ARGJIRA UKIMERI: EGJIPTI I LASHTË

Prizren, 07. 11. 2014 – Egjipti ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriori lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit. Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vonë…
***
Përmbajtja e lëndës:
1. Historiku i shkurtër i Egjiptit;
2. Aspekti religjioz në Egjiptin e lashtë;
3. Martesat familjare;
4. Vdekja e mistershme e Faraonit Tutan-Khamon.
***
HISTORIKU I SHKURTËR I EGJIPTIT

Sa herë mendojmë për historinë e popujve të lashtë, kujtojmë gjithmonë mënyrën e jetës, kushtet socio-ekonomike, religjioze dhe politike nëpër të cilat kanë kaluar njerëzit e lashtë. Ndër popujt më të lashtë që i dha ngjyrim historisë njerëzore është edhe Egjipti i Lashtë. Historia e besimeve fetare është aq e lashtë sa vet historia njerëzore. Krijimi i shteteve në atë kohë kishte një rëndësi të madhe, pasi në to u zhvillua kultura, arti, letërsia dhe shkenca. Këto krijime kishin zënë vend në Babiloni, Kinë dhe Egjipt. Gjatë kësaj kohe, një rol të veçantë kanë luajtur besimet fetare politeiste. Një ndër vendet që përqafoi këtë gjë ishte Egjipti. Qysh në atë kohë ishin ndërtuar tempuj të ndryshëm nga Faraonët egjiptian, të cilët besonin në zotëra të shumtë, duke bërë adhurime për ta. Mbreti Amon (që egjiptianët e konsideronin si Zotin kryesor) ishte krijuesi i çdo gjëje në tokë dhe në qiell. Njerëzit e tij (Amonit) ishin të mençur, të pasur dhe me shëndet të mirë. Me kalimin e kohës, në Egjipt filloi të zbehej politeizmi, pasi faraoni me emrin Akenaton ishte krijuesi i parë i monoteizmit në Egjipt. Sipas tij, perëndia i vërtetë është Dielli dhe të gjithë njerëzit duhet t’i besojnë atij. Po ashtu, Akenatoni besonte që perëndia Diell përbëhet prej dy gjinive Mashkull dhe Femër. Në vitin 1344 para Krishtit, ai ndërtoi tempullin e parë monoteist në Egjipt me emrin Al-Amarna me qëllim që njerëzit të luteshin në një perëndi të vetme siç ishte Dielli, duke shpërfillur kështu politeizmin që e kishte kapluar në atë kohë Egjiptin. Më vonë, faraoni u martua me gruan e quajtur Nefertiti, ku së bashku sunduan për 12 vite në Egjipt, dhe duke ruajtur monoteizmin e tyre.

Faraoni Tutan-khamon i Egjiptit

ASPEKTI RELIGJIOZ NË EGJIPTIN E LASHTË
Në këtë vend kanë mbretëruar plotë 18 dinasti. Në aspektin religjioz, Egjipti ishte vend politeist. Në vitin 1334 para Krishtit, faraoni Akenaton ndërtoi tempullin e parë monotesit të quajtur Amarna. Sipas këtij faraoni, qëllimi i këtij tempulli ishte besimi në një zot të vetëm – Diellin. Emërtimi Aton erdhi si emërim i diellit që në Egjipt Aton i kanë thënë diellit. Kështu që Akenatoni pikërisht mori emrin e tij si e kishte. Kjo Perëndi, konsiderohej nga faraoni dhe përbëhej nga dy gjini: Mashkull dhe Femër. Mirëpo, kjo teori u hodhë poshtë nga ana e faraonit Ramsesi II, duke ndërtuar kështu tempullin e Ambus – Simbel në vitin 1269-1266. Kështu që Egjipti mbeti përsëri në ndikimin e politeizmit.
MARTESAT FAMILJARE
Në Egjiptin e Lashtë, Martesat Brenda familjes ishin të ngjashme. Një gjë të tillë e tregojnë edhe hulumtimet e bëra në këtë vend. Shembull konkret i martesave në mes të anëtarëve të familjes ishte ajo e faraonit Akenaton me motrën e tij Nefertiti. Dyshohej se kjo martesë ka sjellë edhe probleme shëndetësore (gjymtyrë të deformuar të fizikusit të njerëzve në Egjipt). Poashtu, edhe prindërit e Faraonit në fjalë që ishin vëlla e motër, kishin martsë në mes tyre. Pas vdekjes së Akenatonit, në pushtet erdhi djali i tij Tutankhamon. Ashtu si babai i tij, Tutankhamun-i kishte një interes të ndarë më dysh. Ashtu si gjyshi i tij, ai kishte një këmbë kopaçe dhe vuanin nga sëmundja Kohler, e cila e pengon furnizimin e kockave të këmbës me gjak. Studim i ri u përgjigj pyetjeve të bëra për një kohë të gjatë në lidhje me familjen e Tutankhamun-it, gjurmimin e gjyshit të tij, Faraonit Amenhotepi III. Ndërsa disa arkeologë kanë spekuluar se babai i Tut-it, ishte një figurë pak e njohur, Smenkhkare, por tani duket se ajo ishte Akhenateni, i cili u përpoq të ndryshonte traditën fetare mijëravjeçare, duke i detyruar ta adhuronin zotin Aten, diellin, në vend të një shumëllojshmërie të hyjnive. Analizat e përpikta të ADN-së së mumjes së nënës së TUT-it konfirmuan se ajo ishte motra e babait të tij -, por ende nuk është identifikuar me saktësi. Martesat ndërmjet vëllait dhe motrës ishin të zakonshme në mesin e faraonëve të Egjiptit.
VDEKJA E MISTERSHME E FARAONIT TUTAN-KHAMON
Tutankhamon ishte një ndër 10 fëmijët e Akenatonit. Erdhi në pushtet pas vdekjes së të Atit në moshën 10 vjeçare. Djaloshi mbret qëndroi në pushtet për 9 vite. Pas ardhjes në pushtet, Faraoni shkatërroi çdo gjë monoteiste që kishte ndërtuar i ati i tij. Ai (faraoni) mendonte që përmes politeizmit të mbajë të bashkuar popullin e tij. Ai u martua me vajzën Anksenamon (që mendohet të jetë edhe motra e tij). Mirëpo, qëndrimi i tij në pushtet zgjati pak kohë. Pasi vdiq në moshën 19 vjeçare. Misteri i vdekjes së tij në moshë të hershme zgjoi interesimin e shumë studiusëve, shkencëtarëve dhe egjiptologëve. Ndër studiuesit që u morën me vdekjen e hershme të faraonit në fjalë ishin:
– Mjeku Gray mendon që djaloshi mbret vdiç si pasojë e thyerjes së kockave në kokë gjatë balsamimit të tij,
2. Mjeku Arizon konstatoi që Tutankhamon vdiç nga Tuberkuloza
3. Hoëard Merkel në një studim të bërë në vitin 2005, theksoi që faraoni i ri vdiç si pasojë e Incesit që kishin prindërit e tij (që rezultojnë të jenë vëlla dhe motër.

Egipt: 50 de ani de la deschiderea mormantului lui Tutankhamon
Egjipt: 50 vjet që nga hapja e varrit të Tutankhamon’t.
http://www.romaniapress.ro/egipt-50-de-ani-de-la-deschiderea-mormantului-lui-tutankhamon/

*   *   *

Vdekja e tij erdhi nga komplikimet prej këmbës së thyer – së bashku me një zbulim të ri: nga malaria e rëndë. Ekipi hulumtues tha se gjeti një ADN të parazitit të malaries në disa prej mumieve, disa nga më të vjetrit të izoluar ndonjëherë. “Një thyerje e papritur e këmbës ndoshta nga një rënie, mund të ketë rezultuar me përhapjen e një gjendjeje kërcënuese për jetën, kur ai ishte i infektuar me malarie,” thuhet në një artikull të botuar në revistën JAMA. Poashtu, në një artikull tjetër të botuar në këtë revistë shkencore thuhet: “Tutankhamon ka çrregullime të shumfishta. Ai mund të paramendohet si një mbret i ri, por i dobët, i cili ec me bastun (shkop). Gjithashtu, Testet përgënjeshtrojnë spekulimet se Tutankhamun-i dhe anëtarët e familjes së tij vuanin nga çrregullime të rralla që i dha atyre atribute femërore dhe kocka të shtrembëra, duke përfshirë sindromin Marfan, një çrregullim i indeve lidhës që mund të rezultojë me gjymtyrë të zgjatur. Ndërsa sot, me zhvillimin e teknikës dhe teknlogjisë, jemi afruar më shumë rreth gjërave misterioze që nuk i kemi njohur deri më tash për Botën Antike dhe Egjiptin e Lashtë.
_____________
KUSH ËSHTË ARGJIRA UKIMERI

Argjira Ukimeri ka lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kreu në Prizren. Ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, ka ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, ka zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe ka punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve ka pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator – Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka bërë një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion – sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.

…………………………………………………………..

………………..

————————————————-

(Ilutrimet i përgatiti editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura