ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA ( II )

ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA ( II )

Nga Saimir Lolja, Toronto 06. 07. 2021

ALBANO LAZIALE (Albanum, lat.), qytet në bregun jug-perëndimor të liqenit Lago di Albano, 25 km nga Roma. Sipas të folurës Romanesco, gjuhës vendore të Romës e ngjashme me atë Etruske-Toske, Albano Laziale thirret ARBANO. Një fortesë e ngritur aty me urdhërin e perandorit romak Septimius Severus në vitin 197 e.s. për legjionin Legio II Parthica u quajt CASTRA ALBANA. Prandaj ay legjion njihej edhe me emrin Legio Albana dhe legjionarët e tij si Albani. Ay legjion shërbeu deri në fillim të shekullit V e.s. Rrënojat e fortesës janë akoma në Albano Laziale. Aty ndodhet peshkopata DIOCESI DI ALBANO (Albanensis, lat.) e themeluar në vitin 1125 nga kardinali frëng Matthieu d’Albano.

ALBANO DI LUCANIA, qytet malor dhe bashki në Provincia di Potenza, rajoni i Bazilikatës, jugu i Italisë. Në të folurën vendore Lucano ky qytet thirret ALBANË. Këtu ka gurë shumë të mëdhenj të punuar në forma të qëllimshme.

ALBANO SANT’ALESSANDRO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni i Lombardisë, Italia veriore.

ALBANO VERCELLESE, një qytezë në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, në veri-perëndim të Italisë. Ndonëse emër romak, ai ndeshet në dokumente që nga shekulli X.

ALBANUS, një mbiemër zëvendësues për fjalën Romanus i përdorur në vjershat romake.

ALBARANZEULI BIANCO, lloj rrushi dhe vene prodhuar në Sardenjë.

ALBAROLA, lloj rrushi i bardhë për vena të ndryshme prodhuar në Italinë veriperëndimore.

ALBAROSSA, një verë e kuqe e prodhuar në rajonin Veneto, verilindje e Italisë, dhe në Kalabri, jugu i Italisë.

ALBAVILLA, fshat në Provincia di Como, Italia veriore.

ALBENGA është qytet në Gjirin e Gjenovës, Provincia di Savona, Italia e veriut. Në të folurën e Ligurias qyteti thirret ARBENGA. Qyteti quhej Albium Ingaunum deri para pushtimit prej romakëve në vitin 181 p.e.s, më pas Albingaunum, dhe nën perandorinë romake u quajt Albinauno. Emri kaloi në Albingano në vitin 1000 dhe Albenga në shekullin XIV.

ALBEGNA (lexohet Albenja), lum në Provincia di Grosseto, Toskana e jugut, bregu perëndimor italian i sipërm. Në E-TRU-RIAN e lashtë emri i lumit ishte ALBINIA dhe këtë emër ka ruajtur qyteza në derdhjen e lumit Albegna në detin Tyren.

ALBEROBELLO, qytet i vogël në Provincia di Bari, rajoni i Pulias, Italia juglindore. Qyteti njihet për ndërtesat Trulli me forma të veçanta.

ALBERONA ose Areveròne në të folurën puljeze, fshat kodrinor në Provincia di Foggia, Italia juglindore.

ALBES ose ALBEINS, fshat në Provincia Autonoma di Bolzano, Tiroli i Jugut, Italia e veriut.

ALBESE BIANCO, ALBINA/ALVINO VERDE, VERDECA, lloj rrushi i bardhë për shumë lloj venash prodhuar kryesisht në Italinë qendrore dhe jugore.

ALBI ose IÀRBI (e folura kalabreze), një qytezë në Provincia di Catanzaro, Kalabria, Italia jugore.

ALBIA, sipas dijetarit të lashtësisë Strabonit 64 p.e.s. – 24 e.s., ay ishte emri i mëparshëm i Alpeve në Europën qendrore.

ALBIANO, qytezë në Provincia di Trentino, Italia e veriut.

ALBIANO, fshatra njëri afër qytezës Anghiari, Provincia di Arezzo, Italia qendrore. Qyteti Arezzo në periudhën etruske deri në shekullin I p.e.s. quhej Aritim dhe pastaj nën romakët u quajt Arretium.

ALBIANO, fshatra afër qytezave Minucciano e Barga, dhe SANTA MARIA ALBIANO, fshat afër qytetit Camaiore, Provincia di Lucca, Toskanë, Italia qendrore.

ALBIANO D’IVREA ose ALBIAN në të folurën piemontese, fshat në rajonin Piemonte, 45 km larg Torinos.

ALBIANO DI MAGRA, fshat në Provincia di Massa-Carrara, dhe ALBIANO, fshat në bashkinë Montemurlo, Provincia di Prato, Toskanë, Italia perëndimore.

ALBIATE, një qytezë në Provincia di Monza-Brianza, 25 km më në veri se Milano, Italia e veriut. Në të folurën vendore Brianzöö qyteza thirret AElbiàa.

ALBINO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni Lombardia (Lumbardhia), Italia veriore. Në të folurën vendore të Bergamos thirret Albi.

ALBIUM (ALBION) INTEMELIUM ishte qyteza e lashtë që sot quhet Ventimiglia, Provincia di Imperia, Liguria, ku bashkohet bregu verior italian me atë francez.

ALBONA ose ALBUNEA, emri i hershëm i lumit të sotëm Agogna që rrjedh drejt jugut në rajonet Piemonte e Lombardi dhe derdhet në lumin Po, veriu i Italisë.

ALBULA ishte emri i hershëm i lumit Tiber që sot kalon nëpër Romë, Itali. Vjershëtari romak Publius Vergilius Maro, 70 – 19 p.e.s., përmend parashikuesin Albula në vjershën e tij me legjendën e trojanit Enea.

ALBULA, emri romak i lumit të sotëm Esina, Provincia di Ancona, Italia lindore.

ALBULAE AQUAE, vend me burime ujore vullkanike sulfurore të ngrohta 24 km në lindje të Romës, Itali, përdorur që nga lashtësia.

FAVORITA DI ALBA ose Vermentino, Rolle, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në rajonet Liguria e Sardenja jugore në Itali dhe ishullin Korsika të Francës.

GERANIUM ALBANUM, një nga 420 llojet e luleve të gjinisë Geranium.

LAGO ALBANO ose ALBANUS LACUS (lat.), liqeni në kodrat e larta Monti Albani. Në bregun veriperëndimor është qyteza Castel Gandolfo ku ndodhet Pallati Veror Papnor. Në Muzeun e Vatikanit ka, p.sh., një urnë etruske të shekullit IX p.e.s. e gjetur në qytezën Castel Gandolfo dhe vendet e tjera ku shtrihej E-TRU-RIA para-romake. Nga fundi i shekullit IV p.e.s. u ndërtua në anën perëndimore një tunel 1800 m i gjatë që largonte ujërat e tepërta të liqenit, të cilat pasi arrinin rrymën ujore Rivus Albanus (sot, La Marana delle Pietrare) dhe përdoreshin për ujitje tokash derdheshin në lumin Tiber. Që nga Lojërat Olimpike Verore të vitit 1960 aty, mënyra e shënjimit me tapa të lidhura me litar të shtegut të vozitjes në garat me varka njihet me emrin e liqenit Albano Buoy System (ang.).

MONTI ALBANI (Albanus Mons, lat.) ose COLLI ALBANI, rajon malor vullkanik në pjesën e poshtme të Apenineve, në juglindje të Romës, Itali. ALBANUM quhej vila perandorake romake aty. MONS ALBANUS (lat.) ose tani Monte Cavo ose MONTE ALBANO është mali i dytë më i lartë aty. ALBAN quhej rrushi dhe vena e famshme romake që prodhohej në ato kodra. Në Romën e lashtë, ai ka qenë një mal i shenjtë për Konsujt romakë dhe ku kryhej festim 4-ditor në pranverë. (Ngjashmëri me Ditën Arbërore të Verës që vazhdon të festohet nga  shqiptarët.)

MONTALBANO, qytezë në Provincia di Ferrara, veriperëndimi i Italisë.

MONTALBANO, një varg kodrash ku ndodhen fshatra brenda kalave me histori të vjetër, Villa Medici, varre Etruske, me sipërfaqe 16’000 ha, që shtrihet përgjatë Firences, Pistoias e Pratos, rajoni i Toskanës, Italia qendrore.

