Tiranë, 15 qershor 2020: Iku një Shpirt i Madh njerëzor si rrallëkush. Ai qe Rrapi i Madh libohovit nën hijen e të cilit kishte vend për të gjithë.
Mendimtari i spikatur, shkrimtari brilant, eseisti i pashoq, filozofi, poeti postmodernist, historiani, përkthyesi, arkeologu, etnologu dhe antropologu, muzeologu, politikani reformator dhe eruditi si ai, iku.
Nuk e kemi më mikun e madh, ligjëruesin e mahnitshëm të shqipes, bashkëbiseduesin e mrekullueshëm.
E ky fakt është vërtet fatkeqësi… Fatkeqësi për familjen, fatkeqësi për kombin, fatkeqësi për ne shokët e tij, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët.
Ndoshta energjitë kombëtare mobilizohen për të nxjerrë si sintezë e përpjekjeve titanike për më shumë se një shekull për të lindë figura të tilla universale.
Figura si Moikom Zeqo lindin si nevojë dhe kërkesë kombëtare, sepse njerëz të këtyre përmasave janë produkt dhe sintezë e gjithë përpjekjeve të një populli.
Njerëz si ai vijnë në jetën tonë kolektive për të lënë gjurmën e madhe, për të na dëshmuar se si duhet punuar për Shqipërinë, për shqiptarët, se si duhet ta duam njëri-tjetrin.
Personalitete të kësaj stature kanë misionin për të kapërcyer epokat.
Për këtë qëllim Moikom Zeqo ndërtoi monumentin e vet në krye të të cilit shkruhet fjala “Dije”. Ai është pasqyrë dinjitoze e epokës kur jetoi.
Por më shumë shkroi për të nesërmen se sa për sot.
Prandaj ai siç thoshte për Migjenin e madh se ishte poet “pa paraardhës dhe pa pasardhës”, ashtu mbeti edhe ai vetë; një intelektual erudit që kishte rrugën e vet të bujshme në të gjitha fushat e dijes dhe shkencës.
Këtu do të qëndrojë edhe vlera e këtij mendjendrituri, e përhershme, e ndritshme, e çmuar, e cila me siguri në të ardhmen do të shumëfishohet.
Moikomi nuk e zgjodhi vetë betejën, beteja e zgjodhi atë për ta pasur në ballin e saj, ndaj këtë detyrë e kreu me sukses.
Tallazet e jetës së tij ishin edhe tallazet e shoqërisë në të cilën jetoi. Shqetësimet e tij qenë shqetësimet e secilit prej nesh.
Kultura kombëtare sot është në zi se humbi një intelektual të madh. Por ikja e tij është ikje me famë të madhe, se me veprën e tij është gjithmonë me ne.
Lamtumirë Moikomi i Madh.
Jeto në panteonin e përjetshëm dhe ndriço udhën e epokave që vijnë…
Postime të Lidhura
PASHTRIKU: MBI GJUHËN SHQIPE
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave,…
DITA BOTËRORE E MËSUESIT
Për 5 Tetorin – Ditën Botërore të Mësuesit Nga Albert Habazaj Dita Botërore e Mësuesit – Organizata e Kombeve…
DR.MOIKOM ZEQO: EQREM CABEJ: DJALËRI SHQIPTARE, LEXO LASGUSHIN DHE VDIS!
Tiranë, 30 maj 2017: Viti 2017 është 30 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit (vdiq në 12 nëntor…
BRAHIM AVDYLI: NJË LIGJËRIM NDRYSHE PËR ATDHEUN
Bern, 13 mars 2018: (Shkrimi i tretë që e lexova nga Agron Iliriani) Kur më rrihnin çdo ditë…