DR.ABDULLA MEHMETI: POLITIKA DHE MORALI

Tetovë, 11 korrik 2017: Mungesa e guximit për t’i kërkuar falje publike palës së dëmtuar është ofendim dhe qyqari! Vetëvrasja (edhe ajo politike) ndalohet nga çdo fe, sipas parimeve morale dhe të krenarisë tonë tradicionale kombëtare.
A ka kërkuar falje publike deri më sot, ndonjëri nga politikanët shqiptarë në Maqedoni, për dështimet kapitale me pasoja afatgjata dhe të pariparueshme në shumë sfera, sidomos në ato politike, ekonomike dhe kulturore?
A e dinë këta politikanë se gjithçka është e regjistruar në shiritin e kohës, në formë të shkruar, të folur dhe në memorien e kësaj popullate?
A e dinë këta politikanë se kolegët e tyre maqedonas, disa armiq të përbetuar të shqiptarëve, përfshirë edhe ish kryetarin e shtetit, Gligorov, ish kryetarin e Kuvendit republikan, Andov, ish ministrin e Punëve të brendshme, Fërçkovski, ish kryetarin e Qeverisë, Georgievski, për disa raste të veçanta u kanë kërkuar falje publike shqiptarëve për qasjen e gabuar ndaj tyre në të kaluarën?
Çfarë ka intelektuale, burrërore, patriotike në këtë qasje mospërfillëse, të papërgjegjshme, injorante, të disa politikanëve shqiptarë të derisotëm ndaj çështjeve të pazgjidhura për të drejtat e natyrshme të popullit shqiptar në Maqedoni?
Përgjithësisht, kjo sjellje dëshmon për mungesë të theksuar të moralit dhe ndërgjegjes kombëtare tek ata, të cilët jo vetëm që i kanë dëmtuar interesat e shqiptarëve dje, por paturpësisht vazhdojnë t’i dëmtojnë edhe sot.

(11.VII.2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura