BEDRI TAHIRI: SHPIRTPLAGOMË(TREGIM)

(Prishtinë, 30. 01. 2013) – (Terreni i letёrsisё ёshtё njё tokё tek gёlojnё gjarpёrinjtё…Tё vrasin shokёt, se u bёn hije. Dhe kur nuk u bёn hije do tё thotё sё nuk je i zoti pёr letёrsi. – Mitrush Kuteli) Liridona ёshtё maturante shembullore e Gjimnazit. Ajo, si gjithё moshataret e veta, ёndёrron ardhmёrinё. Mirёpo, bota e saj emocionale ёshtё specifike. E ndrojtur, fjalёpakёt, e tёrhequr. Nё fytyrёn e saj tё zbehtё mungon buzёqeshja rinore. Frika ndaj territ dhe ngjyrёs sё kuqe veçon dukshёm karakterin e saj. Dy elemente qё ndёrlidhen intimisht me historinё e fёmijёrisё sё saj, qё veç ajo i dёshifron. Kur e rikujton atё ditё makabre, e kjo ngjet shpesh, i rrёqethet gjithё trupi e i ngjethen mishtё. Mornica ngacmuese ia pёrshkojnё shtatin e hajthёm e djersё tё akullta i shkojnё çurgё faqeve tё mёdhizura, sa herё mendjeshkreta i vete atje ku nuk duhet, nё atё tё shkuar tё kobshme..
As sot, pas katёrmbёdhjetё vjetёsh, nuk e ka tё qartё se si kishte arritur tё mbijetonte. Po si ta di e gjora vashёz, ore lum vёllai, kur pati ngelur pa ndjenja midis rrotёve tё traktorit. Çdo gjё i vjen si e mjegulluar, si nё njё ёndёrr tё trishtё. Deri nё orёn e ligё, kur i ndaluan cerberёt e egёrsuar dhe zunё tё zhgёrryheshin si djajtё sypёrdalё, i kujtoheshin tё gjitha, fije pёr pe.
Kishte kohё qё luftёtarёt e lirisё, zbritur nga Kreshtёbardha, nga Majdani, nga Kodёrflamuri, nga Maja e Zezё, pёrmes udhёrrёfyesve besnikё, pёrpiqeshin tё hapnin shtigje pёr evakuimin e popullatёs se paanё drejt qytezёs sё tyre. Gjakatarёt, pas humbjeve qё kishin pёsuar, ishin pёrforcuar dhe synonin hakmarrje. Kapja e majave tё qafёmaleve dhe mbyllja e tё gjitha drumeve, shtonin vazhdimisht rrezikshmёrinё dhe pasigurinё. Po jetohej e po frymohej nё njё rreth vicioz, pёrplot ankth sfilitёs. Kukuvajkat sorollateshin gjithandej si njё ogur ndjellakeq. Ofensivat e soldateskёs shfrenuese serbe s’kishin tё ndalur. Shqipet e lirisё çanin mes pёr mes qiellit tё pёrflakur si nё beteja dragonjsh. Shpirtnxirёt karpatianё, po plasnin nga inati dhe tё xhindosur planifikonin mynxyrё shfarosёse.
-Njё shteg ёshtё hapur drejt qytetit!- sokёlliu si kambanare njё lajm shpresёdhёnёs. Dhe, sakaq, turma e grumbulluar nga kahmos, zu tё vёrtitej andej, ngadalё e pёrtueshёm. Vargoji i pafund me traktorё, qerre kuajsh e kultivatorё zevzekё, gjarpёronte luginёs sё vdekjes. Nga vdekja iknin, drejt vdekjes shkonin! Pleq, plaka, burra, gra, djem, vajza, fёmijё. Kudo, pёrgjatё rrjedhёs sё lumthit te Studimёs, zymtёsi mbytёse. Dielli e hёna nuk po dukeshin gjёkundi. As yjёt lozonjarё nuk xixёllonin, e kishin humbur shkёlqimin. Fshiheshin pas reve barse qё tё mos i shihte askush. Mbase, ishte e kundёrta. Vetё nuk donin tё shihnin se ç’po ngjiste poshtё nё tokё. Mё mirё t’i mbyllnin sy e vesh para asaj zallamahie çmendurake qё s’ishte parё e as dёgjuar, qysh kur ishte ngjizur kjo botё noprane.
O Zot, lugetёrit me hanxhare nё dorё, porsi shushunjat, zunё tё thithnin etshёm gjakun e pafajёsisё. Ata, si hijenat tinёzare, u futёn midis tyre pёr tё bёrё hatanё. Vrisnin e ke nuk vrisnin! Mjaftonte qё ishin shqiptarё. Asgjё mё shumё. Njё patologji e hershme e sojit tё vet, trashёguar, qё nga koha kur nё kope hordhish, u zvarritёn nga pёrtej Tuna. Egёrsisht e pamёshirshёm shfrenin gjithё dufin satanik mbi secilin qё ia ngulnin syrin. Ama, pa dallim fare: tё sёmurё, tё gjymtё, tё verbёr, tё paralizuar, tё moshuar, çiliminjё. Dhe, o tokё hapu, xhelatёt sadistё gajaseshin me çirrje histerike para viktimave tё sakatosura…
Tё gjitha kёto çmenduri tё primitivizmit paramesjetar i kishte pёrjetuar edhe Liridona e padjallёzuar. Engjёllesha e vogёl, sa e pati babanё gjallё, mbahej disi, duke u futur e tёra nёn sqetullat e tij mbrojtёse. Ngrohtёsia qё ia afronte ai trup i bёshёm, ia largonte gjithё frikёn e makthin ngulfatёs.
-Mos i shiko bija ime, ata nuk i ngucin fёmijёt,- mundohej ta qetёsonte e t’i jepte kurajo vogёlushes, edhe pse ajo po i shihte me sytё e saj skenat tmerruese…
-Jo, babi, jo, nuk kam frikё!-, gjegjej ajo, duke u strukur thellё e mё thellё nё gjoksin e tij, e zemra sa s’po i dilte nga krahёrori…Burri, nё tё mёngjёr tё rrugёs, qё para sysh ia masakruan tё gjithё anёtarёt e familjes (trembёdhjetё veta) kishte arritur tё zvarritej edhe treqind hapa pёrtej ferrit çmendёs, pa gjysmёn e gjymtyrёve…Ashtu kishte ngjarё dikur moti me Gjergj Elez Alinё dhe para pesё shekujsh, kur trimi drenicas, Milosh Kopiliqi, pas e la pa shpirt sulltanin pushtues, me kokёn nёn sqetull, kishte ecur larg e larg, deri afёr vendlindjes sё tij…
-Pam, pam, pam- u dёgjuan nga afёr tri krisma tё mbytura revolveri. Edhe njё krrokamё korbi u dёgjua mnershёm nё kodrёn pёrballё. Traktori i tyre u pёrplas nё qerren qё u printe, tёrhiqur nga doria asht e lёkurё, tё cilin po e “ngiste” njeriu i pashpirt. Ore, keni parё ju, njeriu i vdekur, ulur kёmbёkryq nё karrocё, me frenjtё nё prehёr, drejtonte kalin nё kolonёn, qё gjasonte nё trupin e gjarpёrit tё kёputur nё shtatёdhjetё e shtatё vende. Vajzushёs iu errёsuan sytё e lёbyrur nga xёci verbues. I ati e shtrёngoi edhe mё fort, duke e ofruar pranё vetes. Hija e zezё u doli para dhe ua zgurdulloi sytё nёn maskёn futё. Automatiku i tij volli zjarr mnershёm mbi babanё e saj. Kapaku i kokёs i fluturoi nё ajёr. Trutё e bardha, pёrzier me vrushkuj tё mpiksur gjaku, u derdhёn tё troshitura gjithandej nё rimorkio. Plumbat vrastarё kositёn edhe tё tjerёt qё ishin aty.
Shtati njomёzak i vajzёs flakёroi si e mbuluar me prush. Ajo, si e mpirё, vetёvetimthi rrёshqiti ngadalё e pahetueshёm nёn batanijёn e tё gjakosur dhe u pupёzua nёn traktor, midis rrotёve tё mёdha. Instiktivisht u pёrpoq tё zvogёlohej edhe mё qё t’i bishtёronte mortjes shtrigё, e cila po ia lёmonte flokёt e bardha me dorёn e zezё. Majat e çizmeve tё katilit po e gicnin nёpёr trup tek sekёlldisej rreth e rrotull kasaphanёs. Ajo as frymё nuk guxonte tё merrte sa duhej. Drithёrimat i ndalte me shtrёngim dhёmbёsh e duarёsh. Nofullat i qenё kyçur si darёt e ndryshkur. Zёri i humbi fare. Edhe lotёt i kishin shteruar. Gjuhёn e barbarёve nuk e kuptonte dot, por nё veshёt e saj depёrtonin dhunshёm, krisma, britma, rrapёllima, çirrje, sharje, vaje, ofshamje, gёrrhama nga fyta tё prerё.
Sakaq, mbi kokёn e saj zu tё pikonte cёrcallё. Vallё, po lotonte qielli atё natё tё gjatё shekull, tё 2 majit 1999?! Jo, ore burrё, jo, nuk kishte rend shiu. Atёherё, pse vazhdimisht pikonte mbi kokёn e vajzёs?! Ca pika tё mёdha e tё rёnda plumb. Flokёt i qenё bёrё kallkan. Edhe faqet iu kishin lagur e po i digjeshin flakё. I preku ngadalё me gishtёrinjtё e duarёve. Ua, ishte lёng i trashё, ku i pllakosen duart. Terri i zi burg nuk lejonte tё dallonte asgjё. I afroj tek hunda dhe u mori erё. Kudёrmonte rёndё. I afroi edhe te goja dhe i lёpiu me majёn e gjuhёs sё mpirё. I erdhi adhёt, me shije gjaku. O Perёndi, ishin currilat e gjakut tё trupit tё babait!,- u kujtua. Aman, aman. Edhe i pashpirt, nuk po e shkёpuste dot lidhjen me tё bijёn e dashur. Ai lart e kjo poshtё. Njё lidhje e thellё shpirtёrore. Njё lidhje gjaku. Njё vazhdimёsi jetike. Sa nuk luajti mendsh! I erdhi tё bёrtiste nё kupё tё qiellit, me sa zё qё kishte. Ah, korba, nuk i kishte ngelur asgjё nё trup. As takat, as lot, as zё! Qe mekur, sa nuk e dinte, ishte e gjallё apo e vdekur! Tamam njё bukuri qё vret migjeniane. E ngelur mumie e shushatur, nuk dallohej nё atё skёterrё danteske. Pёrndryshe, djajtё vazhdonin golgotёn me marrёzitё e tyre, dhe, po ta hetonin, kurrёsesi nuk do ta kursenin…
Edhe komandanti liridashёs, qё tё nesёrmen me tё gёdhirё, bashkё me ushtarёt e tij, e kishte gjetur vajzёn nё atё gjendje, as tё gjallё, as tё vdekur, hezitonte ta pёrkujtonte atё holakaust marramendёs. Ajo plojё shashtisёse, me 116 tё martirizuar, nuk duhej harruar kurrё. Sidomos, do tё ngelё pёr jetё tё jetёve nё kujtesё, vajza e lebetitur dhe e pagojё, e cila kishte mbijetuar nёn currilat e gjakut tё babait tё vet tё ekzekutuar nga katilat serbё!
Ç’ёshtё e vёrteta, nё fillim, as ai, as luftёtarёt e tjerё, nuk u kishin besuar syve tё tyre. Jo, jo! E pabesueshme edhe duhej tё ishte ndodhi. Njё grusht fёmijё, fund e krye larё nё gjak dhe pa asnjё plagё nё shtat! Ama, e tёra dhe e bёra e larё nё gjak, saqё as sytё nuk i dalloheshin. Qё nga koka deri tek kёmbёt kuq, kuq dhe vetёm kuq. Kjo ёshtё arsyeja qё vajza e urrente ngjyrёn mё tё preferuar tё botёs femёrore, tё kuqen.
Sado qё Liridonё Guri jetёn e ka pёrpara, bota e saj shpirtёrore- psikologjike, ka njё shpirtplagomё tё pashёrueshme mu nё gjirmё tё zemrёs…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura