Arif Ejupi: Diamant Arbrashi, shqipëron poetët më të njohur tiçinezë

Gjenevë, 22 mars 2021: Gjatë këtyre ditëve poeti dhe përkthyesi nga Gjakova, Diamant Abrashi i natyralizuar prej vitesh në Zvicër, vjen para lexuesve me dy përmbledhje të reja poezish të botuara në shqip e italisht.
Abrashi i takon brezit të krijueseve të viteve të 90-ta. Ai deri me tash ka publikuar përkthimin e veprës ”Homeri i verbër “të poetit të njohur arbëresh Franco Espoistio.

Përkthimi mjaft cilësor i kësaj vepre i ka dhënë atij guxim dhe kurajë që të merret edhe me përkthimin e autorëve tjerë italianë.
Abrashi së voni ka përzgjedhur për përkthim në shqip autorët më të mirë të poezisë bashkëkohore italiane të kantonit Tiçino të Zvicrës.
Ai veçantë ka përkthyer poezitë e Adele Desideri,Alberto Nessi, Angelo Maugeri,Carla Ragani etj.
Ky cikël poezish titullohet“Brigjet-Sponde”dhe përmban njëqind e njëzetepesë poezi që zgjojnë kërshërinë e secilit lexues.

Libri tjetër me poezi i Abrashit quhet ON-LINE (Letrat e pashkruara)dhe përbëhet nga vargje ose njësi poetike që vijnë njëri nën tjetrin. Prandaj libri ka pamjen e një kolone me vargje.
Përdorimi me mjeshtëri i elementeve gjuhësore e bën poezinë e Abrashit funksionale dhe kuptimore. Në te shohim një organizim të përsosur,ku zgjidhet rendi,tingulli,e çdo fjalë.
Vargu si varg del me kuptim të plotë.Poezitë e Abrashit lidhen kryesisht me jetën,dashurinë dhe vdekjen e njeriut. Një nga temat në këtë libër është edhe lirika e dashurisë së cilës nuk i shpëton sikurse poetët tjerë as Abrashi.
Mbi të gjitha gjithmonë në kuptimin pozitiv habit llojshmëria e shfaqur e këtij lloj vargu të cilin Abrashi e ka kultivuar me mjeshtëri të rrallë.
Gjatë leximit të këtyre poezive lexuesi krijon përshtypjen që Abrashi e ka marrë si model edhe llojin e lirikës së poetit tonë të madh Lasgush Poradeci. Në këto poezi poeti bën dialog me dashurinë,me kohën duke shprehur fate me dimensione të reja e që mund të kapen nga kënde të ndryshme.
Po ashtu në këtë përmbledhje poezish nxjerr krye dashuria dhe malli për atdheun,ku autori këtë dashuri e shpreh tek poezitë“Dasma gjakovare” dhe “Fole e vjetër”
Diamant Abrashi gjithashtu ka lënë shije të mirë tek lexuesit edhe me përmbledhjet e më hershme të poezive “Qortimet e Vonuara” “ L’esilio” dhe“Hapa nëpër kohë”të botuara edhe në italisht nga shtëpia botuese“ ARMANDO DADO”e Locarnos së Zvicrës.
Librit “Qortimet e vonuara”të publikuar më 1993 të Diamant Abrashit i paraprinë dhe një analizë e thukët e studiuesit dhe kritikut të njohur letrar Dr.Milazim Krasniqi,me çfarë lexuesi që në shpalosjen e fletëve të para kupton që Abrashi është me aftësi të rralla krijuese dhe për këtë arsye qëndron përkrah autorëve më të njohur të poezisë sonë
Argumenti më i mirë se Abrashi,është poet i vlerave të mirëfillta janë dhe përkthimet e librave të tij në gjuhët: italiane, frënge, gjermane, suedeze, rumune e sllovene.
Krijimtaria e këtij krijuesi përputhet fjalë për fjalë me kohën,andaj edhe është pjesë e letërsisë së shumë gjuhëve të huaja.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

GRAFOMANIA

GRAFOMANIA  PIKËPAMJE (Intervistë me vetveten) Met Rexhepi Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot në komunikimin…