BASHKË KUNDËR ZAJEDNICËS!

BASHKË KUNDËR ZAJEDNICËS!

Reagim i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)

Kundër çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës!

Të na bashkojë gjaku i dëshmorëve të kombit!

Ftojmë të gjithë shqiptarët liridashës në mbrojtje të trojeve tona që të organizojnë protesta paqësore dhe dinjitoze më 18 prill 2023 në Ohër, ku është paralajmëruar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesit evropianë Lajçak dhe Borell.

Të jemi të pakompromis kundër çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës!

Prandaj, të na bashkojë gjaku i dëshmorëve të kombit rreth kauzës së drejtë kombëtare.

Në mënyrë që të dëgjohet sa më fuqishëm zëri ynë dhe argumentet tona për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës protestat tona të jenë sa më masive dhe ato të organizohen në Prishtinë, Ohër, Tiranë dhe në diasporë.

Në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti për të qëndruar i paluhatshëm dhe i pakompromis rreth planit franko-gjerman, në mënyrë që nga presioni i madh ndërkombëtar të mos bëjë asnjë kompromis, sepse për këtë qëllim na obligon gjaku i dëshmorëve.

Prandaj të jemi të vendosur në jetësimin e amanetit të dëshmorëve dhe vullnetit të popullit për sovranitet të plotë të Republikës së Kosovës.

Të artikulohen kërkesat me plotë argumente edhe për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore, Maqedoni dhe Mal të Zi. T’iu bëhet me dije ndërkombëtarëve se janë absurde kërkesat për asociacion për pakicën serbe në Kosovë, ndërkohë që bëhen të shurdhër ndaj diskriminimit të shqiptarëve në shtetet e lartpërmendura.

Të jemi unikë me një pjesëmarrje masovike dhe të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur që më 18 mars 2023 dhe më vonë (nëse është e nevojshme) përmes manifestimeve dinjitoze me përplotë argumente që disponojmë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës martire.

Më në fund dhe përgjithmonë bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia bëjë të ditur Serbisë gjenocidale se duhet të heqë dorë nga pretendimet agresive të saj ndaj Kosovës dhe trojeve shqiptare.

Edhe ledhatimi i Beogradit nga disa shtete evropiane sikur po e lazdrojnë Serbinë në pretendimet e saj agresive ndaj Kosovës së martirizuar.

Naim Zhitia, kryetar i ShFHDK

Prishtinë, 10 mars 2023

::::::::::::::::::::::::::::::::

BASHKË KUNDËR ASOCIACIONIT!

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, BASHKË KUNDËR “ZAJEDNICËS” EU, DASHKË THUNDËR SAKRIFICËS?! HEJ,
    NA DËGJONI, DHE NA PËRGJONI: SESI PO NA THËRRASIN OU, PO NA PËLCASIN,
    ZËRI DHE NDERI I KRUJËS ME PREKAZA, PO DHE I BUJËS MË PELLAZGA; O, NGA
    TOKË E QIELLI OJ LOKE, QE DIELLI; RREZE OJ BREZE KRYELEGJENDA A, BASHKA
    DASHKA HYEREGJENDA; UÇK ÇLIRIMTARE NË KRYE-HYE KRYELEGJENDARI HEJ
    HYREGJENDARI-ZOTI KËTO TROJE SI, MOTI HERO HEROJE, M’U DALË ZOT TERË
    TROJET SHQIPTARE GJERË HEROJET SHKRIPZARE; ME THIRRJE DHE SHTRIRJE,
    PËLLEMBË PËR PËLLEMBË, KËMBË PËR KËMBË; PËR PLOTSIMIN, ZOTSIMIN ORE
    TË ATDHEUT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDËRBEUT, BASHKA DASHKA OUH ME
    KRYELEGJENDEN ADEM KRYELEGJENDARIN O SHPIRTI DHE HIRTI I SHQIPTARIT,
    ME ASHTA DHE RRASHTA, MË LASHTA E STËRLASHTA, TROJET ME HEROJET O,
    VËLLAZËRO RIHIRO FARE SHKRIPKA VËRRIA OUUU, PELLAZGO ILIRO MË MBARË
    SHQIPTARIA; HEEEJ, MË PARA OUUU, MË MBARA SHQIPTARIA!!. NGA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura