BEJTUSH ISUFI: PSE JEMI ENTUZIAST PËR T’U INTEGRUAR NË EVROPË E INJORUES PËR INTEGRIMIN KOMBËTARË?!

Prishtinë, 21. 09. 2016: Pse shqiptarët janë aq entuziast për t’u integruar në Evropë e injorues e të paguximshëm për integrimin e vetes së tyre (shqiptareve)?
Në kokat e pastaj edhe në tokat e shqiptarëve shumëçka është e mbrapsht ose e turbullt. Deri sa po mendoja se a thua shqiptarët që jetojnë në dy ballet e Sharrit (kah Prizreni dhe Tetova) apo ata të Karadakut po ashtu të dy ballëve, nga Gjilani dhe Kumanova, apo më tutje Gjakova dhe Bajram Curri etj., mendojnë se si do të bashkëpunojnë dhe bashkjetojnë ndërmjet veti edhe me kufijtë e tanishëm, mu kujtuan shumë artikuj dhe libra të shkruar nga autorët shqiptarë për integrimet evropiane.
Dhe sigurisht që njohja e integrimeve evropiane është një mësim i mirë, sigurisht e mire është t’i njohim dhe studiojmë edhe proceset që ngjajnë përtej Evropës, por nga pak kjo duket e habitshme kur sheh se ka pak ose aspak shkrime që shtjellojnë integrimin e shqiptarëve të shpërndarë në 6 shtete të Ballkanit.

Shumë nga autorë të tillë nuk kanë kaluar as pragun e shtëpisë së tyre, por së pari kanë filluar nga integrimet evropiane, para së ta njohësh e parashikosh si do ta duket pragu i tjetrit?
Nuk mund të kemi shpjegime tjera pos pyetjes së vendosur në titull?
Dhe vërtetë liria nuk vije asnjëherë e vetmuar, atë duhet ta shoqërojmë për t’i bërë vend edhe në këto hapësira ku ka munguar aq gjatë dhe nuk do të arrijë as të “ambintohet” aq shpejt.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura