SLAVOJ ZHIZHEK: ALBIN KURTIN E RRËZOI LLUMI I POLITIKËS!

Pashtriku, 30 Mars 2020: Filozofi i shquar slloven me famë botërore, Slavoj Zhizhek rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit e konsideron si një grusht shteti të forcave obskurantiste, atë e rrëzoi llumi i politikës!
“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit… Qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi” – thotë Zhizhek.
Sipas Zhizhekut ndaj qeverisë së Albin Kurtit u krye një grusht-shteti parlamentar, i cili është shqetësues në dy aspekte.
– E para se për të kryer atë u shfrytëzua periudha e pandemisë së koronavirusit dhe
– e dyta se ai u organizua nga jashtë, duke ndjekur rrugën që të çon deri në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas filozofit Zhizhek, ajo që ndodhi tani në Kosovë mund të jetë pamja se si do të jetë bota nesër pasi të kalojë pandemia!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura