Prishtinë, 3 Qershor 2019: (Këshilla dietale apo delikte morale) – Sipas një “ rregulli “ , te shqiptarët , gratë janë të paracaktuara për gatitjen e ushqimeve sidomos te ata meshkuj parazitë që përtacinë e tyre, dominimin dhe epërsinë e mbështesin në Kanunin e Lekë Dukagjinit e jo në të drejtat dhe përgjegjësitë e barabarta që zbatohen në botën e qytetëruar. Realisht, nëse i shohim statistikat , në fushat ku femrat do të duhej të kishin dominim të plotë sidomos në fushën e gastronomisë dhe floktarisë , pra në planin e cilësisë së pakundërshtueshme, çuditërisht emrat e meshkujve janë dominues , si në planin e gastronomisë ashtu edhe të floktarisë. Te shqiptarët është Renato Mekolli që ka bërë emër në gastronomi , pastaj Antoni Atanasi me restorantet Pjer në SHBA si dhe një tjetër në Danimarkë që për disa vite mori çmimin e parë në Europë për cilësinë e gatimit . Mos të flasim pastaj për zinxhirin e restoranteve “ Te Nazi “ që ka më shumë klientë se KFC apo Burger King , në Kosovë. Nuk po e zgjasë më shumë sepse do të duhej të shkruhej një libër i tërë për këtë temë. Po një komunikim midis deputetit të Kosovës , Milaim Zeka dhe përgjigja aspak diplomatike dhe politike e Basri Peçanit me nofkën Burdushi më shtyri ta trajtoj këtë temë e që u bë bestseller në shtypin rozë. Pastaj , për t’i vënë maje këtij prostitucioni në fushën e komunikimit po përkujdesen një kohë të gjatë një president aktual i Kosovës , Shkëlqesia e Tij , z. Hashim Thaçi dhe një ish – president, ish – kryeministër dhe deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë , z. Sali Berisha .
Ta shohim këtë rastin e parë dhe luftën midis dy “ gladiatorëve” me lak në fyt , Milaim Zekës , pa nofkë në mungesë të informatave dhe Basri Peçanit – Burdushit. Që të dy janë gladiatorë medial dhe se në komunikimin e tyre nuk i vënë gjuhës , as pikë e as prese e lëre më shenja tjera të pikësimit. Natyrisht se Zeka , si një gazetar me përvojë , aq sa ka përvojë Burdushi në aplikimin e shërimit alternativ që dikush e quan fall por se shumica i kanë besuar këtij falli duke e shpërblyer më shumë se të ishte rektor në Klinikën Majo apo në Spitalin në Kejp Taun , Afrika e Jugut ku Kristian Bernard e bëri transplatimin e parë të zemrës . Milaim Zeka i ka bërë reklamë , pa asnjë kompensim material Burdushit duke e bërë Hashim Thaç të Republikës së Burdushit. Burdushi e ka kuptuar gabimisht promovimin që ia ka bërë Milaim Zeka për faktin se e ka marrë vetëm nga aspekti negativ. Realisht , sot në Kosovë nëse për dikend shkruani pozitivisht , do ta merrni në qafë sepse negativiteti dhe ndryshku e kanë përfshirë shoqërinë kosovare në atë masë dhe është bërë shenj identifikuese dhe referencë për karrierë politike , biznesore dhe , vetëm referenca negative ju vendos në piedestalin e të merituarve , të shquarve dhe të respektuarve . Idealizmi , ndershmëria dhe mençuria sot në Kosovë llogariten si pjesa më përmbajtësore e marrëzisë , për fat të keq. Dhe si element për caktimin më të lehtë të diagnozës ! Duhet ta keni parasysh faktin se sa shumë duhet të bëni investime e që të bëheni një politikan i provincës e lëre më të bëheni kryetar apo president i një vendi që ofron aq shumë mundësi dhe nga ju nuk kërkon asnjë përgjegjësi , siç është Republika e Kosovës. Ky angazhim vullnetar i Milaim Zekës në promovimin e Republikës së Burdushit , pa përmendur poste konkrete , është keqkuptuar rëndë nga Basri Peqani , i cili , në një reagim të redaktuar gjuhësisht nga idoli im , Akademik Zafir Berisha , për mendjen time u ngut shumë dhe i hyri në hak Milaimit . Burdushi , në reagimin e tij u deklarua se kurrë nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie politike , se është apolitik ( OJQ shumë fitimprurëse ) dhe se nuk pajtohet që Zeka ia përmend Republikën e Burdushit . Duke bërë përpjekje të distancohet nga politika , në reagimin e tij Burdushi e përmend argumentin puro politik , m…n , si përmbajtje , ndërkaq , të ambalazhuar si reçetë gastronomike apo pjesë e menysë . Ai , sigurisht në mbrojtje të shëndetit të Milaim Zekës i thotë se : “ boll ke hangër m.t deri tash dhe mos ha më m.t në të ardhmën …” duke e këshilluar me çka duhet të merret në të ardhmën ! E përshkruan të kaluarën , e konstaton të tashmën dhe rekomandon të ardhmen ! Realisht këtë debat e shoh krejtësisht të panevojshëm dhe i cili shumë e dëmton Kosovën ; në aspektin politik për shkak të përfshirjes së një politikani të rruar dhe të rrahur në të gjitha betejat politike dhe ushtarake siç është Milaim Zeka dhe , të një personi apolitik dhe joqeveritar , humanist i përmasave globale siç është Basri Peçani – Burdushi. Këta duhet të ulen dhe burrërisht t’i sqarojnë mosmarrveshjet dhe keqkuptimet që dallojnë vetëm në nuanca ndërsa që qëllimin e kanë të njëjtë apo shumë të përafërt ! Për të mirën e njerëzimit , Kosovës dhe mbarë shqiptarisë si dhe diversitetit , kulturor etnik dhe politik siç na ka mësuar Marti Ahtikari, me propozimin e tij !
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha
Sali Berisha ishte dhe mbeti politikani që , pas Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës , më së shumti ishte në pushtet në Shqipëri. Dhe , sipas mendimit tim e që nuk do të thotë se e kam mirë është pjesë e treshit që më së shumti e ka dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarinë duke mos e zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e që duket se në mënyrë brilante po e bënë Hashim Thaçi , i cili po e kërkon ndihmën e një iredentisti të rruar dhe të dëshmuar , Isa Mustafës . Rrahman Morina nuk është më në mesin e të gjallëve. Sali Berisha ka qenë politikan potent deri sa në skenë doli , sipas Saliut , Zografi bis ( Edvin Kristaq Rama – ashtu ka dëshirë ta quaj ) , Baton Stanishiqi ( për mua është Baton Haxhiu ) dhe argati i Serbisë ( Hashim Thaçi ) , sipas Sali Berishës. Sali Berisha një kohë të gjatë ka mbetur pa pushtet e që po reflekton në sjelljet që i bënë. Përpjekja për ta ricikluar veten përmes riinkarnimit të Saliut të vdekur politikisht në personalitetin e xerox Saliut , Lul Bashës , nuk po ecën sipas planit ; as me dinamikën e dëshiruar e as që po i ka efektet e projektuara dhe të pritura . E keqja e Sali Berishës qëndron në faktin se ne humbjen e potencës politike i ka rënë edhe niveli i testosteronit andaj po i bënë këtë reagime . Përfundimisht , mungesa e testosteronit ka ndikuar dhe po ndikon që të gjitha problemet e Shqipërisë , Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë , sipas Sali Berishës burimin e kanë te treshja : Zografi bis , Baton Stanishiqi dhe argati i Serbisë në kohën kur për vete po mendon se e ka ruajtur virgjërinë e ndershmërisë të Shën Mërisë dhe se nuk mund të ngarkohet me asnjë mëkat, qiellor dhe tokësor qoftë ai ! Tash , caku i të gjitha sulmeve të Sali Berishës është presidenti i Kosovës , Shkëlqesia e Tij , zotni Hashim Thaçi ndaj të cilit nuk po zgjedhë fjalë . Besoj se fjalori që e përdor Sali Berisha është autentik dhe se ai vet i shkruan këto , pa pasur nevojë për ndihmë nga ndonjë këshilltar .
Hashim Thaçi po e rëndon tepër Sali Berishën duke e bërë thuaja pjesë aktive të Tigrave të Arkanit e që , në rrethana normale dhe nëse nuk jeni pacient i Skender Boshnjakut nuk do ta besoni. Edhe Hashim Thaçi , ndonëse me moshë është më i ri se Sali Berisha , e ka një përvojë të gjatë në politikë , thuaja se po i mbushë 30 vjet të aktivitetit politik , para dhe pas përfundimit të luftës . Është i rryer dhe shumë dinak , hakmarrës i pashpresë i ambalazhuar me një durim prej demokrati dhe stoiku. Çdo kush që e njeh Hashim Thaçin , qoftë nëse e ka takuar ( kush e ka pasur një fat të tillë ) apo edhe vetëm e ka parë përmes mediave e ka të qartë se një njeri me aq ndjeshmëri , kulturë prej eruditi , me një veshje me shumë delikatesë , nuk është në gjendje të përdor atë fjalor . Njeri për të cilin janë shkruar libra me vlerë historike , bibliografike , politike , etike dhe që janë promovuar në qendrat më të mëdha kulturore të botës nga njohës të jashtëzakonshëm , asnjëherë nuk do ta përdor një fjalor të tillë . Njeriu që bartë kollare Hermes , që ka shije për verërat e Shampanjës , të prodhuara nga priftërinjtë francezë dhe që kallamarin e ka ushqimin kryesor në menynë impozante , nuk do të shkruante kështu për Berishën , edhe po të ishte e vërtetë e që unë nuk e besoj . Realisht Hashimin po e mashtrojnë disa këshilltarë që i ka afër dhe që , si puna ime nuk e dinë çka është kallamari por se e mbushin barkun me pasul , për të gjeneruar pordhë të pandërprera , si shenj identifikuese të statusit politik , shoqëror , material dhe moral. Se Hashim Thaçi qenka argat i Serbisë kurrë nuk e kam besuar dhe as që e besoj sa që nuk e besoj se Sali Berisha ka qenë pjesë e Tigrave të Arkanit. Fjalori i Sali Berishës është denoncues , pa fakte , hakmarrës por se arsyetohet me moshën që e ka dhe , sidomos me mungesën e testosteronit . Mungesa e testosteronit , përveç impotencës seksuale prodhon edhe pafuqi intelektuale. Hashimi është djal i mirë apo , sipas Edit , çun për së mbari por se këshilltarët e Hashimit po e marrin në qafë duke luajtur koçe me reputacionin dhe besueshmërinë e lartë që e gëzon Hashim Thaçi. Kotilla këshilldhënëse e Hashim Thaçit përbëhet nga trashigimtarë të Jugosllavisë dhe Serbisë si dhe “ patriotë” , denoncues të ish – të burgosurve politikë që e fituan këtë status falë angazhimeve patriotike sllave të baballarëve dhe majkave të disa këshilltarëve të kotillës këshilldhënëse të Hashimit. Hashim Thaçi dhe Sali Berisha duhet t’i vënë kapak gojës , jo për shkak të tyre por për shkak të higjienës mentale dhe mjedisore . Hashim Thaçit , si një mik , shok dhe vëllam i një njeriu të jashtëzakonshëm , i pajisur me të gjitha vlerat hyjnore , mbitokësore e sidomos nëntokësore siç është puna e Behgjet Pacollit , nuk duhat ta pranojë autorësinë e postimeve kundër Sali Berishës e që ia bëjnë të tjerët. Çdo miqësi ka çmim prandaj shumë kujdes. Po shihet qartë se Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli janë të gatshëm të vdesin për Kosovën , Shqipërinë dhe mbarë shqiptarinë . Së bashku me Oso Kukën e Lazaratit , Edi Ramën dhe analistin farmakologjik , Batonin.
Sali Berisha nuk ka pse të vdesë , moti ka vdekur dhe nuk paraqet rrezik përveç se i bënë disa delikte verbale me të cilat nuk merret ligji , as në Shqipëri e as në Kosovë! Edi Rama ka vdekur klinikisht ! Lëreni Hashimin ta bashkojë Luginën e Preshevës me Kosovën , si hap i parë e pastaj , së bashku me Shumadinë ia bashkangjesim Shqipërisë ! Më m.t nuk bëhet ! Hajt Behxhet , he Burdush !
27 .05. 2019 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Postime të Lidhura
DILAVER GOXHAJ: A JUSTIFIKOHET PËRDORIMI I SPRAJIT NË PARLAMENT?!
Tiranë, 04. 12. 2105: Shohim së fundi se edhe një lider i opozitës në Kosovë u deklarua se…
DR.SHAQIR SHAQIRI: ENDE PENGJE TË SERBISË!
Prishtinë, 03. 04. 2015 – Javën e shkuar Kosova, gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme, ishte organizatore e…
EDHE NË RIJEKË DHE PULË TË KROACISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT
EDHE NË RIJEKË DHE PULË TË KROACISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT Letër falënderuese! Nga…
ABAS FEJZULLAHI: BISHZ, NGUSHËLLON FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI
Pashtriku.org, 08. 02. 2014 – (PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI –…