AVDI LATIFI – HERO I MBIJETESËS SË KOMBIT
INTERVISTË BIBLIKE E HEROIT TË MBIJETESËS SË KOMBIT – AVDI LATIFI 🇦🇱
Njëri prej pëfaqësuesve më në zë të familjes heroike të Monollve të Pollatës, të familjes që ia ka falur dy heronjë Atdheut e Kombit, luftëtarë me armë në dorë, të pavdekshmit e përjetshëm në panteonin e Kombit, Skender e Besim Monolli, është Heroi i Mbijetesës së Kombit – Avdi Latifi!
Çdo pjestarë i popullit tonë, duhet ta dëgjojë e ta shpërndajë këtë intervistë biblike të këtiij shqiptari të madh e të lavdishëm, ish- të burgosurit politik, Heroit të mbijetesës së Kombit Avdi Latifi!
Në këtë intervistë, këtu në mes tjerash e thotë se i ka vuajtur 18 vjet burg të rregjimit fashsit të ish- Jugosllavisë e Serbisë!
Një intervistë e paparë dhe e padëgjuar, ku të gjitha janë të përmbledhura në një!
Intervistë e niveleve të mëdha të personaliteteve të shquara të Kombit, intervistë e nivelit të intervistës historike dhënë në Prekazin heroik, të Heroit të Kombit, Gjeneral Hamëz Jashari!
Nderim e lavdi e përjetshme këtij pjestari të famshëm e biri besnik të popullit, Atdheut e Kombit tonë të vuajtur por kurrë të nënshtruar!
Pjestar lavdimadh i fisit të Monollëve të Pollatës Legjendare, aty ku nisi lufta e armatosur kundër Serbisë pushtuese, aty ku nisin fillet e luftës së armatosur që finalizohen me luftën finale e fitimtare të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës!
Intervistë historike në ambientet e familjes Monolli në Pollatën e fshatrave historike te Atdheut, i rrethuar nga burra e gra, të rinjë e të reja, nga fëmij të vegjël e foshnje që përkundeshin në djep!
Orë e madhe e pashembullt historie!
Retorikë historike e titanit që nuk i trembet syri dhe që nuk i dridhet qerpiku!
Pasardhës syshqiponjë i të mëdhenjëve të Kombit, kopje origjinale e pasardhësit besnik i rilindasve të Kombit!
Qëndrim që ua futë tmerrin armiqve, por edhe që ua shton forcat dhe ua ngjallë dashurinë për vendin e të parëve, gjeneratave të reja, shqiptarëve të ardhshëm!
Këtë intervistë duhet ta transmetojnë televizionet kombëtare shqiptare!
Këtë intervistë duhet ta ligjerojnë mësuesit dhe profesorët, ligjeruesit universitarë e akademikët e Kombit tonë, në shkolla, universitete dhe në akademi e simpoziume te ndryshme kombëtare e shkencore!
Sa shumë kam dëshirë të shkruaj e të mos ndalem, për këtë intervistë të këtij burri kreshnik e të madh të truallit shqiptar!
Në këtë intervistë, e cila nuk zgjatë më shumë se 4 minuta e 40 sekonda, shpaloset e tërë hisoria e popullit shqiptar!
Por, po ndalem, po e përfundoj me kaq, nuk po vazhdoj të shkruaj, ndonëse po dua të mos ndalem, por jam thellë i bindur se pasardhësit e Tij, fisi i lavdishëm e i panënshtruar i Monollëve, do të dijnë e do të mundin, të mbështetur nga shteti e të ndihmuar nga atdhetarë e patriot, do ta shkrijnë në bronz këtë titan të jashtëzakonshëm të popullit tonë të panënshtruar në shekuj e në mijëvjeqarë!
Lavdi Heroit të Mbijetesës së Kombit, luftëtarit kombëtar, të pavdekshmit Avdi Latifi 🇦🇱
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Shtator 2022!
Intervistën e plotë, mund ta dëgjoni, edhe në linkun në koment!
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=305775131385430
https://m.facebook.com/watch/?v=305775131385430&extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&ref=sharing