AZIZ BICI: SI USHTAR I UҪK’së DUA TË HETOHEM NGA PROKURORIA E KOSOVËS!

Pashtriku.org, 19. 03. 2015 – Të nderuar bashkëkombas, Tash e disa vite, para se të jetë temë aktuale Gjykata Speciale, më 9 shtator 2007, duke parë se jemi të lënë pas dore prej vetë përfaqësuesve politikë dhe shtetërorë, kam kërkuar që të niset një hetim nga Prokuroria e Kosovës rreth aktivitetit tim dhe Luftës së UÇK-së. Kjo me qëllim që të demantoj të gjithë ata që thonë se UÇK-ja nuk ka pas legjitimitet të luftojë kundër forcave armike serbe.
Pasi që Sekretaria e Prokurorisë së Kosovës nuk ma zyrtarizoi informatën time, në ditën e dytë të insistimit tim, më obliguan që të takohem me kryeprokurorin e atëhershëm, z.Osman Kryeziu, i cili e lexoj letrën e shkruar duke më pyetur se: “çka dua të arrij me këtë informatë”. Unë i thashë se: “kam fituar argumente të mjaftueshme për të kaluarën tonë si popull dhe ushtri, por këto po i mbajmë vetëm në kujtesë duke mos u verifikuar, shkruar dhe arkivuar kjo e kaluar. Sepse jam i vetëdijshëm se Serbia po përdor mjete të ndryshme për të shpërlarë trurin tonë si popull”. Pastaj, kryeprokurori më dëftoi dhe argumentoi se ishte politika ajo që pengoi zyrtarizimin e kërkesës sime.
Bashkangjitur mund ta gjeni letrën time drejtuar prokurisë.

Me respekt,
Aziz Bici: [email protected]
00377/44 161 152

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura