AGIM JAKUPI: 100 VJET, MOZAIK POLITIK

(Shkup, 29. 11. 2012) – Problemi kryesor që preokupon politikën shqiptare, një mozaik njëqindvjeçar, duhet kërkuar në spektrin e ndeshjeve historike që kanë ndikuar jo vetëm kulturat e huaja kundrejtë asaj shqiptare, por duhet prekur edhe spektrin politik shqiptar si faktor. Mirëpo, të jetosh me shpres për të nesërmen kur dihet se gunën shekullore e përbëjnë sakrifica dhe vuajtjet të përcjellura nga gjenerata në gjeneratë do të thotë se dhimbja është shndërruar në forcë, si dhe kjo forcë e ndërton të ardhmen. Një nga përkufizimet e diturisë historike është të kërkuarit e shkaqeve që sollën deri te një ngjarje, e njohja e shkakut na shpie deri te njohja e natyrës së ngjarjes. Është e rëndësishme për ne ti shqyrtojmë shkaqet që na sollën deri te mozaiku, cilët janë krijuesit dhe çfarë donin ata.

 

●●●
Përvjetori i Pavarësisë, sidomos kur festohet njëqindvjetëshi, për një komb që ka ndërgjegje, kulturë, civilizim të krijuar në histori është moment vetëdijësimi. Qasjet dhe fjalën në këtë drejtim e kanë ata që merren me të shkuarën, hulumtojnë dhe interpretojnë në mënyrë objektive. Pra, kjo nuk është vetëm se një e kaluar po një shembull që e marrim sot për të hedhë hap nesër. Shpallja e Pavarësisë hapi një epokë të re, dhe kjo kishte një parahistori. Ishte pregatitur nga mendimtarët që rrënjët i kanë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila bëri përpjekjen e parë për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar. Lëvizjet e shumta të Ismail Qemalit për të fituar simpatin e shteteve të mëdha nuk ishin të kota, në diplomacin e kohës patën jehonë. Ashtu bëri edhe Hasan Prishtina, deputeti i kohës që u sakrifikua për Shqipërinë. Çlirimi i Shkupit, mandje edhe vetë Kuvendi i mbajtur në Shkup ishte vendimtar, u qartësuan kërkesat e shqiptarëve. Përderisa deri atëherë kërkohej autonomi, në Kuvendin e Shkupit kjo kërkesë do zëvendësohet me pavarësi. Dhe me 28 nëntor kombi shqiptar fitoi të drejtën për të qenë i lirë dhe i pavarur. Akti i shpalljes së pavarësisë shënon një kthesë: vetëorganizim politik.

Ismail Qemali, Qazim bej Vlora dhe Hasan Prishtina (Stamboll, në vitin 1910)

●●●
Mozaiku ballkanik i viteve 1912-1913 do ta gjejë Shqipërinë vend më të prapambetur, me ekonomi të ulët. Forcat e aleatëve ballkanik, të prirë nga idetë shoviniste, do të mundohen ta nënshtrojnë këtë vend. Luftërat Ballkanike hapën hapsirën e duhur për këtë çështje dhe paraqet kulmin tragjik për popullin tonë. Forcat sllavo-ortodokse dhe greke-ortodokse pas shpartallimit të Perandorisë Osmane, Shqipërinë e shihnin si plaçkën e luftës dhe u vërsulën ta rrëmbejnë duke u treguar të pangopur dhe të pamëshirshëm në coptimin e tokave shqiptare, në masakrimin e shqiptarëve. Presioni ishte i madh, forcat serbe dhe malazeze u munduan që me anë të forcës të bëjnë konvertimin e fesë. Kjo paraqet formën më të egër të dhunës dhe gjenocidit që u bënin ndaj popullit shqiptar, me qëllim asimilimin e popullit tonë. Ata që kundërshtonin e paguanin me kokë. I vetmi shtet që ishte kundër kësaj natyre ishte Austro-Hungaria, e cila kishte pak interes për çështjen shqiptare. Edhe pse Shqipëria shpalli pavarësinë, Shtetet e Mëdha, këtë vepër të mençur dhe madhështore nuk e përfillën. Andaj, në punimet e Konferencës së Londrës kjo çështje kaloi në heshtje. Mirëpo, patriotët si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi bën përpjekje dhe ia arritën që të takohen me Eduard Grein. Mirëpo, gjithçka ishte e kotë, ndikimi rus ishte i fuqishëm dhe sllavët propagandonin se tokat shqiptare janë tokë turke dhe se janë të pushtuara nga forcat sllave se në këtë mënyrë ata marrin frymë dhe do kenë dalje në det. Hapsira politike shqiptare ishte e ngushtuar, Shqipëria ishte pa aleat. Konferenca vazhdoi punimet, aty u dhanë shumë mendime, u propozuan tri harta për Shqipërinë. Ishin