ARIANIT BEZHANI: MOIKOM ZEQO NË MOTIVE LETRARE

Tiranë, 29 maj 2019: Moikom Zeqo është përfaqësuesi më në zë i “Letërsisë së Munguar” në Shqipëri.
Ky stil letrar “Moikomia-n” ka bërë për vete njerëz të letrave dhe lexues të thjeshtë.
Moikom Zeqo ka sjellë ndër vite me fuqinë e njohjes dhjetra vepra dhe qindra artikuj për “Letërsinë e Harruar,” shqipëtare dhe të huaj.

Ky profesionalizëm i pashoq ka bërë që njohja me emocionet që të fal “Letërsia e Harruar” të kaloj edhe nëpërmjet veprave të Moikom Zeqo-s.
Moikomi Zeqo shndërrohet, ikën, zhytet në Marianet e Letërsisë, ne ngutemi për ta zënë me përcaktime letrare dhe metafora.
Ndërsa “Ai” na shfaqet në Everestin e Letërsisë, si Zoti Adamit, edhe ai kërkon gjithmonë ti japë “Jetë” diçkaje të re, një flillëzimi të ri letrar.

Moikom Zeqo nuk është shkrimtari që i përket të gjithëve.
Ky është “konformizëm” i pranuar nga autori, përpara se ai të fillonte të shkruante dekada më parë si “antikonformist” kundrejt një letërsie brenda korrnizave. Moikom Zeqo nuk shkruan libra për t’i shitur! Çuditërisht, ai është shkrimtari të cilit “Koha” ja “blen” librat me çmimin e së ardhmes.
Të shkruash për Moikom Zeqo-n, ndeshesh me një stil letrar lakonik, të thellë dhe mistik vështirë të hasur në letërsinë shqiptare.
Nga ana tjetër Poezia e tij është sfidë për çdo studiues serioz, ndërsa shndërrimi konceptual dhe larmia e veprave përbëjnë tundimin për të jetuar nëpërmjet tyre disa “Jetë” të vendosura mbi një “Jetë” të vetme!
Moikom Zeqo, portretizohet, pasi ke lexuar dhjetra vepra të tij, si personazhi i munguar i letërsisë, që shfaqet kur letërsisë i mungojnë personazhet për të krijuar ngjarjet!
Të dy, Ai dhe Letërsia, vihen në përpjekje për të shpëtuar njëri – tjetrin, përpjekjet ndalen pasi shpëtohen lexuesit.
Moikom Zeqo ka krijuar kohën e tij letrare -si kundër peshë e kësaj kohe e cila në esencë përmban antikohën e letërsisë.
Univers që zhvillohet së prapthi- fundi që përbën një fillim, dhe me vdekjen që lind një jetë.
Të shkruash- një Anima Mundi!
Moikom Zeqo ka jetuar përjetshëm nëpërmjet letërsisë.
Ai është shndërruar në çdo personalitet të saj, ka veshur këpucët e tyre dhe ka hecur në të njëjtat shtigje.
Si “Panteon i Letërsisë” ai jeton duke u frymëzuar dhe madhështohet duke u shkruar.
Moikom Zeqo e bën të gjithën që të lërë gjurmë. Sikur të mundnim t’i lexonim të gjitha veprat dhe të ndiqnim të gjitha gjurmët!?
Çdo të ngelej pa u ditur dhe pa u treguar?!
Çdo të ngelej pa u përjetuar?!
Sinopse – letërsia e përjetimit të ngjarjeve në thellësitë e kohërave.
Me Moikomin Zeqo-n “shëndrin” fjala, tingëllon- aq bukur e menduar. Ekzistenca!!
Përse ekzistoj pyet Moikom Zeqo?!
Dilemë që i përmban të gjitha dilemat brenda– si Grifonë në Shishe.
Përgjigja merr formën e një Libri, ekzistenca gjendet brenda tij.
Moikom Zeqo vazhdon të pyesë për ekzistencën duke vazhduar të botojë Libra si- “Miscellanea.”
Moikom Zeqo vazhdon të “sakrifikojë” për miliarda shkronja që kanë ngelur jetim.
Koha dhe Historia kanë bërë të tyren.
Shkronjat kërkojnë identitet, kërkojnë të mos harrohen!
Moikomi ushtar i “armatosur” me penë dhe letër.
Përballë ka një fushbetejë biblike.
Premton se do luftojë deri në fund, deri kur shkronjat mos të kenë fatin e paraardhësve.
Në teatër kur perdet e aktit të fundit të mbyllen.
Të dhënjes fund gjithçkaje që është zhvilluar në këtë botë, që numërohen me Numra dhe emërtohen me Emra- Moikom Zeqo do dëshironte të ishte i pranishëm.
Të dëgjonte të gjithë Emrat- për të kuptuar se sa prej tyre bëjnë pjesë në përpjekjet e tij poliedrike.
Por e gjitha kjo nuk do të ishte bindëse për Moikom Zeqo-n nëse në ulëset e vendeve të pakta nuk do të ishte Migjeni, David F. Wallace, Pjetër Bogdani, Alphonse De Lamartine, Ernesto Sabato, Walt Whitman, Erazmi i Roterdamit, Kavafi e Konica- dhe shumë personalitete të tjerë që emërtohen me Emra dhe numërohen me Numra.
Për Moikom Zeqo-n do të mjaftonin, dhe do të merrni kuptim si asnjëherë më parë- pak fjalë të thëna nga gjithësecili prej tyre.
Për letërsinë do të mjaftonte gjithashtu.
Por ulëset janë të pakta, akti i fundit nuk është luajtuar, dhe sigurisht perdet nuk janë mbyllur..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura