Pashtriku.org, 25.01.2017: Në ditën e vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, Arkivi Qendror i Shtetit publikoi dokumentin që urdhëronte ekzekutimin e tij. Luani i Epirit siç u quajt Ali Pashë Tepelena, u ekzekutua me vdekje më 24 janar të vitit 1824, i cili prej kohësh përpiqej të krijonte administrimin e tij të pavarur nga Porta e Lartë. “Përmes dokumentit që paraqesim, Sulltani urdhëronte asgjësimin e tij dhe sjelljen e kokës së Aliut në Stamboll, siç dhe ndodhi. Në foto shihet “jafta”, ose dënimi me vdekje lëshuar për Ali Pashën (prandaj dhe forma e tekstit ngjan si pikë loti), kopje nga arkivat osmanë, ruhet në AQSh,” – thuhet në njoftim të AQSH’ës.