të kobshme për shqiptarët. Fare në fund, duke pasur frikë nga ndikimi sllav në Ballkan, Italia dhe Austro-Hungaria propozuan që ata të merren me çështjen shqiptare dhe të përcaktojnë kufijt politik të shtetit të posakrijuar ballkanik. Më në fund ashtu ndodhi, propozimi i tyre ishte Shqipëria shteti pavarur e jo autonomi dhe kufijt politik dallonin nga propozimet tjera. Me 29 korrik 1913 Fuqitë e Mëdha pranuan Pavarësinë e Shqipërisë dhe lanë jasht kufijve gjysmën e tokave, që janë vazhdim i pandërprerë i truallit shqiptar. Poashtu, u caktua princi Vilhelm Vid të sundojë me shtetin Shqiptar. Në këtë kohë statusi i shqipërisë ishte: Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme, nën garancinë e Fuqive të Mëdha.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes (1920)

●●●
Kryengritjet dhe qëndresa shqiptare vazhdoi. Në vazhdën e ngjarjeve çështja shqiptare do të jetë temë diskutimi. Fillimi i luftës së Parë Botërore, Shqipërinë do ta gjejë të papërgatitur politikisht dhe ekonomikisht të dobët. Edhe kësaj here do të dalin në skenë interesat shoviniste të fqinjëve sllavë dhe grek. Serbia dhe Mali i Zi menduan se është momenti i duhur që njëherë e përgjithmonë të pushtojnë tokat shqiptare. Kjo frymë ishte dominante ngase këta dy shtete ballkanike luftonin në krah me forcat e Antantës. Dhe kjo nuk është e tëra, Fuqitë e Mëdha që kishin nën garanc Shqipërinë tani ishin në luftë me njëra tjetrën dhe nuk nguruan që tokat shqiptare ti përdorin si objekt të planeve politike dhe luftarake. Në këtë drejtim vlen të përmendet edhe traktati i fshehtë i Londrës që shkelte rëndë pavarësinë e shtetit shqiptar. Shqiptarët nuk kishin organizim të mirëfillt. Gjendja e rëndë kishte përfshirë të gjitha tokat shqiptare: Kosovën, Shkupin, Kumanovën, Dibrën, Gostivarin, Tetovën, Plavën, Gucin, Tivarin, etj. Dita ditës gjendja u keqësonte, përveç mjerimit politik, shqiptarët do të jenë në gjendje të rëndë ekonomike, të plaçkitur nga forcat pushtuese me çka do rezultoje me përhapjen e urisë dhe të zisë së bukës. Shqiptarët kishin nevojë për formimin e një qeverie qe do ti bashkoje në kërkesat e tyre. Në Durrës do të mblidhen delegatë nga të gjithat krahinat shqiptare dhe do të formojn qeverin e përkohshme e udhëhequr nga Turhan Pashë Përmeti. Ishte momenti që të bëhet ky hap, për të prezentuar shqipërinë tani më të coptuara nga forcat okupatore sllave, italiane. Ashtu, në Konferencën e Paqës në Paris delegatët shqiptar do paraqesin dy memorandume që bëjnë fjalë për rishqyrtimin e kufijve. Edhe pse u diskutua, kërkesat e shqiptarëve nuk u përfillën, mirëpo edhe vendimet e Konferencës që ishin në dëm të shqiptarëve, fal qëndresës, nuk u realizuan.
●●●
Pushtuesit italian sikur nuk e kishin të qartë se qëndresa shqiptare nuk ka të ndalur. Ata kishin në kontroll qeverinë e Durrësit, dhe për këtë qëllim shqiptarët donin që të jenë larg ndikimit të huaj dhe organizuan një kongres në Lushnje. Ky hapi debate të mëdha, qeveria e krijuar me Sulejman Delvina në krye ishte për njësinë territoriale të Shqipërisë dhe njëzëri ishte kundër vendimeve të Konferencës së Parisit. Detyra kryesore ishte të merrte në duar administratën shtetërore dhe diplomacia. Nuk ishte vetëm çështja e Vlorës, por edhe trevat tjera shqiptare. Përpjekjet nuk kanë të ndalur. Për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, do të themelohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Ky akt paraqet vetëdijen më të lartë që shqiptarët të kenë një organizim të plotë politik. Hoxhë Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Hasan Prishtina ishin kreatorë jo vetëm të politikës por edhe të veprimeve luftarake, të organizimit dhe mobilizimit të popullit. Rrethanat e kohës sollën në formimin e partisë: “Xhemiljeti” me Nexhip Dragën në krye. Gazeta “Hak” luajti rol të rëndësishëm në programin politik të “Xhemiljetit”.

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.

……………………………………………………

Përderisa përpjekjet e shqiptarëve për çlirim jasht Shqipërisë Politike ishin të mëdha, në Shqipërinë politike kishte krizë politike. Lufta për pushtet ishte evidente. Ka shumë paqartësi, Ahmet Zogu përmbyset nga Fan Noli me revolucionin e tij. Dilema ka, përse shqiptarët luftonin njëri tjetrin dhe nuk u mobilizonin për me i dal në ball armikut të përbashkët. Thjeshtë, ishin të manipuluar nga shtetet fqinje, për të krijuar krizë politike, apo qëndron atdhedashuria? E vërteta është se Fan Noli nuk arriti të bëjë gjë në forcimin e shtetit. Grushti i fortë që ju dha nga Ahmet Zogu ishte edhe motiv që ai të mendoj më tepër për situatën politike jo vetëm në shqipërinë politike, por edhe për viset tjera shqiptare. Ajo që mund të thuhet është se Ahmet Zogu arriti të krijoj institucionet e para shtetërore që do të kurorëzohet më parë me republik e më pas edhe me mbretëri. 
●●●
Dilemat e shumta që kishin shqiptarët nuk mbaruan edhe më pas. Me gjithë pasuritë natyrore në trojet e banuara me shqiptar sundonte prapambetja. Përderisa në shtetin politik shqiptar u bënë disa reforma, shqiptarët që jetonin në mbretërinë Jugosllave u mohohej çdo e drejtë kombëtare. Është koha kur pushoi të vepruarit Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe veprimtaria e Xhemijetit. Nga Hasan Prishtina u bë përpjekje që situatën ta prezentoje në Lidhjen e Kombëve, por pa efekt.
Jemi në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Situat e njejtë politike. Shqipëria pushtohet nga forcat fashiste, kurse shqiptarët në Jugosllavi ishin në gjendje të rëndë ekonomike dhe politike. Shumë shpejt lufta mori përmasa të gjëra, shqiptarët të gjetur në mes dy zjarreve nuk dinin kë të luftojn më parë. Organizimi i luftës së armatosur në Kosovë e në viset e tjera shqiptare filloi me krijimin e njësiteve guerile dhe pasoi me krijimin e çetave të para partizane. Në repartet partizane që u krijuan në krahinat kufitare të Shqipërisë bënin pjesë dhe partizanë nga Kosova, Dibra etj. Ky fakt dëshmon qartë se shqiptarët ishin të mendimit se me pjesëmarrje ose drejtues të rezistencës antifashiste në këto vise, problemi i kufijve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të dyja të pushtuara, do të zgjidhej përfundimisht pas fitores mbi fashizmin në bazë të dëshirës së popujve dhe zbatimint të parimit universal për të drejtën e tyre për të vetëvendosur deri në shkëputje. Thjeshtë, shqiptarët ishin të mashtruar. Kur brigadat shqiptare hynë në territorin e Kosovës dhe e përzinin armikun, pas shpine linin një armik tjetër, më të keq se fashistët. I linin çetat çetnike që dhunonin, masakronin e vritnin fëmijë, pleq e gra. Nga ana tjetër, është për tu habitur me PKSH. Qëndrimi i PKSh ndaj problemit kombëtar udhëhiqej nga koncepti se në atë kohë nuk luftohej për kufijtë etnik të shteteve, por për kufijtë e tyre politikë, prandaj kalimi i formacioneve të UNÇSH në Kosovë e në Jugosllavi do të vendosë lidhje të ngushta e të vazhdueshme midis tyre dhe reparteve partizane kosovare e jugosllave. “Pra, si bashkpunim midis dy partive e dy popujve, si “vëllezër” në luftë kundër një armiku të përbashkët”. Rrjedhjat historike në këtë periudhë kishin marrë kahje tjetër, për popullin shqiptar në trojet e tyre, shpalosej një faqe e re e historisë së kobshme. Menjëher pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe në viset e banuara me shqiptar kishte filluar fushata e egër e terrorit dhe e ndjekjeve, ku u vu në pikpyetje ekzistenca e shqiptarëve si popull. Kjo fushatë u shoqërua me një propagandë të shfrenuar antishqiptare. Në themel të propagandës dhe të fushatës së gjenocidit kundër shqiptarëve u vunë akuzat e shovinizmit serbomadh, sipas të cilëve shqiptarët duhej të japin llogari për qëndrimin e tyre reaksionar për bashkpunim me okupatorin, për dëbimin e kolonëve serb e malazezë nga Kosova, për disfatën dhe kapitullimin e Jugosllavisë Borgjeze etj.
