Gjermani, 22 prill 2018: (Për nderë të ditës ndërkombëtare të tokës)
E kuptuam që dimë të ndërtojmë rrugë por më sa duket po harrojmë se kemi ditur edhe të kultivojmë perime.
Dita e Tokës është festuar në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës. Lidhur me ditën ndërkombëtare të Tokës dua të shprehi shqetësimin tim personal për masakrën që po i bëhët Tokës dhe Bujqësisë në Kosovë.
Sikurse qeveritë tjera edhe qeveria Haradinaj po i jep prioritet ndërtimit të Autostradave!
Autostrada: Prishtinë-Gjilan-Konçul.
Në plan është Autostrada: Prizren-Istog!
Realisht kemi mundur edhe pa këto Autostrada, të paktën edhe katër vitet e ardhshme, sepse asfalti, kockat dhe betoni në Kosovë verës të paktën për 5 C° rrisin temperaturën!
Z.Kryeministër,
Biodiversiteti i Maleve dhe lumenjëve është për tu vajtuar. Do ishte e logjikshme të rregullohet shtrati i Drinit të Bardhë që nga burimi e deri në Vermicë.
Të ndalohet eksploatimi ilegal i zhavorit si dhe bujqëve të papërgjegjshëm t’u ndalohet keqpërdorimi i tokës së bukës që nxjerrin zhavor dhe kurrë më nuk arrijnë ta rikthejnë në gjëndjen e mëparshme.
Perla bujqësore Anadrinia po shndërrohet në komplekse restorantesh e pompash benzine mbi tokën e bukës, gjë që është e tmerrshme të shihen në mes të fushës ndërtesa të tilla të cilat nga dy anët tjera pengojnë fqinjët e tyre për kultivim, të cilët më pas janë të detyruar ta ndërprejnë kultivimin.
Kur isha fëmijë në vitet e 70 e 80-ta vinin turist nga tërë Europa dhe kalonin natën buze Drinit dhe ishte një bukuri përrallore.
Lejleku ishte prezent kudo, peshk kishte mjaftueshëm dhe të pastër.
Sot çdo gjë është e kontaminuar nga ujërat e zeza që derdhen në Drinin e Bardhë që nga Peja, Klina, Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni!
A ka zot kjo tokë e ky vend?
Deri kur më o njerëz të verbuar nga presidenti e deri të bariu do shkatërroni çdo gjë?
Inspektorët jo vetëm që janë totalisht jo profesional por edhe të korruptuar.
Nuk zbatohet në këtë vend asnjë kod etik as profesional!
Nëse është prona jote për ta punuar nuk mund të jetë edhe prona jote nëse e keqpërdor!
Postime të Lidhura
ELIFE PODVORICA JASHARI: NJË PASDITE PANDEMIE!
Prishtinë, 15 Prill 2020: “Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t,i treguar atyre se si…
PETRIT BAJRAKTARI: NEPOTIZMI, HAJNIA DHE PAPUNËSIA
(Drenas, 03. 04. 2012) – Teksa po qëndroja në zyrë, erdhi një qytetarë tejet i mllefosur e i…
PASHTRIKU: HASHA, IA RRIT RROGËN VETES – NGA 1.440 NË 2.325 EURO!
(Pashtriku.org, 23. 07. 2012) – Më 10 korrik Qeveria e minorancës shqiptare të Kosovës (sepse mazhoranca shqiptare është…
INTELIGJENCA KRIMINALE E SHKENCËTARËVE DHE PËRGJEGJËSIA PENALE E TYRE!
INTELIGJENCA KRIMINALE E SHKENCËTARËVE DHE PËRGJEGJËSIA PENALE E TYRE! Nga Sheradin Berisha, Facebook, 26 shkurt 2022 Më 17…