MESAZHI I RUBIN-it PËR “KRAHUN E LUFTËS: “IKNI ME NDERË”!

MESAZHI I RUBIN-it PËR “KRAHUN E LUFTËS: “IKNI ME NDERË”!

Nga Sheradin Berisha

Në nëntor 2013 (rreth 6 vjet pas shpalljes së pavarësisë) kur në pushtet ishin politikanë të krahut të luftës, si: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Sami Lushtaku, etj., ish diplomati amerikan James Rubin kishte deklaruar, “është koha kur krahu i luftës duhet ta kuptojnë se është mirë të largohen me nderë nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar”. Atëkohë analistët e vlerësuan si një mesazh “dashamirësie” për këtë klasë politike, e cila po zhytet në afera të rënda korruptive dhe jo vetëm!

*

Në vijim lexoni:

Analistët: Rubin, mesazh dashamirësie për “krahun e luftës”

Telegrafi, më 25.11.2013

Analisti Belul Beqaj, ka theksuar për Telegrafin se “mesazhi” i Rubinit për atë pjesë të “krahut të luftës” që janë pjesë e klasës politike në Kosovës, që të largohen nga politika “sa nuk është bërë vonë”, është njëra nga këshillat më dashamirëse dhe korrekte që është dëgjuar nga miqtë ndërkombëtarë kohëve të fundit.

Sipas tij, sugjerimi i James Rubinit që personat eminentë të “krahut të luftës”, që janë pjesë e politikës, të largohen “me nder”, është i drejtë, ngase çdo vazhdim i jetës së tyre politike është “salto mortale” për shpëtimtarët e djeshëm.

“Më i përballueshëm është fundi zhgënjyes sesa zhgënjimi i pafund. Mendoj se porosia e Rubinit është shumë domethënëse. ‘Selami’ i diplomatit amerikan është vërejtja e fundit para se përfaqësuesit eminent të ‘krahut të luftës’ të mos e përdhosin definitivisht të kaluarën e lavdishme, duke përfunduar prapa grillave. Idealistët e djeshëm po dëshmohen, mjerisht, si materialistë të sotëm”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

Analisti Shpend Kursani, edhe pse e quan të drejtë “këshillën” e ish diplomatit amerikan James Rubin për pjesëtarët e “krahut të luftës” , nuk pajtohet tërësisht me këtë deklaratë.

“Pajtohem me deklaratën e James Rubinit, përpos dy gjërave. E par: nuk pajtohem me ish diplomatin amerikan, sepse ai ka harruar që ta shtoj vetëm një fjalë të vetme në mes të ‘krahut’ dhe ‘luftës’, duke e bërë atë ‘krahu oportunist i luftës’. Mendoj jo të gjithë nga krahu i luftës kanë qenë të dëmshëm për Kosovën, siç ishin të dëmshëm ata që e shfrytëzuan pushtetin për pasurim individual dhe familjar, e varfërim të popullatës”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Kursani mendon se nuk duhet përgjithësuar “krahun e luftës” pasi ka shumë prej atyre që kanë qenë në “krah të luftës”, “mirëpo që nuk e shfrytëzuan pushtetin, por vazhduan punën për të mirë të vendit”.

“Mendoj se ka ardhur koha që qytetarët e Kosovës mos të presin nga zyrtar të huaj që t’ua kujtojnë se çka është e mirë për ta dhe për vendin, por të lëvizin vetvetiu dhe të gjykojnë se jo krahu i luftës, por krahu oportunist i luftës nuk ia arriti në paqe atë çka e nisën me luftë”, ka thënë Kursani për Telegrafin.

Kursani tha se Kosova është më e varfër se kurrë, dhe Serbinë e ka brenda territorit më shumë se kurrë më parë dhe atë (për herë të parë) me pajtim prej disave nga ‘krahu i luftës’ që e shfrytëzuan pushtetin për pasurim dhe fuqizim individual, familjar dhe klanor.

“Prandaj, e dyta pikë, ku nuk pajtohem me James Rubin është, se ata që keqpërdorën shpresën e qytetarëve për një Kosovë më të pavarur dhe më të pasur, nuk duhet larguar sa janë të popullarizuar, por duhet hetuar dhe gjykuar drejtë për veprimtarinë e tyre, si ishin e si nuk ishin të popullarizuar”, ka thënë Kursani.

————-

Burimi:

Analistët: Rubin, mesazh ‘dashamirësie’ për ‘krahun e luftës’

https://telegrafi.com/analistet-rubin-mesazh-dashamiresie-per-krahun-e-luftes/

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, JAMES RUBIN KËSHILLTAR POLITIK I PRESIDENTIT KLINTON USA QË ME 2013 GJASHTË
    VJET PAS PAVARËSISË TË KOSOVES, POLITIKAJVE NGA KRAHU I LUFTËS JU KËSHILLOI QE TË
    TERHEQËN ME NDER NGA POLITIKA, SA JANË ENDE MË T’POPULLARIZUAR NGA POPULLI SE
    PËRNDRYSHE DO TA PËSOJNË KEQ, MORE DREQ EDHE, DO TË RREZIKOJNË ARDHËMIRINË E
    TYRE PRAPA GRILAVE!! ËËËH, QË PËR NJË KOHË DY DECENJË, SI IDEALISTË MU TË UÇK-SË
    ÇLIRIMTARE U SHNDËRRUAN NË MATERIALISTË PËRSONALË, DUKE VARËFËRUAR POPULL-
    KOMBIT E VETË DHE, DUKE HUMBUR DHE SHKRUMBUR VLERËN DHE NDERËN ÇLIRMTARE
    TË UÇK-SË SI DHE, DUKE U NDJEKUR DHE HETUAR SI KRIMINELË LUFTË, PASI NUK ARRINË
    TA DËNOJNË SERBINË PËR HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALE, QË TANI RUSO SERBIA PO I
    KËRCËNON DHE HETON, GJËJA PËR KRIME LUFTË EDHE SHFRIME FUTË, ME PROQESË TË
    MONTUARA DHE TË HORRËZUARA; E MUARËN NË QAFË VETIN DHE SHTETIN E KOSOVES!.
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura