Vlorë, 28 Prill 2020: Dimri i 17-18-ës do të mbahen mënd si dimri i muhabeteve të gjata me grekët për fatet e Shqipërisë. Filluan në Shën Ndre dhe do të mbarojnë kur të ëeli gjethi. Politikanët “majë kalit” po bëjnë deklarat patriotike, se atë që kanë bërë ata, nuk është bërë për 70 vjet. Politikanët “e rënë nga kali” po i akuzojnë për tradhëti. Është bërë një “lesh arapi”, ku “nuk e njeh qëni të zonë”.
Është e vërtetë se për 70 vjet në Shqipëri nuk janë ngritur varreza për një ushtri pushtuese që ka mëtuar Jugun e saj, të ashtuquajturin Vorio-Epir. Është e vërtetë që për 70 vjet nuk i është falur një pjesë e detit Greqisë. Është e vërtetë që për 70 vjet nuk kanë bulëzuar shkollat greke në Shqipëri, si ato në Korëë dhe Himarë. Është e vërtetë që për 70 vjet kisha nuk i është dorëzuar Greqisë. Është e vërtetë që për 70 vjet nuk janë varur në gjoks kryqet dhe dekoratat e Athinës. Është e vërtetë që për 70 vjet nuk i janë falur Greqisë asetet kryesore të ekonomisë. Është e vërtetë që për 70 vjet nuk janë thyer gjunjët dhe nuk janë ulur poturet para Greqisë.
Por është edhe një e vërtetë tjetër, që, që të gjitha këto kanë ndodhur këto 25 vjet, pavarësisht se nga cila palë, pavarësisht se kush palë ka gjynahet më të mëdha. Palët nuk zihen për ta mbrojtur Shqipërinë, por zihen për të merituar vendin e atij që ka gjynahe më pak ose atij që ka shitur më pak. Kuptoni o shqiptarë se kë kemi “vënë në krye të qoshesë”.
Ajo që ka ndodhur këto 25 vjet nuk është gjë tjetër veëse: “shit dhe grabit”, shit tek i huaji dhe grabit vendin tënd, pasurohu me ëdo mjet dhe me ëdo mënyrë në kuriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Merr para dhe jep para, për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin. Këta janë politikanët “patriotë” të vendit tonë. Edhe Kuvëndin e Shqipërisë, që do të ishte tempulli i atdhetarizmës, e kanë mbushur me “sejmenët” e tyre që bëjnë “Amin” për ëdo gjë. Nga të mbrohen shqiptarët e varfër, se i ka gjetur si puna e asaj “o balo të hëngërt tënja se të keqen e ke brënda”.
Na thonë; Ne për marrëveshjen e detit nuk lëvizim nga ajo që ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Por nuk keni si të lëvizni, se pastaj duhet “të lëpini atë që kini pështyrë”. Problemin e shputë në Gjykatën Kushtetuese, jo se ju dhimbsej Shqipëria, por për të goditur “nën brez” kundërshtarin politik dhe për të ardhur vetë në pushtet. Jo, mund të thoni, nuk është e vërtetë. Dakort, kështu e lemë.
Po përse nuk jini të hapur për bisedimet me Greqinë? Na përgjigjeni, prishen negociatat. Dakort. Po për varrezat greke kur i deklaruat, përse nuk u prishën negociatat?!!! Zoti Ministër i Jashtëm përse nuk thoni se grekët ua kanë “vënë kufirin tek thana” për shumë ëështje delikate, si ajo ëame. Fakti që ministri i jashtëm grek “ua përplasi në fytyrë” dhe ju tha, përgënjeshtrojeni, këtë tregon.
Mund të thuhet se gjithë këto lëshime bëhen për një interes madhor, sië është, hapja e negociatave për anëtarësimin në BE. Kush është Greqia, që paska në dorë fatin e shqiptarëve? Del presidenti i Greqisë dhe na i tund si “kokën e Ali Pashait” hapjen e negociatave. Greqia për shqiptarët është ai shtet që për 140 vjet rresht u ka marrë territore dhe nuk ngopet së marri. Arta, Preveza, Janina, Kosturi, Konica, etj dhe gjithë Çamëria janë marrë. Por ka akoma. Megalidheja shkon deri në Shkumbin. Nuk ka interes më madhor se Shqipëria, integriteti dhe sovraniteti i saj. Ashtu sië thotë Prof. Shaban Murati, politikanët shqiptarë duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë dhe në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Dilema është: Sovraniteti apo Integrimi Europian. Në planin historik, sovraniteti është i përhershëm dhe i përjetshëm, kurse integrimi europian është i përkohshëm (Shaban Murati “Sovraniteti apo Integrimi Europian”, Gazeta Shqiptare,dt,5 shkurt 2018). Kurrë mos hyfshim në BE, nëqoftëse për këtë duhet të paguajë Shqipëria! Të bëhet një referendum mbarëshqiptar me ketë pyetje: Integrimi apo Sovraniteti? Të vendosin vetë shqiptarët, jo politikanët servilë dhe puthadorë të të huajve. Pasi edhe Europa këtë lojë bën; Para 140 vjetëve u drejtoi topat shqiptarëve për të dorëzuar Ulqinin. Sot kanë ndryshuar kohët; Nuk u jep “lirinë e levizjes në vendet e BE” po nuk i dorëzuan territore Malit të Zi. Veprat dhe qëllimet nuk kanë ndryshuar. Mjetet kanë ndryshuar.
Politikanët shqiptarë e kanë përdorur hyrjen në BE si një “kalë beteje” për kredo të partive të tyre, si dhe për marjen dhe mbajtjen e pushtetit. Duke e ditur se shqiptarët janë populli më proeuropian në Europë, ata e kanë futur në programet e tyre politike. Por asnjeri prej tyre nuk e kanë në programin e tyre politik; ëështjen shqiptare, bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Dhe kjo nuk ka se si të ndodhë, se ata nuk mendojnë për Shqipërinë.
Vetë zoti Bushati, para do kohësh, pak a shumë ka deklaruar se dua më përpara partinë, sepse po të duash partinë, do edhe Shqipërinë. Pse? Sepse partia të bën me jetë, të jep poste, të bën ministër. Po të bën edhe kryeministër, Po të bën edhe president. Dashuria për Shqipërinë nuk të jep asgjë. Ajo të varfëron, madje edhe të persekuton. Ka të drejtë z.Bushati që e do më shumë partinë. Politikanët në Shqipëri, këto 27 vjet kanë synuar marjen me ëdo kusht dhe me ëdo mjet të kryetarllëkut të partisë. Pasi të mirat vijnë më pas, ku mund të bëhesh edhe kryetar i Shqipërisë.
Një milion protestues u mblodhën në sheshin e Athinës për emrin e Maqedonisë. Hane shan, hane Bagdad. Çfarë pune u prish grekërve emri i një shteti fqinj?!!! Asnjë punë. Por problemi është se grekët, që kur kanë lerë bashkë me qumshtin e nënës kanë marrë edhe helmin e shovinizmit ndaj fqinjëve. Historia që u mësohet në shkolla që fëmijë, është e tillë.
Grekët mblidhen për një emër. Po t’u kërkonim ngritjen e varrezave të popullsisë shqiptare të vrarë në vitet 1943-1945 në Çamëri, ëfarë do të bënin?!! Po shqiptarëve që u cënohet integriteti dhe sovraniteti i vendit nga Greqia, pse nuk mblidhen?
Del presidenti grek me megallomani dhe cinizëm deklaron: Nuk ka ëështje ëame. Çamët janë si naziztët që bënë holokaustin. Karshillëk më të madh nuk ka. Avash z.President, mbaje kalin se kali i hazdisur të hedh. Jo zoti president i Greqisë. Shqiptarët nuk janë si drakula i Vllahisë. Drakulën e keni brenda vetes edhe me monument në Çamëri madje. Ai është Napoleon Zerva. Ai i therri si në kasaphanë banorët paqedashës të Çamërisë, gra, pleq, plaka dhe fëmijë. I therrët si shelegët për pashkë z.president. Kërkoni ndjesë dhe i merrni mbrapshtë fjalët që thatë. Ishit ju, që 60000 hebrej të Selanikut i dorëzuat tek naziztët. Jo shqiptarët, që i mbrojtën hebrejtë në Shqipëri dhe i futën në shtëpitë e tyre. Gaboni në krahasim z.president i Greqisë.
Nuk mund të ketë marrëdhënie të partneritetit strategjik me atë shtet që ta ka me hile dhe me dredhi. Me një shtet, i cili në vitet 1923-1945 ka ushtruar genocid ndaj shqiptarëve dhe nuk e njeh këtë genocid. Madje kërkon të “ta lerë kopilin në derë”. Nuk mund të ketë Traktat Miqësie me një shtet që vazhdimisht është sjellë si një shtet armik, madje edhe ligjërisht. Në bazë të ligjit të Luftës të vitit 1940, ne shqiptarët sot e kësaj dite, për grekët, jemi në Luftë me Greqinë.
Politikanë dhe drejtues të shtetit shqiptar: Shqipërinë nuk ja u kanë lënë baballarët Tuaj, që të bëni ëfarë të doni me të. Shqipëria është e shqiptarëve. Ju është dhënë ta administroni dhe jo ta pronësoni. Administrojeni drejt, pasi historia nuk të fal dhe të ndëshkon rëndë.
Dt.05.02.2018
Postime të Lidhura
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: VEPRIMTARIA E SHËRBIMEVE TË HUAJA SEKRETE NDËR SHQIPTARËT!
Tetovë, 30 korrik 2018: Shumë shqiptarëve sigurisht që u ka shkuar ndërmend dhe kanë parashtruar pyetje, por nuk…
ISMET RASHITI: KU MBETI MJERIMI I ‘PROFESOR’ MILAZIM KRASNIQIT?!
Zvicër, 10. 02. 2014 – Kërkimfalja është një shpërlarje goje pas fyerjeve publike të nënave «shkina» – Nuk…
KRAHU I BINAK DINËS DHE 88 VJETËT E BACË ADEM DEMAÇIT
KRAHU I BINAK DINËS DHE 88 VJETËT E BACË ADEM DEMAÇIT Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Llogori…
HAZIR MEHMETI: U MBAJT SEMINARI I MËSUESVE NGA DIASPORA NË SHKODËR
Vjenë, 30. 08. 2016: …synohet hapje horizontesh përfshirëse të nxënësve shqiptarë, metodologjinë bashkëkohore mësimore, kurrikulën unike, standardet e…