Tetovë, 26. 11. 2013 – Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipërinë dhe shqiptarët i gjeti të hutuar nga luftrat e brendshme politike, por edhe humbja e disa territoreve shqiptare gjatë luftrave ballkanike. Ai që shpresonte të përfitonte nga këto luftra ishte Esat Pashë Toptani, cili me fillimin e Luftës së Parë Botërore i rreshtoj trupat e tij ushtarake përkrah ushtrisë franceze në frontin e Selanikut. Është shkruar dhe folur shumë kohët e fundit për rehabilitimin e figurës së Esat Pashë Totanit, por faktet historike nuk i ofrojnë askujt dëshmi për t’i dhënë lavdi figurës së këtij tradhëtari të kombit shqiptar. Këtë herë po botojmë këto foto të rralla, fotot me oficerët e lartë serb janë të panjohura për publikun shqiptar, të cilat janë bërë në Selanik, por edhe në frontin e luftës përkrah oficerëve të lartë serb. Foto origjinale gjenden në arkivën e ministrisë së kulturës së Francës. Nga Gushti i vitit 1916 e deri nga fundi i vitit 1917 Esat Pashë Toptani qëndroj në Selanik të Greqisë. Në rezidencën Vila Mehmet Kapandzi nga dhe komandonte disa forca ushtarake shqiptare, të cilët shërbenin në mbështetje të ushtrisë franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Esat Pashë Toptani mbërriti në Selanik, më 27 Gusht 1916 dhe u prit me paradë madhështore nga gjenerali francez Emanuil Serraili. Për shërbimet që i bëri Francës Esat Toptani, do të nderohej nga gjeneral Serrail me Kryqin e Luftës në një ceremoni të madhe të organizuar – më 18 Gusht 1917, në qendër të Selanikut.