Në gusht 1944 Shtabi Kryesor i UNÇJ për Serbinë u drejtonte një proklamatë popujve të Kosovës, në të cilën shqiptarët në Jugosllavi jo vetëm që fyeshin e nënçmoheshin, por edhe kërcnoheshin hapur. Shqiptarët e Kosovës, pas masakrimit të tyre në masë nga serbomëdhenjtë nuk mund tu zinin besë jugosllavëve, pavarësisht se si do të paraqiteshin ata dhe u detyruan të braktisin vatrat e tyre e të tërhiqen nëpër pyje, ku të mëdhenj e të vegjël u përpoqën të gjenin shpëtim.
Sa do të jetë efikase përpjekja e Fadil dhe Enver Hoxhës për “vllaznimin” e tyre me jugosllavët? Zhvillimet politike të më vonshme do e sqarojn këte. Qëndrimi indifirent ndaj çështjes shqiptare jasht Shqipëris politike, animi me Rusin, Kinën dhe Jugosllavin duke dashur që shteti shqiptar të bëhet republik e Jugosllavisë, likuidimi i Mehmet Shehut dhe shumë intelektualëve tjerë, trysnia intelektuale, kontroll të rinisë krijojn përkufizimin se Enver Hoxha kishte ide të kufizuara për të ardhmen, ku mitet e krijuara nga vet ai dhe realiteti ishin të ndërthuara në mënyrë të pazgjithshme.
●●●
Vitet e 80-ta karakterizohen me procesin e çintegrimeve për Europën Lindore dhe Qëndrore dhe u zhvillua me thyerje dhe përmbysje të mëdha, konflikte ndëretnike dhe gjakderdhje midis popujve. Në këtë kontekst karakteristike është shpërbërja e ish Jugoslavis. Pra kjo bashkësi shtetërore, si krijesë artificiale, ishin rezultat i realizimit të përdhunshëm të strategjisë pansllaviste në Ballkan. Pikërisht për këtë, edhe shpërbërja dramatike e saj u përcoll me konflikte dhe gjakderdhje ndërnacionale, e kjo është pasojë e filozofis pansllaviste. Koston e paguajn shqiptarët. Qarqet nacionalshoviniste serbe, duke shfrytëzuar si preteks, demonstratat e studentëve shqiptar në Univerzitetin e Prishtinës në pranverën e 1981, krijuan klimën e përshtatshme për fushatën antishqiptare. Skenarët qenë mirë të pregaditura nga kuzhinat e Beogradit, qe zanafillën e kanë te Akademija e Shkencave dhe te Kisha orthodokse serbe. Qëllimi i tyre ishte që ti paraqes shqiptarët si faktor destabilizues të ish federatës. Mandej, t’u suprimoheshin të drejtat legjitime, që i gëzonin shqiptarët me Kushtetutën e 1974, si subjekt të federatës Jugosllave dhe si subjekt shtetformues në kuadër të republikave që jetonin-Serbisë, Maqedonis dhe Malit të Zi, si dhe suprimimi i autonomisë së Kosovës, që e bëri me dhunë policore e ushtarake duke suprimuar të gjitha organet e institucionet shtetërore, shkencore, arsimore, kulturore etj. Hapi tjetër i ekspanzionit hegjemonist serb për krijimin e Serbis së Madhe ishte suprimimi i autonomis në Kosovë dhe në Vojvodinë dhe aneksimi i Malit të Zi, për çka u krijuar formalisht e ashtuquajtura RF e Jugosllavis. Çmenduria serbe nuk ndalet me kaq, ka edhe skenare tjera. Në vuajtje ishin edhe shqiptarët e maqedonisë dhe ata të shtetit Shqiptar. Edhe pse Shqipëria ishte vendi i tretë në botë për nxerrjen e kromit, ekonomia shqiptare ishte në hall. Proceset politike karakterizohen me paqartësi. Edhe pse vdiq Enver Hoxha, portreti i tij, frika nga ai nuk u zhduk.
●●●
Të gjithë popujt e botës e ngrenë zërin kundër qeverive të tyre. Kërkonin zgjidhje, alternativa ishte të largohet regjimi i komunistëve dhe të hapen rrugë të reja, të erës demokratike. Shqipëria këtë rrugë e përjetoi lehtë, nuk pati rezistencë. Por si u bë tranzicioni demokratik? Mund të themi se bëhet në dy faza. Faza e parë fillon atëher ku Ramiz Alia thotë se demokratizimi i vendit është një proces i pakthyeshëm. Bëhen reforma ekonomike, organizohen zgjedhje demokratike (mars-prill 1991), nisin të merren me diplomaci, rivendosen marrëdhëniet me SHBA, BRSS, Britanin e Madhe, bëhet anëtare e FMN dhe Bankës Botërore. Faza e dytë fillon pas zgjedhjeve të marsit 1992, kur Sali Berisha zgjedhet kryetar i shtetit dhe qeveria e Aleksandër Meksit bëhet pa komunist. Në këtë kohë ndërmeren reforma në ekonomi: përmendim liberalizimin e çmimeve, rivendosja e sistemit fiskal, etj. Mirëpo, tranzicioni nuk u bë edhe pa pasoja. Përmendim vitin e dhimbshëm që shqiptarët u vunë në një pozit të palakmueshme, të ekzistoj apo jo shteti shqiptar. Pra, më vitin 1997, armët nga depot kaluan në dorë të qytetarëve dhe kjo ishte rrezik për të ardhmen e shtetit, në fakt e paraqiste si shtet më jostabil në Europë. Pra, përdhosja qytetare ishte fenomeni që shqiptarët mundeshin të humbnin shtetin, mu në momentet kur populli shqiptar qe jetonte jasht shtetit politik përjetonte dhunën më të egër sllave. Pluralizmi politik u keqkuptua dhe nga Partia Demokratike u formuan shumë parti të vogla. Të kësaj natyre janë edhe disa parti të dala nga PKSH-ja e dikurshme që tani e mban emrin Partia Socialiste. Kjo nuk është e tëra, blloqet politike ishin pozicionuar aq shumë kundër njëra tjetrës dhe luftonin për çertifikata se kush është patriot e cili tradhëtar! Lufta e Kosovës disi e zbuti retorikën e armiqësisë dhe diplomacia shqiptare luajti rol të madh në procesin e Kosovës. Vlen të theksohet se rol të rëndësishëm në këtë proces luajti Ministri i Punëve të Jashtme, z. Paskal Milo. Lufta politike ska të ndalur, mirëpo sukses arrihet më 2008, në samitin e Bukureshtit ku Shqipëria anëtarësohet në NATO. Kurse sa i përket shqiptarëve jasht kufirit politik, ata ishin në hall të madh. Sa i përket Kosovës, ishte shëndrruar në burg masiv për shqiptarët, dhuna dhe terrori shtetëror serbe ushtrohej në mënyrë arbitrare dhe me flagrancë në shkeljen më brutale të te drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, dëshmoi për aktet më barbare sllavokomuniste sllave. Edhe në maqedoni filloi fushata antishqiptare nën parullën e “nacionalizmit“ dhe “seperatizmit”. Kalimthi po përmend atakun kundër emrave shqip dhe toponimeve. Shqiptarët e kishin të ndaluar që fëmijët e posalindur t’i emërojnë me emra shqip, si: Shqipe, Driton, Dardan, Agim… etj, kurse për emrat e qyteteve në vend se të shkruhet në tekstet shkollore Shkup është shkruar në gjuhën sllave SKOPJE, apo për Kërçovën – Kiçevo… etj. Përmendim masat rigoroze kundër arsimit shqip, ku jo vetëm që një grup autorësh u larguan nga programet mësimore po edhe u djegën bibliotekat e shkollave, gjuha mësimore shqipe u zëvendësua me atë maqedone, kurse numri i paraleleve u zvogëlua me çka një numër i madh i nxënësve ishin privuar nga e drejta e shkollimit. Arsimtarët që vazhduan të shkruajnë mësimet në shqip u dënuan me nga 11 vjet burg, nxënësit që protestuan u quajtën irredentist e seperatist dhe u dënuan me nga 5 vjet burg. Përmendim shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, Bit Pazarin, Ladorishtën, bolduzherët që donin ta shkatërrojnë Universitetin e Tetovës, përmendim ngjarjet e 1997 në Gostivar dhe Tetovë – aksionin e dhunshëm që morri policia maqedone për të hequr flamujt kombëtar.
Me këto qëndrime shqiptarëve iu mohoeshin të drejtat elementare kombëtare, siç ishin ato për të mbajtur flamurin kombëtar, për përdorimin e gjuhës etj. Është e kuptueshme se në rrethanat kur në Kosovë e në viset tjera shqiptare ligjin e bënin repartet ushtarake serbe, malazeze e maqedonase dhe në mbarë krahinën sundonte një terrorë i përgjithshëm, shqiptaret në ato vise nuk mund të merrnin pjesë në diskutimet për të ardhmen, për zgjidhjen e problemit të tyre kombëtar.
E sa i’u përket ndërkombëtarëve, ata ishin me sy të mbyllura dhe vesh në lesh. Në fakt hapsira e madhe e veprimit që kishte partia e Ibraim Rugovës, LDK-ja në Kosovë dhe PPD në Maqedoni nuk e luajtën rolin si duhet edhe pse kishin përkrahjen e popullit. Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës bëhet kur del në skenë UÇK. Edhe në këta momente shqiptarët ishin të ndarë. Ishte lehtë, në emër të durimit të etiketohen ushtarët e UÇK si terrorist dhe më pas si njerëz të beogradit. Vullgarizmi politik i LDK nuk ua largoi mjegullën nga sytë për të kuptuar të vërtetën, që hallin e popullit dhe trimërin e ushtarëve të uniformuar ta paraqesin dhe dëshmojn te ndërkombëtarët. LDK edhe pse kishte përkrahjen absolute të popullit nuk arriti të mobilizoj më parë rradhët e veta në luftën çlirimtare, ashtu siç bënë disa lider tjerë ballkanik. Kosova ishte në flakë, luftohej për nder, për flamur, për shtet. Vetëm të jesh zullumqar e mos të kuptosh këte, durimi ka kufi. Forcat shoviniste bënin terror të pashembullt. Përsëritet Lufta e Dytë Botërore që Muhamet Piraku në librin e tij e përshkruan më këta fjalë: ”Kurse, vrasjet në lokalet e mbyllura nuk i numronin. I vrisnin ngadalë, duke bërë aheng, duke pirë raki e gjak të tyre, duke i shpuar me hekur të skuqur në trup, duke ua prerë ekstremitetet e organet gjenitale-gjithnjë me muzikë marramendëse, me tupan, me zurlë..”
Vetëm pas masakrës së Reçakut, atëherë kur bota pa se shqiptarët janë viktima e çizmes shoviniste serbe ndryshuan mendim për luftëtarët e UÇK – së. Ora e Kosovës filloi. Për çdo veprim luftarak UÇK nuk kishte përgjegjësi, kishin qëllim mbrojtës.
Intervenimi i ndërkombëtarëve u bë me vonesë, të dy palët ishin thirur në bisedime në Rambuje. Në këta momente, shqiptarët luftonin se cili do e marrë bajrakun dhe ti prije delegacionit shqiptar! Drejtori politik i UÇK, Hashim Thaçi nuk e shifte të arsyeshme që ti udhëheq Ibrahim Rugova.Dhe plotësisht kishte të drejtë. Ai, Rugova ishte margjinalizuar nga të menduarit se ai është njëshi i Kosovës duke mos llogaritur vrasjet, terrorin dhe dhunën që ushtronte pushtuesi, sikur kishte harruar se ishte luftë dhe se sërbët kuptojn gjuhën e forcës.
Për konsolidim dhe veprim të përbashkët të delegacionit shqiptar, Shteti politik kishte angazhuar Ministrin e Punëve të Jashtme, Pasak Milo që ti këshilloj për çdo hap që ndërmarin. Ashtu edhe ndodhi, me disa ndërhyrje të tij, delegacioni shqiptar e nënshkruajti propozimin e dal nga Rambuje, kurse serbet jo. Më pas filluan sulmet ajrore të NATO –s kundër forcave paraushtarake serbe, me çka në fund rezultoi me çlirimin e Kosovës. Më vonë kishte edhe bisedime shtes, mirëpo ishin të pasuksesshme. Me 17 shkurt 2008, ai që i bëri ballë ushtris sërbe po vë edhe themelet e shtetit më të ri në botë. Hashim Thaçi lexoi deklaratën dhe shpalli Kosovën shtet të Pavarur.
Sa iu përket shqiptarëve të maqedonisë, ata ishin të margjinalizuar. Politikanët kishin harruar çështjen shqiptare dhe para vetes kishin shtruar lojën e shahut, plaçkën që ju takon nga veprimet e shëmtuara. Nga PPD doli në skenë PDSH dhe kjo nuk kishte vizion të qartë për të ardhmen. Shpesh ndryshonte mendim, ishte atdhetare në opozit e tradhëtare në qeveri. Tanusha është simbol i demokracis së Maqedonisë. Atje jo vetë filloi lufta e 2001, por edhe vuri themelet për një shtet të ri. Konflikti 6 mujor do përfundoj me Marrëveshjen e Ohërit, marrëveshje kjo që ka mbet vetëm kujtim i hidhur për shqiptarët…
●●●
Të ngresh zërin për të kundërshtuar është gjë e lehtë, por është e vështir t’i japësh formë kritikës. Që në fillim tham se është çështje vetëdijësimi kur festohet për një moment si është njëqindvjetori i Pavarësis. Themelët e shtetit janë të hershme, ideologu dhe kreatori i politikës shqiptare, Sami Frashëri në platformën politike: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” hedhë hapin e parë për krijim të shtetit dhe bashkim kombëtar.

Ç’është e vërteta, shumë personalitete tejkalohen, disa të tjerë shpallen tradhëtar pa fakte e disa të tjerë djegen si qiriu. Shpallja e Pavarësisë kishte një parahistori që e ndihmoi, kishte ideologët, publicistët, kishte rilindasit tanë që nuk kishin të ndalur të menduarit për Shqipërin, kishte Lidhjen e Prizrenit frymëzim… Dhe vetë momenti i shpalljes paraqet sjelljen më humane, vetëdijësimin e shqiptarëve, mobilizim dhe unitetin. Mirëpo, ajo që krijon mozaikun shqiptar është politika dhe politikanët. Kalimthi po përmendim vitet pas shpalljes dhe hallin e shqiptarëve. Pleqëria e Vlorës nuk mund të jetë shkaktare për divergjencat e mëvonshme, për politikanët e papërgjegjshme. Është e vërtetë se Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore shtetin shqiptar e gjeten të dobët ekonomikisht, dhe për këtët nuk gjykojm askënd përveç politikanët. Luftërat për pushtet dhe kriza politike janë si pasoj e nivelit të ulët politik. Fan Noli bëri revolucion për të marrë pushtet, kurse Ahmet Zogu ia kthen me grusht të fuqishëm e të ndihmuar nga Serbia. Dhe si pasoj e kësaj lufte kemi territore jasht shtetit politik Shqiptar. Të ndalemi dhe të numrojn qeverit Shqiptare (janë shumë), vë theksin për Hasan Prishtinën kryeministër vetëm një javë. Përse ndodhi, për çfarë arsye ai u largua, a nuk ka merita ai? Më pas përmendim Luftën e Dytë Botërore, a nuk ishin të mashtruar shqiptarët. Të luftojn krah më krah me partizanët e më pas të quhen reaksionar? Fadil Hoxha gradat i merte se iu shërbente jugosllavëve dhe jetonte nën pushtetin e tyre, por nuk e kuptoj përse Enver Hoxha luftonte për grada jugosllave kur ai ishte shtetas i Shqipërisë?!!
Mandje, niveli i ulët dhe strategjia jo e mirëfillt për të ardhmen Enver Hoxhën e bëjnë më qesharak. Rusia, Kina e më pas Jugosllavia janë aleat që u futen në territorin shqiptar me ekspert që asnjëher nuk bënë punë. Shpallja e shtetit për ateist, shtet I vetëm në botë, a nuk është akt I shëmtuar dhe a nuk paraqet atentat kundër ndërgjegjës kombëtare? Përkujtojm ata të ikur nga jugosllavia që kërkonin strehim në Shqipëri, që u shpërblenin me burg. Nga regjimi u prezentonin si spiun jugosllav! Janë momente të dhimbshme, kur dihet se çështja e Kosovës iu la në dorë serbëve, kurse për çlirimin e saj më meritor janë brigadat e ardhura nga Shqipëria. Ne çfarë mund të presim nga ai njeri që jugosllavën I formojn parti? Kjo është gjë që dihet, se formimin e PKSH e ndihmoi Tempo. Pra shqiptarët kanë një histori të dhimbshme jo vetëm pas Luftës së Dytë Botërore po për njëqind vjet po I përcjell hap pas hapi. Viset tjera të banuara me shqiptar përjetonin trajtimin më çnjerëzor që ju bënte regjimi Jugosllav.
Dhe nuk është e logjikshme të quhet një njeri irredentist dhe separatist nëse do të jetoje i lirë dhe i pavarur, e drejtë që u prezentua që nga Lufta e Dytë Botërore. Tranzicioni demokratik kishte një problem, nuk mund që të largoje psikologjin e krijuar më pare nga sistemi komunist. Dhe përnjëherë kur kuptuan se ai system është I vdekur, u munduan që të marrin pushtetin në duart e veta, dhe këtë e dëshmuan më 1997. Ne jemi kritik ndaj shumë ngjarjeve, e shohë të arsyeshme ti përmend disa. Veprimet politike në Kosovë dhe Maqedoni ishin të udhëzuara në kahje të padëshiruara. Në Kosovë sikur nuk e kuptonin se Shpërbërja e Jugosllavisë AVNOJ-iste në periudhën postitoiste ishte e domosdoshme, ishte çështje kohe dhe mënyrës se si të realizohet. Nacionalshovinizmi serb, i fryrë nga hegjemonizmi tradicional i tyre-që burimin e ka te kisha orthodokse serbe filluan me veprimin ekspazionist, propagandues dhe luftarak paralajmëronin haptazi realizimin e proektit NAÇERTANIA-për krijimin e Serbisë së Madhe e përfaqësuesit shqiptar qëndronin indifirent, sikur asgjë nuk ndodhë. Ç’është e vërteta, rugovizmi la pasoja të mëdha në politikën e Kosovës. Mburja e tepërt, për të bindur shqiptarët se ato paraqesin “trurin e Kosovës” sot po zbërthehet. Dhe çdo dit po bindemi se mozaiku i quajtur LDK po i humbë edhe pak ato ngjyra që kishte më parë. Kur bëjmë krahasime dhe vlerësim të politikës shqiptare prej Hasan Prishtina deri te Rugova na del një lakore. Përderisa Hasan Prishtina qëllimin e konkretizoi me kuvendin e Shkupit kur ndryshoi mendjen e shumë shqiptarëve që të jenë për pavarësi e jo për autonomi, Ibrahim Rugova në takimin me Millosheviqin konkretizoi diçka tjetër. E kritikojm edhe politikën e PPD dhe PDSH në maqedoni. Duke qenë ata në pushtet ndodhën shumë veprime që dëmtojn interesat kombëtare: Bit Pazari -1992 rrahja brutale e shqiptarëve nga policia, Ladorishta, pengimi i shkollave shqipe, mësuesit ishin të detyruar që mësimet ti shkruajn në gjuhën maqedone, bollduzherët për rrënimin e Universitetin e Tetovës, ngjarjet në Gostivar dhe Tetovë 1997 ku policia me forcë largoi flamurin kombëtar nga godina e komunës së Gostivarit. Gjithashtu jemi kritik edhe ndaj asaj që ka ndodhur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas konfliktit në Maqedoni dhe pas samitit të Bukureshtit në Shqipëri. Edhe pse menduam se me Marrëveshjen e Ohërit do mbyllet një kapitull, siduket kjo marrëveshje hapi shumë të tjera. Shqiptarët prap të majorizuar, prat të dhunuar, prap të vrarë, prap të nënçmuar. Liderët shqiptar flasin për integrime duke mos ditur ku gjenden vetë ata. Disa nga komandantët rihnin gjoks e thonin se nëse lëndohet një ushtar ne e nisim prap luftën! Pyesim ku ishin ata kur u bë aksioni në Brodec, çfar bënë për rastin e Sopotit, pse nuk reaguan për likuidimin e njërit nga krijuesit e UÇK, Harun Aliut dhe disa luftëtarëve tjerë që ishin me te, pse nuk reagojn për aksionin “Mostra”, ku edhe gjyshja etiketohet terroriste, mandje pse nuk iu dëgjohet zëri kur një ushtar i UÇK vdes në burg? Pra, këta politikanët e maqedonis nuk janë gjë tjetër përveç se figura shahut në lojën ndërmjet LSDM dhe VMRO. Andaj është e udhës që shteti shqiptar të mobilizohet për të ndihmuar shqiptarët e maqedonisë dhe të dërgoje një misionar që do ti ndihmoje politikisht, ashtu siç bëri Paskal Milo për Kosovën kur ajo ishte në hall të madh.
Kosova edhe pse shpalli pavarësi, ajo ka probleme të mbrendshme që disa lëvizje të dikurshme e sot parti politike nuk e kanë të qartë se demonstrojn politikë të dëmshme. Rruga nuk është vendi ku bëhet politika. Janë institucionet vend ku bisedohet dhe lëvizin gjërat, ku përshpejtohen proceset politike.
Shqiptarët do jetojn edhe përkundër se të tjerët nuk dojn, jetojn edhe pa politikanët që kemi. Të tjerët edhe pse u munduan duke vrar pa u bë gjyq dhe duke vazhduar burgosjet dhe tortura më të shëmtuara ndaj shqiptarëve, ata nuk mundën ti zhdukin vlerat kombëtare dhe qytetëruese të shqiptarëve – të drejtën natyrore për të jetuar të lirë dhe të barabartë me popujt tjerë të civilizuar të botës.
Për njohjen e shkaqeve që na sollën dhimbje…, përgjigje dhe ngushllim gjejmë në fjalët e Mulla Idriz Gjilani drejtuar Fadil Hoxhës: ” …Ti, djalo po i bën argat dreqit, se liria e vatanit, ta kam thënë edhe më parë, nuk fitohet me partia e tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.
Urime 100 vjetori!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura