BEHXHET SHALA BAJGORA: IKJA E KOLOSIT, KIDNAPIMI I TURPSHËM, KËRCËNIMI I KËRSHËNDELLAVE DHE RIKTHIMI I MASHTRUESVE!

Prishtinë, 17 janar 2019: Titulli përmbanë zhvillimet që e kanë shënuar vitin 2018 dhe , mbase do të jenë përcaktues edhe për vitin 2019 dhe të tjera vite që do i presin gjeneratat e ardhshme. Me përparësitë dhe pasojat shumë të mundshme dhe lehtësisht të parashikueshme .
1. Ikja e Kolosit – Bacë Adem Demaçi : Nëse dikush prej shqiptarëve mund të konsiderohet si vazhdimësi gjenetike e luftës për liri dhe bashkim kombëtar e që ka filluar me Hasan Prishtinën , ai është Bacë Adem Demaçi dhe askush tjetër .
Nëse dikush prej shqiptarëve është shembull i vetëflijimit thuaja 30 vjeçar nëpër kampet e përqendrimit jugosllav për liri dhe bashkim , ai është Bacë Adem Demaçi dhe askush tjetër .
Nëse dikush ka shërbyer si frymëzim edhe për sakrificat më sublime për të gjithë ata që e kanë dashur lirinë dhe bashkimin kombëtar , ai , pa asnjë dyshim ësht Bacë Adem Demaçi.
Nëse dikush ka pasur guximin të flasë , të veprojë dhe asnjëherë të mos dorëzohet ai është Bacë Adem Demaçi.
Nëse dikush iu dha kuptim ëndrrave për liri dhe i mbushi me përmbajtje përmes shembullit personal , ai ishte dhe mbeti , Bacë Adem Demaçi.
Nëse dikush u bë zëri i njerëzve dhe popujve të robëruar që , përtej territ dhe grilave shihnin dritën dhe lirinë dhe nëse dikush u bë shpresa e tyre , ai ishte Bacë Adem Demaçi.
Nëse dikush i shndërroi kampet dhe llogoret e përqëndrimit jugosllave dhe serbe në shkollë , fakultet dhe Akademi të vlerave njerëzore , kombëtare , politike dhe morale , ai ishte Bacë Adem Demaçi.
Nëse dikush i kishte të njësuar në një personalitet mençurinë , guximin , durimin , veprimin , sakrificën , dhembshurinë , thjeshtësinë , empatinë , faljen dhe drejtësinë , ai ishte dhe mbeti , pa asnjë dyshim , Bacë Adem Demaçi .

Nëse dikush e vazhdoi ecjen e njerëzimin pasi që u nis dhe u formua nga Ademi apo Adami përmes flijimit biblik ata ishin , Simboli i Qëndresës , Sakrificës dhe Përjetësisë , Bacë Adem Demaçi dhe Komandanti Legjendar i Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës , i Pavdekshmi Adem Jashari . Nëse zanafilla e njerëzimit është nga një Adem apo Adam , zanafilla e Luftës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar përbëhet nga dy shtylla që e rishkruan historinë me gjak dhe sakrificë , nga dy Adema , nga Bacë Adem Demaçi , Komandant Politik dhe nga Adem Jashari , Komandant Ushtarak. Këta janë vetë qenia dhe historia e shqiptarëve , derisa në tokë dhe mbi tokë do të jetë edhe një shqiptar i vetëm. Mirëpo , siç ndodhë në historinë e shqiptarëve , patriotët më të mëdhenjë shqiptarë janë vrarë nga vet shqiptarët duke filluar nga Hasan Prishtina , Bajram Curri , Luigj Gurakuqi , Avni Rrustemi , Haxhi Zeka dhe shumë të tjerë.
Bacë Adem Demaçin , më shumë e pushkatuan ( jo me armë ) shqiptarët se të gjithë armiqtë e shqiptarëve bashkë ! Këta , shokët dhe shoqet e fejsbukut që e keqpërdornin Bacën edhe kur nuk ishte mirë me shëndet , nuk ia lanë as edhe një milimetër pushtet , nuk e lanë asnjëherë të bëhet as deputet e lëre më në ndonjë post më të lartë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurtin nuk e lanë Bacën të bëhet president i Kosovës ; i pari për shkak të miqësisë së madhe me bashkëpatriotin dhe aktivistin e madh antikombëtar , që kurrë dhe asgjë nuk dha për Kosovën por vetëm sa ka marrë dhe vazhdon të merr edhe sot , Behgjet Pacollin, mik i zemrës dhe i shpirtit e sidomos i interesit i Hashimit. Kurse , Albini , për shkak të urrejtjes , që nga koha e luftës ndaj Hashimit , nuk pranoi të mbështes Bacën Adem për president shkaku se Baca nuk pranoi të bëhet mashë e Albinit, për ta luftuar Hashimin! Tash , që të dyve po u vijnë faturat e Bacë Adem Demaçit , Hashimit po i dridhet prapanica nga frika sikur të ishte ulur në karriken elektrike në Sing – Sing prandaj po ofron marrëveshje mbi marrëveshje kurse , Albini , ngadalë po i ikën partia e me te edhe mundësia për një post të gjakuar dhe të shënjestruar . Tash , me Ekipin e Pleqve të “ Urtë” e që i kanë ndërruar të gjitha partitë derisa po pensionohen në LVV , po përpiqet ta ndërtojë ardhmërinë e Republikës , pa bashkim kombëtar ! Megjithatë , dikush fort e ka nderuar Bacën Adem Demaçi ; ata janë nekrofilët dhe komunistët e LDK-së që nuk morën pjesë as në mbledhjen komemorative , as në varrim e as për kryeshëndosh shkaku i një Varri dhe një Pablo Eskobari e për të cilët Baca nuk paska treguar konsideratë dhe respekt !
Ikja e Kolosit Bacë Adem Demaçit nga kjo botë llogaritet si humbje e mijëvjeçarit për shqiptarë por edhe investim për mijëvjeçarin që vjen!
2. Gylenistët apo kidnapimi i tmerrshëm
3. Shërbimi Informativ i Turqisë , së bashku me Ambasadën e Turqisë përkatësisht me ish ambasadoren që thuaja e theu qafën por i mori në qafë katër jetë të pafajshme , me udhëheqjen turke të Aeroportit “ Adem Jashari “, me disa segmente të korruptuara të Policisë së Kosovës dhe Inteligjencës së Kosovës dhe me dy politikanë shumë të korruptuar dhe të pafytyrë kosovarë , me lejen e ministrit Lekaj , mundësuan aterrimin e një aeroplani pirat turk në aeroportin e Prishtinë me ç’rast , të prangosur dhe të torturuar psikikisht dhe jo vetëm psikisht , përkundër të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për strehim të të përndjekurve për bindje politike , si dhe vlerave elementare të moralit njerëzor, i dorëzuan gjashtë shtetas turq por edhe të atillë që kishin shtetësi shqiptare , drejt e në duar të Erdoganit , i identifikuar si otomani i fundit demokrat në stepet e Azisë. Për të shpëtuar të pafytyrët , si kokë turku përdorën dy koka shqiptare , Flamur Sefaj dhe Driton Gashi dhe këtu u mbyllë kjo poshtërsi. Kjo pabesi e politikanëve të korruptuar dhe të pafytyrë , njëri prej të cilëve e ka fytyrën artificiale , kurse tjetri ka aq shumë fytyra sa nuk mund ta arrnojë as edhe një të vetme , mund të llogaritet si turpi dhe tradhëtia shekullore e shqiptarëve që po e pësojnë shkaku i këtyre dy p (l )isave !
4. Letrat e Trampit dhe kënaqësia e trapit
5. Presidenti Tramp i nënshkroi dy letra , njëra shumë e mirë për Vuçiqin , Thaçin dhe Serbinë , sikur ta kishin shkruar vet për nevojat dhe qëllimet e tyre dhe , letra tjetër , jo e keqe por shumë e keqe për Kosovën dhe shqiptarët ! Çdo grafolog apo ekspert i shkrimit , nënshkrimin e presidentit Tramp do ta identifikonte me kafshimin apo gjurmën e dhëmbëve të një peshkaqeni apo barrakude ose , në rastin më të lehtë , të një pirane . Pse Thaçi e priti me orgazëm këtë letër , nuk keni pse të çuditeni , por mua më brengosë fakti , deri në ankthin më të madh pse për këtë letër nuk ka reaguar Agim Bahtiri , sekseri politik i Behgjet Pacollit dhe luftëtar i shquar për bashkimin e Lagjes Bair me Suhadollin . Euforia apo parimi i teneqes ( llamarinës ) , i njohur te shqiptarët si diçka historike solli në situatë që u shtrinë para letrave të nënshkruara nga presidenti Trump edhe disa koqemëdhenj ( të deklaruar së paku ashtu ) e lëre më vegjëlia . Për shkak të anatomisë , këtë letër e kundërshtoi vetëm Kimete Berisha e që është më koqemadhe se të gjithë këta , siç thuhet që u pëshurrën , nga frika , te rrapi në Mashkullore kurse , për shkak të budallakisë këtë letër po e kundërshtoj shumë fuqishëm edhe unë. Letra është detyruese , kërcënuese dhe legjitimim i humbjes së territoreve apo , siç thotë Hashimi , korigjimit të kufinjve , ku , ne e marrim Luginën e Preshevës ( e marrim l…in) dhe nuk japim asgjë më shumë se pjesën më të madhe të veriut. Ekuilibrimi i intereseve të Serbisë dhe Kosovës nënkupton këtë që e thashë më lart kurse , si bonus , e që mbase mund ta ketë Serbia që e kërkon te letra e mirë për Vuçiqin , Thaçin dhe Serbinë kurse shumë e keqe për shqiptarët dhe Kosovën nënkupton edhe Asociacionin e Serbisë në Kosovë si dhe njohja e statusit kategori kushtetuese për pronat e Kishës Ortodokse të Serbisë e që , për rezultat do të ketë që Kosova do t’i ketë dy presidentë , njërin psh. Hashim Thaçin , kurse tjetrin Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe në rastin konkret , Otac Teodosije. Letra e nënshkruar nga presidenti Tramp e gjymton Kosovën apo , siç thotë kryeçetniku i politikës së Serbisë , Aleksandar Vuçiqi , Kosovës do t’i merren disa metra territor . Çfarë ciniku dhe sa i poshtër , edhe ai që e thotë këtë , edhe ne që e durojmë këtë ! A po sillet përsëri fantazma e Ahmet Zogut mbi Kosovën dhe trojet shqiptare , do e mësojmë në vitin 2019 ?!
6. Ekipi Negociator apo kondomizimi i dialogut , sipas masave të presidentit
7. Presidenti Hashim Thaçi , i zgjedhur me votën e LDK-së , si parti institucionaliste , ka dëshmuar potencë politike dhe mbase ka edhe potencë seksuale pasi po i kërcen kujt po donë dhe kur po donë ! Për t’i ikur shtatëzënisë së padëshiruar dhe shkaku se e vlerëson , me plotë të drejtë se këta që iu kërcen nuk janë të denjë të lënë pasardhës , si njeri shumë i lexuar , po përdorë masa mbrojtëse apo kondomë. Për t’u siguruar 100% se masat mbrojtëse janë efikase , si kondomë po përdorë disa këshilltarë të bindur dhe që kanë dhënë prova deri më sot sikur edhe disa gazetarë , që me Thaçin rrinë më shumë se me familjarët e vet. Dhe që janë mirë të informuar. Dhe që kanë shumë talent për t’i bërë shërbime orale presidentit . Patriotë të vërtetë . Si oralistë mund të krahasohen me Demostenin dhe Ciceronin . Përveç oralistë , ata janë analistë të mirë dhe këtë e kanë vërtetuar duke ndenjur një kohë të gjatë në anusin e presidentit , si miza kali! Pas përkrahjes publike të personave shumë publikë nga një shtëpi shumë publike , Frederika Mogerini dhe Johanes Han si dhe letrës së nënshkruar nga presidenti Tramp , janë rritur apetitet politike dhe sipas tij edhe fuqia politike e presidentit Hashim Thaçi dhe , për këtë arsye ka nevojë për kondomë të formatizuar që u përshtaten edhe ngjarjeve të reja si dhe pasojave në të ardhmën. Kondomët në formë të disa këshilltarëve dhe të disa gazetarëve , për shkak të stërpërdorimit janë holluar shumë , vetëm sa nuk janë çarë. Me një fjalë , janë bërë të papërdorshëm. Ekipi Negociator , i formuar me rekomandimin dhe lejen e presidentit , falë 2-3 individëve është konglomerat prej hajdutësh , të pamoralshëm , antikombëtarë dhe sekser të certifikuar të cilët , gënjeshtrën e llogarisin si shkallën më të lartë të besnikërisë dhe mbajtjes së fjalës . Të tillë i duhen Hashimit kurse këta 2-3 vetë , janë në vend të shenjave të pikësimit kur të nënshkruhet marrëveshja midis Vuçiqit dhe Daçiqit të cilin do e zëvendësojë , po e dini kush . Po më mungon guximi final t’ia përmend emrin në këtë finale apo m…..hane të madhe ! Ekipi i kondomizuar Negociator shfaqi dëshira të mëdha që ta tërheq presidentin për kërpeshi duke deklaruar se këta janë bosët e dialogut. Po del se edhe Fatmir Limaj , por edhe Shpend Ahmeti do të jenë shoqëruese të misit , Hashim Thaçi. Fatmir Limaj e ka trupin fit , i ka hije dhe e ka një të kaluar kurse Shpendi nuk e plotëson asnjë kusht të jetë shoqërues i misit , me cullën si të mundësve japonezë sumo dhe me prapanicën si Cardy B , është shumë refuzues. Po ky Ekip i kondomizuar Negociator do të dështonte krejtësisht në planin kombëtar po mos ta kishte në përbërje luftëtarin e shquar të çështjes antikombëtare i njohur që nga beteja e Stalingradit , Behgjet Pacollin. Grup më të mirë dhe më kombëtar do ta sajonte edhe strategu i shquar në përmasa ndërkombëtare , Bali Katravella por super strategu Hashim Thaçi ia kalon, definitivisht. Hashimi është lojtar i fort , me kundërshtarë të dobët dhe kur të detyron të qëndrosh në pritje për realizimin e një premtimi që kryesisht kurrë nuk e mbanë. Hashimi priti deri sa e formoi një Ekip Negociator , që në kushte normale , një pjesë e tyre , jo që nuk do t’i merrnin vizat për Bruksel por do të ftoheshin në Lion të Francës ( INTERPOL ), të lidhur me rripa të metaltë sigurie e që dikush i quan pranga , si shumë të mirëseardhur ku do të shoqëroheshin me humanistët e Cosa Nostras . Hashimi , sipas recetës së njëjtë thuaja që një vit e mbanë të bllokuar KQZ-në të cilin e ka funksionalizuar sipas nevojave të veta duke e defunksionalizuar përsëri për faktin se nuk ka guxim të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të veriut e që është përgjegjësi e presidentit . Nuk e bënë këtë për shkak të bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes detyruese për Kosovën dhe shqiptarët ku , për momentin ndjehet yll kurse unë mendoj se është pjesë e kometës që jo shumë larg do të përplaset dikund , deri në theqafje. Karakterin multietnik , pas korigjimit të kufinjve dhe në të cilën thirret me kompetencë Hashim Thaçi e kuptoj se Hajnesha në Fron , si simbol i qytetit të Prishtinës ku edhe i ka kryer veprat Lemja , do të përfaqësohet në Luginën e Prishtinës kurse Serbët e mbetur në jug të lumit Ibër e që pëprbëjnë shumicën e serbëve , së bashku me popat dhe popadijat e objekteve fetare , si kategori kushtetuese e Kosovës , plus Asociacioni i Serbisë në Kosovë do të jenë garantues i Kosovës multietnike. Qofsha i gabuar ndonëse deri më tani kam qenë njëfarë Nostradamusi në parashikime .
Baca Adem , kërkoj shumë falje që , në këtë shkrim, të kam futur në një thesë me ca horra dhe maskarenj mirëpo edhe ti ke qenë përkrahës i diversitetit . Koha e këtyre po përfundon , do të bëhen pjesë e kanalizimeve që do të derdhen në lumin Akeron , me destinim përfundimtar Ferrin ndërsa koha jote dhe e heronjve të vërtetë është e pamatshme , e pafund sepse jeni shndërruar në yje , si pjesë e gjithësisë njerëzore , kombëtare dhe morale. Edhe një herë më fal Baca Adem dhe ju patriotët dhe heronjtë e vërtetë !
Të gjithë lexuesve të gazetës Epoka e Re dhe lexuesve që më lexojnë edhe kur nuk pajtohen me mua , Urime festa e Vitit të Ri, shëndet për Ju dhe familjet Tuaja dhe shumë fat për Kosovën . Kurrë më shumë se tani nuk jam i bindur se do të ndodhë bashkimi kombëtar ! Urime !
Emri dhe shpresa e shqiptarëve për vitin 2019 : askush tjetër pos Agim Bahtirit !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Prishtinë 17 Janar 2018
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

TRIUMFI I KOMBIT

“TRIUMFI I KOMBIT”, KAPITULLI: ”DETYRA JONË, KONSOLIDIMI I PAVARËSISË DHE DEMOKRACISË QË PËRSHPEJTOJNË BASHKIMIN E KOMBIT (V.  2014)…