MONTALBANO, fshat në Provincia di Brindisi. Italia jugore. Në të ndodhen ngrehina me gurë shumë të mëdhenj të përdorur nga gjigandët 7000 – 4000 p.e.s. dhe që në anglisht thirren Dolmen. Ata i ngjanë Gurit me Qiell në fshatin Vranisht të Valonës, Shqipëri.

MONTALBANO ELICONA ose MUNTARBANU (sicil.), fshat në Provincia di Messina, në veri të vullkanit Etna, Siçilia lindore, Itali. Aty në rrafshnaltën Argimusco ka gurë shumë të mëdhenj të ngulur në tokë që kanë forma të punuara me qëllim.

MONTALBANO JONICO ose MUNDALBÀNË, në të folurën vendore, është një fshat në Provincia di Matera, rajoni i Bazilikatës në Italinë e jugut.

ARBORIO, një fshat në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, Italia veriore.

ALBA ose Tezerus, emri latin i lumit Ter në Katalonia, verilindje e Spanjës.

ALBA ose ALBA DEL CAMPO dhe MONTALBÁN, fshatra në Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i Spanjës.

ALBA QUERCUS (Lisi i Bardhë), emri në latinisht për qytetin e sotëm Alburquerque, Provincia de Badajoz, perëndimi i Spanjës. Nga këtu është origjina e emrit të qytetit Albuquerque, New Mexico, ShBA.

ALBA DE TORMES, qytezë në provincën Salamanca në Spanjën perëndimore. Në vitin 1429, nga këtu mori titullin një nga familjet më të rëndësishme princore Casa de Alba de Tormes. Në vitin 1472, mbreti Henri IV i Kastiljes e ngriti titullin Kont të fisnikut García Álvarez (Álbarez) de Toledo në Duque de Alba de Tormes. Më pas, ajo dinasti do krijonte gjurmë të mëdha në historinë europiane.

ALBAIDA, lum dhe qytet në Provincia de Valencia, jugu i Spanjës.

ALBAINA, fshat në Qarkun Treviño, Provincia de Burgos, rajoni Castile and León, Spanja veriore.

ALBAN, ALBAR, ALBILLA, ALBILLO DE LUCENA ose PALOMINO FINO është një rrush i bardhë dhe venë prodhuar në Spanjë, Portugali dhe Afrika e Jugut.

ALBÁN, fshat në Provincia de Lugo, rajoni Galicia, Spanja veriperëndimore.

ALBANA ose TEMPRANILLO BLANCO, lloj rrushi dhe vene e bardhë prodhuar në rajonin La Rioja, Spanja veriore.

ALBANILLA, një fshat në Qarkun Comarca Oriental, rajoni Murcia, juglindje e Spanjës.

ALBANYÀ ose ALBAÑÁ dhe ALBONS, fshatra në Provincia de Girona, rajoni Katalonia, në këndin verilindor të Spanjës.

ALBARELLO ose ALVARELHÃO, një rrush e venë e prodhuar në Portugalinë veriore dhe Galicia, veriperëndimi i Spanjës.

ALBARICINUM, emri latin për qytezën e tanishme Albarracin, Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i Spanjës.

ALBARIÑO ose ALVARINHO, një lloj rrushi i bardhë që përdoret për prodhim verash në Galicia, veriperëndimi i Spanjës dhe Portugalisë.

ALBILLO, një rrush i bardhë përdorur për shumë vena me mbiemra të tjerë prodhuar në Galicia, Ribera del Duero, Madrid e Ávila të Spanjës.

ALBUS PORTUS, emri romak për portin e sotëm Algeciras, Provincia de Cádiz, Gjini i Gjilbratarit, Spanjë

MONTALBANEJO, qytezë në Provincia de Cuenca, Spanja qendrore.

MONTALBÁN DE CÓRDOBA, qytet në Provincia de Córdoba, në rajonin Andalusia, Spanja jugore.

ARBANCÓN, fshat në Provincia de Guadalajara, rajoni Castilla–La Mancha, Spanja qendrore.

L’ARBOÇ, ARBOLÍ, fshatra në Provincia de Tarragona, rajoni Katalonia, verilindje e Spanjës.

ALBA ose Helave emri latin për qytetin Elvas në Qarkun Portalegre, Alentejo, perëndimi i Portugalisë.

ALBI CASTRUM ose Castro Bracum, emri romak për qytetin dhe Qarkun e sotëm Castelo Branco (Kështjella e Bardhë) në Portugalinë qendrore.

