi paraparë për një ndërhyrje.”
Ky e përforcon mendimin e Komandantit të tij, z.Berisha me përshkrimin e hartës në mur, në Ministrinë e Mbrojtjes së Qeverisë Bukoshi në Tiranë.
Do të mundohem t’i jap përgjegje në këto dy mendime të shfaqura publikisht, nga dy komandantë të Koshares, përmes një shembulli të historisë sonë kombëtare.
Derisa mbahej Konferenca e Paqës në Parisë (pas LDB, më 1946), Greqia mundohej t’ua mbushte mendjen shteteve pjesëmarrëse në atë konferencë, se Shqipëria nuk kishte luftuar fashizmin dhe nazizmin, duke ua përkujtuar “Ligjin e Luftës” të saj kundër Shqipërisë, të vitit 1940 dhe se gjoja Shqipëria padrejtësishtë mbante të pushtuar Vori Epirin. Shumica i besuan kësaj propagande dhe diskutonin për fatin e Shqipërisë për të qenë shtet apo jo, edhe pse ishte anëtare e Ligës së Kombeve para lufte. Grekët, duke e parë këtë mbështetje, u bënë trima dhe në vitin 1949 përgatitën dhe ndërrmorrën veprime ushtarake për pushtimin e Shqipërisë londineze, në emër gjoja të luftimit të bandave greke, që na i paskishte strehuar ajo në territorin e saj. Ata hynë në territorin e Shqipërisë disa kilometra, me këmbësori, artileri të rëndë të mbështetur edhe nga pesëmbëdhjetë aeroplanë luftarkë. Ish pesëmarrësit e Konferencës nuk e “shihnin” këtë operacion grek, derisa Qeveria shqiptare i ktheu mbrapsh, duke i turpëruar të gjithë.
Mos vallë, të njejtin skenar u munduan t’ia ofronin Jugosllavisë së Millosheviçit disa ushtarakë shqiptarë të përgatitur në akademitë ushtarake të Jugosllavisë, të udhëhequr nga politika rugovjane, kur dihej se Rugova nuk komunikonte me Qeverinë shqiptare, ndërsa, edhe i ndihmuan Berishës në grushtetin e dështuar të shtetit në tetorin e vitit 1998 (shtator 1998 – vër.ime), pas një muaji si patën dezertuar nga Lufta e UÇK-së në kulmin e ofenzivave të ushtrisë serbe(?!) Mos vallë kishin marrë edhe sugjerime nga Millosheviçi dhe mbështetësit e tij, që ushtria e Tij të gjente “shkak” e të hynte në territorin e Shqipërisë, për të luftuar “terroristët” shqiptarë, siç e quajti edhe Gelbardi, që asnjëri nuk donte ta njihte UÇK-në?! Mos vallë ishte planifikuar që të zhbëhej Shqipëria londineze, siç ishte skenari i vitit 1946 dhe 1949, por tash në emër të sulmit nga FARK-u, në qafë Prush, e, qafa tjera?
Këta dy ushtarakë të apostrofuar, duket që nuk e njohin fare politikën, por edhe anën ushtarake, përndryshe nuk do t’i nxirrnin në pah këto dy segmente shumë me peshë, për të kuptuar dhe zbërthyer gjithë politikën rugovjane. Këta na e zbërthyen enigmën, se pse Rugova nuk e njohu kurrë UÇK-në, pse ishte për ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s, dhe pse nuk e vizitoi kurrë memorialin e Jasharajve. Për këtë nxjerrje në shesh të asaj strategjie antikombëtare, këta dy ushtarakë të FARK-ut ia vlen të falënderohen, ndryshe historia nuk do ta kishte plotësisht të qartë gjithë strategjinë rugoviane.
E di që nuk do të marrim përgjegje, sikurse nuk keni marrë as Ju, i nderuari Kolonel! Se shkolla e Tiranës nuk ka ditur të hyjë në lojëra të flliqta, sikurse shkolla e Beogradit, e cila ka përgatitur kuadro për ne, në pjesën e Shqipërisë së robëruar, duke anashkaluar kuadrot kombëtare nga Tirana.
Në fund, Kolonel Shpëtim Golemi, të lumtë pena e të punoft mendja në përballje me mostrumet e kombit, që në të dy luftrat, (LDB dhe UÇK-së) deshën ta zhbënin Shqipërinë në të mirën e Serbisë dhe Greqisë.
“Lavdi” tradhëtisë e marrisë! “Lavdi” të pamoralshmëve!

Afrim Morina
Prishtinë, 11.04.2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura