STËRVITJA E PËRBASHKËT E “ARMIQVE”! (VIDEO)

STËRVITJA E PËRBASHKËT E “ARMIQVE”! (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, Facebook 23. 06. 2023

Meqë Millosheviqi në shkurt – mars 1999 nuk e pranoj aneksin ushtarak të marrëveshjes së Rambujesë (për dislokimin e trupave të NATO-s edhe në Serbi), më 22.06.2023 stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane me ushtrinë serbe tregon qartë synimin final që kishte NATO-ja me bombardimet e marsit – qershorit 1999!

Në maj të vitit 1999 Qendrën Stërvitore të UÇK-së në Feken (afër Tiranës) e kishte vizituar një delegacion i oficerëve të NATO-s, dhe në përfundim të vizitës një oficer amerikan, eprorëve të Brigadës “Feken” në krye me K-dant Bilall Syla u kishte thënë: “Sot NATO dhe UÇK-ja e kemi një armik të përbashkët (Ushtrinë serbe), por synimet në të ardhmen i kemi të ndryshme”!

Rrjedhimisht veprimet e pasluftës (deri më sot) të miqve tanë treguan se Kosova nuk ishte stacioni i fundit në këtë drejtim, dhe tashmë është i dukshëm synimi i tyre final!

***

“Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra. Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, kështu ka shkruar më 22. 06. 2023 në Twitter, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, duke postuar edhe një video nga stërvitja taktike “Platinum Wolf 23”!

Kliko, lexo e shiko videon 👇👇👇

_________

Serbia dhe SHBA bashkojnë forcat afër Bujanocit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura