ANTON LULGJURAJ: QAF’KISHA E SPINJ’it NË KRAHINËN E MALËSISË

Ulqin, 14. 10. 2014: Në krahinën e Malësisë, rreth 3 km larg nga qyteza e Tuzit, në perëndim të fshatit Spinjë, aty ku fillon fusha e Dubravës, pranë rrugës automobilistike ndodhet rrënoja e Kishës prej nga e ka marrë edhe vendi emrin si ‘Qafa e Kishës’, sepse aty formohet një qafë në mes malit të Doleqit dhe malit të Bratilës. I pari që e zbuloi këtë kishë ishte arkeologu austriak Theodor Ippen dhe bashkë më të dhe një mbishkrim. Duken sot në sipërfaqe disa murinjë të mbuluar nga vegjetacioni. Nga përmasat e saj duket një kishë e vogël e rrethuar me varreza.
Mbishkrimi i zbuluar nga Ippen, ruhet sot gjysma e tij në Kishën e Shën Ndout në Tuz. Mbishkrimin e plotë Ippen e përshkruan kështu: CCCCC-X-PF-ANDRE-ACOCAR.

Një nga cepat e gurit është i thyer dhe në cepin tjetër lidhet një tjetër gur, çka kuptohet nga një brimë lidhjeje, e pra ky fragment për fat të keq nuk na tregon se çfarë ka qenë kjo rrënojë; le të kuptohet vetëm që është e vitit 1500 dhe ka pasur të bëjë me një murg. Ngaqë rreth e rrotull rrënojës ndodhen varre dhe kurrizi më i afërt malor, prej nga mund të zbresësh poshtë në fushë quhet Qafa e Kishës, kuptohet që kjo rrënojë me të vërtetë ka qenë një kapelë.
Muri i absidës është i ndërtuar nga gurë të papunuar të lidhur me llaç. Ndërsa një fragment tjetër i murit i cili ndodhët i rrëzuar në mes të rrënojës, duket një mur me gurë të punuar kuadratik të lidhur me llaç, një punim më kualitativ se muri i absidës. Përreth kishës ndodhën shumë varre, të gjitha kanë orientimin lindje-perëndim.
Kisha në Qafëkishë është e ritit katolik dhe na jep një dëshmi të rëndësishme për religjionin e krahinës dhe fare lehtë mund të lidhet me urdhrin e benediktit, të cilët në atë kohë ishin shumë aktiv në Shqipërinë veriore. Sipas gojëdhënave, me ardhjen e pushtuesit osman, kjo kishë shkatërrohet dhe brutalisht vriten kleri i kishës, dhe me atë rast ky vend është mallkuar nga priftërinjtë, dhe prej asaj dite deri në ditët tona ky vend ka ngelur i pabanuar dhe mbi këtë fenomen qarkullojnë shumë legjenda urbane.

– Mbishkrimi i zbuluar nga arkeologu austriak Theodor Ippen –

……………………………………………………

– Autori është arkeolog. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura