BARDHYL MAHMUTI: REZISTENCA E POPULLIT TONË NË PERIUDHËN 1988 – 1998 NUK MUND TË NDAHET NGA EMRI I BEHAJDIN ALLAQIT

Pashtriku.org, 24.03. 2016: – Duke përkujtuar veprimtarinë e Behajdin Allaqit, shokët evokojnë kujtimet e tyre të shumta për te. Emërues i përbashkët i të gjitha kujtimeve të atyre që e kanë njohur mirë Behajdinin është se asgjë që lidhet me rezistencën e popullit tonë në periudhën 1988-1998 nuk mund të ndahet nga emri i Behajdin Allaqit. Me një fjalë, historia e re e Kosovës nuk mund të shkëputet nga emri i tij.
***
Të nderuar anëtarë të familjes së Behajdin Allaqit,
Të nderuar pjesëmarrës,
Në pamundësi që të ndodhem në mesin tuaj në këtë ditë kur përkujtohet vepra e njeriut që la gjurmë të thella në historinë e rezistencës më të re kombëtare, më lejoni që përmes kësaj letre të evokojë disa aspekte që karakterizonin Behajdin Allaqin:
E shoh të udhës që në fillim të theksoj përkushtimin e tij të sinqertë për çështjen kombëtare. Ky përkushtim ngërthente në vete rrezikun individual dhe familjar dhe të vetmin satisfaksion kishte vizionin për realizimin e aspiratave shekullore për liri dhe pavarësi.

Behajdin Allaqi (07. 04. 1963 – ?. ?. 1998)

U përqëndrova në këtë aspekt, sepse veprimtaria e fshehtë dallon nga veprimtaria e hapur politike ku politikanët në mes vete dallohen për nga rezultatet konkrete të arritura veç e veç. Veprimtaria e fshehtë kundër okupatorit bëhej në emër të organizatës dhe të gjitha rezultatet pozitive në këtë luftë binin mbi organizatën. Ndërsa pasojat, në rend të parë binin mbi kurrizin e veprimtarëve.
Me një fjalë, veprimatria e Behajdin Allaqit ishte një veprimtari që nuk bëhej për të arritur një karrierë politike, por për të arritur një qëllim të lartë. Këtij qëllimi të lartë, që e kishim të trashëguar nga breznitë e mëparshme të atdhetarve të shquar, Behajdini kontribuoi jashtëzakonisht shumë që t’i jepte formë konkrete në rrethanat që e karkakterizonin pjesën e robëruar të kombit shqiptar.
Në këtë dimension, Behajdini u shqua me një vizion të qartë politik dhe dëshmoi kualitete të larta në aplikimin e teorive shkencore që kishte përvetësuar gjatë studimeve me të vetmin qëllim që të avancohej çështja kombëtare. Njohuritë e veta shkencore Behajdini i aplikoi si në orientimin e përgjithshëm ashtu edhe në rastet e veçanta kur shihte rrezikun e ndonjë devijimi nga rruga e drejtë.
Po përmendi një shembull:
Në ditën e parë të Grevës së përgjithshme të vitit 1989, në kohën kur filluan mobilizimet e gjithanshme për t’u “solidarizuar me kërkesat e Minatorve”, Behajdini analizoi rrezikun e këtij „solidarizimi“ dhe nxori konkluzione se ne mund të solidarizohemi me minatorët e ndonjë shteti tjetër dhe shtroi si orientim moton: „Kërkesat e Minatorëve„ – janë kërkesa të gjithë popullit tonë“.
Pas angazhimit në terren u arrit që motoja e shtruar nga Behajdini të jetë dominante në të gjtha manifestimet e Grevës së Përgjithshme të vitit 1989. Këtu del në shesh kualiteti tjetër i Behajdinit: aftësia e tij për të komunikuar me lehtësi në terrenin praktik. Në këtë aspekt, Behajdin Allaqi insistonte në hulumtimin e mundësive për të shtrirë idenë e Livizjës Popullore për Repuplikën e Kosovës me të vetmin qëllim që kjo ide të jetë strumbulluar i moblizimit gjithëpopullorë rreth kërkesave tona të drejta.
Në vizionin e tij politik një vend të veçantë zinte puna me mërgimtarët. Krahas analizave sociologjike të shkaqeve kryesore të fenomenit “migrim”, Behajdin Allaqi jepte orientimet e veprimatrisë me mërgimtarët. Në orientimet e tij dilnin në pah dy aspekte:
– mobilizimi rreth kërkesave politike dhe
– sensibilizimi i opinionit ndërkombëtarë për situatën e rëndë të popullit shqiptar.
Me një fjalë, në vizionin politik të Behajdin Allaqit del qartë se Çështja e Kosovës nuk mund të hyjë në agjendën e institucioneve ndërkombëtare pa një aktivitet të dendur politik e diplomatik të vetë shqiptarve. Këtu del në shesh kualiteti i tij si politikan që sheh problemin në tërë kompleksitetin e vet: në atë vendor, rajonal dhe global.
Duke përkujtuar veprimtarinë e Behajdin Allaqit, shokët evokojnë kujtimet e tyre të shumta për te. Emërues i përbashkët i të gjitha kujtimeve të atyre që e kanë njohur mirë Behajdinin është se asgjë që lidhet me rezistencën e popullit tonë në periudhën 1988-1998 nuk mund të ndahet nga emri i Behajdin Allaqit. Me një fjalë, historia e re e Kosovës nuk mund të shkëputet nga emri i tij.
Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Behajdin Allaqit!
Lavdi dëshmorve të kombit!
* ) Kjo letër u lexua në Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit Behajdin Allaqi, mbajtur në Prishtinë, më 07. 04. 2003.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

(Bardhyl MAHMUTI, 01. 11. 2012) – Duke përkujtuar veprimtarinë e Behajdin Allaqit, shokët evokojnë kujtimet e tyre të shumta për te. Emërues i përbashkët i të gjitha kujtimeve të atyre që e kanë njohur mirë Behajdinin është se asgjë që lidhet me rezistencën e popullit tonë në periudhën 1988-1998 nuk mund të ndahet nga emri i Behajdin Allaqit. Me një fjalë, historia e re e Kosovës nuk mund të shkëputet nga emri i tij.

…………………………………….

Të nderuar anëtarë të familjes së Behajdin Allaqit
Të nderuar pjesëmarrës,

Në pamundësi që të ndodhem në mesin tuaj në këtë ditë kur përkujtohet vepra e njeriut që la gjurmë të thella në historinë e rezistencës më të re kombëtare, më lejoni që përmes kësaj letre të evokojë disa aspekte që karakterizonin Behajdin Allaqin:
E shoh të udhës që në fillim të theksoj përkushtimin e tij të sinqertë për çështjen kombëtare. Ky përkushtim ngërthente në vete rrezikun individual dhe familjar dhe të vetmin satisfaksion kishte vizionin për realizimin e aspiratave shekullore për liri dhe pavarësi.

Behajdin Allaqi (07. 04. 1963 – ?. ?. 1998)

……………………………………………………………….

U përqëndrova në këtë aspekt, sepse veprimtaria e fshehtë dallon nga veprimtaria e hapur politike ku politikanët në mes vete dallohen për nga rezultatet konkrete të arritura veç e veç. Veprimtaria e fshehtë kundër okupatorit bëhej në emër të organizatës dhe të gjitha rezultatet pozitive në këtë luftë binin mbi organizatën. Ndërsa pasojat, në rend të parë binin mbi kurrizin e veprimtarëve.
Me një fjalë, veprimatria e Behajdin Allaqit ishte një veprimtari që nuk bëhej për të arritur një karrierë politike, por për të arritur një qëllim të lartë. Këtij qëllimi të lartë, që e kishim të trashëguar nga breznitë e mëparshme të atdhetarve të shquar, Behajdini kontribuoi jashtëzakonisht shumë që t’i jepte formë konkrete në rrethanat që e karkakterizonin pjesën e robëruar të kombit shqiptar.
Në këtë dimension, Behajdini u shqua me një vizion të qartë politik dhe dëshmoi kualitete të larta në aplikimin e teorive shkencore që kishte përvetësuar gjatë studimeve me të vetmin qëllim që të avancohej çështja kombëtare. Njohuritë e veta shkencore Behajdini i aplikoi si në orientimin e përgjithshëm ashtu edhe në rastet e veçanta kur shihte rrezikun e ndonjë devijimi nga rruga e drejtë. Po përmendi një shembull: Në ditën e parë të Grevës së përgjithshme të vitit 1989, në kohën kur filluan mobilizimet e gjithanshme për t’u “solidarizuar me kërkesat e Minatorve”, Behajdini analizoi rrezikun e këtij „solidarizimi“ dhe nxori konkluzione se ne mund të solidarizohemi me minatorët e ndonjë shteti tjetër dhe shtroi si orientim moton: „Kërkesat e Minatorëve„ – janë kërkesa të gjithë popullit tonë“.
Pas angazhimit në terren u arrit që motoja e shtruar nga Behajdini të jetë dominante në të gjtha manifestimet e Grevës së Përgjithshme të vitit 1989. Këtu del në shesh kualiteti tjetër i Behajdinit: aftësia e tij për të komunikuar me lehtësi në terrenin praktik. Në këtë aspekt, Behajdin Allaqi insistonte në hulumtimin e mundësive për të shtrirë idenë e Livizjës Popullore për Repuplikën e Kosovës me të vetmin qëllim që kjo ide të jetë strumbulluar i moblizimit gjithëpopullorë rreth kërkesave tona të drejta.

Motoja „Kërkesat e Minatorëve„ – janë kërkesa të gjithë popullit tonë“, e shtruar nga Behajdin Allaqi dominonte në të gjtha manifestimet e Grevës së Përgjithshme të vitit 1989.

…………………………………………………

Në vizionin e tij politik një vend të veçantë zinte puna me mërgimtarët. Krahas analizave sociologjike të shkaqeve kryesore të fenomenit “migrim”, Behajdin Allaqi jepte orientimet e veprimatrisë me mërgimtarët. Në orientimet e tij dilnin në pah dy aspekte: mobilizimi rreth kërkesave politike dhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtarë për situatën e rëndë të popullit shqiptar. Me një fjalë, në vizionin politik të Behajdin Allaqit del qartë se Çështja e Kosovës nuk mund të hyjë në agjendën e institucioneve ndërkombëtare pa një aktivitet të dendur politik e diplomatik të vetë shqiptarve. Këtu del në shesh kualiteti i tij si politikan që sheh problemin në tërë kompleksitetin e vet: në atë vendor, rajonal dhe global. 
Duke përkujtuar veprimtarinë e Behajdin Allaqit, shokët evokojnë kujtimet e tyre të shumta për te. Emërues i përbashkët i të gjitha kujtimeve të atyre që e kanë njohur mirë Behajdinin është se asgjë që lidhet me rezistencën e popullit tonë në periudhën 1988-1998 nuk mund të ndahet nga emri i Behajdin Allaqit. Me një fjalë, historia e re e Kosovës nuk mund të shkëputet nga emri i tij.
Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Behajdin Allaqit!
Lavdi dëshmorve të kombit!

* ) Kjo letër u lexua në Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit Behajdin Allaqi, mbajtur në Prishtinë, më 07. 04. 2003.

Prishtinë, 07. 04. 2003: Pamje nga Akademia Përkujtimore,

kushtuar Behajdin Allaqit.

__________________________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura