BALLKANI ZONË E INTERESIT AMERIKANË …

BALLKANI ZONË E INTERESIT AMERIKANË …

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 22. 03. 2024

Pas luftës, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (më 17.02.2008) mbi bazën e pakos së Ahtisarit, epiteti antiamerkinanizëm ishte kryefjalë e vokabularit të lidershipit politik, ndërkohë që shqiptarët janë populli më proamerikanë në Ballkan…

Nga kjo rezulton se, antiamerikanizmi në Kosovë është shpikje e rivalëve politikë në luftën për pushtet, ndërkohë që SHBA-ja (NATO) është këtu për ta futur gjithë Ballkanin (edhe Serbinë) nën obrellën e saj.

Realisht bombardimet e NATO-s të vitit 1999 kishin këtë synim si qëllim final, si dhe dhënies fund të epokës së Sllobodan Millosheviqit në Jugosllavinë e mbetur në Ballkanin perëndimor! Rrjedhimisht Ballkani është zonë e interesit gjeopolitik e gjeostrategjik e SHBA-ve (NATO-s), përballë Rusisë dhe Kinës …

Çdo nterpretim tjetër i ngjanë muhabeteve të përnatshme televizive dhe zhurmimeve nëpër portale e rrjetet sociale!

SERBIA NË NATO!

“Duhet të kuptojmë një gjë! Synimi i SHBA’së është futja e Serbisë nën ombrellën e NATO’s. Andaj nuk rreshtin kompromiset që i bëhen Serbisë në dëm të Republikës së Ahtisarit, e cila shumë pak i ngjanë aspiratave të Adem Jasharit!” kështu kam shkruar, më 17.12.2020, në rrjetin tim Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/JftWWkbeyiT6GVjw/

Ndërkaq këtu mund të lexoni më shumë:

SYNIMI I SHBA’ve – HYRJA E SERBISË NË NATO!

Nga Sheradin Berisha

HILL: SERBIA MË AFËR NATO-s, SE KOSOVA!

Se SHBA-ja ka pas dhe ka si qëllim final futjen e Serbisë nën ombrellën e NATO-s, këtë fakt tri ditë më parë e shpërfaqi hapur edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

Në pyetjen e gazetarit të TV RTS (që kontrollohet nga Vuçiqi) Hill ka deklaruar, se Serbia aktualisht është më afër NATO-s se Kosova. (Në fakt NATO si KFOR është në Kosovë nga qershori 1999, dhe nuk do të largohet prej këtu)

Konkretisht gazetari e pyet:

“Një pyetje na shqetëson që nga viti 1999, në këtë rast që nga viti 1998. Si ndryshoi statusi i UÇK-së nga një organizatë terroriste, siç e ka etiketuar fillimisht Departamenti i Shtetit, në një partner të pranueshëm?”

Ambasadori Hill përgjigjet:

“E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Kjo sepse…

Gazetari pyet:

“Po mendoni aktualisht?”

Hill përgjigjet:

“Për momentin po. Kjo tani është shumë e vërtetë. Pra, ju sigurisht e dini se ne punojmë çdo ditë me ushtrinë serbe. Ne kishim stërvitje, kishim një sërë gjërash me ushtrinë serbe. Kështu që nuk jam i sigurt se mund ta pranoj premisën e pyetjes, sepse ne po bëjmë shumë më tepër së bashku tani sesa me UÇK-në apo çfarëdo që doli prej tyre.”

STËRVITJA E PËRBASHKËT E “ARMIQVE”! (VIDEO)

Meqë Millosheviqi në shkurt – mars 1999 nuk e pranoj aneksin ushtarak të marrëveshjes së Rambujesë (për dislokimin e trupave të NATO-s edhe në Serbi), më 22.06.2023 stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane me ushtrinë serbe tregon qartë synimin final që kishte NATO-ja me bombardimet e mars – qershorit 1999!

Më gjerësisht lexoni këtu:

DIPLOMATËT HILL – O’BRIEN AKTORË TË VJETËR NË TEATRIN E SOTËM POLITIK TË BALLKANIT PERËNDIMOR!

Ish Ambasadori amerikan Christopher Hill në Maqedoni (29 korrik 1996 – 2 gusht 1999) aktualisht ambasador i SHBA-ve në Beograd, dhe Jim O’Brien, ish këshilltari special i Sekretares amerikane, Madeleine Albright (15 maj 1937 – 23 mars 2022), aktualisht Ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999) ishin aktorët kryesor të diplomacisë amerikane, të cilët kanë zhvilluar negociata të fshehta: SHBA – Serbi për Autonominë e Kosovës dhe sigurinë e saj në kuadër të Serbisë!

Këto Negociata u mbajtën në Beograd dhe jo vetëm. Negociatorët nga pala serbe ishin: Vladan Kutleshiç, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Serbi dhe Presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç.

Në Beograd Vladan Kutleshiç, së bashku me Jim O’Brien, kanë punuar në përpilimin e një dokumenti me përmbajtje politike për statusin e Kosovës, ndërsa një dokument tjetër, me natyrë ushtarake, u përgatit nën udhëheqjen e presidentit serb Milan Milutinoviç, së bashku me ambasadorin amerikan, Christopher Hill.

Lexoni këtu:

SI U ZHVILLUAN NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA – SERBI PËR STATUSIN E KOSOVËS, GJATË LUFTËS 1998 – 1999?!

Nga Sheradin Berisha,

_____________

Ilustrimet:

1. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill,

2. Negociatorët: Ish Ambasadori amerikan Christopher Hill në Maqedoni në një takim me ish presidentin e Serbisë Milan Milutinoviç, dhe Jim O’Brien, ish këshilltari special i Sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe Vladan Kutleshiç, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Serbi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

RUSIA DHE SERBIA

Njëra superfuqi e tjetra tifoze e verbër e sajë! Njëra mësuese e tjetra nxënëse! Njëra kundërshtare dhe oponencë…