BESNIK HYSA: ‘HEBRENJËT’ E KOSOVËS LINDORE

Bujanoc, 30. 04. 2012 – Vendimeve të fundit të qeverisë kuislinge të Hashim Thaçit ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore lidhur me lëvizjen e lirë në hapësirat shqiptare, për nga mendjemprehtësia do të ua kishte lakmi edhe vetë Vasa Çubrilloviç, si ideolog më famëkeq për shfarosjen e popullit shqiptar. Përveç taksave, së fundi në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’ në tërë zonën neutrale të kufirit të Kosovës në një gjatësi prej 4 km, nuk lejohet as parkimi me targa të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Me vendime të tilla Hashim Thaçi, jep një porosi të qartë, se në pyetje është një marrëveshje e fshehtë me Beogradin për dëbimin e butë të popullit shqiptare nga trevat e tyre burimore në drejtim të Kosovës.
     Shqiptarët kudo që jetojnë në gadishullin Ballkanik kanë një gjë të përbashkët, janë populli më i prapambetur evropian në çdo lëmi jetësore. Por, pjesa që jeton në Kosovën Lindore dukshëm i prin kësaj të keqeje. Përveç prapambetjes ata janë edhe më të shtypurit. Krahas Beogradit ata tani i janë nënshtruar një terrori të paparë ekonomik dhe psikologjikë si nga qeveria ashtu edhe policia e Kosovës.

__________________________________

PROTESTA E VËLLEZËRVE TANË NË KOSOVËN LINDORE, KUNDËR VENDIMEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS PËR VËNJEN E TARIFAVE TË LARTA DHE IZOLIMIT NGA KOSOVA!

_________________________________________

     Para afro 5 muajve me vendosjen e polisave të sigurimit për vetura e që u bë në emër të lirisë dhe qarkullimit të lirë me Beogradin në Bruksel, për shkak të kinse masave të reciprocitetit, ata vendosen taksa që janë të papërballueshme për standardin e shqiptarëve, kur merret parasysh se pjesa dërmuese e tyre është e papunë. 60 euro për 15 ditë apo 120 euro në muaj, për të hyrë në Kosovë, edhe për ata shqiptarë që kanë fatin të punojnë me një rrogë mesatare prej 250 euro, është diçka e papërballueshme. Ky vendim i qeverisë së Kosovës tregon se ajo përbëhet nga kopilët e Pashiçit, Çubrilloviçit, Rankoviçit, Millosheviçit e Tadiçit. Me këtë vendim serbët as pak nuk janë të goditur. Honxhobonxhot e politikës institucionale nga Kosova Lindore, e që nuk do ta fëlliq letrën me emrat e tyre, për shkak të zgjedhjeve në Serbi i kanë shpeshtuar vizitat për të bërë foto dhe marrin premtime nga qeveria kuislinge e Hashim Thaçit se këto taksa vetëm do të zvogëlohen. Në praktik ndodh e kundërta , jo që zvogëlojnë çmimin, por ndalojnë edhe parkimin e veturave me targa të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, në tërë territorin e zonës neutrale që kontrollohet nga policia e Kosovës.
     Për një vendparkim edhe pse gjatë ditës nuk bëhen më shumë se 20 vetura të cilat janë në një largësi 600 metra nga pika kufitare, dhe me asgjë nuk e pengonin rrjedhën normale të komunikacionit, vjen një vendim arbitrar prapë nga qeveria e Kosovës, që nuk ka të bëjë aspak me mendjen e shëndosh. Ai vendparkim si dhe përgjatë rrugës është shënuar me një shirit të verdhë dhe me gurë që të kujton kampet e përqendrimit nazist. Mediat e honxhobonxhove e heshtin këtë përkeqësim të lëvizjes së lirë për shkak të frikës së mos vjeljes së votave me rastin e zgjedhjeve serbe të 6 majit.
     Në tërë botën ekzistojnë rregullat për regjimin e pikave kufitare dhe në një largësi të caktuar lejohet parkimi i veturave, por si duket për Kosovën këto rregulla nuk vlejnë. Çuditërisht veturat me targat e Kosovës parkohen shumë afër kufirit ’serb’, (lexo shqiptaro-shqiptar) në një largësi 100 m, dhe askujt nuk i pengojnë. Pas vendimeve të tilla disa shqiptarë të kësaj ane që punojnë në komunat e afërta të Dardanës dhe Gjilanit mendoj që të largohen me familjet e tyre nga ky territor burimor shqiptar.
     Sot, shqiptarët e Kosovës Lindore i ngjasojnë hebrenjve të persekutuar nga nazistët. Kalimtari i rastit në zonën kufitare të Serbisë dhe Kosovës te Dheu i Bardhë, 12 vite pas luftërave, do të shoh skena tmerruese që i ndodhnin hebrenjve nga nazistët. Është tmerr i vërtet kur sheh nënat, motrat, fëmijët dhe pleqtë tanë, duke kaluar kufirin e Kosovës në këmbë e të ngarkuar me çanta, për shkak të lidhjeve farefisnore që kanë në zonën kufitare. E keqja nuk përfundon vetëm me kaq. Fyerjet nga ana e policëve shqiptar të Kosovës ndaj kësaj popullate janë edhe më rrëqethëse dhe kur të bëhen nga vëllai, vështirë të përballueshme. Ja se çka i thonë ata kalimtarëve të rastet: ’’Juve duhet me ju pre, ju jeni shkie, juve unë do t‘ua bëja jo 60 por 2000 euro në ditë me hy në Kosovë’’.
     E kur hyn malli serb dhe popullata serbe atëherë ata bëhen qengja ‘’Si je komsho, ke kaluar mirë, ditën e mirë e rrugë të mbarë’’.
     Ku të ankohen shqiptarët e mjerë? Beogradi as që i llogarit si njerëz. Prishtinës as që i ha palla. Tirana natë e ditë mendon si të na ndërroj Flamurin Kombëtar. Shkupi shqiptar çare vetës nuk po mundet me i bë. Derisa dikush nuk na dëgjon ne do të vazhdojmë jetën në kampin tonë të përqendrimit të quajtur Kosovë Lindore, ashtu si hebrenjtë nga nazistët në Auschwitz. Ne nuk kemi të drejt ankese. Heshtni, na thonë honxhobonxhot se ky është çmimi që duhet të paguajmë për integrimet evropiane. Duroni edhe pak se veç sa nuk kemi hyrë në Evropë e pastaj kemi me u kënaq. Mund të udhëtojmë ku të kemi qejf madje pa taksa.
Një gjë duhet ta kuptojmë, se deri më sot Kosova Lindore si pjesë e Shqipërisë çdo herë ka qenë e inkuadruar në të gjitha proceset kombëtare për ribashkim. Ajo edhe sot është e gatshme me kapacitetet e saja edhe pse dukshëm të zvogëluara që të i ndihmoj këto procese qoftë edhe këtë gjysmë pavarësi të Kosovës, por komunikimi me të duhet të jetë i pa hile, e jo të i imponohen disa kushte të pakapshme për logjikën e shëndosh dhe atë në emër të lirisë së lëvizjes, e që në të vërtet e ka paralizuar atë duke e getoizuar të tërën.
     Për këtë turp qeveria e Kosovës duhet që t’i largoj këto kufizime të pakuptimta dhe t’i kërkoj falje popullatës shqiptare që paraqet një digë mbrojtëse të interesit gjeostrategjik shqiptarë në Ballkan. Çdo vendim tjetër, madje edhe duke zvogëluar çmimin, është në dëm të shqiptarëve të kësaj ane, vetë shtetit të brishtë të Kosovës dhe shkon në dobi vetëm të Beogradit.
     Nëse siç po trumbeton Hashimi me qeverinë e tij, se jemi shtet i pavarur dhe sovran, ja rasti më i mirë për të dëshmuar këtë. Largoni këto taksa dhe kufizime në mënyrë të njëanshme e mos prisni të merreni vesh me Beogradin. Mos harroni se të qenit shtet sovran nënkupton marrjen e vendimeve të njëanshme.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura