MARRËVESHJA QË NUK PO “NËNSHKRUHET“ POR PO ZBATOHET ME DINAMIKË TË SHPEJTUAR

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Rrenë pas rrenës nga mashtruesit ordinerë

Kosova është i vetmi vend në Evropë që është nën sanksione ndonëse ndërkombëtarët këto i quajnë masa të përkohshme. Krejt kjo ndodhi shkaku i një politike diletante që mendonte se duke e përkrahur Ukrainën , duke ia futur sanksionet Rusisë dhe Putinit , duke u marrë me politikën e jashtme dhe të brendshme të Serbisë , duke e arsyetuar gjenocidin e Izraelit në Gaza në emër të luftimit të Hamasit , duke i lëshuar brekët para Borrellit dhe Lajçak , duke injoruar luftën e UÇK-së dhe duke u gëzuar që krerët ushtarakë dhe politikë që e fituan pavarësinë , e bënë shtetin , siguruan njohjet , ndërtuan infrastrukturen , po mbahen në burg në Hagë, me një fjalë e mbushën me përmbajtje përpjekjet e Kosovës për shtet do të jenë përcaktuese që bota të aplaudojë dhe të mos bëjë asgjë tjetër veç përkrahjes së këtyre “ gjenialëve politik “ ndonëse pjesa dërrmuese e tyre janë analfabetë dhe si infuzion për mbijetesë e kanë injorancën e tyre , angazhimin e Kurtit që është larg tyre me vite të dritës si dhe një opozite krejtësisht të tredhur . Ndërtuan dhe mbindërtuan tema të mëdha politike dhe kombëtare mbi dhunën që e ushtruan ndaj policisë së Kosovës por jo edhe asaj ndërkombëtare  , mbi dhunën ndaj institucioneve të Kosovës duke ua vënë flakën dhe duke i sulmuar me granatahedhës , duke dërguar idealistë në vrasje dhe vetvrasje , duke premtuar bashkim me Shqipërinë në kohën kur të gjitha rrugët çojnë drejt bashkimit me Serbinë , duke premtuar bojkotim të mallrave nga Serbia ndërsa po ky import tani është më i madh se asnjëherë më parë. Hipokritë , mashtrues , pa moral dhe të poshtër ! Alfa dhe omega e aktivitetit të tyre “ patriotik “ ishin parullat “ Jo negociata , vetëvendosje “ dhe kundër “ Zajebnicës “ . Premtuan çka nuk premtuan , polli miu dhe lindën Vojsa Osmani dhe Glauk Konjufca . Skajshmërisht flksibilë në qëndrime dhe parime , deri në masë e të qenit pakurrizorë 100 përqind.  Kësi raste nuk njeh as anatomia mjekësore ; po , a nuk jemi rast sui generis a ? U harrua “ Jo negociata , vetëvendosje “ duke u shndërruar në “ Jo vetëvendosje po negociata “. Zajebnicën nuk e duan sepse i doli boja por e pranuan bashkësinë e komunave serbe , me autonomi substanciale , arbitrazh ndërkombëtar dhe bashkim të kishës ortodokse me shtetin e Serbisë e jo të Kosovës. U arritë një marrëveshje për normalizim të marëdhënieve me Serbinë në Bruksel , me një aneks  të Ohrit që Kurti po vdesë ta nënshktruaj por këtë nuk e bënë dot Vuçiqi prandaj militantët e LVV –së këtë po e shfrytëzojnë si themel mbi të cilat do t’i ndërtojnë mashtrimet dhe rrenat se nuk e pranojnë marrëveshjen , pa u nënshkruar nga të dyja palët. Ambasadori i interesave të Serbisë në Kosovë e që është gjerman , i kamufluar si ambasador i Gjermanisë në Kosovë tha se : “ nuk flitet më për nënshkrimin e marrëveshjes por për zbatimin e saj …”. Gjithashtu , para disa ditëve e lëshoi një rrenë të fortë kur tha se drafti i Bashkësi Zajebnicës është 100 përqind në përputhje me Kushtetutën e Kosovës e që , përveç se nuk është e vërtetë , paraqet ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese duke paragjykuar vendimin e kësaj Gjykate , ende pa shkuar rasti në këtë Gjykatë. Kur dihet se sa llaskuce ( parimore ) janë institucionet e Kosovës ndaj kërkesave të “ miqve ndërkombëtarë” , lahtësisht mund të parashihet vendimi i Gjykatës Kushtetuese para presionit të Rohdes dhe ambasadorëve tjerë !

Ka filluar zbatimi i marrëveshjes

Mbi 4000 qytetarë serbë me shtetësi të dyfishtë , të Serbisë dhe të Zajebnicës  në veri të Kosovës u pajisën me tabela RKS e që refuzonin mbi 20 vjet . Se si iu rikthyer dashuria për këto tabela për një kohë aq të shkurtër , për trushpëlarët është lehtësisht e kuptueshme ; autoritetet kosovare e kanë shtrirë sovranitetin në veri e që nuk e patën bërë qeveritë e mëparshme lokale dhe qendrore. Për këta që kanë një koçe mend në kokë kjo po bëhet në kuadër të zbatimit të marrëveshjes e jo se qeveria ka shtrirë sovranitet apo se ua ka paguar regjistrimin e veturave me këto tabela . Pastaj , këto tabela do të jenë kompetencë e Zajebnicës në të ardhmën . Nuk është vullneti i Albin Kurtit që ua ka imponuar këto tabela por vendimi dhe loja e Aleksandar   Vuçiqit për ta ruajtur epërsinë absolute gjatë bisedimeve me të gjithë kundërshtarët nga Kosova dhe për ta përshpejtuar autonominë substanciale që po ua njeh Kurti , pasi Vuçiqi ta nënshkruaj marrëveshjen .

Serbët po pranojnë të dalin në zgjedhje lokale duke e liruar nga “ robëria “ dhe xhebahanja , Lulëzim Oso Kukën e Leposaviqit dhe Atiqin e Adriana Hoxhiqit , jo se i besojnë KQZ –së por se kështu u ka thënë Vuçkoja dhe Lista e “ reformuar “ Serbe. Pas këtyre zgjedhjeve serbët do të rikthehen në institucionet e , po mendoni të Kosovës . Jo , në institucionet e Zajebnicës , pa asnjë dyshim .

Pasi iu dështoi  momentalisht ratifikimi i traktatit për shitje të Burgut të Gjilanit dhe asaj pjese të sovranitetit  të Kosovës një vendi “ mik “ që do ta shndërrojë Kosovën në fole dhe depo të kriminelëve që Danimarka do t’i heqë qafe për një grusht parash të pista dhe llaskucërisë politike kosovare , pa asnjë problem u nënshkrua marrëveshja  midis KEDS –t ( turk ) dhe Elektroseverit ( të Serbisë ) e që u duartrokit fuqishëm nga gospodin Rohde , gospodja von Kramon , gospodin Borrell dhe pan Lajçak . Trutharët dhe druvarët e Albin Babës po e marrin si fillim të faturimit të rrymës në veri të Kosovës dhe kthim të mohuesve të pagimit për rrymën e shpenzuar ( qytetarët serbë të Zajebnicës dhe pakicat kombëtare atje në me krye shqiptarët ) por se nuk iu pengon se faturimin do e bëjë Serbia përmes Elektroseverit  , si operator i Zajebnicës që po konkretizohet çdo ditë e më shumë.

Po e shihni që marrëveshja për autonomi substanciale nuk po bëhet pa rezistencën e qeverisë ; ata po e njohin këtë autonomi substanciale mirëpo vetëm në mënyrë të sekuencuar duke e ngrënë m….jaltin , jo me kutull por me një lugë çaji.

Dita – ditës do të bëhet më i dukshëm sekuencimi , deri të tregohet i tërë mozaiku , si fedeartë apo konfederatë e ardhshme e Kosovës me Serbinë . Atëherë , këta që për meny e kanë modelin e sekuencuar , do t’ia mbathin , ku sytë – këmbët. Edhe ashtu shumica Kosovën e kanë si adresë të dytë , adresë e përkohëshme . Dikush do të shkojë në gjini , dikush te miqtë , dikush në Serbi nga do të bëjnë luftë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Po , opozita , a është gjëkundi

Opozita në Kosovë ka mungesë të theksuar potence , është e kastruar , e tredhur nga çdo përgjegjësi . Si eunuhë po sillen rreth haremit të Albin Kurtit  , me sy lakmojnë , pa koçe dështojnë. Albin kurti , përmes korrieres Vojsa Osmani ka dërguar një ftesë opozitës për një takim ku do të diskutohej për draftstatutin e autonomisë serbe në Kosovë. Këtë po e thotë publikisht edhe opozita se në Kosovë do të ketë pushtet të tretë dhe autonomi mirëpo , për çudi , duke iu nënshtruar sindromit të Stokholmit , kanë deklaruar se do të shkojnë në këtë takim i cili do të mbahet kur Vojsa Osmani do ta gjejë një kohë të lirë nga angazhimet e mëdha duke shetitur botën , pa asnjë rezultat konkret për Kosovën pëprveç pasurimit të xhirollogarisë dhe duke vizitituar valdrinët dhe selmat . Vojsa Osmani nuk arriti ta ndalë as luftën në Ukrainë përkundër faktit se tërë kohën ishte angazhuar për këtë , si presidente fakultative e Kosovës. Bota është dëshpëruar me ne sepse dështuam në Ukrainë ndërkaq po shkëlqejmë në Gazë duke e përkrahur gjenocidin e Izraelit  ndaj civilëve palestinezë . Ne e kemi dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë por po e përkrahim gjenocidin e Natanjahut në Gaza sepse ky qenka gjenocid më i mirë se ai i Kosovës sikur që marrëveshja e Kurtit me Serbinë qenka më e mirë se ajo e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës .  Nuk ka më hipojrizi se publikisht të deklarosh se draftstatuti siguron pushtet të tretë , autonomi substanciale për serbët dhe rregullim federativ midis Serbisë dhe Kosovës , gjë që është e vërtetë, dhe , në anën tjetër të shkosh në një takim me një autoparlant kakofonik ku Vojsa Osmani çirret me zërin e Albin Kurtit !  Çfarë opozite është kjo , pashë Zotin ?! Në këto rrethana opozita do të duhej fuqishëm dhe me të gjitha mjetet ta kundërshtojë pozitën , si në parlament , ashtu edhe me protesta në rrugë. Nuk ka rrugë dhe mundësi tjetër . Demokratcia nuk e ka burimin as në Lidhjen DEMOKRATIKE të Kosovës  e as në Partinë DEMOKRATIKE të Kosovës . Neroni duhet të pengohet ta kallë Kosovën e jo të bëhen përpjekje të lokalizohet zjarri ( pasojat ) për Kosovën . Po nuk e bëri këtë pozita aktuale , pa asnjë dyshim se do ta bëjë dikush tjetër që do ta trajtojë njëjtë , si pozitën ashtu edhe opoziten. Ndryshe , ikëm për lesh !

13 dhjetor 2023 Prishtinë           Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura