ÇMENDURIA E FESTIVALIT!

ÇMENDURIA E FESTIVALIT!

Globalizimi kulturor shkatërron kulturën e popujve! Ku na çon kjo rrugë? Në totalitarizëm kulturor!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 24 dhjetor 2023

Në mbrëmjen e 22 dhjetorit në Tiranë përfundoi edicioni i 62-të i konkursit të përvitshëm i muzikës shqiptare “Festivali i Këngës 2023”, i organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Ky edicion që zgjati katër netë (19 – 22 dhjetor) u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me nikoqire Adriana Matoshi, Kledi Kadiu, Xhuliano Dulen dhe Krisa Çaushin.

Në këtë festiva u shfaqën 20 këngë dhe fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari i ri nga Kosova, Mal Retkoceri me këngën “Çmenduri”. Ndërkaq këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”, ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizionit që do të mbahet në maj të vitit 2024 Malmo të Suedisë.

Drejtues artistik i Festivalit, ishte Bojken Lako, regjisor Pali Kuke, skenarit Enkel Demi, Drejtues i bendit muzikor Elton Deda, producentë muzikor Alfred Kaçinari dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa artistët konkurrentë i shoqëroi Orkestra Simfonike e RTSH-së.

Jurinë profesioniste të këtij edicioni e përbënin artistë dhe personalitete të njohur si, Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka.

***

Ashtu sikurse në vitin 2022 edhe sivjet ky festival shpërfaqi antivlera çmendurake të kulturës globaliste. Themë kështu për faktin sepse këto “vlera” nuk i përkasin asnjë race apo populli në botë!

Rrjedhimisht pamje të tilla pa asnjë vlerë të mirëfilltë kulturore prezentohen vetëm nëpër  bordele (shtëpi publike), e jo në një edicion që pretendon se është festival i muzikës shqiptare!

Në gusht të këtij viti edhe në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar të filmit dokumentar “DOKUFEST”, në Prizren, u shfaqën skena të tilla degjeneruese!

Ju ftojë të lexoni 👇👇👇

Kulmi i antivlerës njerëzore!

DEGJENERIMI I DOKUFEST’it!

Nga Sheradin Berisha, facebook 7 gusht 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura