ARBEN GASHI: BEHIDE HASANAJ – NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE

Gjermani, 14 prill 2017: Më 2 prill 2017, në Velbert – Metman të Gjermanisë, veprimtari Arben Gashi në kuadër të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “7 shhtatori” – Wuppertal (NRW), së bashku me Vehbi Gogën, Afrim Nuhën, Arbresha Nuhën dhe Aurora Hasanin, organizuan promovimin e librit “Një jetë veprimtari humanitare” të autores Behide Hasanaj.
Në këtë event të rëndësishëm kulturor, morën pjesë shumë bashkatdhetarë, mësues, biznesmenë, shkrimtarë, si dhe gazetari i RTK’së, Mon Beqiri. Për përmbajtjen e librit foli, Arbresha Nuha, ndërsa për aktivitetin dhe kohën e njohjes dhe të bashkëpunimit me humanisten, Behide Hasanaj, foli Arben Gashi.
Kam ndjekur me vëmendje gjitha aktivitetin e bërë nga z Behide Hasanaj për të kuptuar këtë humaniste të madhe.

Kjo grua jetën e saj ia kushtoj njerëzve në nevoj, atyre që lufta e përgjakshme në ish’RSFJ i bëri të përjetojnë vrasje e përdhunime nga ushtritë dhe paramilitarët e luftës. Kjo humaniste një pjesë të jetës ia kushtoj edhe “Grave të dhunuara”.
Me të filluar lufta në Bosnje, znj. Behide Hasanaj bëhet pjesë, si gjithmonë e konfliktit për të mbrojtur viktimat, pa marre parasysh kush janë dhe nga vinë. Humanistja e madhe, bamirësja e shquar, shërbëtorja e të varfërve, shqiptarja e madhe, Behide Hasanaj gjatë aktivitetit të saj 37 vjeçare në Zvicër arriti të grumbulloj mbi 5 Milion Fr., për të varfërit në Kosovë.
Më 3 dhjetor, RTSH, do të shfaqë premijerën e filmit “Në rrugën e shejtrimit, të përgatitur nga regjisori Llesh Nikolla.
“Shërbëtorja e të varfërve”, Behide Hasanaj do të jetë protagoniste e këtij dokumentari, ku për herë të parë një humaniste shqiptare në Zvicër, dëshiron ta falënderon popullin zviceran për kontributin që dha në këto 37 vite për Kosovën dhe shqiptarët.
‘Gesellschaft für bedrohte Völker’ është organizata që mbështeti znj. Hasanaj që nga fillimi i luftës në Kosovë.
HIOB poashtu kontribuoj me mjete të shumta matriale për rindërtimin e Kosovës. Për të nderuar veprën e znj.Hasanaj në shfaqjen e dokumentarit do të marrin pjesë personalitete të njohura publike dhe politike nga institucionet zvicerrane, si dhe stafi i ambasadës së Shqipërisë dhe Kosovës në Zvicër.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura