BESART PECI: POLITIKA NË KËNDVËSHTRIMIN E SOCIOLOGUT GJERMAN, MAX WEBER

Prishtinë, 04. 10. 2015: Në vitin 1919 sociologu dhe intelektuali shumë i respektuar Max Weber mbajti leksionin e tij “Politika si Profesion” (Politik als Beruf) me ftesë të një grupi të studentëve të radikalizuar në Universitetin e Mynihut. Weber më këtë leksion synoi të diskutoi mbi lidershipin, në atë se çka ndikon në lidership si dhe për shoqatën politike të njohur si shtet.
Gjithashtu në mes të asaj që Weber më së shumti diskuton në këtë leksion është termi politikë, i cili përfshinë koncepte të gjera, duke filluar nga:
– politika e bankave,
– politika e sindikatave,
– politika e arsimit

– e deri tek politika e një gruaje të kujdesshme që tenton të udhëheqë me partnerin.
Weber krahason politkën si koncept me shtetin modern i cili është një aparat legjitim i dhunës. Sipas Weberit shteti është themeluar në fuqi. Pa të, shteti do të pushojë së ekzistuari dhe shoqëria do të dorëzohej ndaj anarkisë. Një shtet është një komunitet njërëzor me monopolin e legjitimitetit të forcës brenda territorit të caktuar. Sipas Webert shteti ka të drejtë të përdorë dhunën dhe të gjitha burimet tjera të dhunës e forcës fizike janë të detyruar nga parametrat e asaj që shteti përcakton me ligjet e tij. Weber ndanë pushtetin në tri lloje:
– Pushteti “tradicionalë” – legjitimiteti i të cilit është i pretenduar për të dhe beson në shënjtërinë e rregullave të vjetra të moshës (p.sh. marrëdhëniet prindërore, fëmijët etj).
– Pushteti “karizmatik” – i cili është i bazuar në besimin e karakteristikave të jashtëzakonshme, pushtet që udhëhiqet nga një njeri i cili i del në ndihmë popullit në momentet më të vështira dhe
– pushtetii “ligjor” ose “racional” – që është i bazuar në besimin e ligjshmërisë të rregullave të miratuara dhe të drejtave të atyre që kanë Webertët nën këto rregulla.
Sipas Weberit tek të gjitha këto forma pushtetesh ekziston dëshira e madhe për pushtet, e cila shprehet nëpërmjet dy formave që shërbejnë për interesa personale:
– të shpërblimit material dhe
– atij të nderit social, që tentohet që të arrihet me çdo kusht.

Weber bënë ndarjen e politikanëve të rastit dhe politikanëve krahas punës. Gjithashtu e thekson që ka dy mënyra për të bërë politikë:
– të jetosh nga politika dhe
– të jetosh për politikën.

Ai që jeton për politikë e tjetërson politikën në jetën e tij në kuptim të brendshëm.
Ai qe jeton prej politikës përpiqet ta bëjë politikën si burim të përhershëm të ardhurash.
Weber bënë edhe një krahasim, politikanët profesionist, i krahason me ata politikanë që përpiqen për pushtet nëpërmjet fushatave partiake të qarta dhe paqësore në tregun e votave të zgjedhjeve.
Kur një politikan i përgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tij, vendos të marrë një qëndrim të papërkulshëm, Weber e argumenton se ai vepron edhe si një politikan edhe si qenie njerëzore. Siaps Webert politikani merr qëndrimin e tij etik plotësisht në dijeni të parashikushme, gjithashtu ai parashikon edhe pasojat e mundshme që mund të ndodhin. Sipas kësaj, një etikë e denimit dhe një etikë e përgjegjësisë nuk janë antiteza absolute, por janë reciprocikisht plotësuese dhe vetëm kur merren së bashku, përbëjnë qenien autentike të njeriut që është i aftë për të pasur prirje për politikë.
Në fund mund të konkludojmë që leksioni i Max Weberit “Politika si Profesion” paraqet politikën duke e kuptuar atë në ndikimin e udhëheqjes, si një grupim politik, pra si një shtet. Weber i kushton rëndësi të madhe analizës së drejtimit të politikës nëpërmjet partive politike, që nënkupton thjeshtë drejtimin nga grupet e interesit.

– Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё Universietin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura