SHBA, 17 dhjetor 2019: Shumë shqiptarë jetojnë si farëra, por raca shqiptare ka lindur për të lulëzuar. Sigurohu që ti të rezulton në lulëzim të plotë. Mos u kënaq me barërat e këqija në kopsht, të cilat vetëm ekzistojnë. Nëse dikush ju mundon dhe ju shqetëson, ju bëni të njëjtën gjë – dhe e keqja do ta humbasë goditjen e saj. Atdheu është në rrezik vdekjeje. Zgjohuni!
***
Kritikat e mia u drejtohen vetëm atyre që i meritojnë. Përgjithësimi është armiku më i madh i drejtësisë.
“Respektimi jo kritik ndaj autoriteteve është armiku më i madh i së vërtetës”- Albert Einstein.
Ju duhet t’i trajtoni të gjithë me dinjitet dhe respekt dhe të siguroheni që të gjithë rreth jush të ndjehen të paktën po aq të rëndësishëm ashtu siç janë. Por unë nuk kam asnjë respekt për shqipfolësit gjysmë-analfabet që vetëquhen “politikan”, që mashtrojnë shoqërinë vite me radhë. Lavdërohen se janë patriotë ndërsa dëmtojnë rëndë interesat e kombit dhe vendit. Unë nuk mund ta quaj “zotëri” një kriminel. A janë zotërinj ata që nuk lanë asgjë pa shkatërruar, korruptuar, plaçkitur, vjedhur, shitur? A janë zotërinj ata që eliminuan fizikisht të gjithë kundërshtarët politik, dhe vranë gazetarët që ua nxjerrin në shesh pisllëqet apo mendonin ndryshe se truri i tyre i çmendur? A nuk janë kriminelë ata pushtetarë që të burgosurit politik i mbytin në mënyrën më mizore, duke ua shty shishen në fyt, dhe pastaj masakrën barbare e arsyetojnë si vetëvrasje?
Duhet të zgjojmë popullin menjëherë, të kërkojnë ndryshime, ndryshe brenda vitit 2020-21 do të ike jashtë e gjithë rinia, ndërkohë që tokat tona do të zëvendësohen me “refugjatë” nga Afrika, Arabia dhe Azia. Nga trojet shqiptare, në këto 20 vitet e fundit, kanë ikur mbi 60% e njerëzve, nëse ky trend vazhdon, brenda 2-3 viteve ne do të mbetemi pa njerëz dhe pa territor.
***
Gomarllëqet e disa tradhtarëve shqipfolës
Idiot: – Një anëtar i një fisi të madh dhe të fuqishëm, ndikimi i të cilit në punët njerëzore ka qenë gjithmonë i fortë dhe mbizotërues. Veprimtaria e idiotit nuk është e kufizuar në një zonë specifike të mendimit dhe veprimit, por me retorikën e tij përçarëse “përshkon dhe rregullon gjithçka”. Fantazon se është i gjithëdijshëm. Ai gjithmonë ka fjalën e fundit, vendimet e tij nuk ndikohen. Ai përcakton mënyrën e të menduarit dhe çështjen, përshkruan rregullat e gjuhës dhe rrethon sjelljen njerëzore me një linjë (kufi) ndalimi. Do të zotërojë të gjitha mediat, duke shpikur edhe paketën anti-shpifje. Ai ka më pak tru sesa që ka dyllë veshi.
I vetëquajturi “Burrështetas modern” i shtetit të ri, në realitet është një frikacak famëkeq. Një gënjeshtar i pamasë dhe i pakufishëm. Ai i prish (thyen) premtimet çdo orë dhe nuk posedon asnjë tipar të mirë.
Pseudo-gazetari, ndryshe spiun i çetnikëve që u ringjallë pas “vdekjes” enigmatike në vitin 1999, duhet t`i ketë marrë jetën ndonjë kafshe dhe vjedhur fytyrën. “Gazetarët” e sojit të tij dhe prostitutat kanë shumë tipare të përbashkëta. Megjithatë, këto grupe të fundit profesioniste kanë njëfarë integriteti.
Bashkarisht, këta në vend të mirëqenies sollën kaosin, mjerimin e përgjithshëm, zbrazjen e vendit. Me veprat e tyre penale para së gjithash Tradhti ndaj Vendit, e kanë komplikuar edhe më tepër çështjen e Kosovës, Shqipërisë…
Ata, përveç tjerash, krijojnë imazhe të armikut për argumentuesit e mirëfilltë, i dënojnë ata si një grup i tërë, rrahin gjendjen shpirtërore dhe ndërtojnë mashtrime nën mitet që ekzistojnë në shoqëri. Retorika e tyre synon rrënimin e besimit midis qytetarëve. Retorika e tyre ndërton muret mendore midis vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një gjenealogjike, të një kulture, të një fati, të një historie, në një kohë kur muret ndër shqiptarët duhet të rrënohen.
***
Unë ëndërroj një parti patriotike Shqiptare, që një ditë mund të marrë pushtetin dhe të fitojë kontrolle të plotë në Shqipëri(të). Unë gjithashtu ëndërroj që të gjithë politikanët e korruptuar shqipfolës të trojeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, pjesën tjetër të jetës ta kalojnë të mbyllur në një qeli burgu, ku përkasin këlysh dhe bërllok të tillë.
Një shoqëri shpesh njihet më mirë për mbeturinat e saj sesa për moralin e saj.
____________
Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Postime të Lidhura
Familja Ndihmon Familjen „FNF“ dhe Halil Ahmeti veprimtari në paqe dhe në luftë
FAMILJA NDIHMON FAMILJEN“FNF” DHE HALIL AHMETI VEPRIMTARI NË PAQE DHE NË LUFTË Nga Abas Fajzullahi Nëse një bukë…
ARTIAN GJATAJ: KOҪO KOKËDHIMA – PATRIOTIZMI DHE KULETA!
Pashtriku.org, 13. 11. 2014 – Tani, histeria nacionaliste që ka përfshirë gjithë solj e sorollopin e Tiranës, që…
FAHRI DAHRI: NDËRGJEGJËSIM DHE PËRKUJDESJE NDAJ TË VËRTETAVE
Itali, 4 dhjetor 2018: Shpesh na ndodh që të sjellim ndër mend të shkuarën, e cila lidhet me…
AFRIM MORINA: UÇK’ja DHE GJYKATA SPECIALE!
Prishtinë, 23 tetor 2019: Përveç gjykimeve që janë kryer nga UNMIK-u dhe EULEX-si, tash kemi valën e dytë…