ALBANIUM ose ALBA REGALIS, emri i hershëm i qytetit Székesfehérvár (Stuhlweissenburg, gjerm.) në Hungarinë qendrore. Ky qytet përafrohet me rajonin e popullatës Albocensii në Hartën IX tek libri Geographia bërë nga dijetari latin Claudius Ptolemaeus në vitin 130 e.s.

ALBA IULIA/LULIA, kryeqytet i Qarkut ALBA në Rumani. Kryeqendër e rajonit historik të Transilvanisë (Trans-Albania = Përtej Albanias) që rrethohet nga vargmalet e Karpateve, mesi i Rumanisë. Aty ndodhet një fortesë si yll pesë këndor e quajtur Cetatea Alba Carolina (rum.) e ndërtuar në vitin 1738.

ALBI, një fshat në Qarkun Sibiu, Transilvania, Rumania perëndimore.

ALBIŞ, lum i vogël që derdhet nga e djathta në lumin Negru afër fshatit Surcea, Rumani qendrore.

ALBIŞ, fshatra në qarqet Bihor, verilindje e Rumanisë, dhe Covasna, Rumania qendrore.

CRIȘUL ALB (rum.), emri i një lumi të gjatë në rajonin Transilvania, perëndimi i Rumanisë, i cili buron në malet Apuseni dhe derdhet në Danub (I Shtrimi). Një lum i vogël që e shton atë nga e djathta quhet Artan.

FETEASCĂ ALBĂ dhe BĂBEASCĂ ALBĂ, lloje rrushi të bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Rumani e Moldavi.

MAJARCĂ ALBĂ, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Banat (sot, Vojvodina) e Rumani.

ARBĂNAȘI ose ALBANASI, fshat në Qarkun Buzău, Rumania lindore; është vend ku nxirret naftë.

ALBA MARITIMA ose ALBA MARIS,  emri i ndeshur në shekullin X për qytetin bregdetar të sotëm Biograd, Qarku i Zadarit, Kroaci.

ALBONA ose Alvona, Alvum, është emri i hershëm për qytetin e sotëm Albona (ita.) ose Labin (kro.) në gadishullin Istria, Kroaci.

ARBANASI, tani rrethinë e qytetit bregdetar Zhuri ose Zara (ita.) ose Zadar (kroa.), Kroaci.

ARBANASI, fshat në bashkinë Gravova, Qarku Istria, Kroacia veriore.

ARBANIJA, fshat në ishullin Çiovo (Bua, ita.) në detin Adriatik, në Qarkun Split-Dalmacia, Kroaci.

ARBANASHKA, fshat në bashkinë Rudo, Bosnje-Hercegovina jugore.

ARBANASI, fshat në bashkinë Trebinje, Bosnje-Hercegovina lindore.

ARNAUTI, fshat në Qarkun Zenica, Bosnje-Hercegovina qendrore.

ARBANASI, fshat në bashkinë Veliko Tarnovo, Bullgaria qendrore.

ARNAUTITO, fshat në rajonin Stara Zagora, Bullgaria qendrore.

ARBANASHKO, mal në Maqedoninë Veriore, i cili ndodhet 3.5 km larg vendit të quajtur Kokino që daton 3000 p.e.s.

ARNAUTSKA ČUKA, domethënë Maja Arnaute/Arbërore, është një majë mali sipër qytetit Gevgelija në Maqedoninë e Veriut.

ALBA ose Alba Bulgarica ose Alba Graeca, emri i mëparshëm i kryeqytetit të sotëm Beograd (Qyteti i Bardhë) në Servi.

ARBANASHKA, fshat në bashkinë Prokuplje, Serbia jugore.

ARBANASCE, fshat në bashkinë Meroshina, Qarku Nisava, Serbia jugore.

ARVANITIS, fshat afër qytetit Pirg (Pyrgos). në gadishullin Dorik (sot, Peloponezi), Greqi perëndimore.

ARNAUTI BURNU, domethënë Cepi Arnaut/Arbëror, është cepi më perëndimor, më i dukshmi në Qipro.

ARNAVUT, fshat i vogël malor në Qarkun Keşap në Provincën Giresun, Turqia veriore.

  • VIJON –

______________________

ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA ( I )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura