BESART PECI: DEBATET HISTORKE DHE PRIRJET E TYRE ‘ARGUMENTUESE’

Prishtinë, 26. 09. 2013 – Së pari duhet kuptuar që spjegimi kronologjik i ngjarjeve historike duhet të spjegohet në rrethanat e kohës në fjalë, e jo kohës së tanishme, sepse kjo çon në degradim të spjegimit të ngjarjes, pse jo edhe në devijim të kontekstit të saj. Qasja e gabuar e spjegimit të këtyre ngjarjeve prodhon terma që nuk ishin të lindur ende në gjuhën e shkences, flitet për kombin, kur nuk kishte kombe, atributet e luftrave dhe veprimtarive fetare shëndrrohen në ato kombëtare, e shumë gjëra tjera të cilat nuk kanë as edhe logjikën interpretuese dhe spjeguese.
Për shembull unë kujtoj kur isha në klasën e ulët mësoja historinë e luftës së Kosovës të vitit 1389, dhe kur Millosh Kopiliqi vrau Sulltanin dhe që i’u hoq koka nga ushtarët e Sulltanit, ai kapi kokën e tij në duar duke hecur me të. Apo edhe ngjarjen me eshtrat e Skëndërbeut të cilët i morrën ushtarët turq për ti vënë në gjoksët e tyre, si mveshje trimiërie që e kishte Skënderbeu. Pas këtyre shembujve që më së paku kanë një logjikë shkencore, hasim në periudhën e quajtur komunizëm, që manipuloi historinë për vite të tëra, e që ende po i’a shohim sherin në punën e veprimtarive shkencore, nëse veç po “punohet” për këtë veprimtari. Ata manipuluan me ngjarjet historike, duke i ndryshuar në favor të ideologjive të tyre komuniste, kinse të mbështjelluara me nuanca nacionale. Gjithashtu shkatërruan e shtrembëruan edhe shumë libra të autorëve që ishin personalitete të rëndësishme të historisë shqiptare. Pra për aq vite sa ishte veprimtaria komuniste, kemi një kohë goxha të ngjajshme prej zhdukjes së saj nga udhëheqëja politike, por lind pyetja nëse shqiptarët e rrëzuan komunizmin politikisht, a e kanë rrëzuar edhe ndikimin kulturor dhe shkencor që ka lënë pas ai ?

Interpretimi i historisë në bazë të njohjës shkencore të saj
Në vendim tim ekzistojnë dallime të shumta në interpretime dhe botkuptime, duke filluar nga njerzë të thjeshtë, studentë, profesorë të shkencave shoqërore, (në këtë rastë asaj të historisë) e shumë e shumë personalitetve tjera. Këto dallime janë të mbëshjtellura gjithashtu me kundërthënje dhe me një llojë armiqësie brenda tyre, që nëse guzojmë ta përmendim një shembull banal i asaj që quhesh radikalist fetar nëse ofron fakte dhe argumente për një ngjarje historike të ndodhur në kohëra dhe situata të ndryshme, ashtu sikurse janë këto etiketime krejt të ndryshme nga ajo që e argumenton. Pra edhe nësë ofron materiale subjektive në shkencën e historisë, prapë do të jetë e vështirë produktiviteti dhe efekti i kësaj pune, sepse është krijuar një politik brenda shoqërisë, që nuk duhet të ngadhënjej shkenca e argumenti, por veprimtaria e pa-mundësisë për ti shfaqur ato. Inkubacioni i shkencës subjektive të historisë shkakton një tru shpërlarje brenda anëtarëve të një vendi, por kjo nuk ndalet me kaq. Ajo gjithashtu krijon edhe një lloj që unë do e quaja partikularizëm nacionalist, që secili popull ta paraqesë veten e tij si ngadhënjysese apo jo fajtore për dëmet në rajon, dhe kështu të kemi ende konfrontime në kuadrin e përvojës historike.
Dimensioni ynë historik
Të gjitha këto mangësi te popullit tonë në kohërat e tanishme, mendoj se janë si pasojë e mos njohjes së përvojave të tyre historike. Nuk mundë të spjegohen rolet përcaktuese të fateve tona historike, sepse në masë të madhe histografia jonë është e mbushur më një nuancë politike, e sigurisht që kjo çon në një gropë humnere sa i përket shkencës së historisë.
Askush nuk mundë të pretendojë që memorien dhe vetëdijen historike të popullit të tij mundë ta spjegojë në mënyrë statike sepse këtë nuk e lejon fenomeni kohë. Pra, gjërat ndrrojne varësisht nga konteksti i kohës, andaj edhe ato duhet spjeguar sipas ekzistencës së tyre ndër vite. Rrjedha e popullit tone nga qasja historike ende nuk është spjeguar qartë, andaj kemi edhe probleme ndaj të kuptuarit e historisë sonë, dhe kështu fare lehtë mund të krijohet një tjetërsim i shoqërisë sonë ndaj dimensionit tonë historik.
– Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё Universitetin e Prishtinёs.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura