ALI MEHMETI: RINIA E DIASPORËS E KA “KAPUR IDENË”

Gjenevë, 9 shkurt 2021: Ditëve të fundit është shpeshtuar pyetja e habitshme nga disa “të habiturit”, se pse duhet të votoj diaspora në zgjedhje për organet qeverisëse në Kosovë? Dhe për habi, këto pyetje vinë nga të njëjtit që përkulen gjer te këpucët e disa donatorëve apo kreditorëve të huaj për disa dhjetëra apo qindra mijëra euro, kurse luajnë rolin e të habiturit para diasporës që ua sjell dy miliardë euro. Këta ose duhet të janë injorantë, që nuk kanë mësuar gjë nga historia, ose mercenarë politikë, apo të dyja bashkë.
Prandaj dua t’ua përkujtoj letrën me të cilën rilindësi ynë i parë, Naum Veqilharxhi i përgjigjet nipit të vet Jani Calit, pasi që ky ia kishte kërkuar xhaxhait të vet të heq dorë nga përpjekjet e tij për alfabet dhe shkrim shqip. Në këtë letër mes tjerash shkruan:
“Ti të gjitha studimet e tua i bëre në shkollat greke, të cilat janë organizuar për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e kombit shqiptar … por si nuk e kape idenë nga krahasimi i të gjitha kombeve të tjera … të gjitha këto patjetër duhet të ta kishin prekur fantazinë tënde, të kishin vënë në lëvizje kërshërinë tënde”
Me fjalë tjera: atdhedashurinë që ta mësuan për kombin grek, pse nuk e pasqyrove (kape idenë) për kombin tënd? Nga kjo pyetje mund të nxirret edhe përgjigja, pse patriotët më të mëdhenj të kombit shqiptar dolën nga shkollat e huaja, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shkolluar në Stamboll, udhëheqësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shkolluar gjithandej nëpër Evropë e deri te Adem Demaçi që studioi për Letërsi Botërore në Universitetin e Beogradit? Sepse u edukuan si patriotë dhe ditën ta “kapin idenë” e shkollave të huaja, siç thotë Veqilharxhi. E gjitha në mungesë të shkollave shqipe që do kishin mbjell atdhedashurinë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe pa nevojë për ta “kapur idenë” e shkollave të huaja. Megjithatë, as atëherë as sot, shumica e shkolluar në gjuhë të huaja nuk e kanë “kapur idenë” dhe nuk mund të pritet që do e kapin as në të ardhmen.
Por, edhe me kaq sa e kanë kapur, analistëve mercenarë, të përhershëm nëpër studiot mercenare televizive, po ju pengon. Sepse diasporën, as nuk mund ta blejnë, as ta kërcënojnë, as ta shantazhojnë, as ta mashtrojnë. Ata votojnë ekskluzivisht sipas bindjeve të tyre, çofshin edhe të gabuara. Mes nesh mund të ketë edhe “gërnaqa”, por “kryegërnaqët” e studiove televizive mos të harrojnë se vetëm në Universitetin e Gjenevës çdo vit shkollor përfundojnë studimet e magjistraturës rreth 30 studentë shqiptarë, me qindra në Zvicër, me mijëra në Evropë. Pa ndihmën e tyre nuk do mund të bëheshin rreth 200 mijë aplikime për votimet e 14 shkurtit. Nëse nuk e dini pse, po ua them: sepse ligjet që kanë aprovuar patronët e juaj, janë qëllimisht të komplikuar që të dekurajojnë pjesëmarrjen e gjeneratave më të vjetra në votime.
Prandaj, shpreh mirënjohje për rininë e diasporës që e “kapi idenë”!
Ali Mehmeti, 26 janar 2021, Gjenevë

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Gjenevë, 7 shkurt 2021: Ditëve të fundit është shpeshtuar pyetja e habitshme nga disa “të habiturit”, se pse duhet të votoj diaspora në zgjedhje për organet qeverisëse në Kosovë? Dhe për habi, këto pyetje vinë nga të njëjtit që përkulen gjer te këpucët e disa donatorëve apo kreditorëve të huaj për disa dhjetëra apo qindra mijëra euro, kurse luajnë rolin e të habiturit para diasporës që ua sjell dy miliardë euro. Këta ose duhet të janë injorantë, që nuk kanë mësuar gjë nga historia, ose mercenarë politikë, apo të dyja bashkë.
Prandaj dua t’ua përkujtoj letrën me të cilën rilindësi ynë i parë, Naum Veqilharxhi i përgjigjet nipit të vet Jani Calit, pasi që ky ia kishte kërkuar xhaxhait të vet të heq dorë nga përpjekjet e tij për alfabet dhe shkrim shqip. Në këtë letër mes tjerash shkruan:
“Ti të gjitha studimet e tua i bëre në shkollat greke, të cilat janë organizuar për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e kombit shqiptar … por si nuk e kape idenë nga krahasimi i të gjitha kombeve të tjera … të gjitha këto patjetër duhet të ta kishin prekur fantazinë tënde, të kishin vënë në lëvizje kërshërinë tënde”
Me fjalë tjera: atdhedashurinë që ta mësuan për kombin grek, pse nuk e pasqyrove (kape idenë) për kombin tënd? Nga kjo pyetje mund të nxirret edhe përgjigja, pse patriotët më të mëdhenj të kombit shqiptar dolën nga shkollat e huaja, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shkolluar në Stamboll, udhëheqësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shkolluar gjithandej nëpër Evropë e deri te Adem Demaçi që studioi për Letërsi Botërore në Universitetin e Beogradit? Sepse u edukuan si patriotë dhe ditën ta “kapin idenë” e shkollave të huaja, siç thotë Veqilharxhi. E gjitha në mungesë të shkollave shqipe që do kishin mbjell atdhedashurinë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe pa nevojë për ta “kapur idenë” e shkollave të huaja. Megjithatë, as atëherë as sot, shumica e shkolluar në gjuhë të huaja nuk e kanë “kapur idenë” dhe nuk mund të pritet që do e kapin as në të ardhmen.
Por, edhe me kaq sa e kanë kapur, analistëve mercenarë, të përhershëm nëpër studiot mercenare televizive, po ju pengon. Sepse diasporën, as nuk mund ta blejnë, as ta kërcënojnë, as ta shantazhojnë, as ta mashtrojnë. Ata votojnë ekskluzivisht sipas bindjeve të tyre, çofshin edhe të gabuara. Mes nesh mund të ketë edhe “gërnaqa”, por “kryegërnaqët” e studiove televizive mos të harrojnë se vetëm në Universitetin e Gjenevës çdo vit shkollor përfundojnë studimet e magjistraturës rreth 30 studentë shqiptarë, me qindra në Zvicër, me mijëra në Evropë. Pa ndihmën e tyre nuk do mund të bëheshin rreth 200 mijë aplikime për votimet e 14 shkurtit. Nëse nuk e dini pse, po ua them: sepse ligjet që kanë aprovuar patronët e juaj, janë qëllimisht të komplikuar që të dekurajojnë pjesëmarrjen e gjeneratave më të vjetra në votime.
Prandaj, shpreh mirënjohje për rininë e diasporës që e “kapi idenë”!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura