Pashtriku, 3 Prill 2020: Coronavirusi dhe menaxhimi i situatës përballë kësaj pandemie vdekjeprurëse ka qenë temë qendrore e diskutimit edhe në Parlamentin e Federatës australiane.
Opozita në këtë shtet të madh të cepit lindorë të Hemisferës Jugore, gjatë diskutimit në parlament, ka përmendur Kosovën si shembull i shkëlqyeshëm në menaxhimin e situatës përballë pandemisë së shkaktuar nga virusi koronë i quajtur COVID-19.
Sipas opozitës australiane, Kosova, edhe pse një vend i vogël në Evropën e gllabëruar dhe paralizuar nga pandemia, po ia del me sukses që ta parandaloj përhapjen e virusit në shkallë të gjerë.
Opozita ka theksuar se në këtë menaxhim rol të madh paskësh luajtur karantinimi i pjesshëm i lokacioneve ku ka të prekur nga virusi COVID-19, si dhe oraret e lëvizjeve, civile dhe zyrtare, të koordinuara mirë nga Qeveria.
Gjithashtu opozita australiane ka bërë thirrje që Kosova dhe shëndetësia e saj duhet të merret si shembull për t’u ndjekur edhe në Australi, pikërisht për faktin se në këtë shtet të vogël ka shumë pak të prekur, edhe pse Kosova gjeografikisht shtrihet në epiqendrën e epidemisë – Evropë.
Të kujtojmë se në Federatën e Australisë numri i të infektuarëve ka kaluar shifrën 800, ndërkaq janë shënuar 20 raste të vdekjeve nga COVID-19, pavarësisht se buxheti shtetëror i ndarë për luftimin e kësaj sëmundjeje kapë shumën e mbi 168 miliardë dollarëve australian.
Ndërkaq ky shtet-kontinent, që është i rrethuar nga Oqeani Indian dhe ai Paqësor, konsiderohet se deri më tani ka menaxhuar mirë me situatën, mirëpo këtë të shtunë është shënuar një numër rekord i të diagnostifikuarëve me coronavirus, 120 vetë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, gjë e cila ka nxitur debat të nxehtë, me ç’rast Kosova është marrë si shembull i mirë menaxhimi që duhet ndjekur.
/Adem Breznica, gazetar i pavarur & Sali Rexhepi, drejtues në Qendrën e Komunitetit Shqiptar në Sydney, Australi
Postime të Lidhura
MALLKIMI I POLITIKANËVE QË U THONË “YES” NDËRKOMBËTARËVE
MALLKIMI I POLITIKANËVE QË U THONË “YES” NDËRKOMBËTARËVE Nga Andi Bushati, Tiranë 10 Nëntor 2021 Pak ditë më…
PASHTRIKU: PROTESTA NË FRANKFURT- KUNDËR POLITIKËS VARFËRUESE QË PO REALIZOHET NGA ‘BE’ DHE ‘BQE’!
Pashtriku.org, 31. 05. 2013 – Lëvizja ‘Blockupy’ ka mbledhur mijëra protestues, të cilët sot në mëngjes kanë bllokuar…
THEMELUESJA E BioNTech TÜRECI PRANON SE PËRGATITJET PËR PANDEMINË U BËNË QYSH NË FUND TË VITIT 2019!
Ende pa u përhap Korona në Europë dhe jo vetëm, THEMELUESJA E BioNTech TÜRECI PRANON SE PËRGATITJET PËR…
SADRI RAMABAJA: KUR MORALI MERR ARRATINË NGA POLITKA
Prishtinë, 07. 10. 2013 – Brenda 14 vjetëve Kosovën e lëshojnë mbi 66 mijë qytetarë. Ata marrin rrugën…